"Demonstrata e ujit" në Vlorë, si demonstrata e bukës e lidhur me emrin e Koçi Bakos

29 Dhjetor 2025, 11:04Blog TEMA
"Demonstrata e ujit" në Vlorë, si demonstrata e bukës e

Nga Artan Fuga

Shumë domethënëse! E turpshme që ndonjë parti bën sikur e organizoi me ndonjë militant të lodhur! Jo, ajo ishte revoltëspontane njerëzish që etja për ujë, lodhja fizike p)ër të gjetur ujë më kujton ndonjë vend andaj nga Saharaja!

Aty në pak minuta në video shoh tre elementët bazikë të kozmosit politik shqiptar sot, të turpshëm sa s'ka ku të vejë më!

Njerëz që luftojnë për nevoja bazike, për ujë në një vend ku burimet ujore mjaftojnë edhe për të ngopur etjen e italianëve përtej bregdetit tonë.

Pra njerëz të vendosur në gjendje animale.

E dyta një shpurë burokratësh lokalë që në teatër zhyten në një shfaqje evazioni psiqik duke harruar cdo detyrë, në vend të lidhnin tubat, rrinë ngopen me ndonjë shfaqje bazike, mediokre, por në harresën e gjoja luksit të tyre mjeran.

Dhe midis tyre një vijë ndarëse, dhuna e shtetit që ndan këto dy botë, policë - çuna të mirë që detyrohen të mbrojnë zyrtarët në plate dhe në llozha nga etja për ujë popullore, nuk dinë çfarë të bëjnë të shkretët.

Nuk jemi të etur as për dije, as për të drejta, as për art, as për histori, jo mo jo jemi të etur për ujë!

Dikur vasha shkonte te kroi i fshatit dhe mbushte katruven dhe i jepte ujë partizanit, kurse sot babi duhet të harxhojë benzinë të shkojë për të mbushur bidonin johigjenik me ujë nuk e di se ku!

Nuk thoshte kot Tokëvili, një popull që të kërkojë t-ë drejta duhet të jetë shumë i zhvilluar. Përgjithësisht popujt kërkojnë ushqime bazë dhe këto pastaj i sublimojnë sikur kërkojnë të drejta.

Edhe në 90 bukur parrula liri - demokraci, por në fakt kishte së paku dhjetë vjet që ishim t-ë uritur.

Nejse, histori e gjatë, rëndësi që nuk u ngrit në alarm pushteti lokal, këshilltarët e opozitës - gjumë, deputetët i urojnë si gjela deti njëri tjetrit : Gëzuar Vitin e Ri!

Lëre se çfarë do të na shohin sytë!

16 Komente

  1. K
    KROI MBRETIT

    Foli dhe filozofi nga Berati.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      shkroi koqja thuaj!!dhe i thotë vetes "akademik"!amerikanët thonë "zoti bekoftë amerikën"(normalisht sot për sot duhet ta thonë si ne),kurse ne duhet të themi "na ruajtë zoti nga vetvetja"!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Të flasim hapur

        Domethene .... ky budalli ....... është akademik? Po pse nuk thoni ju që paskemi mbaruar si popull. Kur kemi akademikë të tillë, kaq mediokër, merre me mend se në çfarë niveli është njeriu i thjeshtë. Por, kemi Skender Gjinushin kryetar. Skender Bej Gjinushi do na shpëtojë.

        Përgjigjjuni
      2. ?
        ?

        Cakmak!

        Përgjigjjuni
        1. !
          !

          Gjynaf!

          Përgjigjjuni
        2. E
          E vërteta

          Është defekt o njeri që s'rri dot pa folur! Po në usa dhe kanada ca vite më parë që iku energjia për një javë në mes të dimrit sepse stuhia ishte shkatërruese, çfarë bënë amerikanët sipas teje??!! Ka plot arsye për të protestuar, po jo kjo. Nuk jeni të zotë, nuk ju do shumica, madje mezi presin t'ju vijë ngordhja.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sadiu

            Foli idioti që vetëm vrerë nxjerrin trutë e tij, pisë burr ky mender "petagog". Pak është punuar në Vlorë?????

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlonjati

              Demostrata e bukës në Korçë është e vitit 1936 Koci Bako u vra në 1941.

              Përgjigjjuni
              1. S
                SHUME LEH

                E DIKE MIRE HISTORINE O TRAP???

                Përgjigjjuni
              2. B
                Bregu Hambarit.

                Ka filluar te ngjallet dhe i ashtuquajturi poordhesor,vdiq i ziu per nje çik karrike,meqense ja futèn te Akademia e Shkencave tani kerkon ta bejne Drejtor Ujsjellsi,te erdhi koha pregatitu te maresh detyren ,te takon,Vlora te ty i ka syt ,Saliu e dha viston,fitore.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kasem gahinji

                  Mos e pergojoni Koci Bakon. Veri emrin "Artan Fuga"

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Përvoja kanadeze - jo sahariane

                    Më 5 qershor 2024, në Kalgari, qytet i madh në Kanada (jo në Sahara) u ça një nga tubat kryesorë të furnizimit me ujë. U desh gati një muaj të zgjidhej problemi. Ndërkohë banorëve ju vunë kufizime shumë të rrepta në përdorimin e ujit. Vetëm 40% e kapacitetit funksiononte. Ishin me fat që patën 40% ujë se mund të mos kishin fare. Nuk u morr vesh kurrë kush e mori tenderin e tubacionit që u ça. Hahahaaaa!

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vjosa

                      Ky është me të vërtet njeri i lig dhe gomar nga mëndja.Ore hajvan ai është një difekt i shkaktuar nga natyra që në të gjithë botën po rafshoñ qytete të tëra dhe me viktima kudo .Po jep një mendim të mirë more akademik po mundesh dhe mos bëjë specialistin aty ku s'ke haber fare .Shiko si shkruajnë të tjerët për ty ,të gjithë thpnë : doli dhe ky gomari .Po nuk paske edhe pak turp fare o Akademiku i Fugës.Mirë thoshte Gjyshi im :më hëngsh mutin moj mëndje.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        astriti

                        deliri i madheshtise ,te kjo vemje pasqyruar imtesisht .

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          E bënë Vlorën për ujë të ftohtë

                          Më bën pështypje se në të gjitha komentet e çdo shkrimi ka vetëm mllef,urrejtje,cmirë kjo është tregues se shoqëria ka prekur fundin nuk kanë pak empati.

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            poshte komunizmi

                            o idiot , ajo eshte nje aksident, por nuk eshte qameti, se ata te mit ne cole kishin 30 vjet pa tubat e ujit dhe vetem edi ramma u opi uje me tuba, por prape ata kishin puset per larje qe kishin 30 vjet qe i perdorin

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje