(Ese me rastin e Krishtlindjes)
Pas një jave stuhie, kur Deti Facebook u përzie me keq se ai Adriatik dhe cunami ngriti në sipërfaqe e nxorri në breg, vlera dhe zgjyrë, për aq kohë të mbetura në errësirë, tani që u vërtetua, nga të dy anët e llogoreve, sa të gatshëm e me gisht në këmbëz ishim (ca nga vigjilenca, ca nga rajallëku e ca për hakmarrje), tani, që, më në fund, u mor vesh mirë: kush ka frikë dhe nga kush, kush është çdonjeri e me kë, kush është spiun dhe i kujt, kush turpëroi veten dhe para kujt, kush është patronazhist dhe i kujt, kush është mashtrues dhe përse, kush e ka fjalorin më të pasur dhe me se, kush meriton respekt dhe prej kujt, kush nxiu faqen dhe para kujt, tani që yryshi, inati e verbëria, me të cilën iu sulëm për ta shqyer njeri-tjetrin, disi ka rreshtur, të mbushemi me frymë dhe të pyesë gjithsecili veten: “përse dhe kujt i shërbeu gjithë kjo”? Dhe, duke “lëpirë plagët” (siç bëjnë egërsirat kur mbaron ose tërhiqen nga përleshja), duke u munduar, me sa mend kemi, na kanë mbetur a na kanë lënë (pavarësisht se nga ç’anë e llogores jemi reshtuar), të gjejmë: “Ia vlejti?! Kush fitoi dhe çfarë?!”
Ndamë, ç’kishim për të ndarë: mendimet, opinionet, përshtypjet, konsideratën, antipatitë, urrejtjen, vrerin, njollosjen, partitë… pa llogaritur që hidhërimi dhe armiqësia që le pas gjithë kjo, nuk është si “çudia më e madhe që zgjat vetëm tri ditë”. Gjithë ky sulm i furrishëm dhe i papritur, më vërtetoi që askush nuk të ndjek e kontrollon më tepër se njerëzit të cilëve nuk u pëlqen ose u ke shkelur në kallo.
Lexoj shumë komente e deklarata që, reagimi im qe pasojë e kërcënimit që më është bërë (?!), nga që reagimi erdhi dy ditë pas postimit të fotografisë. Në atë postim vura dhe një foto të mesazhit që i dërgova bashkëluftetarit të tij të afërm, dhjetë minuta pas takimit, pra, qënkam kërcënuar para se të shihnin foton. Nuk janë të paktë ata që, me të drejtë, pyesin përse nuk reagova menjëherë pas postimit, por prita dy ditë dhe, kjo për faktin se nuk i bëra të njohura mesazhet e shumta (mund t’ia ve në dispozicion kujtdo), mesazhe tepër lutëse që fotoja të hiqej ose të ndryshohej diçitura: “erdhi na takoi… na dha energji pozitive… ju pres në protestën e të shtunës…”. Nëse bashkëpunëtorët do t’ia raportonin shefit të gjitha këto, do ishte evituar edhe zhurma dhe kryqëzata.
S’jam indiferent dhe as i shenjtë që, kur më godasin, të them “Fali Zot se nuk dinë ç’bëjnë”. Jo. Jo. E njoh dhe e kontrolloj fytyrën time, madje dhe atë “zonë gri” të ndërgjegjes dhe nëse (në disa raste) dua dhe fal, fal jo se s’ dinë ç’bëjnë, por i keqardhur, nga që e kuptoj përse e bëjnë. Duke mos u pajtuar me një thënie të mençur që për të tilla raste këshillon: “mos u nevrikos me ata që flasin keq për ty, thjesht mëshiroji…”, vendosa të reagoj, madje dhe më ashpër e hidhur nga ç’më njohin, jo nga motua “derri do plumb”, por nga që ndjeva se heshtja dhe tërheqja u dha shumë zemër luftëtarëve, të bindur që heshtjen dhe mirësinë mund t’i përdorin si shkallë për të të hipur mbi shpinë.
Reagimi i militantëve qe i ashpër dhe i papërmbajtshëm: sforco, britma, çjerrje, linçime, përdhosje; s’u la asgjë pa u nëpërkëmbur e përlyer, u kalua çdo masë, u harrua çdo vlerë, “u flak, siç thotë Marksi, bashkë me ujin e pistë dhe foshnja” e s’mbeti asgjë për t’u shijuar. Që të përbuzësh një vlerë (e ke çmuar dikur) duhet të njohësh, të vlerësosh, të kesh konsideratë e të nderosh, së pari, veten. Paturpësia nuk mund dhe as duhet të konsiderohet guxim e kurajo, nga që zbulon formim të mangët, karakter të dobët dhe, në kohën e sotme, të ekspozon. Dikur “atë” (të marrin, hajdutin, mashtruesin, perversin, xhahilin…) e njihte vetëm familja, mundet lagjja e shumë-shumë fshati, kurse tani, përmes Facebook-ut, nami merr berihanë.
Nga komentet e disave, kuptova që paskam prerë degën mbi të cilën qëndroja, pasi nuk është vetëm një njeri që deklaron: “kisha respekt për ty, po pas kësaj e hoqa respektin”. Respektuesi im i vjetër dhe tani “armik” i ri. Respekti nuk është prizë për të karikuar telefonin. Ti (keq më vjen) s’ke pasur kurrë respekt për mua, pasi (më fal) nuk e kupton atë si koncept e kategori. E ke dëgjuar, e përsërit. Pse kishe respekt për mua e di? Po pse e hoqe e di? Se unë, miqësisht ta them, edhe pse e kishe edhe pse e hoqe, nuk ndjehem i keqardhur. Nuk më vjen keq që të humba, trishtohem që të kisha. Do më ngrohte e dhimbte respekti yt, nëse do kuptoja që ti respekton, së pari, veten tënde. Nuk mund t’i pengoj njerëzit të mendojnë ç’të duan, aq më tepër kur ky është i vetmi ngushëllim për ta, por s’mund ta lë pa theksuar atë që më ka mësuar jeta dhe ndonjë libër: “njeriu është i bukur, kur është i bukur nga brenda…”.
Në këtë vend, sado të fshihesh, nuk mbetet gjë pa dalë në mexhlis. Shumë nga vigjilentët vigjëlues, duke lexuar “midis reshtave”, nuhatën që qënkam kërcënuar nga “Ai” për bukën e gojës dhe ç’është më e ndyra, më paska futur po “Ai” për të sabotuar protestën. Nga të gjitha këto, më qendisën një karakteristikë plot epitete: i pafytyrë, pa dinjitet, pa karakter, i shitur, i futur, i infiltruar, madje dhe pa këllqe. Disa zbuluan se qënkam dhe “spiun i grekut”, të tjerë më cilësuan “Sorosian”. Një tjetër zbuloi që u katandisa aktor në Shqipëri, nga që më zbuan nga Greqia. Një tjetër thelloi aktakuzën duke deklaruar se jam futur në burg për 7 kg drogë, e të tjera shpifje. Megjithatë, po, e vërtetë, jam spiun: lexoj, shkruaj, përkthej e shikoj teatër në Greqi. “Spiun i kompletuar”.
Shumë nga militantët opinionistë, të angazhuar për të zgjidhur problemet e Kombit dhe Demokracisë, nuk gjejnë kohë të kthejnë shikimin brenda vetes. Demokracia presupozon lirinë e të shprehurit, jo sharjes e shpifjes; debat, jo kryqëzim e kacafytje; votim të lirë, jo nostalgji për rezultatet 99.99%. Më quajtët frikacak, shërbëtor, të shitur, komunist, vetëm se thashë: “Shqipëria bëhet vetëm nga ata që po luftoni”. E thashë. E pranoj. Gabim. Fatal. Miop. Po, miop europian, ama.
Burrat e vërtetë edhe mërziten, edhe dështojnë, edhe qajnë dhe herë-herë i tregojnë dobësitë. Edhe rrëzimi është dhuratë, pasi kthehet në mësim e përvojë, veç mos harrojmë të marrim me vete njeriun dhe mirësinë. Më lejoni të jem ky që jam: njeriu që ka gabuar, që është rrëzuar, që është ngritur, që nuk është dorëzuar. Vazhdoj të eci, pa bastun, pa frikë, duke parë përpara, drejt, larg.
Kur diskutohet për politikë, lexoj shpesh se “ky popull kaq meriton”. Kurrë nuk e kam parë popullin tim si turmë apo kope. Aktori është pjesë e shpirtit të popullit; atje ku të tjerët shohin turma, aktori sheh njerëz. Teatri jeton në trekëndëshin dramaturg–teatër–publik, ku spektatori është frymëdhënësi dhe gjykatësi më i çmuar. Arti është i të gjithëve dhe për të gjithë.
Në këto ditë festash, mendja ndriçohet, shpirti qetësohet e toleron. Falim, jo se tjetri e meriton, por sepse ne meritojmë të jemi të çliruar. Kur me artin tënd përpiqesh të ndriçosh rrugën dhe shpirtin e dikujt, ndriçohet dhe rruga e shpirti yt.
Nëse gjithçka që shkrova do të konsiderohet hipokrizi, atëherë riniseni betejën, shtoni sharjet e denoncimet. Deri tani po u afrohem 1500 like, mbi 1000 komente dhe mbi 80 postime; nuk jam lodhur e as mërzitur. Kjo qenka “bursa” e suksesit. Vura bast se deri në fund të vitit, kush do ketë më shumë like, komente dhe postime, do fitojë. Dhurata dhe emri i fituesit do shpallen në fillim të vitit 2026.
Festat e Mëdha të Fundvitit sjellin edhe trishtim, por janë të shenjta për reflektim. Në këto ditë, shohim tjetrin me sy të zbutur. Krishtlindje, për fëmijët janë dhuratat; për ne, dhuratë është ajo që mund të japësh nga vetja. Uroj që gjithkush të ketë diçka për të dhënë. Është kaq e nevojshme në acarin e këtij dimri social.
I juaji,
Viktor Zhusti.
Je i madh si artist dhe njeri. Qente le te lehin, karvani vazhdon perpara.
Po te jesh me rregjimin je nje cope bq o Viktor .Une jam orthodoks verat morale te bashkesise time nuk ma lejojne qe te pranoj kete narkoshtet dhe nuk mund te kuptoj se si ti mund te perkrahesh kete qeveri mafioze dhe kriminale eshte shume shume e rende,faktet provat jane para,duhet te jesh teresisisht i zhveshur nga cdo vlere njerezore qe te perkrahesh keta shkerdhata qe na sundojne me dhune
Po ku ka ortodoks me PD? Vetëm ndonjë budall.
Bravo ai nuk eshte orthodox ai eshte salinian
Ti confermon personalisht qe topet nuk e dine te jene te tille, si ne kete rast, ti nuk duhet te jesh vetem ortodoks, por edhe tope, vetem se zotrote nuk e kupton. Ke bindjen te shprehesh si nje me moral te fort, por realisht jep pershtypjen e kaqolit me ket koment!!
Po ik o shkërdhat një qelbësirë më pak në këtë vënd. Bythqirë.
Hajde bole Viktori është legend O trapi i llapës.
Ja si flet bolsheviku. Po sje ne llogoren time, po nuk mendon si une, atehere je bq. Truri i Nemesis ka ngrire ne vitin 1990 dhe nuk e kupton shoqerine demokratike.
ortodoksi nuk përdor fjalë të pista ato i përdorin pisat
Eshte nje nga aktoret e medhenj, qe gjithmone eshte terhequr ne rrjeshtin e dyte, per te lene shoket te duken sa me mire. Aktor i klasit te larte, por me teper nje human dhe sociolog i shkelqyer.
Parlamenti Evropian, Keshilli i Europes, Departmenti i Shtetit kane qene te shqetesuar per kete incident. Faleminderit per sqarimin
Hasi..si aktor është i madh ,po si njeri nuk ka më zagar.Po të ishe Gjirokastrit do ta njihje dhe nuk do shkruaje kështu.Veprimet e tij nuk janë të një njeriu normal.Nëse ty dhëndri ,burri i motrës të të linte motrën dhe të të mirte gruan do ta quaje njeri i mirë.Këto ka bërë Viktori juaj njeriu i mirë.
O viktor mos na rruaj pallen!
Aktor i mire por mos harroni eshte denuar per trafik droge
Pordhë me rigon. Tamam njeri pa shtyllë kurizore.
mos hidh flori ne tru te derrit
Je gjithmone ,Fantastic me zemer dhe shpirt te madh. Shume respekt per shume e shume contribute per vendin tone . Shendet dhe vetem shendet te urojme.
Tamam e ke thene ,me shume zgjuarsi dhe pa lenduar asnjerin.Gjithesekush te mbaj ate qe meriton.Por shpifjet,maskaralleqet,aroganca,injoranca e te tjera si keto po zejne akoma edhe me shume vend ne kete media shpifse dhe false akoma me shume Por mos u merzit me keta injorant shpifes , Ti je i madhe dhe keshtu do te ngelesh
Viktor! I mrekullueshem. Autopsine i ke bere kesaj ngrehine te shtrber qe kemi krijuar. Ty more njeri i mire dhe aktor i talentuar te ka folur zemra dhe jo buzet dhe xhepi si shume syresh sot. Ti e ke zemren ne koke, te flet zemra. Bravo! te pergezoj...
E vertet … U bene kembet ti bien kokes … dhe po hyre ne goje L lapajqenesh ????♂️
Po te shohish komentuesit, duket qarte qe jane te nje niveli teper te ulet intelektual. Ky eshte zhargoni e fjalori i tyre. Vlerat e njeriut maten me cfare ka bere ai ne jete, cfare emri le pas. Emri juaj, i nderuar Viktor, eshte ne listen e atyre artisteve qe kane bere art ne Shqiperi, qe do te permenden ne historine e artit shqiptar. Mos u merzit se capaculet kete dijne te bejne, kete bene edhe me Ndreniken, juve jeni vite drite larg me ta. Gezuar Vitin e Ri maestro, shendet e lumturi.
Mjafte shqiptare jane mendje mbyllur,dhe te hspesh mendjen e tyre kerkohet mundim i madhe ,por i pasigurt se do ja arrish….
I madhi zoti Zhusti: Lulet blihen me pare ne Paris ketu i hane gomeret. Injoroi gjeja me e mire qe mund te besh .
Bravo-
Z, VIKTOR . TE UROJ NJE VIT TE MBARE NE RADHE TE PARE , SHENDET DHE SA ME SHUME NE SKENE . KE TE DREJT .JO POPUULLI SHQIPTAR , POR POLITIKANET TANE , JANE FUNDERINA ,NJESOJ TE VJETRIT DHE TE RINJTE.PO I SHOHIM DHE KETA POLITIKANET E RINJ QE NA TRUMBETOJNE SE DO SJELLIN NDRYSHIMIN , POR ME METODAT E VJETRA ??? PLEHRAT ...BRRAVVO
RESPEKT PER V. ZHUSTIN.
Kam lexuar gjithe Kete mask rate shqiptare dhe e Verna qe qe me Sheroi dhe me me gapi SYTE ISHTE Pergjigjia e zgjuar bindese dhefrymezuese e aktorit te MADH VIKTOR ZHUSTI
Të gjithë artistet janë pjesa më avangardë e shoqërisë . Viktor IK ! Viktor ke gjithçka te bukur : emër , mbiemër , prezencë , mendësi , shpirt , forcë , edukatë , kulturë . Viktor IK , é kohë e humbur . Ju jeni me i madh nga mua dhe dini me shume nga mua , por nuk é shëndetsore që.......
Të gjithë artistet janë pjesa më avangardë e shoqërisë . Viktor IK ! Viktor ke gjithçka te bukur : emër , mbiemër , prezencë , mendësi , shpirt , forcë , edukatë , kulturë . Viktor IK , é kohë e humbur . Ju jeni me i madh nga mua dhe dini me shume nga mua , por nuk é shëndetsore që.......
Nje bote shpirterore teper.humane dhe e vecante.Njeri artist ne dukje njeri artist nga thellesija e shpirtit.Nqs do i kundervihesh cfardo qeni qe te lef.rruges,nuk arrin kurre ne destinacion- Dostojewski.
Viktor Zhusti o njeri i mire,o aktor i madh qe i ben nder ketij vendi.Jetojme ne nje bote te vogel mizerabel me njerez larva qe kerkojne te kacaviren qofte ne dyert e pushtetit apo thjesht per protagonizem,me te gjithe paturpesine e tyre pa ja ndjere per ato çfar thone apo shkruajn.Kjo eshte bota e malokerise dhe vulgaritetit qe u mboll qe 35 vjet me pare nga lugeter si Saliu dhe mostrat e tij. Llapajt apo trapajt qe e ushqejne kete klime jane vlugu i keq qe do te venitet me kalimin e viteve,ndersa emrat tuaj te medhenj si Zhusti,Ndrenika,Xhepa, Anagnosti,Gjika,Prosi e shume te tjere,do te rrojne gjate per gjithshka dhane per kete vend.
I dashur i madhi Zhusti! ju e dinin me mire se une fundin e tragjedise se Hamletit. " O bote o marrezi o dreq, paskam ardhur te te ndreq" Asnje nuk mbeti i gjalle..............
Respekt per aktorin e madh viktor zhusti
Respekt per aktorin e madh viktor zhusti
Një vetëbrojtje fantastike si në aspektin logjik por edhe artistik e estetik ! Ju mbrojtët jo vetëm veten por edhe flalën e lirë dhe nëpërmjet saj dhe vetë demokrscinë . Mbrojte secilin nga ne që besin në vlerat njerëzore , civilizuese e demokratike ! Nuk trembet mali nga dëbora ! 2026 Gëzuar nga një Bashkëspiun i Greqisë
Jeni nga me te vaçantet,me mbreselenesi,i parapelqyer i gjithe brezit tim
O Nemesis apo cfar dreqin je . Ti je nje komunist dhe asgje me teper. Ti i thua ketij personaliteti qe “po te jesh me narkoshtetin je nje bq”. Une po te them qe ti qenke me qenin Berisha dhe qenke nje bq. Te pelqen ? Po ku e gjen kete te drejte te percaktosh ti se me ke duhet te jete ai ? Edhe shan tjetrin pa piken e problemit. Per narkoshtet qe thua zotrote, sa ka fut ne burg per nje muaj narko ky qe eshte sot ne pushtet ai plaku Mere i yti nuk i ka fut per 12 vjet qe ka qene ne pushtet.. te fala te bej
me vjen shume keq per cfare ju ndodhi.pa dashur ke shkelur ne nje hale te madhe(mut) qe te eshte ngjite per kepuce e nuk shqitet eshte i llojit A lapaj qe edhe per shume kohe do degjosh eren e tij. mos e ul vehten me u marre me mutra si A Llapaj. sa me larg haleve te tipit Llapaj aq me mire. ec perparar gezuar vitin e ri
Ma shtove edhe me teper respektin qe kisha per ty , o i madhi ZHYSTI !
Respekte per aktorin e madh Viktor Zhusti!!!!!
O Viktor Zhusti,qente le te lehin,karvani ecen PERPARA!Adiatik llapaj eshte llaps i Berishes,eshte QEN I NDYRE!!!!
U rritem, u plakem me shfaqjet e tua Viktor Zhusti, me rolet e tu te paperseritshem.Perhere duke shkelqyer dhe ne perhere duke cmuar vlerat e tua. Te kesh shendet o Njeri i Mire, Artisti yne i dashur.
Qënke lodhur shumë. Gëzuar Vitin e Ri sbashku me rilindjen dhe kreun e Meduzës, djalin e Kristaqit. Keni rritje ekonomie me 3.9 %.
Z.VIKTOR ! JE SHUME I MADH PER TU MARE ME NJEREZ TE VEGJEL . E MERITON PLOTESISHT QENIEN DJALE I FOLESHES ! RESPEKT PA KUFI !
Akoma nuk e kuptoj se ci ke dhene ti ketij vendi te drobitur Kush je ti? Kush e ka menjen ke ty? Mos bej megallomanin
Kush të njeh e di mirë kush je o Viktor Zhusti. Ti ke qenë dhe je Ai që ke qenë. Thjesht njeri i madh, tolerant, mendjehapur, talent posepo. Vazhdo rrugën që ke nisur e që ta kanë zili, o djalosh i përjetshëm. Në këtë Shqipërinë tonë kështu ndodh. “Ngrihen halet e bien malet”, por ti je mal që sbie kollaj se e ke tregu me vepra e jo me llapaqenëri. Paç shëndet dhe krijimtari si askush.
Anonimati, urrejtja dhe rënia morale e shoqërisë shqiptare Është alarmante se ku ka zbritur niveli i shoqërisë shqiptare. Anonimati është kthyer në strehë kolektive, ndërsa përgjegjësia personale është zhdukur. Sot flitet shumë, por askush nuk mban emër. Askush nuk mban barrën e fjalës së vet. Si është e mundur që një formë e zgjatur e “revolucionit kulturor”, e ngjashme me atë kinez, të mbijetojë kaq gjatë ndër ne, duke prodhuar turmë anonime, gjuhë linçuese dhe mendësi kolektive shkatërruese? Si shpjegohet që anonimati të arrijë pothuajse 100% ne portale e media online. Paradoksi është brutal: ndërkohë që rreth 75% e shqiptarëve kanë braktisur Atdheun — një vend ndër më të bukurit dhe më të pasurit për njësi sipërfaqeje në botë — urrejtja ndaj njëri-tjetrit është rritur, jo zvogëluar. Emigrimi nuk na ka sjellë reflektim; na ka sjellë zemërim. Jo vetëdije; por mllef. Debati është zëvendësuar me fyerje. Argumenti me sulm personal. Mendimi ndryshe me anatema. Kjo nuk është demokraci, kjo është regres moral. A nuk jemi të aftë të kundërshtojmë në mënyrë etike? A nuk kuptojmë se respekti dhe dinjiteti janë minimumi që ia kemi borxh çdo qenieje njerëzore — e aq më tepër njëri-tjetrit si shqiptarë? Anonimati nuk është trimëri. Është frikë. Nuk është liri shprehjeje. Është arratisje nga përgjegjësia. Një shoqëri që flet vetëm nga errësira prodhon vetëm errësirë. Më ngushëllon vetëm një fakt i hidhur: në Ballkan ka shumë shqipfolës që nuk janë shqiptarë. Dhe ndoshta kjo shpjegon pse gjuha jeton, por etika po vdes. Kaq.
Aktor I madh por zhgenjim fakti qe shkon pas ketyre qe na rropaten dhe na shkaterruan ne cdo drejtim. Kur mendon te prishen shtepine tende te pare Teatrin. Shendet...
Viktor i dashtun! S’ka gjë më impresjonante kur lexon një shkrim të një njeriu që e ke simpatizuar dhe dashur dhe ke kohë që s’e ke takuar. Ky shkrim tëndi,përveç focës të një llogjike të thjeshtë dhe racjonale i mbarsur me kulturë,me modesti,me dashamirsi,filozofi e psikologji,humanizëm dhe altruizëm,respekt e dinjitet,për këdo dhe vehten është një simbiozë panaromike e tipit dhe karakterit tënd. Të përgëzoj për freskinë mendore dhe të uroj një vit të ri të mbarë e me shëndet të plotë. Do kërkoj të të gjej numurin e telefonit dhe do të të marr të komunikojmë.
Viktor i dashtun! S’ka gjë më impresjonante kur lexon një shkrim të një njeriu që e ke simpatizuar dhe dashur dhe ke kohë që s’e ke takuar. Ky shkrim tëndi,përveç focës të një llogjike të thjeshtë dhe racjonale i mbarsur me kulturë,me modesti,me dashamirsi,filozofi e psikologji,humanizëm dhe altruizëm,respekt e dinjitet,për këdo dhe vehten është një simbiozë panaromike e tipit dhe karakterit tënd. Të përgëzoj për freskinë mendore dhe të uroj një vit të ri të mbarë e me shëndet të plotë. Do kërkoj të të gjej numurin e telefonit dhe do të të marr të komunikojmë.
I pafsh hajrin lepirjes se bythes se Rames o Viktor! Per tu turperuar, ka gjithmone kohe!
Te njoh vetem si aktor , nuk e mendoja kurre te ishe kaq i af r e per kete pergjigje brilante . Bere mire qe u ju ketheve pergjigje pak me vonese e qe i pe te gjithe se kush ishin e , qe mendoj se shumica ishin shoke e miqte e tu qe i takon apo edhe konsumon edhe ndonje kafe . Por mbi te gjitha me pelqeve qe i dhe pergjigje Llapaqenit qe medemek nje plere si duke lehur per nje tjeter akoma me plere do na ndreqka Shqiperine . TE UROJ SHENDET E GEZIME NE FAMILJE E RRETHI JOT FAMILJAR GEZUAR PER SHUME VJET VITIN E RI - I MADHI VIKTOR XHUSTI - .
Delaj bukur mire do thoshte gazetari i madh sportiv shkodran Besnik Dizdari. Po ndonje shkak a i gjen dot kesaj dalldie kombetare ? te pyes se je dikushi ne komentet qe te kam lexuar. Une e kam nje pergjigje, po doja dhe mendimin tend. Shvejku i shkrimatrit Çek jarosllav Hashek thoshte: "Te gjitha rruget ne Buqojevice te çojne!". Mua tere rruget e kesaj rrumpallhane me çojne tek vampiri i Viçidolit, i cili akoma pa marre pushtetin e goditi ne çdo qelize shtetin Shqiptar... Gjithe te mirat e nje vit te Ri te mbare e me shendet.
Mezi pres te qash sic e di ti vete rolin e Ali Pashe Tepelenes. Te gjitha te tjerat i ke qare, beje nje perpjekje se asnje nuk ka per ta bere. KJeto jane per konsum publik idiot mos iu vur veshin. Respekte
Je i madh Vktor ???? mos e aro kete ???? E kë nuk bënë pis kto mostra te këti kombi ???? Inteligjenca e një vëndi është pasuri kombëtare me të mirat e të këqiat e tyre ???? Imagjinoe ta lësh shqipen në duar të këtyre mostrave ???? Sa budalla e marin ket popull kjo jashtëqitje e këti kombi ????????????????????????
Mendoj se te gjithe e kuptojne se Adriatik llapaj eshte nje populist dhe asgje me shume. Me vjen keq qe aktori i madh i kaq e kaq karaktereve po i jep kaq rendesi nje mashtruesi ordiner qe i thot vetes politikan.Larg qofte te marin pushtetin keta horra. I dashur Viktor nuk ja vlen te shqetesohesh nuk e meriton ai vemendjen tende.