Në Shqipëri, cilindo të pyesësh në rrugë, do të të japë të paktën një arsye për të protestuar.
Disa do të nisin nga xhepi, disa nga padrejtësia, disa nga korrupsioni i qeverisë, disa nga lodhja, disa nga mungesa e shpresës.
Mjekët do të protestojnë për shëndetësinë. Zyrtarët se nuk marrin më shumë rryshfet. Pensionisti “proteston” në farmaci kur merr ilaçet e lira, që s’kanë asnjë efekt dhe në dyqanin e lagjes kur shënon emrin në listë. Të rinjtë protestojnë në heshtje duke ikur. Nxënësit për arsimin e shkatërruar. Mësuesit se merren me çdo gjë burokratike dhe, vetëm me mësimin jo. Prindërit protestojnë se pse shkollat nuk i mbajnë 24 orë fëmijët e tyre në klasa që ata të rrinë rehat në punë apo në kafe.
Qytetarët ankohen për çmimet e larta; tregtarët se duan më shumë fitime. Të varfërit pse janë të varfër; të pasurit pse nuk janë akoma edhe më të pasur.
Opozita pse nuk është në pushtet. Pozita pse nuk ka më shumë pushtet.
Kryetari i opozitës pse nuk është kryeministër. Madje edhe vetë kryeministri ka arsye të protestojë kundër atyre që hëngrën kumbulla, fiq e dardha “pas shpinës së tij”.
Po. Në Shqipëri të gjithë e kanë nga një arsye për të protestuar. Disa kanë nga dhjetë.
Askush nuk mbetet pa arsye që të marrë pjesë në një protestë.
Një shoqëri e shëndetshme proteston. Protesta është shenjë jete dhe përgjegjshmërie, jo kaosi. Aty ku njerëzit dalin në rrugë për të kundërshtuar padrejtësinë, pushtetin arbitrar, varfërinë apo mungesën e dinjitetit, aty shoqëria ende merr frymë.
Por këtu fillon paradoksi shqiptar.
Rrugët rrallë mbushen nga shoqëria.
Qytetari e di se sapo del në shesh, dikush do t’i vendosë flamurin në dorë, parullën në gojë dhe vulën e partisë në ballë. Dhe ai refuzon. Jo se nuk vuan, por sepse nuk pranon të shërbejë si dekor.
Shqiptarët tashmë e dinë që protestat në Shqipëri nuk janë shprehje e shoqërisë së përgjegjshme e aktive; janë prova force mes partive, prova të partive në krizë, jo e një shoqërie të zgjuar. Janë tubime që nuk lindin nga poshtë, por thirren nga lart; nuk shpërthejnë nga revolta qytetare, por organizohen nga zyrat e selive.
Del në protestë për çmimet, varfërinë dhe përfundon duke brohoritur për kryetarin. Del për padrejtësinë që të ka kapur për fyti dhe të rreshtojnë pas flamurit të partisë. Del si qytetar dhe kthehesh në militant, pa e kuptuar fare; sot brohoret, nesër harrohesh, pasnesër përdoresh kundër vetes.
Dhe protesta nuk është më qytetare. Është e tyre. E strukturave, e listave, e kamerave, e skenarëve të shkruar një natë më parë.
Ndaj shoqëria, edhe kur është e plagosur, nuk del për të luajtur rolin e figurantit në skenarin e dikujt tjetër.
Kjo është arsyeja pse protestat me ngjyrime partiake, flamuj partiakë, fjalime të ricikluara dhe fytyra të konsumuara dështojnë të provojnë shëndetin e shoqërisë.
Pushojnë së qeni protesta dhe shndërrohen në shfaqje për kamera, në një test force brenda partisë dhe jo në një akt presioni ndaj pushtetit, se nuk përfaqësojnë askënd përveç organizatorëve të tyre.
Një shoqëri e shëndetshme proteston për kauza, jo për karrige. Për parime, jo për emra. Për drejtësi, jo për pazare politike apo rotacionin e aktorëve brenda sistemit aktual.
Në Shqipëri, të gjithë e kanë nga një arsye për të protestuar, por askush nuk ka arsye të besojë te protesta.
Dhe derisa protestat të çlirohen nga pengmarrja partiake e të kthehen në zë qytetar, ato nuk do të dëshmojnë mbështetje shoqërore, por vetëm lodhjen e një demokracie formale. Kjo është shenja më e qartë se problemi nuk është mungesa e protestës, por mungesa e besimit se protesta, ashtu siç ofrohet sot, vlen ende diçka.
Dhe pa bindjen që protesta është qytetare, çdo thirrje për shesh mbetet bosh, sado e drejtë të jetë kauza.
Dhe ëndrra e çdo pushteti është një popull që proteston vetëm në mendje.
O Stefe, iluminohu një herë, pastaj shkruaj. Në çdo vend të botës po të pyesësh shkaqet për të protestuar janë të njëjta dhe jo vetëm në Shqipëri. Po kur ke koncepte të mangëta ndodh që të shkruash kështu, kaq dobët. Kjo që shkruan ti nuk është mendim ndryshe, por një mosqartësi e problemit. ----- 1. Arsyet për protesta, apo antagonizëmi është në rradhë të parë pamundësia e plotësimit të kërkesave për të gjithë njëlloj. ------ 2. Po është edhe padrejtësia shoqërore. ------- 3. Po është dhe shfrytëzimi i njeriut nga njeriu etj siç dhe i rreshton. Janë rreth nja pesë që kanë karakter antagonist por dhe ca të tjera jo antagoniste, siç psh janë ato të ambjentit, ...etj. Tashti, të mblidhen gjith ata që përmend ti; që nga presidenti, (se edhe ai ka arsye të protestojë), e deri tek pensionisti, për hallin e tij, së bashku në shesh a në bulevard të protestojnë (!), sejcili për hallin e vet, nën asnjë flamur(?), po kundër kujt, se të gjithë hallexhinjve do të jenë në shesh, përfshi këtu edhe hallexhinjtë, që duan të pasurohen më shumë, që duan të korruptohen më shumë, që duan të gënjejnë më shumë, kundër kujt (?); të gjithë në shesh do ti kemi. Kjo është një anarki (të gjithë, kundër të gjithëve), në mos një utopi e kulluar. Edhe tifozët janë të organizuar, jo më protestat. Ngatërrimi konceptual, nga ana juaj, por edhe jo vetëm juaji, mbi organizimet kundër padrejtësive siç e gjykojnë grupe të caktuara shoqërore, ka bërë që roli dhe forca e protestave të bjerë. Nuk ka më protesta kundër thelbit të padrejtësive. Mungon boshti botkuptimor i tyre; partitë politike (politike, ë), kanë flakur boshtin ideor të organizimit të grupimeve të pakënaqura të njerëzve me interesa të njëjta, për të shtuar numrin e përfaqësimit dhe për të marrë pushtetin politik... etj. Ato janë kthyer në OJF, në përpjekje për të marrë fonde. Pra masat, interesat e tyre, partitë i grupojnë, i bëjnë "skuadër"; madje bëjnë dhe aleanca me të ngjashmit, për të shtuar numrat dhe për të përgjithësuar interesat dhe pakënaqësitë. Qytetari që del në shesh duhet të dijë dhe kuptojë mirë qëllimin pse proteston, nën cilin flamur përfaqësues e shpreh kundërshtinë, cili është qëllimi i organizimit të protestës, del që të duartrokasë kot apo se folësi po thotë ato që mendon edhe ai, e entusiasmojnë apo e trishtojnë fjalët e liderit etj. Sindikatat, Patritë, i bëjnë masat e ndërgjegjëshme dhe u tregojnë rrugën e zgjidhjes të kundërshtisë. Pakënaqësitë, si do të vijnë nga poshtë, kur të pa kënaqur janë, siç po thua, edhe ata lart. Pakënaqësitë nuk vijnë ngaqë k.ministrit, ministrit, k.bashkisë apo kujtdo i paskan ngënë kumbulla, apo fiq pas shpine, se një gjë e tillë edhe ndodh, por se sistemi qeverisës (parlament - qeveri - gjyqësor) është i tillë që bën të mundur të ndodhë një gjë e tillë. Në supermarket mund të ndodhë që dikush të tentojë të vjedhë e për këtë nuk mund të fajësohet shitësi, qoftë dhe ekomomati; ndaj ka një sërë vëzhgimesh parandaluese, para se të ndodhë ngjarja. Sidoqoftë, akti i përvehtësimit të asaj që nuk të takon është i vjetër sa koha dhe individual; varet nga botkuptimi dhe integriteti kulturor e njetëzor. Jo një shoqëri, por grupe shoqërore protestojnë për kauza, por "pazaret" politike janë pjesë e të bërit politikë, ndryshe kontradiktat kthehen në anarki, e aq më keq në përplasje shoqërore të nxehta. Në protesta dalin ata që kanë besim tek protesta. Protestat nuk pengmerren nga partitë politike, përkundrazi, ato ja përshtasin organizimin e tyre avullit shpërthyes të tenxheres së pakënaqësive që vlejnë në shoqëri, duke i drejtuar ato, por kur partitë mëtuese nuk kanë se ç'përfaqësojnë tjetër veç ideve të individëve të veçantë të padobishme për avullin brenda tenxheres dhe që i drejtojnë nga e njëjta mundësi prej të cilës duan të shpëtojnë, ndoshta më keq, nuk ka se si të presojnë kapakun; asgjë e re në favor të tyre, zjarri shuhet, askush nuk proteston; është e kotë, gjith po njëlloj. Protestat asnjëherë nuk kanë qenë qytetare, gjithëpërfshirëse, etj; protestat janë grup-shoqërorëshe. E sa për demokracinë, ajo, filozofisht, është relative; ndërrimi i partive në qeverisje nuk sjell ndryshime thelbësore në vargun e pakënaqësive në vendin tonë, zhvillimi i të cilit përcaktohet nga të tjerët; por njëlloj edhe në botë... Protestat nuk mund të zhdukin bazën e të gjitha të këqijave që i vjen shoqërisë: shfrytëzimin e njeriut nga njeriu; të punës nga kapitali.
Kur gjen arsye për të protestuar Non grata Universal dhe like-floriri,dmth se të tjerët kanë 1000000 arsye.
Ke shume te drejte. Sidomos Vlora 4 dite pa uje duhet te jete ne Shesh te Flamurit!
Hej MURGU , unë e pelqej shkrimin e Z. Stefa dhe protestoj kunder konceptimit të shkrimit tuaj stereotip , qe teorikisht perifrazon ne menyre aspak konceptuale , dhe që klisheja juaj nuk adekuon me "standard of amnisty international .Read please : http// adnrkl-fac.sygpo.com. ps1- A i kuptoni ndopak komentin tim dhe të "Murgu" . Pergjigja é JO . Roftë Z.Mero Baze që lejon te komentojne excellences si puna ime dhe "Murgu" !