SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

8 Janar 2026, 10:23Blog TEMA
SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

Nga Fatos Çoçoli

Rasti i pezullimit të aktivitetit të ZvKryeministres Balluku nga Prokuroria e Posaçme e vendit(SPAK) dhe më tej i kërkesës së saj për lejen e Kuvendit për arrestimin e ZvKryeministres, ka ndezur një debat të gjerë publik që ka javë që vijon dhe ka trazuar çdo qytetar, përtej shkumëzimeve partiake të rradhës.

Në një vend me demokraci të konsoliduar, drejtësia flet me prova, akte, dokumente dhe vendime, jo me fragmente të përzgjedhura nga komunikime elektronike, të shpërndara në media në mënyrë të kontrolluar dhe të fshehtë. Asnjë prokurori e posaçme e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk do t’ia lejontë vetes një sjellje të tillë.

Kjo është arsyeja pse marrja nën hetim e ZvKryeministres dhe kërkesa për ta arrestuar nuk po kuptohet nga shumë prej nesh si një proces hetimor i pastër, por si një gjyq popullor, i ndërtuar mbi copëza komunikimesh, nënkuptimesh dhe insinuatash.

Dhe ky është një problem shumë më i madh sesa vetë hetimi. Kur drejtësia dërgon mesazhe përmes rrjedhjeve të informacionit, që ajo vetë çon në media, atëhere drejtësia nuk po heton, por po vepron politikisht.

Gjyqi popullor është arma më e vjetër e sistemeve të dobëta. Në të nuk ka fakte të plota, nuk ka prova të plota, nuk ka transparencë të plotë. Ka vetëm copëza të kontrolluara, të cilat krijojnë një atmosferë të paracaktuar faji.

Publikimi i copave të zgjedhura, të shkëputura nga çdo kontekst profesional dhe administrativ, është praktikë e rrezikshme për një demokraci të brishtë si e jona dhe një drejtësi në sprovën e zjarrit për të luftuar efektivisht abuzimin me fondet publike dhe korrupsionin.

Kjo sjellje deformon realitetin, prodhon gjykim emocional, krijon perceptime të rreme dhe përgatit terrenin për “gjykim moral”, jo ligjor.

Kjo nuk është drejtësi, është dramaturgji. Gjyqi popullor shërben vetëm për një qëllim: të gjykojë personin, përpara se sa të gjykohet dosja.

Dhe është fare e qartë se cili është objektivi i kësaj teknike të vjetër dhe të shëmtuar, të padenjë për një institucion si SPAK, që e ka domosdoshmëri të jetë serioz dhe të justifikojë kontratën morale me qytetarët, si institucioni i shpresës për vendosjen e kulturës së përgjegjësisë në administratën tonë publike.

Objektivi me gjyqin popullor, ku e ka katandisur veten SPAK të futet në gatim, është të ndërtohet perceptimi publik i fajit, përpara se sa të flasë gjykata. Nëse qytetarit i paraqiten disa rrjeshta komunikimesh të njëanshme, të dala në një kohë të përzgjedhur, në një atmosferë të ngarkuar politike, atëherë edhe gjykimi i tij rrezikon të jetë i paracaktuar.

Qytetari ka dëgjuar “provën”, pa patur provë të vërtetë, ka parë “ndërveprimin”, ka ndjerë atmosferën. Dhe për rrjedhojë, në një pjesë të mirë të opinionit publik, pastaj çdo argument ligjor tingëllon i tepërt.

Procesi i drejtësisë zhvishet nga vlera themelore e tij: gjykimi profesional dhe i paanshëm. Drejtësia nuk është më e verbër dhe e paanshme, si duhet të jetë në një shtet demokratik, por bëhet krah goditës i një pjese të politikës.

Kjo është taktikë e vjetër dhe e dëmshme për një shtet si i yni, që me reformën 9-vjeçare në drejtësi po provon të hyjë në epokën e drejtësisë europiane. Nëse SPAK ka prova, le t’i publikojë të gjitha, jo copëza të paracaktuara për goditje, për linçim emocional.

Askush nuk thotë që hetimi duhet të mbyllet. Askush nuk kërkon që institucionet e drejtësisë së re të mos bëjnë punën e tyre. Por puna nuk mund të bëhet, duke ndërtuar një atmosferë linçuese, përmes rrjedhjeve selektive në media, që krijojnë përshtypjen e fajit, përpara se ligjërisht dhe gjyqësisht të jetë vërtetuar faji.

Dy standarde nuk ekzistojnë në demokraci: ose je pro transparencës së plotë, ose je pro manipulimit të pjesshëm. SPAK nuk ka asnjë arësye të zgjedhë të dytën. Dhe të dyja njëherësh nuk shkojnë dot.

Rreziku më i madh është krijimi i një precedenti, ku drejtësia përdor median si instrument presioni. Po të lejohet ky model, nesër mund t’i ndodhë kujtdo, mund t’i ndodhë çdo politikani, mund t’i ndodhë çdo drejtuesi në administratën publike apo në sektorin privat, mund t’i ndodhë çdo qytetari që ka një konflikt me institucionet.

Një fragment komunikimi i qytetarit nën hetim nuk është as provë e plotë, as fakt, as argument. Është imazh i manipuluar i së vërtetës. I vetmi efekt që ka është ndezja, ngjizja e gjyqeve popullore.

Gjyqe që nuk i bën gjykata, por opinioni i nxehtë publik. Gjyqe që nuk bazohen në ligj, por në ndjesi. Dhe drejtësia e ndërtuar mbi ndjesi është drejtësia më e padrejtë!

Shqipëria nuk ka nevojë për drejtësi të padrejtë, emotive, për drejtësi spektakli. Ka nevojë për drejtësi reale. Hetimet serioze nuk bëhen me rrjedhje informacioni të orkestruara. Nuk bëhen me copëza What’s App-i. Nuk bëhen me insinuata.

Hetimet serioze publikojnë dokumentet zyrtare, shpjegojnë procedurat, paraqesin aktet përfundimtare dhe sqarojnë natyrën e shkeljes ligjore. Gjithçka tjetër në teatër politik, i veshur me petkun e drejtësisë.

Drejtësia që nis me rrjedhje hetimesh përfundon me linçim, jo me të vërtetën. Nëse SPAK beson vërtet tek forca e provave që ka grumbulluar, nuk ka pse ta transformojë hetimin në gjyq popullor. Nëse dosja është e fortë, ajo duhet të dalë e plote, jo me copëza të servirura në disa media. Në të kundërt, SPAK rrezikon të duket jo si institucion ligjor, por si arkitekt i një opinioni të kontrolluar, të ndërtuar përpara se drejtësia të flasë. Dhe një drejtësi që prodhon gjyqe popullore, nuk ndërton shtet.

29 Komente

  1. S
    Scorpion

    Nga ekonomia doli ne politike ky. Une them te behet edhe specialist i seksologjise dhe te na e marre me goje derisa te jargajoset. Me shkerdhate burre! Po nuk ka faj sy dhe sorollopi i ketij perderisa pushteti e ushqen.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ton

      O Tosi...kjo zv kryeministra duhet te jepte vete doreheqjen. Shiko sa problematic ka mbuluar kjo. E degjove we Shqiperia nuk shet dot energji. Duhet te kishte bere ca procedural. Nuk I ka bere kjo...eshte ministre ne detyre. Mos e qelb se kete se mbron dot me njeri. Sa per dosjen spak te plote e ka cuar ne kuvend o njeri....

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aa

        E gjitha korrekt .

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Thelbi i shkrimit qëndron! Ndërsa, stërzgjatja dhe përsëritjet e panevojshme, kur thelbi mund të thuhej më thjesht, qoftë dhe me një paragraf e bëjnë leximin të lodhshëm. Si në këtë rast. Ps. Thuhet se në kohën e Dikens-it, shkrimtarët paguheshin me numërin e karaktereve gramatikore, ndaj dhe ai shkruante aq gjatë. E vërtetë apo fabul kjo, të jetë dhe sot ky halli i gazetarëve dhe analistëve, që në shkrimet e tyre ka kaq shumë ujë?!

          Përgjigjjuni
        2. a
          anal-lista e Hileve te pushtetit

          Anal-listi Tos Cocolja paska ndermend te na mallengjeje ca per kerkesen e SPAK per heqje imuniteti per Ballukun kur shkruan " asnje Prokurori e posacme ne vendet e BE nuk do ja lejonte vehtes nje veprim te tille '' ! Por Cocolja nuk di te thote se ne c'vend te BE mund te rrije akoma ne detyre nje zevendesministre qe akuzohet direkt nga Drejtesia si prishese e barazise ne te pakten 11 tendera me vlere totale mbi 1.1 Miliard Euro...e aq me teper te gjeje nje Kryeminister ne Azi apo Afrike (se ne Europe nuk ka shans) qe e mba akoma ne detyre si ilegale te fshehur pas nje Imuniteti qesharak nje kufome politike te tille qe po ja qelb qeverine e ate vete.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

            Jemi në një vend ku Saliu me krimet që i dine të gjithë, bën pallë. Drejtesia ka frikë nga Saliu. Gjithashtu jemi një vend ku kryetari i bashkisë se kryeqyretit mbahet në burg prej një viti pa akuzë, ndersa një tjeter kryetar bashkie denohet me burg sepse bëri një rruge. Nuk vodhi, por e bëri rrugën "pa leje". Ish ministrit që mbahet i arrestuar nuk i japin akuzën në burg që të pergstitet mbrojtja. Ajo që thua ti është e vertetë. Minimalisht, Balluku duhet të jape doreheqjen nga zv-kryeministre. Por, ajo po mbrron veten. E para, nuk e le Rama të japë doreheqjen. E dyta, vetembrojtja vjen natyrshem si Tek kafsha, si Tek njeriu. Demek ti, çfare do beje sikur ta dije që prokuroria e ka me ty dhe i ka gati prangat, pavaresisht provave? Nuk do bëje të njejten gjë? E vertetë del në shesh. Do dali per Veliajn, do dale edhe per Ballukun. Po kane vjedhur nukei shpëtojne dot burgut. Ajo që nuk kuptohet është se pse nxitohet SPAK kur i paska të gjitha provat? Ç'eshte ky zell kaq i madh, per t'i arrestuar, dhe pastaj u thotë që tani prisni SE në nuk jemi gati. Ashtu kemi ca punë. Nuk besoj se Balluku qenka më kriminele nga Saliu. Apo diendonje gjë ti we Balluku ka vrarë?

            Përgjigjjuni
          2. i
            i vonuari

            shume sakte por shume vone. gjyqet popullore i ben klodiana lala me gaz bardhin, e sali berisha. si eshte vepruar me veliajn, po si po veprohet me belinda ballukun dhe asnjeni nuk jane vraese. po me vrasesin berisha si po veprohetpo me gerdecin. veliaj e balluku nuk duhet te pranojne gjyqin e klodiana lales e genc burimit , duhet nderpresin komunikimin me gjykaten te marrin vendimin ne find te klodiana lala e te shkojne ne strasburg. altin dumani mbete prokurori me i ndyre i drejtesise shpiku gjykaten publike per kundershtaret e beriushes e i beri shurre reformes ne dejtesi. detyroi gjygjtaret te vendosin ate qe venndos prokurori pa gjyq vetem me gjyqet e klodiana lales. pse dumani nuk arrestoi gaz bardhi qe me skuader paramilitare ka vrare ne elbasan. pse bardhi morti te armatosur ne elbasan. ndoshta pjerin xhuvani nuk ka familje te kerkoje drejtesi po shteti a ishte lesjuar ngritja e skuadrave te armatosura nga bardhi

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bushati

              Për punën e deritanishme të Spakut ,Dumani ,Dado…duhet të burgosen,kurse tjerët të japin logari dhe dënohen.Spaku është bërë si UDB a e Jugosllavisë dikur që mori në qafë shqiptarët.Kush e komandon Spakun? që don të shkatërroj shtetin.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sqepari

                Ja si shkruajne dhe bejne analize njerez me kembe ne toke!? Dhe artikullishkruesi njihet si fryme kritike e kontrollit te qeverisjes!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptari

                  Shume e sakte, bravo autorit!

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drejtesi.

                    Shume e sakte duam drjtesi jo spektakelPrekuror dhe gjykates te drejtuar nga Argita.Fatkeqesi .

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Populli

                      Analiz e plote e SpakutKete ben vertet Pa grumbulluar mire provat, mer ca usb qe ua mer neper zyra atyre qe mer si te oandehur ua shperndan nje takem gazetareve qe i ka sekeksionuar dhe fillon zhurma e gjyqit popullor.Jo te gjithe prokuroret e bejne keta po nje oakice qe ose jane te paafze ose jane seksion i ndonje force politike.Kemi besim te shefi i ri i spakut ,Braho se do vere piken mbi i.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Po Berishën?!

                        Kanë çuar 16.000 faqe në Kuvend?! Këtyre të SPAK-ut u duhet treguar vendi. Nuk hetojnë Berishën, por merren me shpifje dhe komplote. Le ta fusin në burg Ballukun 101 vjet nëse ka përvetësuar, po pse nuk arrestojnë Berishën?! Kjo është çështja.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bake

                          Bravo Cocoli, por SPAKU kontollohet nga Salehu keshtu qe kot shpresuam per Drejtesi....... Hiq LLALLEN dhe ver HIRREN (DUM Dumi. Olci i Dados Erjon Bani)

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Jeta

                            E din mire ky debil. E din se populli preferon hajdutet, prandaj nese SPAK vazhdon ti ndjek hajdutet atehere populli do te ngrihet ti mbroj idolet e vet dhe ta shkatërroj SPAKun.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dashi

                              Nuk kam lexuar analizë më korrekte , më të drejtpërdrejtë e më reale për SPAK-un dhe drejtësinë në Shqipëri . Po të lesh drejtësinë në dorë të një grushti prokurorësh , që i pret shpata majtas e djathtas pa dhënë llogari askund , kështu do të përfundojë . Jam i sigurt që kjo sjellje e SPAK-ut si gestapo gebelsiane do të ndryshojë së shpejti me ndërhyrje të specialistëve të huaj ( diçka u përmënd nga kryeministri në takim me specialistë francezë të drejtësisë) . Kjo gjëndje nuk mund të vazhdojë më gjatë .

                              Përgjigjjuni
                            2. p
                              pa din e pa iman

                              co-coli, nje cope muti e dale nga llapa e ajetollahut te surrelit.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tirana

                                BABALEEEE kjo eshte Akuza per zonjen Balluku. Sal Hale Vicidoli Dumdumani e gjithe Bastardet e Pederat e Shpellave jane pas kesaj pacavure.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  BB

                                  Nje Bravo te madhe Cocol,Spaku eshte kthyer ne nje bande kriminelesh qe I komandon Sali haleja. Dumanet,dadot,banot,pellumbet,prencet etj jan gestapo hitleriane e komanduar nga Geringu shqiptar Sali krimineli.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    K

                                    Kishim monstren Sali tani me duart tona shtuam dhe monstren Spak Sali.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      T

                                      Dumani e ktheu Spakun ne shikun e Gazidedes 92-97,qe midis shume krimeve masakruan dhe Remzi Hoxhen.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        N

                                        Shkrijeni Spakun,kete cerdhe kriminelesh berishistesh sa nuk eshte von.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          G

                                          Kriminelet e Spakut nuk bindin dot veten,jo me shqiptaret per korupsionin e Veliajt dhe Ballukut. Sali krimineli 92-97 krijoj nje shtet gangsteresh,sipas BBC,kurse ne sot krijuam dy banda gangsteresh te Sali kriminelit Spak-GJKKO.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nroqi

                                            Si mund te veprojn kaq hapur dhe ne menyr demonstrative keta bashibozuket e Spakut?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Erzeni

                                              Spaku punon me thashethemet e Saliut.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. X
                                                X

                                                Shkrim brilant,kjo eshte aresyja qe pas cdo sajes goditjesh te mender SpakSalehut shqiptaret ja shtojn votat Edi Rames.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. V
                                                  VV

                                                  Banditet berishist ne Spak GJKKO jan bere sot njerezit me te urryer nga shumica e opinionit publik.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. J
                                                    Jimi

                                                    Si ka mundesi qe ketij SPAK-u te deformuar, me falni te reformuar, per nje kategori politikanesh e shtetaresh si pa te keqe i "rrjedhe" informacioni i hetimit dhe nje takem zedhenesish te grupit te gatshem, si Klodiana Lala, menjehere e "rrembejne" dhe te egzaltuar nga ky lajm, menjehere e shperndajne ne eter. Dhe ky SPAK-u jon i famshem, jo vetem qe nuk mbane pergjegjesi per dalje te sekretit, por as nuk shqetesohet fare !? Ne te kundert, kur vjene puna tek procesi hetimor ndaj vrasesit Sali dhe gjemave te familjareve te tij, jo qe nuk rrjedh, por as nuk pikon informacion. Ky proces eshte teper hermetik dhe per cudi keto zedhenese te grupit te gateshem te SPAK-ut nuk tregojne ngonje interes per keto hetime !?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Z
                                                      Z

                                                      Para 6 vjetesh PD krijoj Babalen per te rrezuar qeverin,nuk i heci,kryeBabale Salianji e beri nje vit burg. Tani Babalen e zevendesoj me SpakBabalen te cilin e ushqen me thashethemet e Saliut. Kaq eshte e gjithe kjo historia e korupsionit Veliaj-Balluku.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje