Fejton
Kur u ça tubi 1000 milimetersh i ujit në Vlorë dhe qyteti mbeti pesë ditë pa pikë uji as për të larë dhëmbët, as për të shkuar ne banje , qeveria reagoi me shpejtësinë që e karakterizon vetëm në raste shumë serioze: mblodhi komisionin e ekspertëve për gjetjen e fajtorit metafizik. U përmendën reshjet e pazakonta, rrëshqitjet e dherave, amortizimi i rrjetit që ishte më i vjetër se disa ministra në detyrë, u përmend si gjithmonë shprehja “ Gjithë fajin e ka Saliu”, por prapë sikur analiza nuk ishte shumë e thellë. Por pas tre orësh mbledhjeje dhe katër kafeve pa sheqer, Kryeministri e mbylli diskutimin me një fjali epokale:
– S’ka nevojë për analiza të gjata dhe as të mbytemi në një pikë uji. Është syri i keq. Vlorën e kanë marrë mësysh.”
Që nga ajo ditë, në Kryeministri u krijua një strukturë e re strategjike, me vendim të posaçëm qeverie: Drejtoria e Shikimit të Filxhanit dhe Prishjes së Mësyshit Kombëtar. Zyra e saj u vendos në katin e dytë , aty ku më parë ishte zyra e Fugës. U pajis me tre karrige druri, një mangall portativ dhe një dollap me filxhanë turke të trashëguar nga koha e monizmit.
Në përbërje të drejtorisë u emëruan tre plaka me CV të pasur shpirtërore: njëra kishte prishur mësyshin e një autobusi në Berat në vitin ’97, tjetra kishte shpëtuar një krushqi nga syri i keq në Lushnjë, ndërsa e treta ishte legjendë në Fier për aftësinë për të lexuar llumin e kafesë .
Çdo mëngjes, para mbledhjes së qeverisë, tre plakat ulen mbi dosjet e projekteve infrastrukturore, tundin filxhanët, i përmbysin me solemnitet dhe shpallin parashikimin zyrtar të ditës:
– Këtu shoh një vijë të trashë… kjo është një media kazan e xhelozuar nga suksesi qeveritar!
– Jo moj, kjo njolla si rrufe është opozita, po na hedh energji negative mbi tubat!
– Le të jetë çtë dojë! Do ta prishim me tymosje.
Pastaj ndizet mangalli, hidhet kripë, sherbelë dhe një copë qepë për çdo rast, dhe nje kollare e vjeter e kryeministrit , ndërsa një nga ndihësat mban shënime .
Kur ndonjë tub tjetër çahet, nuk thirret më hidrauliku, por Task-Forca e Mësyshit. Tre plakat mbërrijnë me urgjencë qeveritare, bëjnë rreth tubit një rreth me shkumës, e prekin tri herë me filxhan dhe shpallin diagnozën:
– Është mësyshje e rëndë, e ardhur nga fqinjët xhelozë për sukseset . Kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
Qeveria u kujdes qe bashke me tubin te sillnin nga Turqia edhe tre xhezve, me te cilat u pajis drejtoria kunder yshtjes dhe magjive.
Tani tre plakat nuk merren më vetëm me tubat e ujit, por janë ngarkuar me një mision edhe më delikat: të yshtin Diellën, ministren AI që është në muajt e fundit të “shtatzënisë digjitale”, dhe t’i heqin mallkimin që, sipas ekspertizës shpirtërore të qeverisë, ka zënë të gjithë AKSH-in. Çdo pasdite ato rrinë rreth serverëve, u fryjnë kabllove optike si foshnjëve me dhimbje barku dhe i luten algoritmit që të lindë pa defekte, sepse nëse edhe Diella del me mësysh, rrezikon të mbetet pa ujë jo vetëm Vlora, por edhe vetë sistemi shtetëror – nga filxhani deri te databaza.
Këtë radhë fantazia jote Thoma nuk ka prodhuar një fejton por një krijimtari dashakeqëse. Nuk të kuptoj pse mban këtë qëndrim kur ka plotë tema të tjera që mund ta satirizosh qeverisjen? Mos e ul nivelin se ke plot lexues, ku futem edhe unë, që të respektojnë.
Fejtoni eshte nje gjini qe fshikullon bukur dhe te ben edhe te qeshesh. Une nuk mora asnje nga keto ndjesi. Shiko mbase e quani skice, ose fillimi i m=nje tregim, a novele e pse jo dhe romani...
E paske qa, ky eshte fiks ai shkrimi te qajme apo te qeshim
Thomas Gëllçi me mision për tia lëruar nënën qeverisë.S'është hera e parë që ky tipi që bëri dhe burg kur ishte drejtor televisioni sulmon ironikisht qeverinë.E aty futen bejte e barcaleta që Thomai i ka dëgjuar o lexuar gjatë gjith karierës së tij.Normale kjo në demokraci,po ky mund të hapi edhe ndonjë podcast kundra qeverisë.Punë është se tipa të tillë shpifarakë vrasin inagjinatën ti servirin publikut diçka për të qeshurpo më kot,se si pjerdh njeri.I vetmi ngushëllim për të mbetet Fulip Çakulli ti marë te portokallia rë tregojnë talentin,aty ndoshta gjen deman se po bën dikë të qeshë.Fundja mund ta provojë edhe si aktor.Ka përvojë burgu,e roli i tij e bën më origjinal.
na hangsh m.ne
JA RROFSH KARIN , VERTET E MERITOJE CFARE PESO E,,,,,,, NGA VEZHGIMI ME RREZUKTON SE TE PAKTEN NGJAN ME KALANE E PD.....
Thoma Gellci, bej bre burre nje shkrim ku ti thush Qeverise se nuk ka fuqi apo kujdes te leshoje sinjalin e RTSh ne internet. Eni Vasili eshte pjell bastarde e Sali dhe Liri Berishes, du proserbe te thekur, dhe antishqiptare te kulluar. Nuk mbetet pas Rama me mosveprimet e tij.
Patronazhistet te qetesohen se nuk rrezohet qeveria me nje shkrim ne gazete. Palloshi i tyre i Gjate eshte i sigurte
Pirdh pirdh o Thoma.se nuk ua ve veshin kush fjaleve te tua,sukseset e jashtezakonshme te Qeverise dhe KM tone te nderuar flasin vete, Shqiperia po ecen me shpejtesi ne rrugen e suksesit, kapitujt po hapen njeri pas tjetrit, Tirana eshte bere qendra e Samiteve dhe se fundi vete Presidenti i Turqise ua beri shqiptareve dhurate jo nje motorr apo makine por nje avion te tere qe do ngrihet krenar jo vetem mbi token arbenore por edhe ne mbare Europen dhe me gjere.Eshte e vertete se ka edhe defekte qe na la si trashegim Saliu gjate qeverisjes se mbrapshte 8 vjecare dhe qe keme 13 vjet qe megjithe perpjekjet tona nuk po i ndreqim,por kemi besim se gjate ketij mandati dhe ndoshta edhe 3-4 mandateve te tjera do ti ndreqim dhe do ta kthejme Shqiperine ashtu si ne vitin 2005 para se ta marre Saliu.
Z.Thoma Gëllçi shkruan bukur . Shumë klass shkrimi i tij , por nuk e di sa janë si puna ime që e kuptojnë , që Z. Gëllçi i lë shkrimet në mes ( kemi nevoj per humor ) . I vetmi difekt i Z.Gëllçi , é mungesa e CV së tij në mediat electronike , ndoshta neglizhenca e tij.....Jemi rreth 15 Shqiptarë që punojmë këtu ne Somali ( në plantacionet e kafesë të një Bossi ) , dhe te gjithë ndajmë të njejtin opinion per Z. Gëllçi .