
Nga Jakin Marena
Sali Berisha u ka dhënë fund dilemave të përplasjes në PD me anëtarin e kryesisë Ervin Salianji, i cili kishte kërkuar që procesi i reformimit dhe ringritjes së partisë, pas humbjes rrënuese në të gjitha zgjedhjet e zhvilluar në këtë vend nga viti 2013 e këtej, të fillojë nga sakrifikimi i Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka! Kreu demokrat i ka rënë shkurt në zgjedhjen e tij.
Mes Flamur Nokës besnik i paepur ndaj tij, që sillet dhe vepron vetëm me urdhër të tij pavarësisht që nuk të sjell kokërr vote në asnjë palë zgjedhje, përkundrazi me tonet që përdor largon dhe ata që janë të thekur për këtë parti, dhe Ervin Salianjit që nuk vihet në rresht fort kollaj por që ka mbështetje duke dhënë rezultat aty ku ka shkuar, ka zgjedhur të parin! Salianjin e quan të vetëpërjeshtuar, një histori kjo që ka plot 35 vite që dëgjohet në PD, sa herë që Berisha, i njëjti kryetar, zbulon ‘grupe armiqësore’ në parti! ‘Faji’ i vetëm i Salianjit në këtë rast në raport me PD, është se, ka kërkuar një analizë të rrënimit të PD, ka kërkuar reformim dhe ringritje të saj përmes sjelljes në krye të njerëzve që kanë mbështetje jo vfetëm në PD por dhe në komunitet, për të zënë vendin e atyre që vegjetojnë në këtë parti! Por dhe marrin të mirat më të mundshme nga prania në kupolën drejtuese të PD! Ndonëse Salianji, në ato foltoret e tij nëpër rrethe nuk ka përmendur në asnjë moment Berishën si përgjegjës për humbjet e njëpasnjëshme në PD sa herë ka pasur garë elektorale, duke kërkuar vetëm ‘kokën’ e Nokës, të Bardhit dhe të Vokshit, Berisha e di si dreqi se ‘këmbora bie për atë që ka veshë’. Pra, e gjithë lëvizja e Salianjit, indirekt është kundër liderit, i cili po e mban peng PD për gati dy dekada, duke e lënë në opozitë! Pa asnjë shpresë madje, as për të ardhmen! Ndaj Berisha e përjashtoi Salianjin, nën akuzën e kalimit të ‘vijave të kuqe’ që për të, janë bashkëpunimi me elementët e krimit në Elbasan, në kurriz të PD!
Amplifikohet dhe nga Noka një justifikim i tillë i ‘vetëpërjashtimit’ të Salianjit aq sa duket sikur burimi kryesor dhe në ‘dorë të parë’ i këtij argumenti është Flamuri dhe jo Berisha, duke përmendur madje vend e pavend Suel Çelën si njeriun që bën ligjin në PD! Nëse Noka akuzoi Salianjin për bashkëpunim me Suel Çelën për organizimin e Foltores në Elbasan, ish anëtari i kryesisë së PD nuk ka munguar të bëjë me dije për publikun se firmat për foltoren e parë të Berishës, atë kundër Bashës, në Elbasan si dhe për këshillin paralel kombëtar të Berishës, i ka mbledhur Suel Çela!
Madje sipas Salianjit, njeriu i kontaktit ka qënë pikërisht Noka! Akuza të tilla të ndërsjella, ku në qendër të bashkëpunimit me njerëz të akuzuar për krime gjendet PD e lidershipi i saj, më shumë se sa aktorët e lakuar në sherrin mes tyre, dëmtojnë PD! Ndonëse Salianji ka deklaruar më se njëherë që, nuk do të ketë asesi një largim të nundshëm nga radhët e PD, por luftën për reformimin e saj do ta bëjë pikërisht brenda partisë, dhe këtë ai e ka manifestuar edhe me pjesëmarrjen në protestën e 22 dhjetorit para kryeministrisë bashkë me Berishën e demokratët, në takimet e “Foltoreve’ paralele nëpër rrethe, shihet një ngërç i madh që ka kapluar degët e PD nëpër rrethe e qarqe! Të cilët duket se kanë bërë zgjedhje të vështirë! Nëse Berisha, kuptohet që bashkë me të në të njejtën ‘gjatësi vale’ është edhe Noka, e akuzojnë Salianjin se pjesëmarrjen masive në foltoret e tij ia garantojnë njerëzit e krimit dhe kundërshtari politik i PD, vetë Foltoret e Berishës janë të zbehta, pa pjesëmarrje dhe pa frymëmarrje! Eshtë si një paraqitje me detyrim apo si një ‘havale’ që duhet hequr nga ana e drejtuesve vendorë, të cilët mezi arrijnë të mbledhin ata pak njerëz për të dëgjuar Berishën, i cili në vend të analizës së premtuar, u mban fjalime për vjedhjen e votës, ‘armiqtë’ e brendshëm dhe të jashtëm të tij, që kanë sjellë probleme në PD, dhe deklaratat që ‘fikin’ çdo shpresë, se Ramën nuk e mundin dot! Shpresoi të niste ‘sulmin’ nga Mirdita apo Laçi, ku ishin mbledhur nga i gjithë qarku i Lezhës, pa mundur dot të mbushin sallat e vogla të Pallatit të Kulturës respektiv, megjithëse bashkinë e drejton një përfaqësues i PD në Mirditë, por hasi në të njejtat akuza që kishte hedhur Salianji: Largojeni Nokën, Vokshin e Bardhin nga drejtimi i PD. Madje nuk kursyen as Gjekmarkajn, apo deputetët e qarkut, të cilët kishin ‘harruar’ të shkonin e të takonin ata që i kishin zgjedhur!
Zhvilloi dhe foltore të tjera Berisha, pa përjashtuar këto ‘paradat’ para kryeministrisë çdo të hënë që u bënë me të vërtetë barcaletë për pjesëmarrjen e ulët dhe mënyrën e zhvillimit, por sërish ishin në kontrast të thellë me “Foltoret” e Salianjit me demokratët, për nga pjesëmarrja dhe mesazhet që përcjellin! Duke treguar qartë se Berisha dita ditës po humbet terren, edhe përballë Salianjit që sipas tij është vetëpërjashtuar dhe zhvillon takime private jashtë strukturave, jo më përballë kundërshtarit politik, Rama, tashmë në mandatin e katërt rresht në qeverisje të vendit! Kjo humbje terreni u vu re me sy të lirë dhe këtë të premte, vetëm një ditë pas festës së Krishtlindjes, teksa Berisha organizoi folktoren e radhës! Nuk guxoi të merrte rrugën drejt Durrësit, pasi me sa duket degës së PD në këtë bashki i ka mbetur vetëm kryetari! Edhe Ogert Bylykbashi, të kuptohemi! Prandaj, iu ‘fut’ me radhë fshatrave për të organizuar foltoren e radhës Berisha, teksa këtë të premte ishtë në Manëz! Përballë atyre pjesëmarrësve të paktë, Berisha u betua ta rrëzonte Ramën, por pasi të ‘hante’ festat e fundvitit! Dhe po në të njejtën foltore në Manëz, Berisha akuzoi Lul Bashën e dëbuar me kohë e vakt nga PD, si fajtor për rrënimin e kësaj partie!
Megjithëse Basha, diferencën me Ramën më 2021 e kishte 38 mijë vota, ndërsa Berisha e thelloi me 300 mijë vota minus, katër vite më pas! Po Berisha flet me realitetin e tij, i mat gjërat me ‘kutin’ e tij, duke tentuar të përcjellë tek mbështetësit vetëm faktin se ai ka fituar mbi Bashën, e premtuar se do të fitojë mbi Salianjin, dhe do jetë kreu i PD sa të jetë gjallë! Megjithatë, vërejmë jo pa dhimbje se PD zyrtare është katandisur aq keq, sa nuk arrin dot që të organizojnë asnjë takim për të qënë nëpër qendrat e qyteteve të mëdha dhe të vogla, duke zgjedhur takimet nëpër katunde! Nuk i paragjykojmë aspak, por po shohim se Berisha e ktheu PD-në në një parti rurale jo vetëm në raport me PS dhe Edi Ramën, por dhe me kundërshtarin e tij politik brenda PD, të përjashtuarin Salianji, i cili me sa duket ia ka dalë ta fusë në një ‘cep’ Berishën, duke e detyruar të marrë fshatrat në kërkim të pjesëmarrësve për ‘Foltoren’ e radhës! Nuk po hyjmë analizës për të evidentuar asrsyet se përse Berisha 81 vjeçar dhe i rikthyer nga pensionimi politik në krye të pronës së tij PD për ta drejtuar, duke e marrë peng përfundimisht këtë parti, nuk arrin të përcjellë frymë, shpresë dhe siguri për ardhjen një ditë në pushtet të opozitës shqiptare! Berisha për hir të së vërtetë as që e mendon ardhjen në pushtet se ta jetë vetë në krye të PD! Kërkon vetëm që të dominojë opozitën, të flasë në emër të opozitës, përfshirë dhe ndonjë pazar personal për të fituar familjarisht ndonjë lek sikurse ka bërë gjatë gjithë kohës në opozitë. Pra, të jetë ‘kapo’ i pakicës politike në Shqipëri! Kaq dëshiron Berisha! Duke i ‘fëlliqur’ dhe këto partitë e reja, herë përmes ‘kandidatëve të pavarur’ e herë me këto ‘rokadat’ e protestave përballë kryeministrisë! Pa mundur të shkaktojë asnjë tronditje për mazhorancën!
keto jane funderrinat e kominsteve
O katundar fshati ! (te me falin fshataret e nderuar,vec shprehje e vjeter) Akoma me komuniste/?????/ Zgjohu nga gjumi..merr ilacet\ komunisti i vetem ne Shqiperi dhe Europe eshte 82 vjecari yt i denuar nga USA dhe EU.. Akoma nuk e di o mjeran !
Shoku komentues, je në vendin e gabuar.Të gjithë komentuesit janë komunistë, disa vullnetarë, disa të paguar. Harroji këto shkërdhata, e këtë faqe interneti, nëse do të jesh i qetë.
Eh , sa shume ia qani hallet e brendshme te Saliut ne PD ! 3 faqe format analize , zbulim i pikave te dobeta , i deshtimeve...Ka rrezik edhe Keshilli drejtues i PD nuk ben dot nje analize kaq te thelluar.....po Meroja sikur nuk e do Saliun ??!!! Nese eshte keshtu , dhe e sheh buze gremines , pse nuk e le te beje...nje hap para....por e paralajmeron ??!!!.....kjo do te thote dashuri e fshehur , jo urrejtje !!!
Aman se na hapet barkun me Salijanjin! pyesni ata qe e kane pasur shok ne UET dhe ju tregojne. Sali Berisha duhet te iki urgjent, por ta krahasosh me Salijanjit me duket absurde dhe nuk ben sens, ne te gjitha drejtimet edhe sot qe eshte 82 vjec. Turp, gjeni nje tjeter dhe beni krahesimin. Ka plot ne Tirane, dhe PD mbeti ne duar te injoranteve qe nuk kane dy gram kulturee, te pa lexuar fare dhe pa intelekt. Le me pastaj per origjine familjare. Po e groposni te djathten me zor. Keto jane gjera te menduara dhe nuk behen pa qellim. ka familje te djathta me bibliotekat plot me libra dhe jo Babale apo hu ne dore me pakta dhe me e shumta te majte ne origjine. Sot vendit i duhet elite dhe ky zoteria i ri nuk eshte i tille. Lexoni Mit'hat Frasherin se si shprehet per elitat dhe i kuptoni zhvillimet politike ne vend.
E sakt njeri mute e tjetri kaka.....ky grupim rrugaçesh per momentin nuk ka asnje kandidat qe te jeté vertete i besueshem.
PD nuk ka qenë kurrë parti e djathtë. As emrin nuk e ka të një partie të djathtë. Për mua nuk është parti fare, është bandë shpellarësh.
PD duhet të shkruhet.opozita duhet ndërtuar nga e para
Ka ra ne hall Rama e Mero, nuk dine kujt tja mbushin sallat e sheshet, saliut apo sali _anjit! Po e njejta gje jane more milet! Bejne loje! Saliu per te shpetuar bythen e vet, ngre sali _anjin kunder nokes dhe saliu thote ja u reformua PD!!!! Varileshtokracia
Saliajni tash humb edhe pillin e Grides. Tash ja qijne tjeret. Sa per PD mos u merakosni si Alibeaj edhe jy
sali berisha ka vdekur po nuk po e varosin. se nuk e pranon toka. se aq shum te keqia i ka bere. vendit
Jaken Ngatron dollarin me atë muabetin Apo shkruan me u gjend lala në punë
Ky gazetaruci nje morr,nje krimb i pushtetit te hajnave te ripjelljes.
Ne Shqiperi nuk ka te djathte pd eshte ekstrem I majte merreni dhe analizoni veprimtarine 35 vjecare mendjen e kane te lufta e klasave tek zjarrvenia rrumpalla ekonomike lufta ndaj personave me vizion zhvillimi te vendit te cilet I flake jashte radheve te saj si armiq e me dhjetra argumente te tjera
Saliu po ben thirrje (gjasme ) per te vazhduar protestat nga Janari... Plani real i tij sebasbku me Ramen eshte qe Opozita me Berishen te vazhdoje protestat. Sipas ketij plani, qeveria mund te shkoje ne doreheqje per te krijuar qeveri teknike qe pastaj sebashku, PD dhe PS te masakrojne kushtetuten dhe drejtesine. Nderkohe, Rama per te mos dhene doreheqje per shkak te skandaleve qe po mbytin qeverine e tij, do perdori si shkak apo pretekst per doreheqje e qeveri teknike , "protestat e rrezikshme" te opozites, qe realisht, nuk mund ti shkulin asnje qime qeverise socialiste. Pra qeveria, per te dale nga kolapsi skandaleve, do perdori "protestat" e Berishes si shkak per doreheqje dhe krijimin e qeverise teknike, , me motivin se eshte ........""""" ne interes te integrimit te Shqiperise ne BE""""""......
Alabake! SS-Serbi SALI,Neroni qe dogji ish Shqiperie ndihen e HaleAtit TRAGJIK A mer i QI pas 35 Vjetesh eshte antishqiptari me i fuqisheme qe e ndjekin 500 MIJE kamikaze te ISIS alias koqeVare!
O ju komentus qe thoni PD po humbe vlerat demokratike,nuk me thoni kur ka pas ndo nje here vlera Saliu asnje here O vlera………..
O te pshurrsha mendjen or tej , qysh e pate emrin, jakar a jakin e paske. Po leri mer idiotesirat me sali e salijane. Nuk ja mori dot Basha partine e tani ka dal lepurushi duke kopjuar Saliun me i marre Partine Saliut siç ja mori Saliu Bashes. Dihet boterisht se Kopja se mund dot Origjinalin or jakar.
Dhjeretore Falas ne c´do Fshate....edhe shurretore??????