Kur brilanti vdes i uritur

29 Dhjetor 2025, 09:43Blog TEMA
Kur brilanti vdes i uritur

Nga Adrian Thano

Ka artistë nëpërmjet të cilëve publiku kupton më mirë vetveten. Ata kthehen në tempuj ndjenjash. Na falin një pasuri të madhe të brendshme, që nuk ka të bëjë me paranë.

Po ne çfarë u japim atyre?

Kadri Roshi nuk ishte i zakonshëm. Zëri i tij i veçantë, sytë që i flisnin para fjalëve ishin tipare të një aktori të madh. Ai nuk luante thjesht personazhe.

Siç del nga një rrëfim publikuar dje në media, kjo ikonë e kujtesës sonë kolektive përballoi në fund të jetës diçka që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Ky njeri kaq i talentuar ka qenë në një gjendje të tillë varfërie sa është detyruar të kërkojë ndihmë tek një politikan për një copë bukë.

PO pse një artist i madh i një kombi u gjend në një situatë të tillë? Si ndihemi si shoqëri kur i lemë të vdesin urie ata që na dhanë kaq shumë? A është e mundur që jo vetëm Kadriu që ka merituar gjithë të mirat e kësaj bote, por askush të mos kërkojë bukë për gruan e tij si kërkesë e fundit para se të largohet nga kjo jetë?

Kthehemi te problemi i një shoqërie që po vuan një varësi të egër nga politika. Kjo ka shkuar deri në nënshtrim. Çdo gjë duhet të kalojë nga filtri i pushtetit, ndihma, mirënjohja, mbështetja, karriera, madje edhe mëshira. E vendos pushteti kush meriton të jetojë me dinjitet e kush jo (!)

Njerëz me vlera reale mbyllin jetën në varfëri dhe harresë. Politikanë cullakë nga çdo meritë dhe mantenutat e tyre përfitojnë miliona euro nga paraja publike si të jenë pesleksha.

I gjithë sistemi shpërblen bindjen dhe respekton pazarxhiun duke e lënë njeriun me dinjitet të vetmuar dhe në heshtje.

Prindërit tanë pensionistë numërojnë qindarkat, deputetët rrisin rrogat dhe pensionet  e tyre, duke votuar për veten pa pikë turpi dhe pa asnjë lidhje me realitetin social.

Ky është një rend moral krejtësisht i përmbysur.

Së pari duhet një çarje e madhe në trushplarjen kolektive që politika ka ushqyer për vite. Sa më shumë që shoqëria u dorëzon një apo dy individëve rolin e shpëtimtarit, aq më shumë këta e shpërdorojnë besimin, duke e kthyer shtetin në bankomat vetëshërbimi.

Një shtet funksional nuk ndërtohet mbi figura të vetme, mbi një apo dy liderë që nuk shqiten nga ekrani, ditë e natë, si Vëllai i Madh i romanit “1984”. Është mjerim, është katundari me brirë që politika dhe shteti të identifikohen me një fytyrë të vetme, me një zë të vetëm.

Kadri Roshi na rikujton nga heshtja sa shumë kemi për të bërë jo vetëm në mënyrën si trajtojmë ata që vlejnë.

Duhet një ndryshim i madh kulturor. Por ai nuk do vijë vetëm nga prokurorët apo nga “direktivat nga jashtë”.

Do fillojë kur secili nga ne do refuzojë në forma të vogla të përditshme të jetë pjesë e kësaj “shkathtësisë” epidemike, kësaj gatishmërie kombëtare për të qenë në anën e gabuar për ca para më shumë. Do ishte mirë të nisim e të vlerësojmë punën e ndershme, t’i kthehemi jetës modeste dhe normale.

Kjo nuk ka nevojë për heronj. Do mjaftonin njerëzit e thjeshtë që nuk harrojnë çfarë është e drejtë.

33 Komente

  1. T
    Tinto Brass

    Cna keni car trapin me kte pseudo aktor. Nje artist medioker qe eshte akuzuar se ngacmonte studentet e aktoret ne xhirime.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Artisti

      Shiko se mos te ka shkerdhyer nenen se do e kesh patur aktore por jo per filma por per te ngritur shalet dhe per te pjelle bastarde si puna jote ose

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kohe e horrave

        Ti je nje cope muti maskara injorant ziliqare qe nuk isn’t ushtare i verbert si rraca yte e qelbur. Hiene ndytsirash Ti nuk di te lexosh as te mendosh. Shko mere direktivat tek krimineli i shqiptareve Rrace e ndyre

        Përgjigjjuni
        1. P
          Parku Rinia

          Sugjerim per titullin dhe analizen ne gjeneze te problemeve: ‘Kur makutet e mamuthet politike bejne qe brilanti te vdese i uritur’! ….. sepse Servet Pellumbi stress-onte cdo hallke te Shtetit qe si e si parate qe mund te shkonin te Artisti i Popullit, brilanti i gjithanshem, POR I NDERSHEM, te dilnin nga Arka e Shtetit, e/o te rrotulluara permes ‘prestanome’ (si z. Jupe = nepunes rrogtar) nga ‘xhepat’ e/o sakrificat e te tjereve e JO e JO, ASESI: ------ NGA 2 RROGAT E TIJ PARADHENIE, GJE TE CILEN LIGJI FINANCIAR BASHKE ME KONTRATEN E KODIN E PUNES E KA PATUR GJITHMONE TE SANKSIONUAR, ----- ose, NGA THASET E PARAVE TE DEKLARUARA E TE PADEKLARUARA TE TE BIRIT SI OLIGARK I POMPAVE TE UJIT, QE NE 12 VJETET E FUNDIT KA SOBOTUAR INICIATIVAT DHE PROJEKTET E REFORMES STRUKTURORE TE FURNIZIMT 24/24 ME UJE NE RUBINETET E SHTEPIVE …… ——– MOS HARRONI QE Servet Pellumbi U BE KRYTAR PARLAMENTI, DUKE SILURUAR z. NAMIK DOKLE, KUR U PROFILIZUAN E U INSTALUAN ‘ZYRTARISHT’ BARONET E DROGES NE PARLAMENT/QEVERI/OPOZITE = PUSHT-ET! —– Servet Pellumbi (i veterrefyer ne intervista …..) bridhte si nenkryetar i opozites (me Kryetarin Nano ne burg …), me fondet e Partise Socialiste neper business-et me te medha e cilesore te Italise per te gjetur terren e garantuar permes PUSHT-ETIT marreveshje per klanin e tij familjar. Qe ne ate kohe e ne vijim i garantoi te birit, Arben Pellumbi dhe klanit familjar, deri te mbesa Olta Xhacka, pushtete dhe business-e super te korruptuara. Arben Pellumbin e beri edhe deputet per dy mandate te PS ne liste te mbyllur, si dhe nje nga funksionaret me te larte organizative te Partise Socialiste (tashme me koken brenda sektit ‘Rilindja’). Pra sot vijon te jete oligark me Holdingun e tij familjar per pompat e ujit dhe aksesoret ….., si investitor strtaegjik ne Radhime-Vlore! Per mbesen Olta Xhacka, 3 here deputete e 3 here ministre PROBLEMATIKE, mamaja e te ciles, Natasha Pellumbi (Xhacka) trafikante femijesh qe ne fillim te viteve '90, eshte e tepert te detajojme ……si u be INVESTITORE STRATEGJIKE NE BREGDETIN E JUGUT NE TOKA TE GRABITURA bashke me bashkeshortin ARTAN GACI e vellain e tij, te cilet kane nderruar disa here emra, shkak trafiku i vajzave per prostitucion ne Itali ….., dhe lojtare business-esh mafioze prane Kastes se Edvin e Linda Rama, me bekimin te terthorte te Sali Berishes e klanit te tij. Pra, shkojini fakteve, e si te tilla, vete historise e profilit te ketyre njerezve, ne gjeneze, prandaj jeni GAZETARE!

          Përgjigjjuni
        2. d
          daku

          Eshte koha e maskarenjve o shoku, te miret vuajne

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koleci

            Mirë o Jupe po a e meritoje ti shpërblimin? Pse kështu zgjidhen hallet e miletit, duke futur duart në arkën e shtetit, pra në paratë publike? Po pse nuk thua që nderin e paskemi bërë ne fakirët që paguajmë taksat. Si ti dhe zotni Pëllumbi paskeni shpërdoruar detyrën dhe grabitur, me qëllim të mirë, hahaha, paratë publike.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Parku Rinia

              Sugjerim per titullin dhe analizen ne gjeneze te problemeve: ‘Kur makutet e mamuthet politike bejne qe brilanti te vdese i uritur’! ….. sepse Servet Pellumbi stress-onte cdo hallke te Shtetit qe si e si parate qe mund te shkonin te Artisti i Popullit, brilanti i gjithanshem, POR I NDERSHEM, te dilnin nga Arka e Shtetit, e/o te rrotulluara permes ‘prestanome’ (si z. Jupe = nepunes rrogtar) nga ‘xhepat’ e/o sakrificat e te tjereve e JO e JO, ASESI: ------ NGA 2 RROGAT E TIJ PARADHENIE, GJE TE CILEN LIGJI FINANCIAR BASHKE ME KONTRATEN E KODIN E PUNES E KA PATUR GJITHMONE TE SANKSIONUAR, ----- ose, NGA THASET E PARAVE TE DEKLARUARA E TE PADEKLARUARA TE TE BIRIT SI OLIGARK I POMPAVE TE UJIT, QE NE 12 VJETET E FUNDIT KA SOBOTUAR INICIATIVAT DHE PROJEKTET E REFORMES STRUKTURORE TE FURNIZIMT 24/24 ME UJE NE RUBINETET E SHTEPIVE …… ——– MOS HARRONI QE Servet Pellumbi U BE KRYTAR PARLAMENTI, DUKE SILURUAR z. NAMIK DOKLE, KUR U PROFILIZUAN E U INSTALUAN ‘ZYRTARISHT’ BARONET E DROGES NE PARLAMENT/QEVERI/OPOZITE = PUSHT-ET! —– Servet Pellumbi (i veterrefyer ne intervista …..) bridhte si nenkryetar i opozites (me Kryetarin Nano ne burg …), me fondet e Partise Socialiste neper business-et me te medha e cilesore te Italise per te gjetur terren e garantuar permes PUSHT-ETIT marreveshje per klanin e tij familjar. Qe ne ate kohe e ne vijim i garantoi te birit, Arben Pellumbi dhe klanit familjar, deri te mbesa Olta Xhacka, pushtete dhe business-e super te korruptuara. Arben Pellumbin e beri edhe deputet per dy mandate te PS ne liste te mbyllur, si dhe nje nga funksionaret me te larte organizative te Partise Socialiste (tashme me koken brenda sektit ‘Rilindja’). Pra sot vijon te jete oligark me Holdingun e tij familjar per pompat e ujit dhe aksesoret ….., si investitor strtaegjik ne Radhime-Vlore! Per mbesen Olta Xhacka, 3 here deputete e 3 here ministre PROBLEMATIKE, mamaja e te ciles, Natasha Pellumbi (Xhacka) trafikante femijesh qe ne fillim te viteve '90, eshte e tepert te detajojme ……si u be INVESTITORE STRATEGJIKE NE BREGDETIN E JUGUT NE TOKA TE GRABITURA bashke me bashkeshortin ARTAN GACI e vellain e tij, te cilet kane nderruar disa here emra, shkak trafiku i vajzave per prostitucion ne Itali ….., dhe lojtare business-esh mafioze prane Kastes se Edvin e Linda Rama, me bekimin te terthorte te Sali Berishes e klanit te tij. Pra, shkojini fakteve, e si te tilla, vete historise e profilit te ketyre njerezve, ne gjeneze, prandaj jeni GAZETARE!

              Përgjigjjuni
          2. j
            ju shofte raca!

            Vazhdon ti bjesh legenit komunisti thano, pa e pare ne menyre eksplicite problemin: Qe ish komunistet e larte fhe pinjollet e tyre, kane rembyer karriget e larta dhe jane majmur me korrupsionin, qe ja u lejojne keto karrige. Tragjedi-komedia e ketij vendi eshte qe kuadri i larte ne regjimin komunist servetpellumbi, katundari islamist korcar, vazhdon te mbaje poste dhe me te larta, ne ´´dhit-mokracine arnaute, duke i shperblyer dhe klyshat e races se vet, djalit si deputet dhe ´´biznesmen´´ dhe xhacken, qe mban ere qe larg.si mbesen e vet me disa karrige ministre. Dhe ky kuader i larte i komunizmit, tani dhe goxha i majmur, kur vete per vizite te artisti i madh, qe regjimi i ´´socialistit´´ servet po ngordhte urie, bashke me lakeun e tij, komunist socialistin hamdijupe, qe tani e kishte sekretarin e vet, nuk denjon te fuse doren ne xhepin e vet te milionave,per ta ndihmuar per momentin por perseri kerkon ti nxjerre ato para nga arka e shtetit.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tini

              Qenke I zgjuar por te ka dale gjumi mevonese Te kemi humbur!!

              Përgjigjjuni
            2. H
              Haka Tekizoti

              Deputetët rritin rrogat e tyre. Shih rrushi rrushin e piqu thotë populli. Kështu edhe rrushat e drejtësisë morën vendim të rritin rrogat e tyre për ta thelluar deri ku s'mban më diferencën me miletin që punon për krodhën e bukës, nga djersa e gjaku i të cilëve sigurohet pangopësia e ndyrësirave që u jepet pushtet për të ngjallur shpresa te ata që i mbajnë mbi shpinë.

              Përgjigjjuni
              1. E
                E verteta

                Bravo, Adrian Thano!

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Roshin ta kujtojme, Saliun e Ramen ti harojme

                  Vertet bravo Thano. Por kermat komentuese te Saliut, qe hane vetem mishin e kalbur qe u ofron ky vrases, nuk shuhen kollaj. Kadri Roshi eshte nderi i kombit!

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Messerschmitt

                  Brilant...!!!!!!!!!!!!!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. h
                    historia perseritet

                    Sinkronizim i shprehjes vjeter - DERRAT e kenaqur nuk duan tia dijne per Sokratet e varfer (ne rastin tone mund te thuhet me mire DOSAT si konkretizim i oreksit larte per hajduteri te Ballukeve te pushtetit )

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kristi

                      Eh, Si per shume gjera...dhe trajtimi I njerezve me vlera dhe contribute te medha u neperkemb ! Rasti konkret per gjigandin Kadri Roshi,te pakten duhet te ishte paguar ne pension 1.5 million leke te vjetra ! Nese do ishte trajtim ndryshe i economize,...pra te ish ekonomi tregu,...atehere me e pasta Kadriu e mjaft te tjere,...do te ishin me nje mireqenje shume te larte,..per te mos thene te patur! Ai komentuesi I pare...sja vlene te lexoje! Hajt Gezuar Vitin e Ri !

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        ZYBER

                        DO KETE QENE NJERI I DREJTE I SHKRETI. PER FAT TE KEQ, NDERRIMI I SISTEMIT I DHA DORE ATYRE QE ISHIN TE SHKATHET NE THONJEZA. TE DREJTET DHE ATA QE RESPEKTOJNE LIGJET U GJENDEN ME KANDIL NE DORE. DUHET KTHYER DIKTATURA E LIGJIT. TE FUTEN NE BURG TE KORRUPTUARIT DHE HAJDUTET. DUHET KTHYER DENIMI ME VDEKJE JO PER ATA QE SHAJNE PARTINE, PO PER KRIMINELET DHE MAFIOZET. PASKETAJ MUND TE SHOHIM NJE SHTET TE EKUILIBRUAR KU NJEREZIT E DREJTE E GJEJNE VETEN DHE JETOJNE RELATIVISHT TE LUMTUR. PROBLEMI ESHTE SE ME KETA POLITIKANE QE JANE TE NJEJTET PREJ 30 E KUSUR VITESH NUK SHKOHET LARG. DUHET NJE PERMBYSJE E RE, QE NUK DIHET KUR DO TE NDODHE SEPSE RINIA ESHTE NE EMIGRACION. ZOTI NA NDIHMOFTE.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dhimitraq

                          2045 po afrohet. Do dale nje Enver tjeter dhe tja u shtetezoje pasurite te gjithe hajduteve

                          Përgjigjjuni
                        2. B
                          Bureto

                          Kadri Roshi, "Artist i Popullit', sa ishte gjalle, por edhe pas vdekjes, ka merituar gjithe nderimet e shtetit, po aq dhe respektin e artdashesve per mjeshterine e tij. Shkrimi i Thanos, me titull "Kur brilanti vdes i uritur", aspak objektiv apo domethenes, marre shkas nga nje fragment i nje liber te gazetarit Hamdi Jupe, botuar disa dite me pare, qe sipas meje nuk duhej botuar fare. Pse? Sepse sidomos sot pas vdekjes se Kadriut, nese në ditet e fundit te jetes, nevoja e tij ekonomike dmth "per buken e gojes", ka qene e vertete (?!), atëhere dinjiteti i tij perdhoset dhe po ta lexonte do t'i leviznin kockat aty ku prehet. Kjo jo per gjendjen ku mund te ndodhej, por per menyren si e kerkoi ndihmen. Po te ishte ajo e duhura, pse do duhej qe artisit t'ia kerkonte ate ServetPpellumbit, në koefidence, siç e tregon Jupe dhe sot pas vdekjes ky e ben publike? Ne shqipot kemi një shprehje: "Nderin bëje por mos e përfol!". Aq me pak kur ky 'nder' ashtu siç po na e tregojne nuk u be nga ndonje "sakrifice" e Pëllumbit apo Jupes, dmth nga xhepi i tyre, por nga nje artificë burokratike, qe gjithsesi u bë nga arka e shtetit (institucionit). Nëse Jupe me kete shkrim ka dash t'i thurrë ndonje ditiramb ish kryetarit te tij, apo me keq akoma ndonje autolëvdate, aq më keq per te. Kjo sa i takon aspektit moral të shkrimit te Jupes apo sot të Thanos. Tjeter gjë pastaj kur thanot e marrin dhe e tjerrin ate si të duan në aspektin socio-politik. Siç thashe Kadri Roshi, per kontributin dhe vlerat e tij, gezonte gjithe respekin e shtetit. Ai, si shume, veç pensionit baze, duhet (mendoj se), te merrte dhe pension te posaçem apo suplementar, por edhe honorare per rolet qe realizonte, pas daljes ne pension (kur i ofroheshin). Nuk di se cila eshte perberja e tij familiare, por sidoqofte gruaja e tij nuk do vuante per "buken e gojes"!. Edhe sikur, legjislacioni shqiptar kur ndërron jete njeri nga bashkeshortet, ai qe mbetet ka te drejte të gezoje pensionin e atij qe largohet, kur ai eshte më i larte se i veti. Nese do ishte ne te tille veshtiresi, kete te drejte besoj se e gezonte dhe gruaja e K.Roshit. Per të mos e zgjatur, të tilla patetizma, më shume prishin punë, se sa ndreqin! Mbase gaboj une, por Hamdi Jupe, që shkruan per kete moment, edhe pse e ka pjese te librit te tij, atë fragment nuk do duhej ta veçonte dhe ta bënte publik. Sepse librin e tij, nëse e kane lexuar, lexuesit do kenë qenë ndonje numer i kufizuar nga rrethi i tij i ngushte, kurse botimi dhe ribotimi në media (?!) sot është masiv, keshtu që duke u lexuar nga kushdo, brenda dhe jashte vendit, 'emocioni' apo 'patetizmi' që mund të ngjallet rreth aktorit, të percillet gabim dhe kështu qe sot, ai të mos i sherbeje fare dinjitetit të Kadri Roshit. Përkundrazi! Aq më keq kur synohet politizimi.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Petrit

                            Po Çfare i duhen shoqërise shqiptare keta artiste. Ne kemi nojzin , kena big brother, kena perputhen, kena Alketa vejsiun kena jozin, kena luiza gegen qe del e çirret se futen ne burg hajdutin veliaj. Kjo eshte shqiperia. Keta janë idhujt e rinisë shqiptare. Sa turp.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Avni Rustemi

                              Epo Kur shpresojne se do te rregullojne Shqiperine prokuroret e tipit Olsi Dado e Kompani!!!! Demi kapet nga briret thote POPULLI.. Korrupsioni eshte lubrifikant I shoqerise, por te ne ka patur shkaterrimi dhe zhvatje te pasurise nga armiqte e ketij vendi, qe drejtonje Shtetin. Duhet studiuar si baze Kapitali i Marksit nga klasa politike, e kjo klasa politike nuk ka aresim e kulture per te lexuar e Jo me te kuptoje. Beni anketim ne politikane, prokurore e gjyqtare e do ta kuptoni nivelin e tyre. Po qe per para, oh sa kuptoje ata. Klevis Balliu me pishtar ne dore rrugeve te Tiranes, e kuptoni apo Jo!!!!!!!!!!!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Ben

                                Cfare I keni keto shkrime si trakta komuniste? Me vjen keq per aktorin Kadri Roshi por edhe ai do kete marre nje pension si te gjithe te tjeret ashtu si I takon! Akoma me keto mendime qe shteti duhet te mbaje mire disa njerez dhe te tjeret ti lere menjane? Po atyre qe kane punuar 40 vjet ne pune te renda nuk u takon te jetojne?

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kelyshet e Saliut

                                  O psikopatet e Sali bythqimit ish komunistit te flakte te Spitaleve. Nje muhabet keni o plehra. Komunist ky komunist ai… kur komunisti i vertete Sali ka 35 vjet qe ju shkerdhen

                                  Përgjigjjuni
                                2. U
                                  U zgjidh çështja!

                                  Sot e kemi zgjidhur këtë problemin e varfërisë në mënyrë "të shkëlqyer"! Mjafton të hapim një llogari bankate për "fond shërimi" dhe ndihmat e "pakursyera" na vijnë nga të katër anët e botës! Çështja "u xgjidh"!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    Iliri

                                    Kadri Rroshi ka qen njeri shume dinjitoz dhe fisnik Ai nuk do ti shtrinte doren kerkujt per lemoshe Ai per parimet e tija ka patur shume perplasje me sejmenet e kastes se kuqe sa i gjeten rastin dhe e denuan Vetem dashuria e njerezve qe treguan kur ai luajti cfaqen me O A N atje ku e kishin derguar per "riedukim " e shpetoje ku thyen portat e teatrit si asnjhere Vertet ne ato kohe Kadriu ka qen me te ardhura skandaloze me nje pensio qe nuk ishte as per cigare Ai po i ka kerkuar pune per djalin dha Hmdiu me shoke ( per turpin e tyre) as denjonin ta prosnin Per kete te flasim ata Sa per lemoshat ai sagelej kurre keq se e ka pleqeruar vajza e tije bashke me dhenderrin me nje dashuri dhe perkujdesje te rralle Jo vetem kadriu por te gjithe ata qe meritonin rrespekt dhe mirenjohje ne kohen tua Hamdi hodhen ne plehera me harrese dhe indiference totale Gxim te madh ke o Hamdi ti dhe shoket e tu qe doni akoma te perfitoni nga ata qe ben histori

                                    Përgjigjjuni
                                    1. z
                                      zeri i arsyes

                                      Tom Cruise, Al Pacino, De Niro etj, nuk marrin leke nga shteti o z Thano, por punojne dhe fitojne ne privat. KAPITALIZEM!!!!!!! Nuk ka me bordero ne shtet per aktoret, qofshin ata super yje ose medioker.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nik

                                        Shikoni pagat e deputetëve në Shqipëri dhe rrotull Shqipërisë dhe e shihni çndodh tek ne : Albania: A basic gross salary of around €3,150 (approximately 315,000 Albanian Lek), which can increase to up to €4,000 total with various allowances and reimbursements for fuel, rent, and committees. Bosnia and Herzegovina: Salaries range between €1,800 and €2,500 monthly, with some analyses noting that the salary-to-average-wage ratio is among the highest in Europe. Croatia: MPs earn approximately €2,500 a month, which is several times higher than the national average salary. Kosovo: The basic salary for MPs is approximately €1,720, with potential additional compensations for committee work. Montenegro: Salaries average around €2,000 per month. North Macedonia: MPs receive a basic salary of approximately €2,000 (121,600 denars), which can rise with parliamentary committee participation. Serbia: While older data suggests a range of around €1,731 to €2,300 with allowances, these figures are subject to ongoing changes and political debate regarding appropriate levels relative to the national economy. Shqipëria vëndi më i varfër në rajon me rrogat e deputeteve sa dyfishi i mesatares se deputeteve të vëndeve rrotull saj!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Ladi

                                          Ne fakt eshte bere nami me te ashtuquajturat pensione speciale. Shteti paguan rreth 40milione euro ne vit. Nuk ngeli kengetar, muzikant, aktor, sportist, artist cirku pa marre pension special. Kam pare Frederik Ndocin qe terhoqi mbi 6 milione, pensionin e 6 muajve, e mu shpif vetja.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. O
                                            OLSI

                                            Ropqir gazetar, Kadri Roshi se ka bere, kete kurre, te kerkoje lemoshe o moterqire, se kishte karakter te forte, dhe nuk perulej o moterqira qe kerkoni te hidhni balte.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Vlora 97

                                              Nje tjeter analiz e shkelqyer nga Thano Sa per keta qe dine vetem te shajne neper komente si mund te shahet Kadri Roshi more njerez? A keni more shpirt, a keni nje fije identitet? Nese Kadri Roshi do te kishte plakur brenda atij sistemi, ai do te kishte pasur pension, kujdes dhe nje jete normale ne pleqeri, sic e kishin te gjithe te tjeret ne ate kohe. Ai sistem, me te gjitha padrejtesite e tij, te pakten garantonte vazhdimesi dhe sigurim social. Sistemi i sotem nuk paguan per cfare ke qene, por per cfare je ne momentin aktual. Kjo eshte logjike globale. Por problemi eshte se ky sistem nuk ndertoi asnje mekanizem mbrojtes per ata qe u formuan dhe punuan ne nje realitet krejt tjeter. Ne kete hapesire bosh, shume figura publike dhe artistike mbeten pa mbrojtje. Pra pyetja nuk eshte kush eshte fajtor ne menyre individuale. Pyetja eshte pse kalimi nga nje sistem ne tjetrin u be pa asnje pergjegjesi ndaj njerezve qe per dekada perfaqesuan kulturen dhe identitetin publik. Kjo eshte thelbi i problemit. PS. Mero, redaktoji keto komente ore i uruar, te shajne ty, shajne autore te nderuar, shajne aktor nderi kombit. Dhe kur them shajne, nuk flas per kritika. Le te kritikojne. Po keta flasin si ata te lajthiturit qe verdallosen rrugve. Fjalor shume i ndyre more Mero xhani, kaq veshtire e keni te mos i botoni keta biçimsëza??

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dursakja

                                                Komentoni me më shumë llogjikë dhe me më shumë dhembje për ikonat e artit shqiptar.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Shpresa

                                                  Nuk e di a e keni degjuar shprehjen " Me vjen per te vdekur" , qe eshte tamam , ne kete kohe dhe sistem qe po jetojme ; kur sheh injorante me miljona e te tjere qe punuan e nuk u shperblyen asnjehere per punen dhe sakrificat e bera.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Shqipëria etnike

                                                    Sali Mut Berisha dhe Edi Mut Rama janë Tragjëdia e gjithë kombit shqipëtare!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Dursakja

                                                      Ky shkrim nuk më pëlqen në mënyrën se si e trajton artikullshkruesi këtë ndodhi mjaft prekëse, sidomos mbas largimit të tij nga jeta. Në parim, mënyra e trajnimit të këtij shkrimi për këtë artist të madh që i ka dhënë kaq shumë në artin shqiptar është jo e denjë dhe për një njeri të thjeshtë aq më tepër për një kollos të artit shqiptar. Artistët e mëdhenj do të jetojnë përgjithnjë në memorjen e popujve të tyre, ata janë të p. avdekshëm

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje