Përgjigja ime ndaj urrejtjes së berishanëve që ma hodhën edhe në ditën e Krishtlindjes!

26 Dhjetor 2025, 12:40Blog TEMA
Përgjigja ime ndaj urrejtjes së berishanëve që ma

Nga Carlo Bollino   

Prej disa ditësh, media e ashtuquajtur “e pavarur”, e financuar në të zezë nga familja Berisha, është hedhur në një nga fushatat e saj të panumërta, të shpifjes kundër meje, me një përshkallëzim të turpshëm gjatë festës së Krishtlindjes. Ndërsa Partia Demokratike feston 35-vjetorin e themelimit, Berisha vazhdon të përdorë ende teknikën staliniste të mësuar nga Enver Hoxha, i cili, për të mbajtur gjallë frymën revolucionare, në momentet e vështira shpikte fushata kundër “grupeve armiqësore”.

Prej më shumë se një çerek shekulli Berisha më sulmon, i paaftë të pranojë se një gazetar si unë dhe mediat që drejtoj që nga 1993 kanë guximin t’i demaskojnë gënjeshtrat e tij. Që nga momenti kur televizioni im filloi të përdorë edhe dronë që tregojnë çdo herë pjesëmarrjen reale, shumë të ulët, në “protestat madhështore” që ai organizon, urrejtja e tij është rritur edhe më shumë.

Këtë herë, preteksti për sulmin ndaj meje erdhi nga publikimi i një bisede në WhatsApp mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit të vitit 2022, të cilën dikush e ka nxjerrë nga dosja prej 15.000 faqesh që SPAK ja ka dorëzuar Kuvendit duke kërkuar autorizimin për arrestimin e ministres.

Ajo bisedë e vetme u shfaq vetëm pak orë pas publikimit të një editorialit tim, në të cilin guxova t’i sugjeroja Belinda Ballukut dorëheqjen, si një zgjidhje morale dhe politike për të ulur tensionin dhe për t’i mundësuar asaj të mbrohej më lirshëm dhe të provonte pafajësinë e saj. Një propozim që nuk i pëlqeu askujt dhe, çuditërisht, as opozitës, e cila menjëherë pas kësaj nisi fushatën e saj. Jo kundër Ballukut, por kundër meje.

Besoj se jam një nga të paktët që ende nuk kam pasur akses në atë dosje, por ata që kanë lexuar disa pjesë të saj më sigurojnë se aty ndodhet gjysma e Shqipërisë: emra të mëdhenj, sipërmarrës të fuqishëm, politikanë të çdo ngjyre, botues, zyrtarë, gazetarë, servilë por edhe gjobaxhinj dhe spiunë dhjetëlekësh, ata që këtë zanat e kanë trashëguar familjarisht.

Natyrisht, të gjithë këta emra nuk do t’i shohim kurrë në mediat e opozitës, sepse ata gjithmonë zgjedhin të fshehin emrat e miqve dhe mbështetësve të tyre, të cilëve ua njohin një imunitet total: mund të kryejnë çdo shkelje, abuzim apo krim, mjafton të financojnë ose t’i bëjnë furça Berishës për t’u falur çdo gjë. Syri tv, për shembull, “ka harruar” deri më sot të shkruajë se në 62 faqet e dosjes Balluku që janë bërë publike, rezulton nën hetim edhe koncesioni Thumanë-Kashar prej 245 milionë eurosh i Bashkim Ulajt, biznesmen dhe botues, sponsor historik i familjes Berisha, i cili, nga sa kuptohet nga dosja, bën biznes edhe me kundërshtarët e saj. Sipas dosjes Balluku 1 vit para nënshkrimit të kontratës me Ulajn shprehet se “me koncesionin Thumanë-Kashar po i bëj Ulajt nderin e jetës dhe do bëhet ushtar”.

Për koncesionin e Ulajt nën hetim nuk ka thënë asnjë fjalë as Sali Berisha, nuk ka shkruar asnjë rresht Andi Bushati (që rastësisht e ka sponsor), as ndonjë nga fundërrinat e tjera mediatike që financohen nga Bashkim Ulaj, i cili ndonjëherë madje vë në dispozicion edhe makina me shofer. Ndoshta si nder për llogari të ndonjë politikani.

Por Bashkim Ulaj është vetëm një shembull. Emrat e mëdhenj që përmbahen në ato biseda dhe që Berisha dhe mediat e tij i mbrojnë, edhe pse janë fitues tenderash me vlerë totale 1.2 miliardë euro, janë të shumtë. E gjithë kjo falë pasionit arkivistik të Evis Berberit, bashkëpunëtor shumë i besuar, i zgjedhur personalisht nga Belinda Balluku, i cili ka ruajtur si relike të çmuara të gjitha mesazhet telefonike të shkëmbyera gjatë viteve kur ishte në krye të ARRSH-së.

Për SPAK-un, që i gjeti këto materiale në shtëpinë e Berberit dhe deri tani ka transkriptuar mijëra faqe, kjo ka qenë një super-dhuratë. Më mirë se SkyECC, aplikacioni i preferuar i kriminelëve në mbarë botën, serverët e të cilit u sekuestruan nga hetuesit duke mundësuar edhe në Shqipëri shumë arrestime, edhe pse emrat e bashkëbiseduesve ishin të koduar. Në bisedat e ruajtura nga Berberi, përkundrazi, emrat janë pothuajse të gjithë të shkruar qartë, përveç atyre të fshehur pas epiteteve “elegante” me të cilat ministrja dhe bashkëpunëtori i saj i maskonin: pallosh, plehra, gjobaxhi, kurvë, super-kurvë, etj. etj.

Unë përfshihem në këtë histori për një mesazh prej dy rreshtash që i kam dërguar ministres Balluku tre vite më parë, me një ton tërësisht korrekt, që për fat të mirë më dallon, dhe me të cilin, siç duket qartë, nuk kam kërkuar asnjë përfitim personal, por jam “ankuar” në emër të një miku që më kishte kërkuar ndihmë për vonesat në pagesat e disa faturave nga ARRSH. Ai kishte kryer punën, por faturat nuk i ishin paguar, një problem i njohur për çdo biznesmen që punon me Shtetin dhe nuk ka miq.

Duke qenë se Evis Berberin nuk e kam njohur kurrë, i kërkova ndihmë ministres, ashtu siç jam i sigurt se kanë bërë mijëra të tjerë. Mesazhi në WhatsApp që Berberi e ka ruajtur ishte kujtesa e dytë, pasi apelimi i parë ishte injoruar plotësisht; madje, ato borxhe ndaj mikut tim jo vetëm që nuk ishin paguar, por ishin shpërndarë për tre vite. Ndoshta ky ishte efekti i një lobimi negativ kundër tij nga ana e një familjari të Belind Këlliçit (me sa duket më i fortë se lobimi im pozitiv), i cili përmendet në biseda, por është fshehur nga dokumenti i publikuar nga shërbëtorët e PD-së për të mos shqetësuar Belon.

Këto përzierje mes qeveritarësh dhe opozitarësh nuk më çudisin, por i përmend vetëm për të treguar se me çfarë selektiviteti dhe pandershmërie bëhen “investigimet gazetareske” të Berishës, deri në manipulimin e dokumenteve të publikuara.

Pra, pa e ditur këtë prapaskenë, ndërhyrja ime kishte thjesht qëllimin të rregullonte një padrejtësi ndaj një miku, jo të përfitoja diçka për vete. Në një vend ku edhe opozita jeton falë favoreve të marra nga “miq” në pushtet, ky ishte i gjithë “krimi” im, por edhe fotografia e “fuqisë” sime në raport me qeverinë.

Sipas opozitës, e cila në vetëm pak ditë më ka kushtuar mbi 35 shkrime dhe disa orë emisionesh televizive, skandali jam unë, edhe sepse kam një “faj”  më shumë që racistët berishianë nuk do të ma falin kurrë: jam “italjon”. Brenda atyre 15.000 faqeve, sipas tyre, nuk ka asgjë më të rëndë për t’u denoncuar.

Sipas interpretimit të “gazetarëve të pavarur” të Berishës, edhe “super-kurvë” për të cilën flet Belinda Balluku në atë bisedë të publikuar, mund të isha unë. Unë kurrë nuk e kam menduar se zonja Balluku mund t’i referohej me epitete të tilla personit tim dhe, në fakt, ky interpretim nuk më bind aspak, sepse aty Belinda thotë se një “super-kurvë” i ishte premtuar nga R. një tender (sipas dokumentave të SPAK ku listohen tendera për 1.2 miliardë euro, sqarohet që behet fjalë për një mbikëqyrje me vlerë 7.000 euro në muaj për t’u ndarë mes dy kompanive fituese), “premtim” që realisht unë nuk e kam marrë kurrë nga askush, edhe për faktin e thjeshtë se gjatë gjithë jetës sime nuk jam marrë kurrë me tendera. Pra, ose nuk jam unë “super-kurva” për të cilën flet Balluku, ose ministrja gënjen. Në të dyja rastet opozita shpif për mua edhe një herë padrejtësisht.

Dhe kjo ka mjaftuar që gazetarët “e pavarur” të paguar nga Berisha, të më quajnë “etaloni mafioz”, “pengmarrës biznesmenësh”, kriminel, hajdut, i korruptuar, etj. etj. Përveç faktit që nuk do të kishte asgjë të keqe sikur, pas kryerjes së punëve, të paguhesha nga shteti madje edhe të fitoja një tender të ligjshëm (nuk jam as politikan as zyrtar, nuk kam funksione qeveritare dhe nuk kam asnjë konflikt interesi për të fshehur, ndërkohë që shumë botues në Shqipëri fitojnë tendera dhe koncesione me mbështetjen e plotë të opozitës), e vërteta është se, siç kam thënë, unë nuk kam marrë pjesë kurrë në asnjë tender dhe, për rrjedhojë, ato fatura të paguara dhe ato të papaguara për të cilat flasin Balluku dhe Berberi nuk ishin për mua. Shumë e thjeshtë.

Por inkuizitorëve të Berishës e vërteta nuk iu intereson. Në fakt këto rreshta sqaruese nuk iu drejtohen atyre, por pjesës së shëndoshë të opinionit publik (që, duke gjykuar nga rezultatet elektorale, është për fat të mirë shumica dërrmuese) e cila dëshiron të gjykojë me kokën e vet, duke njohur faktet. Ndërkohë që hetuesit e partisë nuk mendojnë fare: ata thjesht zbatojnë urdhra.

Edhe vetë Berisha këto ditë është rikthyer personalisht të më quajë “mafioso”, me një fytyrë të paturpshme, pasi për të njëjtën shpifje ndaj meje është dënuar tashmë një herë nga gjykata civile e Tiranës. Gjithsesi, unë e falënderoj: sepse të quhesh “super-kurvë” nga numri dy i qeverisë dhe “super-mafioso” nga numri një i opozitës, është certifikata më e mirë e pavarësisë që mund të marrë një gazetar. Është patenta e integritetit dhe lirisë sime.

Që nga momenti kur i sugjerova (vetëm sugjerova) dorëheqjen Belinda Ballukut, nuk dihet pse ka rifilluar të më fyejë me një fjalor vulgar edhe Belind Këlliçi, i cili është tashmë i pandehur për shpifje dhe fyerje të tjera ndaj meje në gjykatën penale. Nuk dihet nëse e bën këtë nga servilizmi ndaj Berishës apo ndaj Ballukut, apo ndoshta sepse është në siklet, pasi në atë faqe të dosjes së censuruar me stilolaps, përmendet edhe një anëtar i familjes së tij i cili edhe ai lobon me ARRSH për të dëmtuar mikun tim. Pra Këlliçit (në konflikt të hapur interesi) i këshilloj vetëm kujdes, sepse tani që është deputet, kallëzimin e radhës do t’ia bëj në SPAK.

Kanë kaluar më shumë se 35 vjet nga fillimi i pluralizmit dhe shpifja e dezinformimi, si në kohët e diktaturës, vazhdojnë të jenë instrumentet më të egra të politikës së ndjekur nga Sali Berisha. Tashmë i kapur nga deliret e moshës, ai sheh komplote edhe në këshillat e asaj pjese më të moderuar të partisë së tij, që i sugjeron të mos sulmojë mediat dhe aq më pak me akuza të rreme. Por ai është i sëmurë nga urrejtja dhe gënjeshtrat dhe, përballë këshillave të tilla, sulmi i tij, në vend që të zbutet, bëhet edhe më agresiv. Është një njeri i sëmurë, por sëmundja e tij nuk ka shkatërruar vetëm vetveten: për fat të keq për vendin, ka infektuar politikanë dhe gazetarë dhe ka shkatërruar besueshmërinë dhe forcën e gjithë opozitës, duke i hequr çdo vlerë dhe peshë denoncimeve dhe së vërtetës.

POST SCRIPTUM – Syri TV po ritransmeton prej dy ditësh një “investigim” që e kishte transmetuar tashmë një vit më parë, gjatë një fushate të mëparshme shpifëse, duke përsëritur sot të njëjtat gjëra, por duke i paraqitur si zbulime të reja. Gënjejnë edhe mbi gënjeshtrat.

Gjithë këtyre gënjeshtrave i jam përgjigjur disa herë dhe i kam çmontuar tashmë edhe duke depozituar dy padi civile dhe dy kallëzime penale për shpifje dhe fyerje që janë në gjykim e sipër. Avokatët e mi po analizojnë tani materialin për të identifikuar shpifje të reja që meritojnë kallëzime të tjera. Por këtë herë jo vetëm kaq, pasi referimet e vazhdueshme me tone denigruese ndaj origjinës sime italiane, si ‘leçjan’, përbëjnë një vepër penale akoma më të rëndë. Përballë kësaj nxitje urrejtjeje barbare, nuk kam rrugë tjetër mbrojtjeje veçse t’i drejtohem drejtësisë.

19 Komente

  1. C
    Carlo, boll se na gerdit

    Mire ta bojn o Carlo, je mut burre, vazhdo te lepish bythen e Dumaneve te Saliut.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:"',;:"

      Ne fakt , kur njeriu e ka ndergjegjen e paster dhe nuk ka bere asgje te gabuar , i injoron fare akuzat qe i vijne ...ne fund te fundit cfare mund te ndodhe kur s'ke bere gje....hajde mund te pranojme nje reagim te shkurter nese je tip i ndjeshem....por 3 faqe format reagim a thua se eshte deklarata e avokatit mbrojtes ne gjyq???....Akoma nuk te ka akuzuar prokuroria per gje......ah , me fal nese keto jane prova teknike te mbrojtjes ne gjyq...kerkoj ndjese....

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Pra sipas jush nje person publik sic eshte edhe zoti Bollino, duhet te heshte kur shpifin per te? Keto spjegime qe zoti Bollino ka dhene jane per ate pjese te shendoshe te shoqerise shqiptare qe kerkon te dije te verteten rreth akuzave qe i behen nje gazetari te njohur. Per mu mjafton te di se nga vijne akuzat per te kuptuar se jane te verteta apo genjeshtra. Kur akuzat vijne nga krahu Berishes ato patjeter jane genjeshtra.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:"?,;

          Pikerisht , sic thua tek pjesa e fundit..derisa akuzat vijne nga Berisha , pse duhet te shqetesohet kaq shume...nese ndergjegjen e ka te paster , nese jo , ndryshon puna pastaj. Se kesaj i thone " Hedh Berisha nje gur ne lume ...dhe turren 100 veta ta kapin"....Te te jap nje shembull : "Te kujtohen akuzat e ndyra shume te renda , familjare ,qe Berisha bente per djalin e Rames ...E cfare beri Rama , as qe ia vuri veshin fare , asnje reagim , pse me nje plak te rrjedhur do merrej ???!!!

          Përgjigjjuni
    2. B
      Bureto

      Sinjor Bollino, je shembull për gazetarine shqiptare. Pavaresisht se ç'të kane punuar armiqte e gazetarise serioze, por sidomos faktit që fillimisht "Shqiptarja", gazeta juaj e fillim viteve '90, dhe më vonë "Report TV" e gazeta "Shqiptarja.co", kane ruajtur trendin në sherbim te publikut per te çuar prane tij të verteten, misionin kryesor te medias, ju nuk i jeni neneshtruar shantazhit, ndaj jeni objekt sulmeve te paskrupullta, sidomos ato nga 'nëna' e mashtrimit dhe 'babai' i genjeshtres, monstra Sa-leh Berisha. Sigurisht që në keto rrethana ke vetem dy rruge: Si derimë sot, të vazhdosh në kete mision dhe, për shpifjet t'u drejtohesh gjykatave. Per çka ke bere deri me sot mendoj se e keni respektin e shqiptareve dhe uroj që nga 2026 e më tej, të kesh suksese të mëtejshme!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Ashtu eshte, si leh carlo e si vjedh Carlo nuk vjedh kush.

        Përgjigjjuni
      2. a
        arvanitsi

        ke te drejte bolino, talibanet po i shporr vetem vota e popullit shqiptar qe e dallon te verteten

        Përgjigjjuni
        1. D
          Durim

          Mos degjo lehjet e funderrinave te berishes se shqiptaret sa hapin gojen ja ndjejen eren. Bledian koka dhe ai qarri paguhen nga dhendrri zeholle. Ne Pd e dine te gjithe sa afrohet dhendrri e dine qe do te japi ndonje lek per te sulmuar Bolinon. Dhendrri paguan Koken Qarrin dhe Kellicin dhe nje fundorrine dhe kete e di gjithe pdja dhe i largohen si zgjebja. Po do ti dali shpejt surrati i vertete se thone se jane ne dosjen e Spak duke bere spiunlliqe sa nga Balluke sa te Berisha

          Përgjigjjuni
          1. A
            Albi_I

            Ky ka dale hajdut ne pergjime e nderkohe merret me te tjeret.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aliu

              Po nuk kemi ne gazetare shqiptare e duhet te vije te na regulloje punet e TV dhe gazetarise ky pepinoja karo mavria!!? Ik ore hajn se mjaft kemi ketu per te vjedhur! Ky rast tregon se ne nuk e duam njeri tjetrin , por duam hajdute me cizme mjafton qe te jene importi!

              Përgjigjjuni
              1. b
                bashkimi

                OOO gomar duke ngordhe O trushperlare koke thare Mut i vogel i atij Mutit e kriminelit te madh E more kocken o qen i vogel i qenit te madh grabites kriminel Ne e duam njeri tjetrin dhe bashkpunimin me USA UK EU Keto vende demokratike nu pranojne grabites e kriminel

                Përgjigjjuni
              2. B
                Bureto

                Bollino, tashmë besoj se e ke mësuar shprehjen popullore: "qentë le të lehin, karvani të ecë përpara". Ti si gazetar dhe pronar medie, ke fituar respektin e shqiptarëve dhe besoj kjo të mjafton. Shqiptarët dhe jo vetëm, e kanë njohur mirë 'nënën' e shpifjes dhe 'babain' e gënjeshtrës me emrin Sa-leh Berisha, "non grata" i shqiptarëve po e po, por sidomos i SHBA dhe Britanisë së Madhe. Ju keni dy rrugë, të vazhdoni, si deri më sot, misionin e nderuar të gazetarit dhe njëherazi shpifësve t'u tregoni vendin në gjykatë. Në fund një kompliment për bukurinë dhe korrektësinë që përdorni në shkrimin e gjuhës tonë, shqipes.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  poshte komunizmi

                  o komentusi Ali, i bie te jesh shpellar dhe anti shqiptar

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fjala

                    Ke shkruar, Karlo, 15.000 faqe njesoj si SPAK. More, po kush lexon 60.000 faqe te SPAK, jeni ne vete ju apo vetem sa ka nxire faqet. Keta prokurore ose jane te çmendur, ose kane marre persiper nje mison te rrezikshem qe koka e tyre eshte ne tepsi! Si mund te shkruash akuze apo prova 60.00 faqe?! Prandaj keta duhen hehdur ne kosh te plehrave se hane parate e taksapaguesve. Parlamenti duhet ti dale zot vendit se populli ka zgjedhe deputetet per administri vendi dhe jo njerezit e çmendur e nuk i dihet qe mund te jene dhe misonare te lindjes larget.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:"',;:

                      Po cudi duket 60.000 faqe por po te mendosh se ke fatura , kontrata , firma , pagesa , pergjime...i bie qe ke ca material bruto mbi te cilen mund te shkruash akuzat.......por me e cuditshmja eshte mendimi i hedhur se " Saliu i gjeneron 60.000 faqe akuza false".....vetem nese ka ndonje program AI special , i fut emrin e politikanit, i fut akuzen dhe....gjenerohen 60.000 faqe !!!...A jeni ne terezi ???!!!

                      Përgjigjjuni
                    2. d
                      demi

                      E para, mediat e djathta e denoncuan edhe "ushtarin" Bashkim Ulaj...e dyta deri dje ti spaske pas asnje mbrojtje...e treta ata te plasin letrat ne fytyre dhe denoncimet qe kane bere ata vete kunder teje ne SPAK...ti "plas" fjale dhe mllef...ke fakte?! Nese jo ik se na cave k...ti mafioz i piste qe ke bere pis emrin e gazetarit.As tv , as koncesione as parate nuk ke per ti gezuar se do te ti marrin...do te te lene vetem gruan qe bredh perendimit me parate nga gjaku i femijeve e pleqve shqiptare...

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        ABAZ ALIU TOMORR

                        KUJDES SE DO TA HEDHIN DHE DITEN E KURBAN BAJRAMIT ,,KUJDES DHE NE MUAJIN E RAMAZANIT ,,,

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Veri

                          Boooo kush flet Leçjani një hajdut me çizme. Ja dhe pak Carlito se do i marrë vesh i madb e i vogël hajdutlliqet e tua në bashkëpunim me Ver Llapën

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            STRUGA

                            Ende se keni kuptusr o njerëz? Sali muti-muti. është Kancer i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sa më parë të shportim këtë përbindësh dhe bandën e tij aq më shpejt do të çlirorehet Shqipëris. Kuptojeni njeherë, o shqiptarë. Ai, pra sali SHURRA, është Problemi. Problem që sa më parë duhet zgjedhur. Qeni- kafsha e tërbuar SALIQIRI është duke ngirdhur dhe e sheh fundin se ka mbetur rrugëve pa të zotin- popullin që e ka braktisur. Spak-u, ose siç i thotë vetë Bisha Saliqi-ri Skap- i, ose s‘ka sy e veshë, ose është palë në këtë „mision“ që i ka vënë vetes. Koha do ta tregojë.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje