Ngjarjet e fundit, në Shqipëri dhe përtej saj, kanë sjellë një impakt të fortë publik. Shoqëritë e trysnuara, të lodhura dhe të frustruara, në kërkim të një çlirimi të shpejtë, kanë një prirje të njohur: çdo zhvillim të rëndësishëm e përkthejnë menjëherë në “zgjidhje magjike” politike, sociale apo institucionale. I njëjti mekanizëm psikologjik, me një shpejtësi marramendëse, po vepron edhe në Shqipëri. Madje, këtu efekti është i fryrë artificialisht nga mënyra se si një opozitë e dobët, e paorientuar dhe e etur për pushtet po i trajton këto zhvillime.
Procedimi penal, masa e sigurisë dhe, më tej, kërkesa për heqjen e imunitetit ndaj Belinda Ballukut, përtej gravitetit real dhe juridik të çështjes, janë interpretuar nga opozita shqiptare si fundi i Edi Ramës. Sipas kësaj narrative, Rama qenka dorëzuar, qenka në negociata për fundin e tij politik dhe shumë shpejt do ta ndjekë fati i Ballukut. Madje në treg kanë dalë edhe emrat e parë të kryeministrave teknikë. Në këtë vorbull krejtësisht surreale, opozitarët shqiptarë sillen si oborrtarë në mbretërinë “post Rama”, ku secili projekton detyrën në qeverinë e ardhshme, ndërsa thjesht duket se kanë harruar se mbreti ka plot 83 mandate.
E njëjta mendjelehtësi shfaqet edhe në mënyrën si u trajtua arrestimi i Maduros. Me një analogji të varfër dhe qesharake, kjo ngjarje u transplantua menjëherë në realitetin shqiptar. Sipas një pjese të opozitës, Rama është gati të “rrëmbehet” nga dhoma e gjumit në Surrel dhe të degdiset diku, dhe me këtë rast amerikanët do t’u dorëzojnë çelësat e qeverisë te dera e Shqupit. Vështirësia më e madhe, sipas kësaj logjike, do të jetë zgjedhja mes Flamur Nokës apo Fatmir Mediut për ministër të Brendshëm.
Përtej arsyetimeve fëminore që shfaqin thuajse të gjithë këta opozitarë, një fakt mbetet i pamohueshëm: pafuqia e secilës opozitë, dhe e të gjithave së bashku, për ta mundur Ramën me forcat e tyre. Ngazëllimi, ndoshta jo krejt pa bazë, për fundin e modelit Rama të qeverisjes, ua ka nxjerrë më shumë se kurrë në pah paaftësinë politike. Dhe kjo nuk është shenjë e mirë. Të paaftë për ta rrëzuar vetë pushtetin, të pazotë për të mobilizuar shoqërinë, ata janë të rrezikshëm për nesër, nëse pushteti u bie rastësisht në dorë. Sepse, në thelb, nuk ofrojnë asgjë tjetër veçse oreks dhe makutëri për pushtet.
Ata që sot nuk arrijnë të mbledhin më shumë se 5 mijë vetë në shesh, kur të pakënaqur janë më shumë se 500 mijë, janë në garë për karrigen e Ramës dhe jo për të mundur modelin e tij. Dhe më të shëmtuar se Rama janë ata që për pafuqinë e tyre fajësojnë popullin që nuk i kupton, apo edhe më keq, që nuk i meriton sakrificat e këtyre palo politikanëve.
Pikërisht këtë model, me emra dhe ngjyra të ndryshme, po e ofrojnë edhe opozitarët e sotëm. Artikulimi i tyre politik ka rrëshqitur deri në grotesk: njëri guxon të shpallë emra kryeministrash të qeverive tranzitore; tjetri, si “ujk i vjetër”, kërkon të mos nxitohet me emra, por fillimisht të bashkohen opozitat, pastaj qeveria, pastaj pushteti; një i tretë shkëlqen me idenë “brilante” që të gjitha provat kundër Ballukut të bëhen publike, që “bota ta marrë vesh” çfarë ka bërë ajo.
Të dehur nga etja për pushtet, ata po artikulojnë që tani veset më të errëta të karakterit të tyre politik, bashkë me paaftësinë e tyre strukturore. Po shërbejnë në tigan fytyrën më të shëmtuar të zhvillimeve politike, juridike dhe sociale që e presin Shqipërinë, ndërkohë që peshku është ende në det.
Së pari, ajo që po ndodh në Shqipëri është një zhvillim qartësisht dhe ekskluzivisht juridik. Është zhvillim i drejtësisë. Dobësimi i Ramës vjen nga frika reale që ai ka ndaj saj dhe jo nga turmat para zyrës së tij. Është frika e atij që e di se drejtësia antikorrupsion është serioze, frontale dhe nuk fal askënd. Opozita nuk po e kupton se kjo goditje nuk synon thjesht Ramën apo qeverisjen e tij, por një model të tërë: modelin ballkanik të qeverisjes përmes korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Dhe si i tillë, ky proces nuk do të falë askënd.
Së dyti, i gjithë ky proces zhvillohet nën mbështetjen e qartë dhe shtytjen e partnerëve euroatlantikë. Ata që shkuan deri në Miraflores, deri te dhoma e gjumit e Maduros, për të çmontuar një regjim. Në Shqipëri, këtë operacion force po e kryen SPAK-u, ose më saktë euro-amerikanët përmes SPAK-ut. Dhe ata e dinë shumë mirë se ky investim historik në demokracinë shqiptare nuk bëhet për t’u “shitur” që nesër të vijë një Berisha, Lapaj apo Shehaj, të cilët shfaqin të njëjtat simptoma pushteti si Rama. Ajo që po ndodh është ndryshim regjimi në kuptimin e plotë të fjalës, jo një rotacion banal kastash politike.
Mjafton kjo për të kuptuar se sa të vegjël, sa të papërgjegjshëm publikisht dhe sa të varfër në arsyetim shtetëror po sillen politikanët e opozitës sonë. Sot, ata janë pjesa më e dhimbshme e realitetit politik shqiptar.
Ndërkohë që ata shohin ëndrra me ministra, kryeministra, tenderë, abuzim pushteti dhe interesa meskine, dikush duhet t’u thotë një të vërtetë elementare: Rama është ende në pushtet. Është i plagosur, por jo i rrëzuar. Ai ka ende 83 mandate. Partia Socialiste mbetet forca më e madhe politike në vend. Ai kontrollon buxhetin, administratën, rrjetet e krimit dhe perceptohet ende nga një pjesë e publikut si kryetar i shtetit. Dhe një pushtet i tillë, edhe i plagosur, nuk dorëzohet pa zhurmë dhe pa pasoja.
Prandaj, detyra sot nuk është të ëndërrohet për nesër. Detyra është të mendohet për të sotmen: si rrëzohet realisht Rama. Të mbështeten ata që e kanë vendosur sot Ramën në qendër të ringut, sepse ata janë çelësi i suksesit. Dhe mbi të gjitha, të hiqet dorë nga llogaritë personale për pushtetin e së nesërmes. Sepse ndryshe, ajo që do të vijë pas Ramës rrezikon të jetë thjesht Rama me emra të tjerë.
Ke humbur kohen kot me shppellaret xhan
Analize perfekte, bravo Desada, exelent, smart Brain, me le pa fjale,Je njesh.
Nje opozite qe mban per Leader nje ´non grata´, familjarisht, per korrupsion madhor e cenim te interesave te USA e ato Britanike, pas me shume se 6 vitesh, eshte vetedijshme qe nuk ka shanse te pranohet e te konfirmohet ne pushtet edhe ne rast te kapercimit ¨epokal¨, alias ´nga fitorja ne fitorje´ ..... Ndaj te vetmin synim real ka te fosilizoje kuotat sado te vogla ne ´Kullen e Fidilshte te Korrupsionit Veteadministrues e Sovranist´ = ´Punet Tona, Gjerat Tona´, ku ka edhe bekimin naiv e politikisht vetevrases jo vetem te Mazhorances ¨socialiste¨, por edhe te pjeses me te madhe te Establishmentit Politik Shqiptar te trashur nga dhjami korruptiv e/o vete paaftesia endemike origjinale per te qene politikane e/o akoma me thjeshte njerez te afte profesionalisht, te ndershem moralisht e materialisht, e keshtu te besueshem nga shtetasit e zgjedhsit shqiptare si dhe nga interlokutoret nderkombetare. -------- Pika kritike dhe me e rrezikshme e degradimit total te Establishmentit politik sidomos per shkak te perballjes gjithnje e me shume, me lart ne hierarki e me thelle ne merimangat e lidhjeve e rolet e familjeve e familjareve te ngushte..., me Drejtesine dhe Sekuestrimin e 'Gjese se Grabitur', eshte qe ne kontekstet e dinamikat fluide rajonale, europiane e globale, te provokoje nje lloj '97 e/o '98 te dyte .....!
Shqiptaret kane vetem nje merak te madh,te krijojne nje parti personale,paçka se nuk kane me shume se 100 veta qe i ndjekin nga pas.Ndonje hyn ne parlament,por nuk merren me detyren e ligjvënësit,aq sa nuk marrin pjesë ,ne ligjin e buxhetit,apo kur kryeministri prezanton programin.Vijne ne parlament vetem per te share,grushte tavolinave dhe denoncojnë duke përdorur lajme tv nga analistet dhe nga mejhanet
Sali Berisha me partin e tij gjoja demokratike e kupton vet se Ramen nuk e rrezon dot me protesta dhe vota,per kete ai e mban shpresen t'a rrezoi me ane te SPAK-ut,GJKKO dhe BKH. Per te treja keto, Berisha po derdh dollarin lum ashtu siç po bene per te hequr damken e zeze,non grata te njollosur nga SHBA, Anglia, Evropa dhe populi shqipetar. Sali,per te mbuluar lidhjet qe ka blere drejtesin,po bene protesta duke u çirrur se do rrezoi qeverine por kryesisht Edi Ramen. Mesa shikojme ne praktike,dejtesia po ja ploteson urdherat Sali Berishes. Nga kjo mund t'i vij e keqja Edi Rames.
Fiks,i ke thene te gjita per se mbari
Nje manual I shkelqyer per gjithe shpellaret e versulur per kolltuqe
Duhet ditur dy gjēra pēr zgjedhjet e 11 majit 2025, ata i fitoj PS ( 83 deputet nga 140) dhe sē dyti me pjesmarrjen e opozitēs nē komisione dhe parlament, jan pranuar.Ju bējē me dije se zgjedhjet pērsēriten ose mbahen para afatit vetēm kur kemi tē bējm me kriz ushqimore ose financiare, ku nē rastin tonē asnjē nga kēta dy dukuri nuk ēshtē nē aktualitet.Pērderisa Ramēn e uroj gjith politika botērore, atēher tē ulim kokēn dhe tē shohim punēn tonē. Pērsa i pērket Ahmetaj, Balluku, lali Eri, Beqja., PS i ka vēnē para ligjit dhe pasurit e tyre me djers apo dredhi, jan bllokuar
Sa te arrestohet Rama ty do te bejme kryeminister.
Pse opozita nuk cakton Salen per president ne Venezuel se me Ramen ka maru pune,delta force e Pd-ës qeka gati,eshte tu prit te selia.?Ti thone Trumpit dhe ai e cakton sepse prof.dr.komunist Sali Berisha ka sjelle democracine.
Po me qeverine e pilincit cdo te bejme? Lapaj llapa llapa do gjithe farefisin ne qeveri,po muli me cunin e fari pordhes qe u ulen ne karriket e ministrave.. Te gjithe duan nga nje karrike si tiku qe rri para kryeministrise ne nje karrike dhe sa here kaloj aty me kujtohet vargjet e bariut,bariu shoke bariu kur gjemon dhe gryn veriu,eshte jashte fatziu...
O Rame mos e rruj tocin fare po futi dhe nji pal zgjedhje se perball ketyre kellirave merr 90 deputet. Po pse u be deti kos qe te marri poste lloj llloj bq
Vajze e mencur ke dhene leksion me shkrim per fshataret e politikes rrugace opozitare qe vegjetojne e rrine ne parla pa ment vetem per pordhe,trimeri foshnjore,zhurme arxhinjsh dhe per ti bere qejfin plakut qe i futi ne listen e mbyllur per deputet e per ti terhequr si qen pas vetes sic po ben.
Nje portret ekzakte i " Opozites " berishiste , kesaj garanteje te pushtetit te Edi Rames dhe njeherazi aksioneria kryesore per placke ne kete limerin e "Tranzicionit " tone jetegjate . Desada , e vetmja shprese per kete vend , eshte SPAKU . Zoti e ruajte ate nga balta dhe urrejtja e gerrdalles komuniste , Sali Berisha !
Një shkrim shumë i mençur dhe profesional. Urime të përzemërta, zj. Metaj!
Te them te drejten ke shkruar aq logjikshem sa nuk me besohet. Sakte dhe plotesisht reale ke bere nje fotografim te lakuriqesise opozitare. Askush nuk e ka bere nga keta gazetaret e tjere.
Brilante !!!
sali berisha eshte kriminel kete e di gjith bota. por te gjith ata deputet qe futi kerma sali jane deputetet. me te ndyr ne. parlament. poshte krimineli sali me flamur nok dhe shok
Nje gje nuk e tha gazetarja: Qeveria e Rames hiqet vetem me vote! Nuk e kuptoj pse znj. Metaj, gazetare, nuk e ceku kete vije demokratike ???
Cfare flitni ore njerez Rama asht qytetar dhe din me punu kurse ai shpellari qe asht ul pre malebe don me mesu tiranesit.
Shkrim brilant, Desada ben analize perfekte si gjithmone. I ke thene te gjitha dhe shkrimi yt tregon se foltorja e vicidolit e ka marre rrugen e mutit njehere e pergjithmone dhe sivjet ajo po rreshqet ne humneren politike qe vete ngriten me djeg'jen e mandateve para 5 vitesh . Fundi politik I Vampirit 82vjecar eshte I afert. Ai nuk do arrije kurre tek qeveria teknike se nuk ka mbeshtetje popullore, sa te kete ne krye perbindesh 82 vjecar me 27akuza mbi kurriz dhe me 2 nongrata nga dy fuqite me te medha te botes.
Rama jo vetem qe nuk vuri mend kur tha para se trump te behej president per here te pare : trump si president fatkeqesi per ameriken dhe per boten" por ne shkurt 2025, pa u bere muaji qe Trump ishte zgjedhur president per here te dyte leshoi idiotesine e rradhes: amerika i terhoqi ushtaret qe kishte ne SPAK, nuk jane me, kane ikur". Me pak fjale tani jemi te qete!!! Mjaftojne keto dy momente per te kuptuar se sa te mbyllur e ka ky zoteri me Ameriken ceshtjen! Amerikane4 nuk e falin dhe ikja e tij eshte tashme e qarte. Mund te doje 1 muaj, 6 , nje vit, por rama e ka mbyllur! Nderkohe Pd e berishes nuk do vije kurre ne pushtet. Kurre dmth, per sa kihe te perfaqesohet nga Berisha, Noka, Paloka, mziu e ca te tjere. Vleresohet qe shume shoejt jo shume larg, persona si jorida tabaku, agron shehaj e ndonjectjeter do gjejne gjuhen e perbashket per te udhehequr sic duhet shqiperine
O mjeshtēr hē mor mjeshtēr do e mbash kallamin e sheqerit nē goj si thua ? U komentua u komentua u komentua
Pse pse pse pse........! Shqipëria kaq e dënuar me një klasë politike të tillë,thonë e la fajin Rama,apo e dëgjojnë e shikojnë dhe kuptojnë vehten opozita opozita e sotme,Edi Rama ëngjëll mbase nuk është,por ama 100 herë më mirë se opozita është,e tregon mbështetja e popullit ndaj opozitës zero as më pak as më shumë zero,këtë opozitë po e shohim të degradohet dita ditës në vulgaritet në idiotësi në dhe kotësinë e saj kronike sa na vjen turp nga vetja për kë paskemi votuar dikur,më kujtohet një batutë filmi ha ti Laro më mirë t'i se ata,kështu vazhdo t'i Edi Rama më mirë t'i se ata,vetëm ule pak ritmin e vjedhjeve se ti dhe PS mund të përfundoni si Sala me shokë të braktisur nga populli i tyre.
te te rroje ramazoni dhe salehu ty, keni 30 vjet e keni ndritur deri tani keni ngel vetem 500.000 pleq dhe 200.000 patronazishte qe i puneson shteti. beji te fala pakistanet qe po te sjell padroni dhe gjeji ndonje nuse se dike do kine ata.
Enderrat makth me fundin e Rames kane kapluar tere qymezin mediatik te tij te paguar me parate e vjedhura te Inceneratoret e jo vetem!
Hajaha
Bravo Desada. E meriton me të vertetë tutullin gazetare e cila njeeh pa doreza politike realitetin shqiptar.
Nuk jam dakorde me ju komentues , Tiku Qukapiku ka mare karrigen dhe ka kohe qe eshte i pari te déra e kryeministris si mundet qe Ballist Qorra Bufon tu dalin para atije qe ka vendosur karrigen i pari te déra , a ju kujtohet rradha e qumeshtit e vajgurit......... Qe PS ka mbi nje milione votues per Tiku Qukapiku nuk eshte problème , e rendesishme eshte qe eshte i pari qe ka vendosur karrigen. Vendi ka nevoje per opozite se ti thoje Stop SPAK ut kur tejkalon kompetencat ..... Por me keta kllun qe shfaqen para kryeministris me njerez te semure psiqik ....jemi large ......
"Detyra sot nuk eshte te enderrohet per te nesermen???!!!" E KUSH, je ti valle te shprehesh deshira te tilla, qe pervecse makabre - ngaqe vrasin Realitetin e Shpirtit Njerezor - jane edhe te dhunshme, se kush te ka dhene Fuqi, por edhe hapesire, moj trushkulur te flasesh marrezira, qe nuk bejne gje tjeter, pervecse mbushin perseri, hapesiren social-mediatike me junk, junk junk dhe junk, qe vetëm ben te Perhershmen: Err ate te Vetme Shprese, qe per here te pare, nga nje kohe shume shume shume e gjate ne Histori, na eshte shfaqur ne Horizont ne si Vend, dhe o Burra, t'a shtypim, t'a vrasim, t'a presim, sepse pikerisht, shkel mbi kallot (nese ka) te ketij pushteti hibrid e te padeshiruar, sepse nga 80 vjet tani, NUK funksionon dhe eshte Imperfekt ne Qenien e tij, sepse nuk degjon ato qe do Shpirti i Paster i Zotit, e qe ENDERRON i gjithe Populli Shqiptar!!!✝️✝️ Proven e kesaj qe them e kemi tek kjo mani e cmendur e njerezve te ikin e ikin, se jane te lodhur me hipokrizine qe ky sistem i "Ri" vlerash ofron: imagjinoje - te denon te enderrosh per te Nesermen, kaq mizor dhe i pashpirt eshte!!! Prandaj, nuk me ngelet gje tjeter pervecse te them: OUR LADY OF PONTMAIN, KI MSHIR PER NE!!✝️✝️ OUR LADY OF KNOCK, TRIUMFO MBI MAZONERINE!!!✝️✝️ OUR LADY OF FATIMA, NA MBRO NGA ADULTERIA DHE IMPURITETI!!!✝️✝️ OUR LADY OF GOOD SUCCESS, NA BO DREJTSI E NA JEP FITORE MBI SATANIN, ATIN E GENJESHTRES DHE MASHTRIMIT, VJEDHESIN DHE SHKATERRIMTARIN E CDO TE MIRE DHE BESNIKERIE, VRASES I VIRTYTIT, IMPONUES I MANIPULIMIT DHE MASHTRIMIT TEK I VARFRI DHE I VUAJTURI, TEK I VOGLI DHE I PAFAJSHMI!!!✝️✝️ IMMACULATE HEART OF MARY, KI MSHIR DHE NA CLIRO NGA DJAJT!!!✝️✝️
Për këdo që e konsideron Ramën ok: - Vetëm për raportin e cunguar aktualisht me SHBA nuk duhet të jetë në atë post. Kemi partner strategjik SHBA dhe të të mënjanojë partneri strategjik - largohu me të mirë
Moj nuk është problemi për të rrëzuar Ramën Por kujt tia japim drejtimin? Katranit që ka djegur disa herë Shqipërinë
Nje vend kaq i vogel, me uje, diell, lumenje, liqene, det, alpe, nuk arrin te krijoje nje te ardhme per shqiptaret? E çuditshme. Komunisit spiun Sali Berisha, duhet hequr nga politika. Nese ka nje zë opozitar, duhet ngritur fort, jo per t edale tek Kryeministria, por te kuptuar se me keto Flamuret et Gaz-ra, Rama rri edhe 100 vjet ne pushtet.
Bashkë, me paaftësinë e tyre; themeltare, të dehur nga etja për pushtet politik, ata po artikulojnë veset më të errëta të karakterit të tyre themelor, që tani; ç'kanë, të qëndrueshme, e kë në krah do t'kenë, kanë ku venë por s'kanë ku t'struken. The second kiss was better, try again.