Nga Auron Tare
Disa miq të mi më kanë pyetur mbrëmë se si e shikoj unë ngjarjen në Venezuelë, sidomos prej këtu ku jam në Amerikë. Nuk është se mendimi im ka ndonjë peshë apo rëndësi për ngjarjen, por, meqë më kërkuan të shkruaja diçka, po ua plotësoj dëshirën me një përshkrim të perceptimit tim.
Nuk ka asnjë dyshim se regjimi i gjatë i Maduros ka krijuar probleme të mëdha sociale në vendin e tij. Venezuela ka varfëri, papunësi dhe plot probleme të trashëguara, të cilat, kur ballafaqohen me jetën plot luks të elitës pranë Maduros, krijojnë një kontrast të fortë social. Maduro nuk pati dot as retorikën dhe as karizmën e Chavez-it, i cili mundi të elektrizonte masat dhe të krijonte një mbështetje të madhe në popull. Industria e naftës është tërësisht e vjetëruar dhe pamundësia për shfrytëzimin e saj ka sjellë papunësi dhe ngadalësim të ekonomisë. Edhe pse një vend që pretendon model social, shërbimet bazë kanë mungesa të theksuara, duke bërë që pasiguria të sjellë edhe një rritje të emigracionit.
E përmbledhur, e gjithë kjo tregon se Maduro nuk kishte mbështetje reale nga ata që pretendonte se përfaqësonte. Fakti që u arrestua në dhomën e gjumit tregon qartë se njerëzit përreth e tradhtuan dhe se ushtrinë nuk e kishte më në krah.
Megjithatë, për t’iu referuar fakteve të botuara në media serioze amerikane, Venezuela e Maduros ishte një vend konservator nga pikëpamja sociale. Nuk njihte abortin, martesat gay, të drejtat e transgjinorëve apo ligje të tjera mjaft të debatueshme edhe nga konservatorët republikanë në Amerikë. Venezuela është një vend autoritar, ku shteti kontrollon pjesën më të madhe të ekonomisë, si edhe aspektin social. Është vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë dhe vendi me përqindjen më të vogël të trafikut ilegal të drogës në Amerikë. Show-t televizive mbi goditjet e varkave që sillnin drogë drejt brigjeve amerikane ishin një limonadë që askush nuk e gëlltiste.
Pra, për ta përmbledhur, Venezuela është një vend me regjim autoritar, i varfër, i cili nuk e kërcënonte dot Amerikën, por zotëron burimet më të mëdha të naftës në botë burime që nuk kontrolloheshin nga amerikanët.
Ndërkohë, të gjithë ata që patën kohë dhe dëshirë të ndiqnin konferencën për shtyp të Presidentit Trump pas arrestimit të Maduros mund të shihnin qartësisht një nga shfaqjet më interesante të politikës globale, nëse do ta krahasonim atë me periudhën historike të rënies së Republikës në Romë dhe vendosjes së Imperiumit, apo autoritetit të Cezarëve.
Gore Vidal, një nga mendjet më të mprehta amerikane të shekullit të kaluar, në librin e tij mbi rënien e Republikës, e ka paralajmëruar qartë rrëzimin e republikanizmit amerikan dhe vendosjen e dominancës imperiale. Por, asnjëherë, sipas mendimit tim, as në librin e tij kjo nuk ka qenë më e dukshme dhe më e artikuluar sesa në konferencën e 3 janarit nga Trump.
Në një farë mënyre, për ata që e njohin mirë historinë, ky fjalim ishte një moment që e ndan si me thikë tranzicionin nga Republika në Imperiumin e Cezarëve (Presidentit). Në daljen e tij përballë gazetarëve, Trump tregoi qartësisht se Kongresi Amerikan nuk është më organ i dobishëm apo vendimmarrës në politikën e shtetit; përkundrazi, ai i poshtëroi ata duke i quajtur “njerëz që nxjerrin informacion”, një frazë që e përsëriti disa herë për të treguar se nuk kishte arsye pse t’i përfillte kongresmenët.
Presidenti Trump, me mjaft krenari, përsëriti se “Venezuelën do ta administronin vetë amerikanët”, pra si një provincë e kapur me luftë, ku e drejta e pushtimit legjitimon çdo veprim. Sekretari i Shtetit, Rubio, “do të jetë përgjegjës për këtë administrim”, u shpreh Trump, duke i dhënë atij titullin e një “Legati Augusti”, të ngjashëm me një administrator nën urdhrat e Perandorit dhe jo të Senatit.
Sekretari Rubio, në ndërhyrjet e tij, theksoi disa herë se në veprime të tilla nuk kishte asnjë arsye të merrej mendimi i Kongresit dhe përsëriti frazën se Trump ishte një “President që duhej marrë seriozisht”, edhe pse dikur argumentonte të kundërtën.
Në konferencën për shtyp, shprehje si demokracia, e drejta e vetëvendosjes së popujve, zgjedhjet e lira dhe slogane të tjera u anashkaluan tërësisht dhe, në një farë mënyre, Trump u tregua shumë i sinqertë duke i trajtuar këto si shprehje pa ndonjë rëndësi reale në kontekstin e Venezuelës.
“Administrimi i Venezuelës nuk do t’u kushtojë asgjë taksapaguesve amerikanë”, premtoi Trump, duke shtuar se nafta e Venezuelës, nga sot, do të administrohej nga administrata Trump. “Jo vetëm që do të administrojmë naftën, por do të paguajmë edhe ata që janë dëmtuar në të kaluarën”, deklaroi sërish Trump, duke nënkuptuar se në projektin e ndërhyrjes në Venezuelë janë përfshirë edhe shoqëritë e mëdha të naftës, të cilat u larguan nga vendi pasi Hugo Chavez udhëhoqi një revolucion 25 vite më parë, duke rrëzuar elitën e korruptuar venezueliane nga pushteti dhe duke shtetëzuar burimet e naftës.
Një nga momentet më brilante të Trump me gazetarët ishte përgjigjja për lideren e opozitës venezuelase, një zonjë të cilës vendet skandinave i dhanë Çmimin Nobel për Paqe vetëm një muaj më parë një vendim qartësisht politik.
“Zonja”, u shpreh Trump, “është një grua e mirë, por pa asnjë mbështetje dhe reputacion në vend. Nuk kam asnjë arsye të flas me të, pasi nuk është pjesë e planeve tona.” Kaq mjaftoi për të treguar impotencën e institucioneve të Nobelit, si dhe dështimin e ‘mbështetjes’ së politikës pa shtyllë kurrizore të lidershipit europian ndaj opozitës venezueliane.
Dhe, në fakt, ende pa mbaruar konferenca për shtyp e Trump, në llogaritë X të lidershipit europian filluan mesazhet servile të kryeministrave, të cilët kishin hallin e popullit venezuelas dhe jo çështjet e së drejtës ligjore ndërkombëtare. Servilizmi europian ndaj Amerikës mbi çështje me rëndësi thelbësore për të drejtën ndërkombëtare shumë shpejt do të përballet me momentin kur Presidenti Trump do të marrë Groenlandën si një të drejtë legjitime për sigurinë amerikane ndaj kërcënimeve të mundshme.
Ndërkohë, në ndryshim nga europianët, zëra të rëndësishëm në Amerikë të së drejtës ndërkombëtare iu kundërvunë me vendosmëri Presidentit Trump. Ata argumentojnë se ndërhyrja amerikane në Venezuelë jo vetëm që ishte një shkelje e së drejtës ndërkombëtare që garanton sovranitetin e shteteve, por edhe një goditje e rëndë ndaj institucioneve legale të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore për të ruajtur dhe garantuar rendin botëror.
Këtij teatri absurd që zhvillohej paradite iu pasua shfaqja e mbrëmjes së mbërritjes së helikopterëve të shumtë që transferonin Maduron në burgun e sigurisë së lartë në New York. Regjia e përkryer, që vetëm një mjeshtër i televizioneve si Trump mund ta organizonte, kishte në sfond helikopterët dhe Statujën e Lirisë. Ideja se e shkuara e Venezuelës kalonte mbi Statujën me Pishtar në Dorë dhe jo mbi puset e naftës ishte mjaft domethënëse. Ndërkohë që një pjesë e ekraneve transmetonin imazhet e Maduron, pjesa tjetër shfaqte ndeshjet e futbollit amerikan.
Agron harove the thuash se e gjithë kjo që bëri Trump ishte edhe si një përpjekje e radhës për të fituar mbëshretje më të madhe nga amerikanët për politikat e tij kur ajo në fakt ka rënë në 37%. Në Amerikë sajimi I një show politik në sektorin e jashtëm për të fituar përkrahje në sektorin e brendshëm nëpërmjet patriotizmit është modë. Por kësaj radhe injoranca e kësaj administrate është aq skandaloze sa është më e pakta që mund të thuhet. U krijua një precedent që tashmë legjitimiton agresionin rus në Ukrainë por dhe një ndërhyrje të Kinës në Tajvan në të ardhmen. Kjo ështënjë turp I madh për Amerikën dhe që në fakt I ka lënë edhe mbështetësit më të fortë të Trump në botë me gishtë në gojë. Heshtja flet shumë në këto momente!!
Prisni, kur brenda janarit, Kina nën shembullin e SHBA të ndërhyjë në Tajvan......... Pse ti paske të drejtë të ndërhysh në një vend me origjinë spanjolle dhe unë nuk paskam të drejtë të bashkoj kinezët në një shtet?.............................. Se Vuqiq po bëhet gati të rrëmbejë Albin Kurtin.
Nje analize shume e sakte dhe interesante e situates… E tmerrshme qe zera te tille jane pak..
Jam dakord! Kur isha i ri e urreja Enver Hoxhen. Tani qe po kap te 50 kam kuptuar qe nuk ishte aq shkare sa e benin. Te pakten te gjitha parashikimet e tij ne politiken e jashtme kane dale te verteta.
Ky turp i madh për Amerikën dhe shkeljen e kushtetutës së saj nga një aventurier dhe një administratë kllounësh o @Realisti ,ka për ta çu Amerikën në luftë civile,nëse kongresi,senati dhe gjykata supreme nuk do ndërhyjnë në kohë.
Cili turp o gjemb? Cilën kushtetutë ka shkelur o ferrë? I ka lujt fenë o gjemb! Ska bythë dreqi e diktatori që nuk po dridhet akoma! Khomenei në iran e ka radhën! Marksisto islamistët e morrën mesazhin. Bravo Trump!
I madhi dhe i forti bene ligjin. Edhe pse Venezuela kishte regulluar jeten e mire ne vend,populli e donte dhe e votonte Maduron si president.Por kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe e pranueshme per SHBA, sepse dont naften e saj,sajoi akuzen per droge e sulmoi arestoi presidentin,pushtoi vendin sepse keshtu donte i forti. Ai nuk pyet se shkeln te drejtat,sovranitet apo pavaresia e Venezueles. Pushtimi i Venezueles nga SHBS, nuk eshte i drejte,por ja qe i forti nuk pyet.
Jo pak bacila malinje te komunizmit te hoxhes, vazhdojne te vegjetojne dhe ushqehen nga trupi amerikan, si lloji dhe dinastia ie ketij auron tares,si ish hetues, qe torturuan shqiptarin e thjeshte, apo ish mender diplomate etj,qe lehnin pa rreshtur kunder imperializmit amerikan.
Po he more Auron, po he të shkreten se ky shkrimi yt na sqaroj , se kishim mbetur pa mend po mos të bënje ti këtë shkrim dhe tja përplasë në fytyrë imperializmit amerikan direkt nga strofkulla e tij,pra direkt nga Amerika. Ti je trim e jo përralla. Oooo këtë koment e bëra pa lexu shkrimin, por duke menduar unë që ti je një trim e kollos, mendova se mund ta kritikosh rëndë Trampin, por kur e lexova shkrimin tënd të plotë, atëherë bëra komentin, ku më rridhnin si uji fjalët.
Τe ra percia apo maska o Amerrika e "STATUJES LIRIS"! Popujt gjithmon bien vimktime nje te paudhi diktator ! Ja pra edhe Amerika ,shembulli i burimit demokracis dhe Liris e shpreses se te shtypurve tregoj qe nje i "CMENDUR" qe futi ne dor pushtetin te kthehet ne nje diktator e te organizoj nga ky vend te "liris 'dhe shpreses ate cka ben ata qe historia i denoi dhe sot e kesaj dite ! Ajo histori shkruhet me germa te medha personazhesh "te medhej "qe organizuan dy luftera te medha Boterore Edhe ky psikopat po tregon "fytyren" e forces se atij populli qe e votoi Populli shqiptar fatkeq qe provoi diktaturen cnjerzore me viktima pa fund te luftes klasave qe depertoi deri brenda ne familje duke i percar deri ne palc ,po vazhdon te vuaj doren e kelysheve te tij me kryebanditin vrasesin dhe hajdutin e vicidolit per tja len vazhdimin krye banditit tjeter krye,hajdutit paallosh i pangopur bashk me vartesit I them keto tju kujtoj qe kohzgjatja ne pushtet degjeneron politikannin si dhe fuqia ben te njejten gje Kjo "deshir e madhe" e Trampit te "cliroj"popullin e Venezueles esht nje genjeshter e madhe pas se ciles fshihet interesi i asaj nafte qe po kerkon te kontrolloj ne sherbim te tij dhe diskretitoi komplet administraten politike te Amerikes qe per ne esht nje zhgenjim i madh........
Psikopat ,megalloman .hajdut .Cfrytezon fuqin e amerikes Tani kerkon groenlanden se gjoja na kercenon danimarka.NE fillim foli per drogen e venezueles tani flet per naften.Larg qofte amerika po kthehet si gjermania e 1935, gjysmen e gazes gjoja per paqe por per kushnerin,venezuelen ,danimarken emirateve te bashkuaramarabise saudite dhe katari 3000 miliard $.Bota duhet te ruhet nga ky hajdut ,narcisist.Maduro ishte diktator por nafta eshte e popullit te venezueles jo e familjes se pedofilit dhe playbojsit
Nese na heq edhe Maduron tone qe eshte ku e ku me i keq per popullin se sa Maduro atehere ja bej hallall Trampit kete aksion me goditje te perqendruar, perndryshe do ti jap urdher ta dergojne menjehere Maduron ne Venezuele ,madje bash ne dhomen e gjumit ku u arrestua . ti rregulloje edhe deren qe e prishen me eksploziv. dhe ti jape diete per netet e fjetjes ne Amerike. Jo per ndonje gje por kur krahason pagen qe merr Trump qe drejton Ameriken e boten te duket si lypsar ne krahasim me ate qe marrin "udheheqesit" tane. Sa per krahasim ,Trump per kater vjet te nje mandati merr gjithesej 1 milion e 600 mije dollare ndersa Bela jone vetem me nje te rene te lapsit ne Tunelin e Llogarase merr 50 milion euro , pra sa paga e presidenteve te tridhjetedy mandateve 4 vjecare ose sa paga e presidenteve te Amerikes per 128 vjet.