Në vend të një kartoline urimi

1 Janar 2026, 16:45Blog TEMA
Në vend të një kartoline urimi

Nga Namir Lapardhaja

Ky vit i sapo nisur le të mos jetë thjesht një ndërrim datash në kalendar, por një provë e asaj se çfarë zgjedhim të jemi. Jo një vit i zhurmshëm premtimesh, por një vit i qartë zgjedhjesh.

Le të jetë vit i dashurisë mbi urrejtjen, sepse urrejtja lodh dhe shter, ndërsa dashuria rindërton edhe aty ku gjithçka duket e djegur. Vit i qetësisë mbi zhurmën, sepse në heshtje dëgjohet më mirë e vërteta. Vit i shpirtit mbi stomakun, ku nevojat e brendshme të mos mbeten peng i oreksit për më shumë.

Le të jetë vit i virtyteve mbi veset, i së vërtetës mbi gënjeshtrën, i përuljes mbi arrogancën që na ndan dhe na bën të verbër ndaj tjetrit. Vit i ndihmës mbi nëpërkëmbjen, sepse askush nuk ngrihet duke shtypur të tjerët. Vit i individit mbi turmën, ku mendimi personal të mos shkrihet në britmën kolektive.

Le të jetë vit i urtësisë mbi prepotencën, i arsyes mbi verbërinë, i reales mbi virtualen që shpesh na largon nga jeta e vërtetë. Vit i dijes mbi injorancën, i ecjes mbi ngecjen, sepse çdo hap përpara, sado i vogël, është një fitore ndaj apatisë.

Le të jetë vit i faljes, jo i hakmarrjes; i kërkesave të ndershme, jo i harresave të qëllimshme. Vit i dielltë, jo i mbuluar me re; i bardhë në synime, jo i zi në mendime; vit i gëzimeve që ndahen, jo i hidhërimeve që grumbullohen.

Dhe mbi të gjitha, le të jetë një vit i mbushur me të mira, i rrethuar nga njerëz që mendojnë mirë, që bëjnë mirë, që përpiqen vetëm për mirë. Sepse ajo që ngelet nga urimi nuk janl fjalët e shkruara me ngut, por ajo që zgjedhim të bëjmë në përditshmëri me ndërgjegje. 

19 Komente

  1. ,
    ,,

    Per sa kohe katundar si ky do dalin te japin mend sben hajer ai vend

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1997

      E verrete!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirana e Re

        Jo po te marrim mend nga motra jote, krenaria e semaforeve te Tiranes dhe Durresit

        Përgjigjjuni
        1. ,
          ,,

          Te qi cte mban pragu o rrrace kurvash

          Përgjigjjuni
          1. P
            Peqinsi

            Te qifshin kavajasit ne birre te bythes ty Tirans me gjithe kete katundarin e Lapardhase qe e ka surratin si ato bajgat e lopes ne oren 10 te mengjezit..

            Përgjigjjuni
        2. N
          Nje i Moshuar

          Bo bo sa mellef paske ? Po pse e quan katundar , vetem Po uron ne menyre te qyteteruar dhe te gjitha qendrojne , mund ta maresh edhe si nje thirjre ? Dikur dergoheshin KARTOLINA per urime , sot eshte ky telefon ku mund te shprehesh pa kosto ? Respekt per gazetarin e kulturuar ...!!!!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tini

            Shih ca prerje ka, plus qe shkruan marrezira. Hartime te klases se 8

            Përgjigjjuni
            1. t
              tani

              Tregon vehten 'qytetare'....gomare fshati nuk di as te lexoje....qytetare autokton 5 muaj ne rrethina...toke e xane'

              Përgjigjjuni
              1. N
                Na mbyten carat

                Ky te pakten ben hartime dhe njihet nga shume persona,por ti o TINI me shume analfabete ketu,nuk dini te lidhni dy fjale

                Përgjigjjuni
            2. e
              e veshtire por jo e pamundur

              Shume mire e ke bere Lapardhaja, por vec duhet gjetur busulla e vertete, qe te con, ne kete miresi dhe humanizem njerzor: Opoziten luftarake pa kompromis, te asaj nga vijme, osmanizmit dhe hoxhizmit,qe na ka denatyruar si race.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dashi

                Ne jemi populli më injorant, më idiot, më i pa kulturë në botë, që dimë vetëm të shajmë, të ofendojmë, të përbuzim të tjerët . Po mirë çfarë ka për t'a ofenduar gazetarin për shkrimin më sipër, që nuk ka asgjë të keqe ? Një e quan katundar ( qytetar si ky Namiri bën nga një në ditë në jashtëqitje) . Tjetri, profesor i madh ky, me gradë shkencore, ja quan shkrimin hartim, ndonse për vete nuk di të shkruajë 6 fjalë pa bërë 4 gabime, madje ja kritikon edhe "prerjen", ndonse Lapardhaja është ndër gazetarët e rinj më të mirë, sipas vlerësimit të specialistëve . Po jo, që të jesh i mirë duhet të të pëlqejnë ca plehra me shkollë fillore, që s'dinë të shkruajnë as emrin e tyre . O Zot, sa injorantë kemi nëpër këmbë !

                Përgjigjjuni
              2. t
                tom

                ik e rrot kari

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ilir

                  Si gjithmone mjaft i sakte dhe korrekt Namir! Respekte

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gëzuar

                    Lapardha. Mesa duket e paske lexuar edhe ti shkrimin e Manjanit, i cili kërkon të hiqet nga fjalori shqipes fjala “gëzuar”.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bujku

                      Respekt per Namirin!

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Idealisti

                        Të nderuar njerëz niseni vitin duke dhënë dhe marrë miresi se kështu jeta bëhet me e bukur.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Demotakercita

                          Nje lukuni qe vetem di te ofendoj dhe te ndot mjedisin ,shan autorin e shkrimit.Nga dhuna (qofte dhe verbale si kjo) pret vetem dhune.Z.Namir ka shprehur deshiren e njeriut te kulturuar se si duhet te jemi.Faleminderit Namir per fjalen e mire qe thua.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Ms.

                            "Dashi " I ka thene te gjitha . " Ku di dhia , c' eshte tagjia " , thone ketej nga " Fshati " ( Berati , nder qytetet me te vjetra shqiptare ) I lindjes se gazetarit .

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dursakja

                              Faleminderit Namir Lapardhaja! Shkrimet e tua janë të veçanta dhe që lexohen me shumë ëndje, suksese në gjithë veprimtarinë tënde dhe qoftë për ju një vit i mbarë.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje