Nga Ylli Pata
Crans Montana, një nga zonat më të vizituara turistike të Zvicrës, përjetoi në ditën e ndërrimit të vitit një tragjedi të tmerrshme.
Në qendër të qytezës turistike malore, ndodhet pub-i “Le Constellation”, ku në orët e vona të 31 dhjetorit duke u gdhirë 1 janari ndodheshin një numër i madh të rinjsh për të festuar. Papritur shpërtheu një zjarr i madh që shkakton ferrin në qytezën e Zvicrës Jug perëndimore.
Sipas të dhënave të deritanishme bëhet fjalë për 40 të vdekur dhe 119 të plagosur. Pjesa më e madhe shumë të rinj nga mosha 25-36 vjeç. Pjesa më e madhe zviceranë, italianë, francezë, por ka ndër ta polakë, serbë, boshnjak e portugezë.
Një tmerr i vërtetë që ka shokuar gjithë kontinentin, ku thuajse mediat kryesore europiane kanë dhënë e japin minutë pas minute lajme mbi tragjedinë.
Të gjitha raportimet bazohen mbi raportet publike zyrtare dhe rrëfimet e marra nga njerëz që kanë qenë dëshmitarë. Askush nuk ka bërë pista prej asnjë momenti, përveç autoriteteve profesionale që njihen nga më të mirat e botës. Policia e Kantonit dhe ajo federale nisën punën që në momentin e parë për të dokumentuar gjithçka, duke arritur të pyesin thuajse të gjitha palët që kanë dijeni dhe kanë të bëjnë me mjedisin në fjalë. Janë pyetur autoritete lokale dhe natyrisht dy pronarët e pub-it si dhe punonjësit. Deri më sot nuk ka pasur asnjë arrestim, e natyrisht asnjë pistë e vulosur para kohe.
Beatrice Pilloud, prokurorja e përgjithshme e kantonit Valleze, ka qenë në terren që në momentin e parë, së bashku me ekipin e saj.
Prokurorja Pilloud vetëm sot, përkatësisht më shumë se 24 orë ka deklaruar për mediat se “dyshimet e forta janë se zjarri është shkaktuar nga qirinjtë piroteknike e vendosura mbi shishet e shampanjës, e më pas flaka të jetë përhapur me shpejtësi. Në realitet, referuar rrethanave të hetimeve, nuk jam ende në gjendje të deklaroj me saktësi dhe siguri nëse ka ndonjë problem në masat e sigurisë teknike nga administruesit e lokalit apo autoritetetet vendore.
Hetimi është hapur për shkeljen penale të zjarrit të shkaktuar për neglizhencë me pasojë vrasjen dhe plagosjen. Por po punojmë të zbulojme nëse dikush ka përgjegjësi penale për këtë incident. Nëse kështu do të jetë, do të hapim hetime të reja”.
Prokurorja e përgjithshme e Kantonit ka të gjithë autoritetin që të bashkëpunojë me policinë kantonale dhe atë federale për të hetuar shpejt dhe me mjetet më të fundit që zotëron shkenca e një vendi ekselent.
Politika zvicerane nuk ka folur fare përveç shprehjes së dhimbjes dhe ngushëllimeve. Presidenti i Federatës Zvicerane, Guy Parmelin, pasi shprehu ngushëllimet e ndihmoi tre vendet fqinjë: Gjermaninë, Francën e Italinë për ndihmën me ekipet e emergjencës, ka shpallur 5 ditë zi kombëtare për tragjedinë e rëndë.
Askush nuk foli për “pista me burime” dhe deri më sot nuk ka kërcitur asnjë prangë, duke u hedhur në turmë si melhem për dhimbjen.
Më shumë se një vit më parë, në Koçan të Maqedonisë së Veriut, një qytezë e vogël, një zjarr ka shpërthyer papritur në një diskotekë.
Vdesin 60 persona dhe plagosen 150 të tjerë. Qeveria bëri thirrje për dorë të hekurt ndaj fajtorëve dhe luan me kartën nacionale. Meqë viktimat ishin maqedonas u gjenden pa lidhje “fajtorët” shqiptarë. Duke arrestuar ish-ministrin e dikasterit që administronte objektet tregtare kulturore, plus një numër të tjerë zyrtarësh. Deri më sot ende nuk dihet përfundimi i shkakut real të zjarrit, megjithëse ishte në një farë mënyrë i ditur pasi fishekzjarret kanë qenë detonatori i shkëndijave që u kthyen në flakë.
Përveç prangave, mjedisi u farkëtua me një urrejtje të madhe, ku lufta politike ndaj BDI u kthye në një armë politike për të rritur votat nga partia e kryeministrit nacionalist Kristian Mickovski.
Këto ngjarje të rënda ofruan dy panorama të ndryshme të sjelljes së shtetit e shoqërisë ndaj një tragjedie. Kur një vend tenton të shërojë plagët duke i mbyllur, e një tjetër që hap të reja, duke përdorur opinionin jo si pjesë e komunitetit, por si tifozë të një arene gladiatorësh.
Larg qoftë të kishte ndodhur tek ne, ku përveç kobit e mortit, “kalorësit e kalorëset e vdekjeve” do të lëshonin breshëritë e pistave dhe prangave që nuk do të kishin asnjë lidhje me ngjarjen, por me axhendat politike, që riarranxhohen në moment.
Për të marrë nga vdekja, favoret që mbjell kaosi, tmerri dhe paniku…
TemA
Ne shqipni lodraxhijt e shpellaret do kishin shfrytzu rastin me fitu medalje mbi njerez te pafajshemI duke futur ne burg. rrojshi lodraxhijt e shpellaret se burgjet do jene plot edhe mbas amnistise.
Në Shqipëri ndodhi, me ujësjellsin e Vlorës. Më 5 qershor 2024, në Kalgari, qytet i madh në Kanada, me 1.5 milionë banorë, u ça një nga tubat kryesorë të furnizimit me ujë. U desh gati një muaj të zgjidhej problemi. Ndërkohë banorëve ju vunë kufizime shumë të rrepta në përdorimin e ujit. Vetëm 40% e kapacitetit funksiononte. Ishin me fat që patën 40% ujë se mund të mos kishin fare. Nuk u morr vesh kurrë kush e mori tenderin e tubacionit që u ça. Hahahaaaa! Por komedia në Kalgari vazhdon: tubi i rregulluar plot mundim u ça prapë këto ditë. Pra mbajti vetëm DY vjet! Dhe ne qahemi në Shqipëri!
Gabimet e bëra: 1. Tavani ishte bërë me material që digjej shpejt. 2. Daljet e emergjencës ishin Shumë të vogla. 3. Në lokal kishte më shumë nherëz se kapaciteti i daljeve të emergjencës. 3. Kamarierët nuk ishin trajnuar si të vepronin në rast zjarri.
Si ka mundesi qe ne zvicer te ndodhe nje gje e tille?? psh ne lokale te tilla duhet rrjeti kunder zjarrit qe disa butona arrine te fikin zjarrin o pjeserisht.. pasi eshte e obliguar dhe organet kopetente te kontrollit per cdo 6 muaje.. dhe fundit kontrolloret e sigurise( bodigardet qe ndodhin jashte pasi kishte shume te rije ne afersi te ported se daljes) kure jane thirrur per cfare po ndodhte kane hapur portat e sigurise aty jane futur nga jashe brenda duke penguar daljen.
Ndodhin sepse eshte zhvillim global. Debilizimi i shoqerive ecen me hapa te shpejta, sidomos i gjeneratave te reja. Shume do kishin shpetuar nqs nuk do ishin te zene duke bere video. As nuk do kishte ndodhur nqs nuk do kishin ndezur fishekzjarre dhe qirinj .