Atreiu, Mikele Plaçido dhe heroizmi pa ide

23 Dhjetor 2025, 18:25Blog TEMA
Atreiu, Mikele Plaçido dhe heroizmi pa ide

Nga Ilir Yzeiri

Atreiu është një personazh i romanit « La storia infinita » ( Historia e pafund) e Majkëll Ende. Ky roman dhe personazhi i tij ishin moda dhe frymëzimi i të rinjve sidomos në vitet ’80 e më pas. Ka shumë interpretime të mundshme të këtij romani, i cili përqendrohet në tema të rëndësishme si fantazia, kujtesa dhe ëndrrat. Vetë Ende nuk është përpjekur kurrë të propozojë një interpretim zyrtar, duke besuar se ato që dalin në mendjet e secilit prej lexuesve të tij janë po aq të vlefshme. Sigurisht, një karakteristikë që i ka tërhequr dashamirësit e librave drejt kësaj historie, për më shumë se dyzet vjet, është një nga metaforat e saj më të dukshme, e cila i sheh librat si një arratisje nga realiteti dhe një mënyrë për të përjetuar aventura të pabesueshme në mendje. Pikërisht këtë personazh kanë zgjedhur të rinjtë e Aleancës Nacionale në manifestimin politik që mbahet çdo vit qysh nga 1998 në Romë dhe që njihet si takimet me Atreiun.

Këtë radhë më bëri pështypje pjesëmarrja e Mikele Placçidos atje. Nëse të tjerë pjesëmarrës u parodizuan nga emisionet satirike italiane, të cilët, siç thoshin disa prej tyre, shkuan atje për të siguruar « bukën e gojës »,  e për t’i rënë në sy kryeministres, veçanërisht personazhe nga bota e spektaklit apo e RAI-t, për Mikele Plaçidon nuk u tha një gjë e tillë dhe ai vetë, në këtë manifestim tregoi një histori tjetër. Herën e parë e kam dëgjuar Xhorxhia Melonin dhe partinë e saj, kur ajo fitoi 3.5 %, tha ai. U bëra kurioz dhe pastaj në zjgedhjet e tjera ajo fitoi 7.8%. Atë ditë ishim në një drekë në shtëpinë time me shumë vetë dhe unë sapo dëgjova këtë rezultat thashë : Këtej e tutje do të votoj për këtë vajzë sepse ka arritur vetë të rritet e të bëhet e besueshme për mua. Një miku im u ngrit e më ulëriti : « Fashist ! Fashist ! Fashist !... » Unë qesha dhe i thashë se nuk më bën përshtypje kjo që thua ti e përfundoi rrëfimin Plaçido.

Ndërsa mua më bën përshtypje kjo që ndodh te ne. Krijohen parti të reja dhe drejtuesit e tyre, menjëherë duan të paraqiten si Mesia, si shpëtimtarë. Mirëpo nëse i shohim gjërat në këtë vështrim, ato nuk kanë një model për të na treguar si Atreiu, por janë bërë ca zëdhënës të neveritshëm të narrativës së Berishës dhe shfaqen në publik si prokurorët e gjyqeve speciale dhe e dyta nuk kanë durim të punojnë pa u ndier në të gjithë Shqipërinë që nga 60 mijë të bëhen 120 mijë e më pas edhe më shumë. Në anën tjetër, opozita tradicionale e ka shpallur me kohë se qëllimi i saj nuk është ndërrimi i pushtetit, por ruajtja e Sali Berishës.

Kjo që po ndodh me partitë e vogla dhe me opozitën në tërësi është ajo që quhet heroizmi pa ide. Ato formacione politike që vrasin shpresën dhe nuk ngjallin optimizëm u ngjajnë për fat të keq grupeve radikale ektremistë të cilat e mbështesin aksionin e tyre vetëm lufta. Në rastin tonë te lufta me fjalë, duke e ndotur kështu ambientin dhe në raste të tjera edhe në luftëra me armë siç ndodh me ISIS apo ndonjë organizatë tjetër terroriste. Askujt prej këtyre opozitarëve tanë që duan pushtetin me çdo kusht nuk ju bën përshtypje se Perëndimi tani po bëhet gati të festojë Krishtlindjet dhe pastaj Vitin e Ri. Vetëm në Tiranë ndodh që para kryeministrisë 200 veta, që thonë se janë opozita e këtij vendi, hedhin molotovë dhe gjithë Tirana e Shqipëria vrapon në markete e në koncerte për të pritur siç duhet këto festa.

5 Komente

  1. f
    filispici

    Cfare lidhje koti i ka bere ketij artikulli ky Iliri Yzeiri qe duket si nje njeri prehistorik. Po te te dale perpara ne rruge nuk e kupton nese eshte nje njeri i sterlashte apo e ka derguar Zoti per te na vene ne prove.Shko o o Ilir bej cicin se s;je per keto pune.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashi

      Po ç'Krishtlindje presin shqiptarët o Ilir , ata janë 70% myslo dhe zbukurimet , që i quajnë "të Vitit të Ri" . Pema e zbukuruar , dhuratat , urimet dhe festa janë të Krishtlindjes , nuk janë të Vitit të Ri , shqiptarët i kanë vënë këtë emër ngaqë edhe myslymanë janë , por edhe të festojnë si Evropa i pëlqen . Mirëpo Evropa , SHBA-të e të tjerë janë mbushur me urimet Gëzuar Krishtlindjen , vetëm në Shqipëri nuk gjen asnjë urim të tillë , por Gëzuar Festat e Fundvitit , ose Gëzuar Festat , a thua se po të përmendësh Krishtlindjen do zemërohet Allahu me të madh të tij . Gëzuar Krishtlindjen mund të gjesh tek-tuk në Korçë , Shkodër , Berat , Gjirokastër , Sarandë , po kurrë në Tiranë . Gëzuar Krishtlindjen të gjithë shqiptarëve , edhe myslymanëve !

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gëzuar të gjithëve, pa dallime feje, krahine dhe i

        Gëzuar festat si atyre që besojnë, si atyre që nuk besojnë. Si myslimanëve ashtu edhe të krishterëve. Për një botë më të mirë dhe një vit më të paqtë.

        Përgjigjjuni
      2. t
        tosi

        Ke ti ide more funderrine. Spiun i sigurimit dhe deshmitar i rreme

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kalimtar i rastit

          Saliu është si ujku që qimen e ndërron por zakonin nuk e harron . Ndërsa ai esmeri nga Saranda , që si i pa strehë në Tiranë fle para selisë së qeverisë , mundohet të bëjë ptotagonistin si kryetar i një partiçke që ka fituar 1 mandat deputeti . Ai kërkon rrëzimin e qeverisë duke fjetur , para ndërtesës së saj . Veprimet prej adoleshenti të këtij aventurieri politik , që duket si i marrë , nuk kanë shqetësuar as kalimtarët e rastit e jo më opinionin .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje