Ilir Demalia: 30 Dhjetor- Dita e turpit shtetnor ndaj At Gjergj Fishtës

31 Dhjetor 2025, 13:43Blog Nga Ilir Demalia

Dje ishte 85 vjetori i shkuarjes ne AMSHIM, heshtje totale, nga shteti, kisha, shoqeria per Viganin e Veriut.

Çdo 30 dhjetor Shqipnia duhet me ulë kryet. Jo prej dhimbjes. Por prej turpit.
Sepse çdo vit që kalon pa e vendosë At Gjergj Fishtën në vendin që i takon, asht nji akt i ri poshtnimi ndaj ndërgjegjes kombtare.

At Gjergj Fishta nuk ishte thjesht poet. Ai ishte alfabeti, ishte zani i kombit në Evropë, ishte mendja që e nxori Shqipninë prej lindjes orientale e e drejtoi kah Perëndimi. Pa Fishtën nuk ka Manastir. Pa Manastirin nuk ka gjuhë të njësueme. Pa gjuhë nuk ka shtet.

E megjithatë, shteti shqiptar sot sillet sikur Fishta asht problem, jo themel.

Regjimi komunist e bani krimin: ia shkatërroi varrin, ia ndaloi veprën, ia fshiu emnin. Por ajo që ndodh mbas vitit 1990 asht edhe ma e randë. Sepse tash nuk kemi diktaturë. Kemi institucione. Dhe këto institucione kanë zgjedhë heshtjen.

Akademia hesht. Ministria e Kulturës hesht. Arsimi e trajton Fishtën si fusnotë. Qeveritë ndërrohen, por frika prej Fishtës mbetet. Sepse Fishta nuk asht neutral. Fishta kërkon komb. Kërkon shtyllë kurrizore. Kërkon përgjegjësi historike.

“Lahuta e Malcís” nuk asht thjesht vepër letrare. Asht akt politik kombtar. Prandaj u luftue. Prandaj u përbalt. Prandaj ende sot shmanget. Në këtë vend, gjithçka që flet fort për kombin quhet “problem”.

Fishta u nderue nga Evropa, nga Papa, nga akademi të hueja, u propozue për Çmimin Nobel. Shqipnia? Shqipnia nuk i ka dhanë as nji monument dinjitoz. As nji muze shtetnor. As nji ditë zyrtare përkujtimi. As nji vend të merituem në programet shkollore.

Kjo nuk asht rastësi. Kjo asht vazhdimësi.

Vazhdimësi e nji mentaliteti që ka frikë prej madhështisë. Që ndihet i vogël përballë figurave të mëdha. Që parapëlqen mediokritetin, sepse mediokriteti nuk akuzon.

At Gjergj Fishta tha para se me vdekë:
“Kombi ka të drejta mbi mue.”

Sot duhet thanë e vërteta e randë:
Shteti shqiptar po ia shkel këto të drejta.

Deri kur Shqipnia të ketë guxim me u përballë me Fishtën, ajo nuk ka me u pajtue as me historinë e vet, as me Europën që pretendon.

30 dhjetori nuk asht veç përvjetor vdekjeje.
Asht provë ndërgjegjeje.
Dhe deri sot, Shqipnia ka dështue.

14 Komente

  1. D
    Debilmalia

    Kur u be she ky Demalia,te Gjykoje .O Debil ti cfare bere ne Amerike,asgje,Fillove duke u çjerrur si majmun me Skype nag America ne disa emisione kot,dhe meqe ne Shqiperi idiotet Jane ne mode,erdhe dhe ti e ben Akademikun,,erdhe te hash nga Tepsia e atyre qe shaje deri dje…Po ti je djali I ish sigurimsit pse na ben sikur vdiqe per Fishten..Ti je Karaduz nga Eshte Saliu pra jeni Bukeshkele te pa bese…ik ore bajge e jeto me asistence andej nga erdhe,edhe Ty kishte mangut vendi

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iliri

      O majmun i pa transformueshem, zagar zorresh-rrugesh ,injorant analfabet Nuk jam tifoz analistesh,por Demalia ketu tregon dije dhe qytetrim... Ma e mira nga cfare thashe me siper, ti je xheloz i keq ,humbes Ti jep nje mendim per Fishten , per shkrimin ! Me ke flas , cfare di ky se kush eshte Fishta Demalia ka fole shume shkurt dhe qarte per ata qe kane edhe njohuri fillestare;;;;;;;;;;;;

      Përgjigjjuni
      1. .
        .....

        Syci eshte gjithologu pa arsim

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fishta ishte spiun vatikani

          O Bajge ,Fishta spiun ishte,nga Ushtri fashiste u Varros,Jo nga Shqiptaret..nje Bajge si Ty Kujton se je dikushi me nje koment Flete Rrufe komunizmi..ik ore Gruaqire kodosh lulishtesh

          Përgjigjjuni
      2. P
        Poeti

        Cfare pune ben ne Quincy ky?

        Përgjigjjuni
        1. r
          ripushtim nga brenda

          Botojini, morr turkoshake mendimet e shqiptareve, se jane ne vendin e tyre.

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta dhemb.............

            E keqja e fishtes eshte se nuk qe turk por Kristian....ne nje bourdhelo islamikesh nuk ka shanc te nderohet nje kristian.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rama 1 prej tyre

              U vërtetua edhe 1 herë se Partia Socialiste është pasardhëse e PPSh.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beni

                Pirdhu mor i degjeneruar hiene injoratesh grek frikacak ne palce,,, Pushtimi i tokave shqiptare po merr fund ..e dini mire edhe ju kermij , .. zoti i ka bekuar shqiptaret !

                Përgjigjjuni
              2. R
                Real

                E kush ta beje perkujtimin, ministria me ato ministra te shtetit qe nuk vlejne as me ruajt dhite. I pame me rastin eujesjellsit te Vlores, qe nuk ishin te afte as me krijuar nje rezerve materialesh ,per rastet emergjente. Qeveria jo se jo,se ka ndermend vetem te vjedhe. Fishta eshte gjigandi me i madh i kombit shqiptar , qe nuk duhet perzier me sojin e qeveritarve te sotem,sepse behet pis nga kto rricna te ndyte.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sefer Daja

                  Te lumte. Pak, mos me thone aspak, eshte shkrujt per At Gjergj Fishten, per ma te madhin e poeteve shqiptare.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tarras Lala

                    Ej o biri kurrrvēs a ma hongre karrin a do mo o klysh kurve ? ?? Po deshe mē thuaj o analfabet debil. U KOMENTUA U KOMENTUA U KOMENTUA

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Franc Semani

                      Sali Bajga wc mē e qelbur e Shqipris fatkeqsi e kombit Shqiptar.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Artan.

                        Faleminderit Ilir Demalia per kete perkujtim Me kete qe ke shkruar.ju ke treguar te gjitheve se ka akoma burra qe kane gjak shqiptari ne deje,qe kujtojne burrat e kombit. Me vjen keq per disa nga komentuesit qe flasin keq per ju.Jo cfare pune ke bere ne Amerike,jo ne Shqiperi dhe nuk thone ndonje koment per shkrimin tend. Mund te me pergjigjen mua,ka bere mire apo keq qe ka perkujtuar At Gjergj Fishten? Une mendoj qe ka bere ate qe nuk ka bere asnje nga ata qe e kane per detyre te kujtojne koloset e kombit(qofshin keta perfaqesues te shtetit,akademike ose perfaqesues fetare) dhe qe bejne pune me te fisme sec ka bere i madhi Demaliaj ne Shqiperi ose ne Amerike. Urime Ilir dhe vazhdo te ndricosh me shkrimet e tua ata qe duan te dine me shume gjera te verteta (qe jane fshehur) per baballaret e kombit.Nuk pyet luani se lehin konet.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje