Kur media zgjedh anën e gabuar

24 Dhjetor 2025, 20:30Blog TEMA
Kur media zgjedh anën e gabuar

Nga Nju Jorku Marko Caka

Ka momente kur media nuk gabon.  rastësisht. Gabon me vetëdije. Dhe pikërisht këtu fillon problemi.

Në Shqipëri, një pjesë e mediave kombëtare duket se ka hequr dorë nga ideja e standardit dhe ka zgjedhur rrugën më të lehtë, normalizimin e figurave të kontestuara, duke i shndërruar ato në autoritete morale në ekran. Jo si lapsus editorial, por si strategji.

Një televizion kombëtar, me licencë publike dhe me pretendimin për të qenë “ekran vlerash”, vendos t’i japë rol opinionisti një figure politike të lidhur me një nga kapitujt më të errët të tranzicionit. Kjo nuk është çështje ligji. Është një sfidë e hapur ndaj inteligjencës së publikut.

Është një zgjedhje brilante televizive. Sepse në Shqipëri, për të folur për drejtësi nuk ke nevojë për pastërti, mjafton përvojë personale. Për të gjykuar të tjerët, nuk kërkohet integritet, por famë. Dhe për të qenë model shoqëror, mjafton të jesh pjesë e problemit.  Në fund të fundit, përvoja është e rëndësishme. Dhe këtu përvoja nuk mungon. Një karrierë e ndërtuar mbi pushtet, pasuri dhe imunitet moral, sot riciklohet në rol opinionisteje në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë. Nga sallat e politikës në sallonin e reality show-t, një tranzicion më i sinqertë se çdo reformë.Në atë shtëpi pretendohet se përfaqësohet shoqëria shqiptare në miniaturë. Dhe për ta kuptuar më mirë këtë shoqëri, producentët kanë zgjedhur një nga arketipet e saj më autentike, politikanin që pasurohet, akuzohet, por kurrë nuk largohet nga skena. Thjesht ndërron dekorin.

Kur një personazh publik, i cili ndodhet nën vëmendjen e institucioneve të drejtësisë dhe ka lidhje të drejtpërdrejta familjare me çështje penale të hapura, shfaqet për të gjykuar etikën, sjelljen dhe karakterin e të tjerëve, lind një konflikt i dukshëm moral. Jo juridik. Po e përsëris, është vetëm MORAL.

Në Shqipëri  problemi moral nuk shihet si arsye për distancim, por shpesh si mundësi për ekspozim. Konflikti i interesit nuk shihet si kufi, por si narrativë.

Këtu qëndron dallimi thelbësor që shpesh neglizhohet në Shqipëri, por që në vende me traditë mediatike trajtohet si parim bazë.

Dhe për të kuptuar sa larg kemi shkuar, mjafton një shëtitje e shkurtër jashtë kufijve. Në vende me standarde reale mediatike, ky do të ishte një skandal më vete.

Në Shtetet e Bashkuara ku unë jetoj, CNN shkarkoi Chris Cuomo-n jo sepse kishte kryer ndonjë krim, por sepse u konsiderua se kishte shkelur kufirin moral dhe profesional duke mbrojtur vëllain e tij, ish- governator të shtetit të Nju Jorkut. Televizioni pranoi humbje financiare për të mbrojtur besueshmërinë. Sepse besueshmëria është kapital.  Në kontekste të tilla, një produksion televiziv që promovon figura problematike rrezikon jo vetëm humbjen e audiencës, por edhe distancimin e kompanive të mëdha sponsorizuese, të cilat zakonisht janë tepër të ndjeshme ndaj reputacionit, etikës dhe perceptimit publik. Reputacioni nuk negociohet.

Në Shqipëri, ky parim duket se nuk vlen. Këtu, sa më i kontestuar personazhi, aq më i dëshiruar bëhet për ekranin. Sa më i rëndë debati rreth tij, aq më i fortë mikrofoni. Dhe sa më problematik profili, aq më e madhe justifikimi, “audienca”. Por audienca nuk është alibi për mungesën e moralit. Është thjesht tregues i një zgjedhjeje të qëllimshme.

Pra, në Shqipëri, perceptimi publik është tjetër. Ekziston bindja se mungesa e sponsorizimit të pastër mund të zëvendësohet nga burime të tjera mbështetjeje, të cilat nuk ndjekin standardet klasike të transparencës dhe etikës. Edhe nëse kjo mbetet vetëm perceptim, ai perceptim është helmues për besimin publik.

Sepse media nuk gjykohet vetëm për atë që transmeton, por për atë që toleron, justifikon dhe normalizon. Dhe kur ekrani shndërrohet në podium për figura të kontestuara, mesazhi është i qartë, integriteti nuk është kusht, por është opsional. Dhe kjo është ndoshta forma më e rrezikshme e banalizimit, jo ajo që thyen ligjin, por ajo që e bën të parëndësishëm.

Ky nuk është debat mbi fajësi apo pafajësi. Ky është debat mbi kufijtë. Dhe një media serioze matet pikërisht nga kufijtë që nuk pranon t’i shkelë, edhe kur ka audiencë për t’i shkelur.

Kur media zgjedh të sfidojë moralin publik, nuk dëmton vetëm veten. Dëmton besimin, relativizon drejtësinë dhe i mëson publikut një mësim të rrezikshëm,  se gjithçka mund të riciklohet, mjafton të ketë dritë, kamera dhe zë.

Në vend që televizioni të distancohet nga drejtësia, i del përballë asaj, si në një duel mes kamerave dhe prokurorëve. Kemi kaluar nga “presumption of innocence” te “presumption of rating”. Nga etika profesionale te audienca agresive. Nga gazetaria te varieteja morale.

Në këtë Shqipëri të re, nuk ka më rëndësi çfarë ke bërë, por sa mirë dukesh në ekran. Nuk ka rëndësi dosja, por profili. Dhe nëse ke një proces me SPAK-un? Aq më mirë. Publiku e do realizmin.  Dhe kjo, për një shoqëri që pretendon të ecë drejt normalitetit, është një zgjedhje editoriale që duhet diskutuar seriozisht. Ky është një diskutim mbi standardin publik që vendos media, pra, çfarë përfaqëson, çfarë normalizon dhe çfarë edukon? Sepse ekrani nuk është thjesht pasqyrë e shoqërisë, por edhe mjet formësimi i saj.

Në fund, pyetja nuk është pse një figurë e caktuar shfaqet në ekran. Pyetja është pse ekrani zgjedh ta vendosë pikërisht aty, në rolin e autoritetit moral.

Dhe ky është momenti kur problemi nuk është më figura në ekran. Problemi është ekrani vetë.

36 Komente

  1. L
    Ladi

    Fiks fare. Te lumte. Nuk ka moral. Ka vetem politike pa etike. Sa me i madh skandali, aq me e lumtur media. Sa me i felliqur politikani, aq me i zellshem tv-ja. Gjithçka me koke poshte - turpi nuk njifet, madje reklamohet...

    Përgjigjjuni
    1. h
      hila

      Z Caka e trajton shume mire problemin dhe ai qendron ne cdo TV ne Shqipni, kjo sepse pervec ato qe thote z,Caka e te tjere komentues, ka edhe lidhjen shoqnore mes drejtusve te TV por dhe pjese pronsije ne TV shqiptare. Kjo baxhella ka vjedh 10% te tenderave qe jane dhan gjate kohes qe i shoqi ishte ne pushtet dhe ato pare jane shpernda ne shum TV ne shume firma e jane korruptu qindra mijera njerez. Sali Berisha e Ilir meta kane vjedh e neshtru shqiptaret ne shumice e sot akuzohen per therrime se drejtesija eshte e nenshtrume nga keto te dy, e media po e po deri ne palce pa perjashtim.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Miku i Donald Lu

        Solidarizohem plotesisht me shkrimin e zotit Marko Caka! Pavaresisht se "Big Brother", me perjshtim te disa puntatave ne edicionin e pare, qe i kam ndjekur thjesht sa per kuriozitet se ç'perfaqesonte ai format, nuk e kam ndjekur më. Po pavaresisht qendrimit tim (çeshtje zgjedhjeje) per kete, kur mësove nga lajmet se në edicionin e V-te të tij si opinioniste do ishte Monika Kryemadhi, duke konsideruar se ç'perfaqeson ne jeten publike shqiptare figura e asaj, perveç se ndjeva neveri, i'u betova vehtes se jo Big Brother, por per sa kohe do jete ajo në ate ekran, per çdo gje qe ka lidhje me televizionin "Top Chanel", per kete turp, nga ana ime si qytetar do kete nje qendrim moral, bojkot total. Pune e madhe do thote ndokush, ka mijra te tjere qe do ta ndjekin. Sigurisht qe keshtu eshte, çeshtje oreksesh, por gjithsesi, ja që mua nuk ëe shijojne kësisoj "gjellesh' të peshtira.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Mediat dhe TV ,jane sfondi me ngjyra për skenën e korrupsionit,degjenerimit dhe degradimit total.Ata shkuajnë tekstet e melodive të shkatërrimit dhe fundosjes së shoqërisë dhe kombit.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lani

          Ke shrehur indinjaten e cod njeriu normal

          Përgjigjjuni
          1. K
            Komentuesi

            BRAVO CAKA

            Përgjigjjuni
            1. ?
              ?

              Shumë dakord. Por me një ndryshim: nuk ka zgjedhur Top channel anën e gabuar. Topi tashmë është "trash" media, alias media kazan. Mos të harrojmë që Big Brother Vip albania në Top kanal ka promovuar dhunën. Fituesja Egla Ceno ishte një bullizuese që u skualifikua nga spektakli dhe e rifutën prapë dhe e nxorrën fituese. Së fundmi u dënua edhe për shpifje nga gjykata, në lidhje me deklaratat e saj në Big Brother për Saimir Kodrën. Jozi Marku goditi me shpull Gjestin para daljes nga Bigu, te dera, ndërkohë edhe ky ishte nxjerrë njëherë jashtë për sjellje jo sipas rregulllave. Dikur ka qënë i dënuar 3 vjet burg në Zvicër për dhunë. Pra qartësisht Bigu kërkon audiencë me anë të sjelljeve bullizuese dhe dhunës. Mungonte vetëm një opinioniste si Mona nën hetim nga Spaku për vepra penale. Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë. Degradim total. Prandaj edhe e toleronin dhunën herë pas here, bënin sikur ndëshkonin me skualifikime por pastaj i fusnin prapë brenda ata lloj bullizuesish. Pra, dmth vazhdoni se ata kështu e duan spektaklin: zihuni, shahuni, rrihuni mundësisht lini nam, se ashtu rritet audienca dhe klikimet e bashkë me to edhe paratë. Vetëm njerëz me probleme morali apo karakteri mund të venë Monika Kryemadhin opinioniste ndërkohë që është nën hetim për disa akuza penale. Por te Topi ska më çudi! Një TV që ka marrë para nga inceneratorët, nuk ka më turp e as moral se ça paraqet në prime time apo kë vë opininiste. Nuk kanë më cipë. Që mos të vësh Monën opiniiniste, duhet të jesh më i mirë se Mona. Pyetja është: pse vazhdojnë iu venë personazhe "Vip" atje dhe pranojnë të " gjykohen" nga opinionet e M.Kryemadhit? Nga halli? Nga papunësia? Ngaqë janë rripa dhe jo Vipa? Të gjitha këto dhe arsye të tjera. Por mos të harrojmë që Luiz Ejllin e xhestuan ata të Topit për një vit pasi u shpall fitues. Madje ia bënë kontratën që brenda kur ishte akoma në spektakël. Pra në konflikt interesi. Dihej që ai do dilte fitues sidoqoftë. Plus Top channel ka vërteuar që një pjesë të mirë të personazheve që futen në Big Brother, pasi dalin i punëson aty te emisionet e veta. Psh Kiara Tito te potokallia, Ronaldo Sharka në disa emisione, Egla Ceno ka qënë te Goca

              Përgjigjjuni
              1. N
                Një qytetare.

                Rasti që po merrni është një nga qindra rastet e tjera të ngjashme. Pothuajse në të gjitha televizionet dalin si analistë dhe flasin për moral ish prokurorë dhe ish gjykatës që kanë dalë jashtë sistemit nëpërmjet vetingut. Japin mendime dhe kritikojnë sikur të jenë njerëzit më të ndershëm duke qenë se vetë janë përjashtuar ose si hajdutë ose si të paaftë.

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qytetari

                  Burimi kryesor i financimit të TV normalisht janë reklamat, publiciteti. Kur pjesa më e madhe e këtyre reklamave bëhen nga oligarkët, dhe oligarkinë e kontrollon Rama dhe qeveria, atëherë çfarë prisni të transmetojë ai televizion? Normalisht propagandë dhe trash TV. Imagjimoni ça kontrasti: A.Hajdari i Fundjavë ndryshe bashkë me Monika Kryemadhin si opinionistë. Fundjavë Ndryshe ndihmon njerëzit në nevojë (të paktën kështu thonë) kurse Monika dhe I.Meta janë nën hetim për disa akuza penale, që kryesisht kanë të bëjnë me pastrim parash, korrupsion, etj, pra vjedhje e parasë publike. Pavarësisht, se edhe A.Hajdari thonë që u vu në fillim opinionist atje se vjehrri i tij biznesmen dha një shumë të madhe parash si sponsorizim për Big Brotherin, (para ca vitesh). Pyetja është: Po Mona, të ketë dhënë para vallë për tu caktuar si opinioniste, se kështu "lan" imazhin sadopak? Nëse po sa dhe ku i gjeti?

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Yyyppp Xhixhi

                    Dakort me mendimin tuaj, por nuk e kuptova ku ishte lidhja mes Rames dhe Monikes. Sipas teje Rama kontrollon oligarket e TV ku shfaqet kjo bundra si gjyqtare moraliste sjelljesh. Mire, po pse, si, qysh???!!! Apo duhej thene edhe nje llaf per Ramen.

                    Përgjigjjuni
                  2. R
                    Rezi

                    Pikërisht, një shkrim shumë i argumentuar. Media tek ne e sheh veten si pushtet, dhe po të kritikohet, reagon menjëherë se nuk preket media e lirë. Ç’moral përcjell Monika, jo vetëm për faktin se është e pandehur por kur jepte shembullin si deputete duke qëlluar me këpucë në kuvënd? Nuk e di se si Arbër Hajdari pranon të bëjë opinionistin me Monikën? Unë si qytetare i barazoj…tamam i bën karshillëk drejtësisë, kjo drejtësi që disa i mban brënda pa prova ndërsa Monika jep mënd.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Real

                      Shkrim me se i sakte. Cfaredo te beje cizmja, Ajo nuk ja heq njollat,as vehtes dhe as AGUSHIT. Ajo eshte ne memorien e njerezve nje hajdute, nje femer qe dikur kishte harruar breket ne makinen e Fatos Nanos, nje bashke autore e krijimit te kancerit,te LSI-se. Problemi ketu eshte degradimi moral, stadi ku ka arritur ky degradim,ku del dhe ben moral nje hajdude nje e predale dhe Topi i nen hosana. Ideale do ishte qe Arber Hajdari te mos ishte aty dhe dyshja te plotesosej nga Bela. Pra te kishim dyshen e famshme Mona- Bela qe tu jepnim moral shqiptareve si ta shker…nim me fort kete vend.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xxx

                        Ke shprehur me së miri atë që ndjen çdo shqiptar! E ndjej veten të bullizuar kur del Mona në ekran dhe gjykon e jep mend për sjelljet e të tjerëve. Mendo të formesojme rininë dhe shoqerine në bazë të gjykimeve të mones! Turp për këtë televizion, turp për shoqërinë shqiptare! Eshte për t'u ngritur në protestë për ketë fyerje të madhe që i bëhet publikut shqiptar! Edhe pa Monen ky spektakël nuk është në nivel, nuk është për t'u parë, nuk e di a jane "vipa" pjesmarrësit e tij, pasi historikisht nuk kanë treguar as nivel mesatar moral, rri etj, por me Monen bëhet baltë fare. Këtë tv shoh (për inerci, me shumë filma) por kam vite që nuk e shoh këtë show dhe as të tjera të këtij tv. Niveli i tij ka rënë shumë pa të zotin...

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bumbum

                          E paska shqetesuar Mona zoterine e pertej detit .Mona s'ka punuar asnje dite ne ekzekutiv pra s'ka menazhuar fonde publile.Por ky zoteria nuk flet per Belen e qindra milin eurove por pse Mona jep opinione ne nje emision tv.Pastaj Bigbradher nuk perfaqeson shoqerinw shqiptare ne miniature por vetem pjesen e degjeneruar te shoqerise shwiptare.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bam baml bam

                            Çfare eshte ky ves infantile nese kritikon nje te pergjigjet me te kunderten imagjinare Balluku ne kete rast. Artikull shkruesi nuk ka bere parallélisme midis Beles dhe Kokmadhit por ka gjykuar Top Qenefin , dhe ka shume te drejte nje njeri pa moral shfaqet ne poltronin e analistes...... Kur te shkruhet nje artikull per Balluku -Kokmadhi atehere dili ne mbrojtje idhullit te plastifikuar silikonuar te pandeures Mona harruese brekesh neper makina kryeministash

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Ba ba bam

                              Bum bumi do të jetë ndonjë vemje e Monikës , ose ndonjë nga ata që nuk kanë tru në kokë por bajgë , në mos qoftë vetë Monika që bën komentin , fshehur mbas pordhës bum bum .

                              Përgjigjjuni
                          2. I
                            Irma

                            Të lumtë goja o çun! Fyerje shumë e madhe, karshillik i ndyrë!

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Keshille miqesire

                              Kritike dashamirese , nuk do ishte mire te shkruhesh ( New-York ) dhe ne ( ) e artikuluar ( Nju Jork ) ..... deri sa lexuesi te mesohesh me termin e shkruar ....ne Tirane ishte e njejta maladie edhe ne emertimit te rrugeve , rruga ( De Gole ) shkruhet ( dé Gaulle ) dhe poshte e artikuluar ne shqip ( De Gol ) me dy iniciale te vogla nje laps dhe buzet per te lene te kuptuar ce shkruar e folur

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Aqif Gjeraqina

                                Marko komplimente !! Gezuar Krishtlindjet!

                                Përgjigjjuni
                                1. d
                                  dashnor

                                  nje dashnor i monikes shkroi se monika nuk ka qene ndonjehere ne pushtet, dmth ky budallai nuk e di se monika ka qene bashkeshorte e metes. une them aty duhet ishte edhe fatime kryemadhi se ka mbrojt ne menyre te shkelqyer vjedhjet e monikes. iu gjeten 850 mije uro, 850 mije e tha i kam te falura me rastin e vdekjes bashkeshortit. kjo nuk duhej lejue ne publik, se fatimja per te sigurue ato 850 mije euro duhet ta kete vra burrin, ndoshta duhet hetue per vrasj. se iliri e monika jana akuzue si vrases. kush ka marre moniken aty duhet te kete marre 4-5 milion euro nga monika. top channali rrethue me mur e mos te lejohet kush te hyj aty. drejtoresha duhet te jape doreheqje se ka marre para te madhe. kjo kuptohet edhe nga bufi. kur nena e kryemmadhit ka 850 mije euro monika duhet te kete18 milione euro te pakten. i ka ble te gjithe aty. drejtoresha/drejtori hajdut te sqaroje publikisht se si eshte zgjedhe baxhella monike perveckesaj eshte shume kurve

                                                            1. D
                                                              Dursakja

                                                              Monika Kryemadhi e nisi veprimtarinë e vet "dobipruese" në kampin e Jalës dhe tashmë e publikon në median e Topit si akt "patriotik",si kontributin e "rrallë" në "modernizimin dhe përparimin" e shoqërisë shqiptare duke e çuar atë në një primitivizëm parahistorik, në fillimet e historisë të zhvillimeve njërëzore.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. .
                                                                ..edhe te thuash qe ....

                                                                .....Big brodher eshte shtepia me e fameshme ne shqiperi , bie ne nivele llumi ku bushtrat dhe te kalburit bastardojne cdo nivel inteligjence . Per te tjerat qe shkruan jam dakort.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. t
                                                                  tuep. monika eshte per ne Biruc. te kalbet bash

                                                                  turp. me te math nuk ka. per top kanal. na I neveritet. bb. me monika baxhellen monika. eshte per ne burk ju e fusni ne bbradher. hajduten.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje