Nga Agron Gjekmarkaj
Çdo stinë që kalon e shton dashurinë e popullit për udhëheqësit e vet!
Aty-këtu po shumohen zërat pas 13 vitesh, pse nuk organizohen festa, çabulle, ahengje, zderhallje, aktivitete me synim që emri dhe bëmat e tyre të nguliten në ndërgjegjen kombëtare!
“Kronika”, e cila karakterizohet nga ndershmëria dhe ndjeshmëria ndaj njerëzisë, vendosi të përkufizojë disa prej dëshirave të tyre themelore!
Ajo propozon që data 4 korrik të shpallet festë kombëtare jo vetëm se është festa e pavarësisë së aleatit tonë kryesor SHBA, por edhe ditëlindja e Babos!
Si e tillë shpallet ditë pushimi, degët e PS organizojnë pikniqe dhe koncerte! Kudo bëhen kurban mzetër, desh dhe cjepër! Ulësiu i bie lahutës si bard kombëtar i vetmuar në sheshin Skënderbej nga mengjesi në darkë !
Komisionin kombëtar të therjeve e kryeson Dilua, i cili bën dhe inventarin! Sa më shumë të hajë mileti, aq më gëzim ka! Rjepja u besohet deputetëve të rinj, një për qark, nën kujdestarinë e Pandi Majkos!
Bora numëron lëkurat që mos të ketë hile e vjedhje si te AKSHI!
Igli Hasani shpërndan ftesa për ndërkombëtarët!
Për atë të pjekjes në hell thirret Ismet Beqiri për Jugun, Xhemal Qefalia për Shqipërinë e Mesme dhe Musa Ulqini për Veriun, që të ketë mbulim mbarëkombëtar!
Shefe e petullave dhe byrekut askush nuk ia merr Ekonomit!
Skuqja e patateve i besohet Erjon Braçes! Sallata Ardit Bidos!
Zierja e vezëve Zeniqesë dhe Buçkos! Për repertorin e këngëve operistike, me përulësi thirret në skenën e historisë Margeriti, se Gonxhja do jetë i zënë në punë AKÇIHANEJE, duke përzier pilaf!
Komiteti që merret me vallet, isot dhe potpurritë, natyrshëm i besohet Tezes, Xhafes dhe vetë Termesë! Dollibash i Republikës emërohet Bujari i Lushnjës, edhe pse tanimë i tërhequr dhe i rënë në zvetënim intelektual!
Petrit Malaj me lozonjarin Sofjan do të merren me hekurosje, arnim dhe sistemimin e mbulesave e perdeve ! Vengu me ushtrinë do u bjerë daulleve e borive! I patëm thënë Laert Duros, tanimë rezervist, mos u ngrys prej dëshpërimit se ditë e gazit prapë vjen, e ja ku erdhi! I duhet të porosisë kamionë me domixhanë për lotët e gëzimit që do derdhen, aq sa asnjë pikë të mos shkojë dëm! Ditmar Bushati të mbahet larg se të bën gjëmën, është sabotator e revizionist si Zef Mala, të hedhë vaj ricini në makarona që të zërë barku Nikon, Damon, të madh e të vogël!
Po ashtu mendohet që data katër e çdo muaji të shpallet ditë e Babos, ku Shalsi shkon nëpër shkolla, së bashku me Klosin, dhe u flasin fëmijëve si shokë armësh!
Pas kryefestës u vendos të ketë shënja edhe për të tjerë udhëheqës!
Për ditën kur në jetë erdhi Toni nuk hahet mish dhe bulmet, por vetëm prodhime livadhesh, barishte e shpezë!
Për atë të Shalsit, në të gjitha fshatrat e Shqipërisë ku ka djem e vajza, organizohen minikampionatë shahu dhe studiohet retorika e tij parlamentare, si emancipim i fjalës!
Në përvjetorët e Belës ngrihen flamujt kombëtarë në të gjitha urat dhe tunelet e Shqipërisë! Sipër tyre në pankarta shkruhet: Nuk ka stuhi që e shemb këtë lavdi !
Shpallet ditë pushimi në porte dhe aeroportet e vendit.
Për vaktin e Mamices gratë e Çorrajt dhe të Fterrës bëjnë petulla në gur.
Në Frakull, ku është nuse, organizohet minifestivali i valles dyshe myzeqare, ndërsa në muzg djemtë e Labërisë lexojnë poezi lirike, Esenin, Pushkin, Elyar, Rilke etj! Aty merr pjese edhe Opozita me estetin e saj Bledion Nallbati qe kryeson recitimet!
Për Taon, si njeri i punës dhe nr. 2 që është, nuk lihet një ditë, por bëhet një javë! Në fshat piqen tava kukureci dhe shpërndahen në diasporë! Në Librazhd një çesmeje, një rruge, një lagjeje, një shkolle dhe një kodre i vihet emri i tij!
Për Nikon organizohet festivali i serenatave, violinave, kitarave dhe kërrnackave!
Ndërsa për Çuçin Festivali i këngës së pionierëve: O moj Sarandë, o moj Delvinë, kush ua prishi bukurinë.
Në ditën e Ulsiut, u jepet ushqim shtesë, pa kufizim, të gjithë të burgosurve që ta kuptojnë ç’ministër kanë humbur, sidomos Lal Erit!
Në ditën e Tezes, në universitetet e Shqipërisë shpallet konkursi “si të jesh ministre gjithë jetën si Tezja pa e ditur pse”! Veprat e saj behen pjesë e kurrikulave dhe antologjive!
Në ditën e Erjon Braçes, organizohen seminare trainimi online si të bëhesh opozitar duke qenë në pushtet, pa u shoqëruar me koktejl.
Për Sara Milen, organizohet kampionati i hedhjes së gjyles dhe fituesit i dhurohet një flakadan i Elda Hotit.
Në ditën e Zeniqesë, organizohet spartakiada e vogëlushëve të Rroskovecit dhe fituesve u shpërndahen dinstiktiva me gërmën Z.
Në ditën e Xhafës organizohet marshimi imagjinar nga Zona e Parë Operative në Mokër dhe fituesve u shpërndahen citate të Babos.
Në ditën e Antoneta Dhimës organizohet maratona e Myzeqesë dhe fituesve thjesht u thuhet bravo.
Një ditë pas çdo ngjarje të shënuar, një komision i drejtuar nga kulinari i shquar Ceno Klosi dhe higjenisti i spikatur Klevis Jahaj, me ndihmën e vajit të recinit, kontrollon jashtëqitjet, si tregues i gatimit cilësor.
Për Ogin dhe Oltën, Kronika mirëpret propozime, sepse redaksia nuk ra dakord.
Kostaqi i Nikos, çdo fillim muaji, i dërgon Komisionit të Ahengjeve kalendarin me ditët e shënuara, me shënimin që asnje datë të mos mungojë dhe asnjë të mos harrohet, pra të respektohet një bash-protokoll.
Hamalleqet Gencit te Tabirit !
Po ik ore Zvarranik. Bythlepires. Servil. Dru me pre. Or hajvan qe na e shpife Kur del ti MUT
O Agron kokeboshi , merrja edhe nje here asaj valles me kengen per sali kriminelin , e mos na çaj bythen me keto paçavure qe shkruan .
E dime qe ka Maloqeri Tirana. Pse n'a e shfaqni ket M.. SHPELLARI.
ky gjeku cdo qe kalon na jep mundesine te shohim shkelqimin e injorances se tij prej idioti. po ia them edhe njehere ate qe kam thene per "zgjarsine" e mirditorve te nivelit gjekut. kohe me pare ne pazarin e milotit u shfaq nje gomar, perehere te pare ne ato ane. ngjalli diskutime, habi, kureshtje cfare eshte ko kafshe. u bashkuan shume dhe shume mendime po nuk po i jepnin dum. njeni tha more njof nje burre miredite me mustaqe kreshnik dhe i mencur, shkuen e gjeten ate mireditorin, aashtu dukesh krashnik me mustaqe patllake e qelibar per duhan , nuk kishe cka me i thane per nje pamje burri vec mashalla. erdhi i trguan kafshen, mendueshem dridhte mustaqet. dh dikur mendueshem i dha zgjidhje, burra tha, burra a e dini cka eshte ky, ua them une, ky eshte lepur 300 vjec. keshtu e zgjidhi mireditori nga anet e gjekut
Gjaku i pisēt wc ēja gjakmuti ka dal e po na tregon pralla me ish sekrtarin e partis Sali Bajgēn.
O pordha qeke madhēshtor qeke fenomenal RESPEKT qeke burr i madh.
O pordha qeke madhēshtor qeke fenomenal RESPEKT qeke burr i madh.
Po ketij idjotit i duket vetja humorist?. Me humorin e tij mund te ngazellehen vetm Nokat, Vokshet , Bacet e pastaj edhe vet Berisha i lumturuar me stanin e kafsheve te gjithe ngrehines se PD-es. Ti mor zuzar nuk matesh apo nuk barabitesh dot me Edvin Ramen., ne asgje dhe nje gje eshte e vertete, qe eshte fat per vendin qe doli nje lider i tille si Edi Rama, qe me vizionin e tije i dha tjeter pamje shqiperise, ku gjer dje quhej sukses se te nderkryerit Sali i kishte buzeqeshur nga larg ndonje udheheqes i Evropes; sot vjen gjithe evropa ne shqiperi dhe ne 2030- ten Shqiperia behet plotesishte vend evropjan. Kjo , do apo sdoni ju, ne dac plasni ne vend, se Edvin Rama hyn ne histori si shtetberes e patriot i madh, ndersa ju si keqberesit me te medhenj te ketij vendi.
A nuk ngjit kjo ironia jote , o bajgat e Berishes ...!
Per te lep[ire bythet qe i kane dhjere ne surrat ketij qimelepiri- vendi eshte i xanun nga vet bqmarkaj.
Vazhdon ky budallai? Kujtova se ky humor I dhjere I ketij tipi badhke me pordhen e Fahriut nuk do te piptinin kete vit! Por me mire ! Ja vlen te vazhdosh! Sepse nje shkrimtar I njohur thote: Beni kujdes: " se kur budallai kupton qe eshte budalla, ne ate moment ai behet I zgjuar! Gonja nuk duhet ngacmuar! Gezuar 2026 budaenje, por mos d ndryshoni! Jeni te mire! Si prishni pune asnjerit!
Më nëntë e mbi dhjetë shaluarë këto të nëntat - ditët - e festoj unë Gonxito e pse jo mbë dhe mbi si t'a shkrova e me pa skain n'orë e thirrjen supreme si jehona dikur therrëse e ç'u bë standard në t'folmen dhe s'u ndëshkua, e ja de që, si hëna që s'duket, tre ditë zgjatka si thonë e thuhet e për si është rrënjosur dhe mbase edhe s'e thua, ti, i, pa faj, qënç! Çudia që s't'deh e pika që s'i vaka. Buçet, dhe dëshmon, bulevardi! T'kenë gabuar vallë se - ç'e pa saktë ditë - edhe mbi gur u gdhënd dita kur mbarti dhenë. S'i mbankërka supit të rëndin hatër. I skajshëm hai - hui drejtshkrimor mes çudive akademoshkencore. Hoi! Hu!? Njëzetenjë ditë bëu grevë urie dhe dilu fotozhenik me tezgë edhe për bela - siç vjet u kreshte telenoval i zhurritur. Forti rreshtat. Qe ç'i zuri ndia për rastin: Një i ri fare farefisnore farë i tradhtuar dhe si tha, me të vetën goj e dhe edhe përnderet nazifashoballist premtoi - për Skirtonët e Ptolemeut që Plini i ndau në dymbëdhjetë fise - dhe sa rronin mbi at'dhe vdenë - vdekjen, e tradhtisë; si dhe shton Pouqueville; veç po të rrafshojnë malet dhe të kthejnë të lumenjve rrjedhë ata duket se sfidojnë zotërit kalimtarë të botës; të huaj ndaj ndarjeve dhe shpërndarjeve të vendit që bëjnë fitimtarët, maqedonasit e të tjerë, ata, janë të pranishëm në rrëzimin e perandorive, dhe nën çfardo emri që iu caktua, ata..." - për dhenë e Shqipërisë.