Mbreti lakuriq dhe idiotët e Tiranës

7 Janar 2026, 11:25Blog TEMA
Mbreti lakuriq dhe idiotët e Tiranës

Nga Ilir Yzeiri

Aksioni i fundit i SHBA-ve, i nxitur nga Trump, për të rrëmbyer diktatorin Maduro dhe gruan e tij në një aksion spektakolar, të denjë për filmat western të Hollivudit, ka shkaktuar reagime të forta në gjithë botën. Askush nuk e vë në dyshim që Maduro ishte një diktator gjakatar, që e mbante pushtetin me forcë, me dhunë e burgosje. Vendi, për shkak të tij, ishte kthyer në një gërmadhë vuajtjesh. Presidenti i zgjedhur kishte marrë arratinë dhe liderja e opozitës, fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Maria Corina Machado, jetonte në ilegalitet. Vetë Trump ishte më i qartë se të gjithë kur tregoi arsyen e këtij aksioni. Ai tha se në hemisferën Perëndimore janë interesat amerikane dhe nafta e Venezuelës, ashtu si edhe pasuritë e tjera të saj, janë interesi ynë strategjik. Në këtë pikë mjaft analistë të shquar, si Fridman apo Zakaria iu referuan dokumentit për strategjinë dhe sigurinë kombëtare të publikuar pak kohë më parë nga Trump, në të cilin, siç thoshin të gjithë komentatorët, parimet e mbrojtjes së demokracisë, të lirisë dhe të tregut të lirë janë zëvendësuar me ato të interesit ekonomik dhe biznesit duke iu përmbajtur boshtit mbi të cilin është ngritur politika e Trump që është « Amerika First ».

Edhe diplomatë europianë, si ambasadori Sequi, fjala vjen e komentoi këtë veprim të ushtrisë amerikane si kalimin nga forca e së drejtës në të drejtën e forcës. Mbështetur në atë që ai tani e quan jo doktrina Monroe por Donroe, Trump ka kërcënuar hapur se kërkon të pushtojë edhe Groenlandën. Ai tha se edhe Kolumbia është nën mbikqyrjen tonë, Kuba po ashtu dhe Irani. Në fillim të mandatit ai pat kërcënuar edhe Meksikën. Dhe si për ta bërë më të prekshme këtë dëshirë të tijën dhe për të na siguruar se Trump nuk do të ndalet, Sekretari i Jashtëm Rubio tha se Trump ka një karakteristikë : ai atë që e thotë e bën. Nuk vonuan më pas edhe karakterizimet e medias perëndimore, por edhe asaj amerikane për politikën e re të Trump. « Imperializmi lakuriq », shkruante « The Guradian », « Putinizimi i politikës së jashtme amerikane », vijonte një tjetër.

Fareed Zakaria, gazetari i njohur i CNN-it dhe drejtuesi i emisionit të famshëm GPS, e mbyllte me ironi komentin e tij duke thëne se aksioni i fundit i Trump në Venezuelë u frymëzua ngë slogani i njohur « Make Venezuela great again ». Në anë tjetër, opinionstë të ndryshmë nisën të ngrejnë pikëpyetje të mëdha. Nëse vërtet interesi i Amerikës është të zhduke diktatorët dhe të promovojë demokracinë, përse u la deri në cfilitje tragjike Siria?

Ndërsa ana tjetër e medaljes janë Rusia dhe Kina. Të gjithë janë në alarm sepse tan inuk ka justifikim për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, ashtu sikundër edhe Kina për shkak të interesave të saj strategjike, mund ta pushtojë kur të dojë Tajvanin. Strategjia e re e mbrojtjes kombëtare të Trump e justifikon luftën për territore, sepse ajo nuk mbështetet në mbrojtjen dhe ruajtjen e demokracisë e të lirisë së kombeve, porn ë interesa strategjikë. Një anë tjetër që vunë re komentatorët politikë të të gjitha vendeve ishte anashkalimi i Kongresit dhe shpërfillja e OKB-së dhe organeve të saj. Por edhe më tragjike që u vu re nga të gjithë ishte shpërfillja e aleatëve. Të gjithë kujtuan me këtë rast, ndërhyrjet e SHBA-ve në Irak e Afganistan. Në atë kohë aleatët europianë, kanadezë e australianë, u bashkuan nën drejtimin e SHBA-ve për ato aksione të cilat, për fat të keq nuk i arritën qëllimet e tyre të para.

Madje dikush u shty më larg dhe i kujtoi Trumpit se Danimarka aleatja e vyer e SHBA-së iu bashkua që në fillim SHBA-ve dhe në Irak e Afganistan janë vrarë mbi 45 ushtarë danezë, duke shënuar numrin më të madh të të vrarëve nga radhët e NATO-s në raport me popullsinë. Ndërkaq, në Shqipëri, ashtu siç ndodh gjithnjë kur pordhohen ngjarje të mëdha, këtu te ne nis e merr udhë folklori banal dhe frustrimet tona i transferojmë në lojërat e gjigandëve apo bajlozëve.

Një opozitë e drejtuar nga një i rrjedhur dhe i mbuluar me krime kundër popullit të tij, por i përkëdhelur nga SPAK, ndërton skena delirante dhe e përqas Shqipërinë me Venezuelën si shprehja e fundit e atij të marrit që sheh nga dritarja e çmendinës ku është strukur ardhjen e Baba Dovletit. Amerikanët vetëm njëherë kanë ndërhyrë gati edhe ushtarakisht në vendin tonë e madje dërguan këtu edhe një ambasadore siç ishte Mariza Lino e cila i priu rebelimit të armatosur të vitit 1997 për të larguar nga pushteti Berishën. Në atë kohë ajo madje shfaqej në publik edhe me veshje ushtarake. Herën e dytë amerikanët janë marrë me Shqipërinë atëherë kur atë që e larguan me forcë nga pushteti e shpallën edhe non grata familjarisht. Ndërsa tani, në Strategjinë Kombëtare të publikuar nga Trump Ballkani ka një peshë gati të papërfillshme.

Aty madje thuhet se sanksionet dhe vijat e kuqe te hequra deri tani do të kthehen në ligje. E gjitha kjo ngjan me një frazë të njohur dhe burokratike por që nuk shtyhet më tej. Problemi ynë i madh tani është se Serbia dhe Rusia pas saj, do të jenë gati të nxjerrin nga sirtarët dosjet e vjetra të politikave shoviniste dhe Kosova mund të jetë shënjestra e radhës. Europa e bashkuar nuk po arrin të imponohet si një aktor kyç në politikën ndërkombëtare. Ajo është e pafuqishme dhe e zbehtë përballë autoritetit amerikan.

Siç thoshte me të drejtë gazetari italo-amerikan, Alain Fridman, liderët europianë të strukur pas tavolinave mezi presin të marrin një telefonatë nga Trump. Asnjëherë si sot bota nuk ka qenë më e pasigurtë dhe fati i popujve dhe vendeve të vogla më i paparashikueshëm. Siria na dha një shembull se vetëm nga brenda dhe me vullnetin e popullit të vet mund të arrihet suksesi.

Ndaj, për të parë se çfarë ndodhi realisht në Venezuelë duhet të presim. Deri tani, pushtetin e kanë pasuesit e Maduros. Opozitarët nuk arrijnë të kthehen në vendin e tyre. Gazetarët që raportojnë ndryshe nga vullneti i pasuesve të Maduros përfundojnë në qeli.

23 Komente

  1. K
    Klimax

    Dëgjuat gjë për rrëzimin e diktaturës, për demokracinë, për opozitën, për varfërinë, për drogën, për ........?!!!!! Jo! Atë që dëgjuam është se Trump ka një "marrëveshje" bashkëpunimi me qeverinë aktuale për "blerjen" e 500 miljon fuçi naftë nga Venezuela!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Greenland

      Trump si i “marr” qe eshte, lexohet kollaj. Kur thote “hemisfera perendimore”, “harron” qe Irani eshte ne “hemisferen lindore”. Nje tjeter eshte qe parrulla “America first”, kjo i dedikohet edhe “Izraeli first”? Dhe Izraeli e dime qe nuk eshte ne “hemisferen perendimore”. Pune banditesh.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhezo Smokthina

        Populli ka një shprehje të mënçur për ata që nuk shikojnë shtëpinë e tyre, por plaken me hallet e botës, e cila thotë:" Plaç moj bythë e plasur, ç'halle paske pasur!" Yzeiri shumë i shqetësuar për fatin e demokracisë në Amerikë!!! O nëne, o nëne...!

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bureto

        Ndër qindra përkufizime per Politikën është dhe ky: "Politika, arti i të mundshmes"! Dikur nga im atë kam degjuar një shprehje, (me siguri dhe ai e kishte degjuar) se : ",Kur politikën e bëjnë të mëdhenjtë e ka emrin 'politikë', kur e bëjnë të vegjlit quhet 'budallallëk'!". me siguri, ne shqiptaret duhet të futemi tek keta të fundit. Në kete drejtim më tipiku ishte Enver Hoxha, diktatori ynë qe i ''shpalli lufte'' dy suerfuqive te kohes, ish Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve te bashkuara te Amerikes, pa harruar më vonë edhe Kinen superfuqi në ngritje. kujtojme slloganet e kohes: ''Shqiperia shkemb graniti në brigjet e Adriatikut'', ''Bar do hamë dhe nuk dorezohemi'' etj, etj. Rezultatin e asaj ''politike të madhe'''' realisht në shërbim te pushtetit të tij, por e shitur si ''mbrojtje e sovranitetit'', tashmë s'ka shqiptar që nuk e di.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Politics

          Politika ne vetevete (quod se) eshte e mire, sherbim. Kurse ne praktike (quod nos) eshte e keqe, pune e piset (dirty business).

          Përgjigjjuni
          1. T
            Torino

            E mo kolaq!Po ate shprehjen FLAMUR pse se thua-apo s'te kujtohet!E ka thene ai patrioti yt:SI KUR ZIHEN-DHE KUR PAJTOHEN SUPERFUQITE,HARZHET I PAGUAJNE POPUJT!Me duket se koha i dha te drejte!Tani te gjithe jemi bere gjithollog,po he te lutem thuam qe e kishte gabim dhe do te te kerkoj falje!

            Përgjigjjuni
          2. T
            Taveni Arseni

            O Bureto po tē paktēn Enveri ishte mē mir se krimineli Sali Bajga. Se Enveri tē thoshte pusho mos fol se tē vras. Kurse krimineli hajdut Sali Bajga tē vriste mbas shpine e ta xani tē gjith pronēn e shqiptarve. Prandaj lēri fillozofit e tua.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pu pu pu

              Ne fakt me komunist idiot se ty nuk ka!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Na keni çare koken

                Me gjithe Kryeidiotet, servil te pushtetit te korruptuar qe na çane koken me sajesa se gjoja shqiptaret presin te iki Rama si Moduro. I njohin shume mire realitetin gjeopolitik njerezit. Nuk ngelen ta mesojne nga qenie pa shtylle kurrizore

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Maduro si Berrisha

                  Ne Shqiperi Maduro nuk e njohin fare, vetem emrin i kane mesuar.... Maduro ka punuar shofer autobusi ....nuk ka kryere studimet universitaire. Maduro mbas vdekjes se présidentit bolivarienne, ne zgjedhje mori 50.06 % , tregoje hapur qe nuk kishte mbeshtetje popullore . Venezuela eshte vertete shtete me infrastructures admirable te shikoshe veshjen dhe paisjet e policise , uniforme oficerve te graduarve eshte vertete nje shtete , pa gjykuar sistemin e qelbur komunist. Maduro intelektualisht kishte problème , largoje pothuajse te gjithe Çavistet dhe i kerkone sherbimit te survejonte te gjithe ministrat.....

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Florjan Sinoimeri

                    O idjot i ler po ça komonisti jam un ? ? ? Jam 22 vjeç e kam lind nē Oslo nēqoftse e di e kujt ēshtē Oslo ? E si qekam un komonist o idjot. Por un kam lexuar hitorin e shqipris se vi nga familje intelektuale. Nēna ime Doktoresh e babai Inxhinjer. E si mund tē jet familja ime komoniste o idjot. E shikoje vet se si un e flas shqipen e si e shkruaj mē mir se ty.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Greta

                      Enveri vërtet të vriste për një fjalë goje, por dhe “palloshi” ynë, për të njëjtën gjë, të hedh në rrugë të madhe të lë fëmijët pa bukë… Guxo ta shash, po të punosh diku në “shtet”…

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shporruni sahanlepires

                        Kur do mbytet kjo anije fantazem qe emertohet Rilindje,qe te na zhduken nga ekranet keto shkerdhata analiste,patronazhiste,te reduktohet 50?ministata te behet vend normal.Ka mundesi qe te behen qeverite si ne Itali ku cdo 2-3 vite nderrohen,ndersa administrata tekniciene etj nuk leviz. Te shporren keta qena se nuk durohen fare fare

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Amerika e ndyre dhe e degjeneruar fashiste e krimi

                          MADURO dhe qeveria e tij mund te kene 1 Milion te keqija por I takon popullit te venezueles te bej ndryshimin e jo Amerikaneve HALABAK keta jane mësuar te hane e pijne e te dhjesin si kafshe dhe tani qe po ju ngushtohet laku kerojne te kafshojne ne cdo ane.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pak koment

                            Pak koment .Nuk rrezohen kollaj diktaturat po nuk fryjti pak ere nga perendimi keshtu ndodhi edhe me 1989 me renien e murit te berlinit. prandaj duhet ndonjehere nje dore e forte qe te zgjohen popujt.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mali Tranajojit

                              Çudi e madhe .Për të qënë më të pranueshëm me të ngjajshmit e tyre pra me opozitën sot në çdo përballje pa tjetër që duhet të zihet në argumentat e tyre Enveri . Sipas komentuesit Bureto mal(ndoshta gjirokastrit) Enveri e kish gabim që matesh me dy dhe më von tre superfuqitë që nuk ju nënështrohesh .Por përkundrazi mori masa për rezistencë të gjithëanëshme në rast të një sulmi alla Trampo amerikanit apo BRSS e më von edhe ndaj kinezëve të Maocedunit e vëndeve për rreth kufirit tonë .Po përse more të uruar e ulni nivelin moral politik patriotik dhe flisni pa sens pa e peshuar në mëndje atë që mendoni e shkruani ??? Po si thoni ju të dashur komentues të ekzaltuar nga pushtimi i Venezuelës nga Verdhashi Tramp keq ka bërë sistemi që shkojë dhe Enveri që mori masa për mbrojtjen që nuk u nënështrua në asnjë rrethanë ,që e ngrnte zërin në organizmat ndërkombëtar ? Përse ishe gabim që e përgatiti gjithë poullin për mbrojtjen në rast të një sulmi nga supefuqitë dhe më tepër nga shtetet që na rrethojnë ? Përse gabim u bë që u hodh parrulla dhe u zbatua prodhimi i bukës së popullit në vënd ? A u bë gabim që u ngritën mbi 500 fabrika uzina lere pastaj me dhjetra miniera ? U bë gabim që u ngritën shkollat në gjithë vëndin deri inë çdofshat u hapën edhe kopshte e çerdhe.? Si ta konsiderojmë hapjen e universitetetevedhe institute të arësimit të lartë në vënd. U veprua gabim që u ngritën spitale në çdo qytet dhe spitale lokalitetesh dhe ambulanca në ço fshat U veprua gabim që u krijua një bërthamë e fortë ushtrie gazerme ? Po që u morën hapa gjigande për mbrojtjen nëpërmjet armatimit me teknikë e armatim që për kohën ishim në nivel jo të pa konsiderueshëm dhe me një fortifikim që për nga rëndësia mateshin me vijat më të fortifikuarat të luftës së parë dhe të dytë botërore ??Po përse more trutharë ishte gabim që ishin marë masa për një luftë të mundëshme të imponuar ne të kishim rezerva për disa vjet ushqime për popullin dhe ushtrinë ??Po përse gabim ishte që ne deri në vitin 1990 kishim me mbi 105 shtete në të gjitha anët e globit mardhënie diplomatike në rang ambasadash dhe konsulata ?? E h çfar të thuash e çfar të lësh në kët temë ??.Jo jo zotëri në rast se dotë kishim këtë kocept se i vogëli ska pse të ketë pretendime për të mbrojtur vehten shtetin atdheun e vet spse nuk i ka fuqitë të përballojë të mëdhenjtë atëhere ky është kapitullim moral shpirtëror ushtarak Po bëj një pyetje retorike . Si do të vepronit në rast se të vjen një i huaj në shtëpi dhe meqënë se mudet të jetë me i fort të mos reagosh edhe kur ai të vjedh apo të përdhunon familjen ?? E di përgjigjen që me këtë rast vdekja ju ndan o përdhunuesi o i zoti familjes gjallë .Dhe tani po vazhdoj pyetje po atdheu a nuk është një familje e madhe a nuk duhet të luftojmë për ta mbrojtur apo lëre se ne nuk na sulmon njeri . ??Po shikoni çbën sot Evropa.I janë kthyer domosdoshmërisë së përgatitjes për luftë sepse ekziston rreziku i një sulmi nga Rusi Mendoni që në këto 5-6 muaj i janë vënë në dispozizion mbi 800 miliard euro për forcimin e atësisë për luftë dhe që kjo shifër dot kalojë biliardat në vijim e në çdo vit Po sikur Rusi të ndërrojë mëndje dhe të mos e sulmojë evropën përse kjo evropë po trmbet ?? Po pse ti harxhojë këto fonde kaq të mëdha? ?? po sistemi jon i shkuar që ishte vetëm përse të mos merrte masa mbrojtëse ???? Tani për të qetësuar ca kritizer të sëmurë që e shumëzojnë me xero atë sistem po ju them me bindje por edhe si ushtarak Po , po ,po, në fushën e mbrojtjes është bër shumë punë .Ama janë bërë dhe gabime që nuk mundet të inorohen .Dhe gabimi me pasoja për ekonominë ka qënë teprimi në fortifikimin e vëndit . Të tjerat janë broçkulla dhe dëngëla të disa intelektualëve të të gjitha krahëve të cilët për tu bërë të besushëm për Opozitën apo pozitën dhe të tjerë shtresa të shoqerisë që kanë nivelin më të ulët për ta gjykuar atë kohë. Është fatëkeqësi që mbas 35 vjtësh ndryshim të gjykosh situatën gjeostrategjike dhe politike botërore të para viteve 1980 me mendjen e sotëme . Sidoqoftë po të jemi realist bota sot i është kthyer politikës diplomacisë dhe situatës gjeostrategjike të 80 vjetëve të shkuara Në qoftë sepër 80 vjet patëm dy blloqe të medha politiko ushtareke që e mbajtën globin në detantë ,sot po krijohen situata që do të grumbullohen shtetet në tre grupime politikoushtarake dhe ekonomike( Amerikë Azia Evropa ) ku kjo Evropë do të jetë në trysni të dy super blloqeve si një sanduiç Kush e njeh këtë situatë e kupton dhe i jep të drejtë ( sado pak) ish sistemit në vendin tonë për qëndrimin ndaj të mëdhenjëve edhe pse i vogël në ekonomi ,popull ,në ushtri, dhe sipërfaqe armiqtë as i injorojë dhe as u besojë por me aq sa mundi u përgatit për situatat që do ti imponoheshin ,..

                              Përgjigjjuni
                              1. j
                                joel shkodra

                                Ne gjithe kete shkrim e vetmja fraze e sakte eshte "gabimi me teprimin e fortifikimit te vendit me pasoja per ekonomine". Me ne fund, e the te verteten. Pak eshte kjo pasoje qe na detyroi te ngriheshim me 3 te nates per 1 shishe qumesht, me triska qe detyruan te ndaheshin familje te tera, me radha pa fund per vajguri etj.? Me sa duket z. Mali me shume ju kane pelqyer tunelet e bunkeret per "te dridhur" boten dhe s'ka gje se "dridheshim" nga te ftohtet neper radha e neper shtepija. Sa per shkolla, spitale etj. jane ndertuar te gjitha me punen tone te papaguar, sepse "falas" nuk mund te jape asnje shtet. Gjithkund mbahen me taksa. Ishte shume e bukur sepse dukej se i kishim "falas" kur nuk fusnim doren ne xhep. U provua mbi kurrizjn tone se mund te ishim "te barbarte, por te varfer".

                                Përgjigjjuni
                              2. T
                                TV Klan

                                Enver Hoxha përdori komunizmin për pushtetin e tij Kurrë nuk e zbatoi Ishte diktator. I pëlqente pushteti. Por jo gjithshka e bëri keq Jepi çezarit atë që i takon

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mali( pak replik)

                                  Po Joel nuk të heq mendimin se populli nuk ka patur probleme ekonomike sidomos për vitet80 -90 gjë që do të isha naiv të mos e pranoj . Por një gje duhet të kapësh në komentin tim domosdoshmëria e përgatitjes për mbrojtjen dhe mos ulja e kokës dhe dridhja nga armiqtë e jashtëm që e gjykojnë gabim të pretendohej se ne do ti përballonim të mëdhenjtë e botës dhe më mirë të mos flisnim të mos armatoseshim përgatiteshim për mbrojtjen se do të ishte e kotë se ne nuk na sulmojë asnjë dhe si përfundim ne kemi harzhuar kotë resurse të konsiderueshme të ekonomisë . Jo Joel jo nuk mundet të arsyetoni kështu veç në se je nga shtresa e të përndjkurve politik që kanë të drejtën e zotit të mos ju pëlqej asgjë nga sistemi i kaluar sepse kanë patur koseguenca të pa riparueshme .Ama po qe se je iri deri në moshën 40 vjeç flet me mëndjen e Saliut dhe të ca birbove të politikës 35 vjeçare sepse nuk e ke jetuar atë kohë që të dish të bësh diferencën e atij sistemi me këtë që po jetojmë .Por sidoqoftë ju keni mendimin tuaj dhe pa tjetër që atij do ti bëni ysmetin . Por brezi i ri duhet të njohë mirë të kaluarën që e ndertuan prindërit dhe të tashmen që po kontribuojnë dhe sakrifikojnë edhe vet familjarisht . Pylli zJoel ka nevojë të krasitet që të rritet i shëndetshëm. Por një druvar që nuk din si bëhet ja fillon prerjen mbarë të pyllit .Kështu ndodh edhe me një pjesë të popullit tonë që e shumëzon me xero një periudhë 50 vjeçare të punës djersës dhe kontributit që kanë dhënë në ndertimin e vëndit dhe të ekonomisë tonë Sa dhe si u bë kjo është punë tjetër dhe kanë rolin ta trajtojnë istancat shkencore historike dhe politike.Sigurisht pa mbrojtje me pasion dhe jo realist të sistemit të kaluar por nga ana tjetër pa nihilizëm të sëmurë për të shprehurr urrejtjen patologjike për kohën që jetuan dhe punuan të parët tanë . Edhe një gjë tjetër desha të përmend Thoni se ato që u bënë u bënë me taksat tona . Po kjo është e vërtetë . Por po sot a nuk paguajmë taksa etatime .?? Po më thuaj çfarë veprash janë ndërtuar që ti shërbejnë shoqerisë tonë për 100 vjet? Deri tani asnjë hidroçentral nuk është ndërtuar dhe kemi 35 vjet që vetëm rrugë e pallate bien në sy Përse nuk po ndërtohen apo ska lek Pra duhet edhe lek edhe vizion edhe përkushtim edhe politika zhvillimi që këtë e bëjnë qeveritë jo me urdhër të peshkut gjë që këto politika i kanë munguar kto 35 vjet. Me fal se u zgjata përsëri por më pëlqen ti themi gjërat me realizëm.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. j
                                    joel shkodra

                                    Sa per te shuar kuriozitetin tend: nuk mund te quhem i perndjekur, por kam pesuar shume si une si e gjithe familja ime.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. j
                                      joel shkodra

                                      I nderuari Mali. Jam krejtesisht i asaj periudhe. Jam 80 vjeçar. Kam nostalgji per ato vite jo per sistemin, por sepse isha i ri dhe, po te isha edhe nje here i ri, do te shkoja me shume deshire ne ato aksione e zbore. Jemi rritur ne menyre te veçante nga gjithe rinia e botes. Te gjitha diktaturat kane "te mirat" e tyre si: qetesia, siguria, disiplina, pastertia etj., por qe asnjera prej tyre nuk mund te krahasohen me LIRINE qe mungonte.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. D
                                      Doktori

                                      Mali Tranajojit! Shko vella kurohu ke QTUja ose me mire keq 5, se qenke keq! Ik e derman se sapo fola dhe po te presin dhe ta kane bere gati dhomen, te shkuara e xhan.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Labi

                                        Venezuela eshte lule para Shqiperise, nese gazetari do te perdorte faktet per dy shtetet nuk te bente kete shkrim banal, nese gazetari do te shikknte europen te pakten per nje muaj do te kuptonte ne cfare shteti jeton.Ne Shqiperi njerezit nuk dine cfae hane,nuk ka kontroll shteteror per ushqimet, shendetesia mks te rafte halli,siguria mjaftin te lexosh ne gazeta skandalet e fundit dhe e nerr vesh,me e forta permbytjet e fundit ki shikohet qarte se shteti nuk ka asnje ide si ti bej ball kesaj pune,Shqiptaret po korrin te mbjellat e para 35 vjeteve,te mjeret brezat qe vine,lum kush iku e siguroj familjen jashte.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje