Pavioni i të marrëve ku e ftuan Lea Ypin

8 Janar 2026, 10:03Blog TEMA
Pavioni i të marrëve ku e ftuan Lea Ypin

Nga Andi Bushati

Ashtu sikurse çdo shkrimtar, në çdo vend normal të botës, i cili sa nga kurioziteti vanitoz për të dëgjuar se ç’mendojnë për veprën e tij të fundit, po aq dhe nga detyrimet e marketingut që i vendosin botuesit, Lea Ypi, zbarkoi këtë ndërrim vitesh, në vendin e saj të origjinës, për të promovuar librin e vet të ri, “Të poshtëruar”. 

Në vend të një debati për këtë sagë familjare që fillon në Stamboll, në vitet e muzgut të perandorisë ottomane, që kalon nga Selaniku, për të parakaluar në periudhën e mbretërimit karikatural të Zogut, në egërsinë e diktaturës dhe më pas nëpër kapitalizmin liberticid të këtyre tre dekadave, atë e priti një fortunë në gotë. Mjaftoi një pandehmë paranojake e prodhuar nga personazhe periferikë të rrjeteve sociale, se ajo ishte një kandidate e mundshme për qeverinë teknike, që prtitej të vinte pas rrëzimit të Ramës, që i gjithë kori i konspiracionistëve të vihej në punë. 

Disa nxituan të akuzonin se ajo ishte kali i trojës së kryeministrit aktual, i cili po kërkonte të linte stafetën, pasi Amerika ia kish hequr vizën. Të tjerë tregonin me gisht fondacionin Soros, që pas dështimit të projektit Veliaj, po sponsorizonte në skenën e re, një të pilotuar po prej tij. Të tretë shkonin më larg, duke aluduar për një skemë komplekse, ku qenë të përfshira dhe një sërë mediash perendimore me prirje majtise. A ju duket e rastësishme që kopertinën e librit të saj të parë e vizatoi Edi Rama, që pritjen e promovimit e organizoi po ai, që ajo qëllon të ketë të njëjtën shtëpi botuese me “Kurbanin”? 

Sado rrënqethëse të ngjajë ngritja e kësaj tymnaje haluçinative, ajo do ishte e kuptueshme nëse, ashtu sikurse ndodh rëndom me librat e suksesshëm, thashethemet rreth tyre do të kishin mbetur në thellësitë e komenteve komplotiste të Facebook-ut. Por jo. Madje ndodhi krejt e kundërta. Pothuajse në të gjitha intervistat që ajo dha në Tiranë, nga gazetarët, pikërisht nga ata që kanë si punë parësore shoshitjen e informacionit të gënjeshtërt me atë të vërtetë, për ti servirur publikut këtë të dytin, asaj iu bë e njëjta pyetje. A kishte ardhur të futej në politikë dhe të merrte drejtimin e qeverisë së re teknike? Më kot Lea Ypi rekej të mohonte, të shpjegonte se në mendësinë e saj, kryeministër nuk mund të bëhesh me një takim në një kafe, por falë konkurimit garues e demokratik brenda partive, se e gjitha kjo s’qe asgjë tjetër veçsje vijimi i Big Brother-it në politikë, zëri i saj shuhej në erësirë.

Në intervistën tjetër pyetja, që kishte marrë njëherë përgjigje i përsëritej, e madje, të kënaqur që e kishin bërë, autorët e emisioneve e shpërndanin në mënyrë triumfale, për të mëkuar me ushqim të gatshëm peshqit budallej të TikTok-ut. Pak orë më vonë lajmi përhapej “copy paste” në një numër të pafundëm mediash.   

Kulmi arriti kur pyetja u bë edhe në një nga konferencat për shtyp të Berishës dhe lideri i opozitës shprehu me seriozitet këndvështrimin e tij.

Pra, në një hark kohor prej dy tre javësh mendje të sëmura, personazhe bota e varfër e të cilëve fillon dhe mbaron tek nënshtrimi ndaj politikës, dolën në plan të parë duke bërë të harrohet ai grusht lexuesish që merrnin pjesë në takimet me autoren. 

Publiku u ushqye me një debat të kotë, të pjellë nga hiçi, i cili iu mbivendos një tjetri që realisht do ia kishte vlejtur: atij për mesazhet e dy librave, “Të lirë” dhe “Të poshtëruar”. 

Libri i Lea Ypit nuk fsheh dot imazhin e regjimit

Personalisht vetë parapëlqej të parin, i cili është një nga ato krijime, që dikush e mban për një kohë të pamatë brenda vetes, e rrotullon, e bluan për ta pjellë në një moment që nuk e ndalon dot më. E pëlqej edhe për diçka tjetër, sepse është ndoshta e para vepër e periudhës së tranzicionit e cila ngre në shqip pikpyetjen e humbjes së lirisë në periudhën post komuniste, e cila reket të kuptojë se si mund të shtrembërohet njeriu që kujton se i ka shpëtuar një diktature të egër, në epokën neo liberale, se si mund të bëhet ai i varur nga pushteti i parasë, se si mund të zhbëjë solidaritetin dhe të mësohet me padrejtësitë e reja.

A ia vlen në një shoqëri si jona të debatohet për këto? A nuk ka më tepër dobi të ngrejmë pyetjen se si një pinjolle e një familjeje që ka vujatur pasojat e aplikimit të shtrembër të teorive të Marksit, të vendosë ti mësojë studentëve të saj doktrinën e atit të Dikataturës së Proletariatit, duke pretenduar madje se janë idetë socialiste ato që të shpien drejt lirisë? Po nga libri i saj i fundit, a nuk do ishte me interes të thelloheshim në tema si roli i individit përkundrejt regjimeve, pesha dhe rëndësia që duhet ti japim dosjeve të së shkuarës në ditët e sotme, dinjitetit që mund të ruhet apo të dorëzohet në kohë të vështira. 

Paradoksalisht, romani “Të poshtëruar” pretendohet se nisi nga ringjallja e një fotoje të së shkuarës dhe nga komentet malinje në rrjet që shoqëruan publikimin e saj. Po me të njëjtën mënyrë u prit në Tiranë, disa vite me pas edhe promovimi i tij. Jo duke dëmtuar librin. Aq më pak vetë autoren, e cila do të vijojë të japë intervista e të takojë lexuesit në vende të reja ku romani i saj do të përkthehet. Por për të na kujtuar, neve këtu, se sa TE PA LIRE na ka bërë periudha në të cilën jetojmë, ku marrja nëpër gojë mposht debatin mbi idetë, ku komplotizmi fiton mbi të vërtetat e thjeshta, ku turravrapi pas personit, vret atë që ai do të thotë, ku mendjet e politizuara u imponohen atyre të hapurave.   

Me historinë e dalë nga hiçi të kryeministrit teknik ne u munduam ta kyçim për pak ditë, Lea Ypin, në një atmosferë të marrësh, ndoshta pa kuptuar se ky është pavioni ku kalojmë gjithë kohën vetë./Lapsi

29 Komente

  1. B
    Banor i Tiranes

    Po ti ku e di qe eshte thashethem? Je gje ne koken e Rames?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Leon

      Me ne fund e pranove se je ritur dhe ron ne pavionin e te marreve, o i marre

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tironcja

      E paske qare z.Bushati, bravoo

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lexhendat

        Mos! Mjerë Lea! Është përpjekur një jetë të ndërtojë një grua të mënçur, dinjitoze, intelektuale, të kulturuar, të guximshme, të ndershme, të kualifikuar, akademike, kozmopolite, poliglote dhe " i del në mbrojtje" më halabaku, më mediokri, më palaçoja, më intriganti, më histeriku , më i pashkolli, më zvarraniku i tallavsë mediatike dhe jashtëqitjes që prodhon. Njësoj si Sali Berisha sekretar PPSHje, dëshmitar sigurimi, hajdut, i pagdhendur, i paqëndrueshëm, sharlatan 100 sahanëve, prostitutë e çdo antishqiptari, tradhëtar, arkitekt i shkatërrimit të industrisë, bujqësisë, ushtrisë, arkitekt i piramidave, 1997 dhe 1998, vrasës dhe përdhunues , babai i Shkërdhenit dhe Shkërdhitës, që mburr sakrificën e Adem Jasharit sikur të jetë vetë Saliu që ka sakrifikuar jetën, fëmijët , shtëpinë për kombin dhe vë zvarranikët e tij që ti thurin lexhendën

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          Gje si ke lene pa thene o mik.., sngeli gje per mua kete radhe..!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sakte

            Dhe Pike. Great comment.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tirana e Re

              Te paskan ber lavazh truri sepse Ypet si neoballiste jane shume te lidhur me familjen e ish kryeministrit 82 vjecar

              Përgjigjjuni
            2. N
              Nastradini

              Nese zonja nuk e dinte se cfare ishte Shqiperia , atehere ajo nuk kishte perse joshte veten duke menduar se e vetme mund ta ndryshonte kete realitet.

              Përgjigjjuni
              1. a
                alma nga tirana

                po cfare lea more bushtat lea kryeministre ?/ a je ne metro ti dhe ata dallkauket e tjere

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sokol.

                  Kam 33 vjet ne Perendim ku kam studiuar dhe kam punuar ne platforma qe merren kryesisht ne politike dhe ne botekuptimin tim ( 64 vjec tani ) akoma nuk e pershtas dot platformen e djathte apo e majte me realitetin shqiptar . Keshtu qe mendoj nuk i duhet vene faj lexuesit e komentuesit shqiptar se historia e tradita kaq kane pasur mundesi ti sqarojne

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fisnik

                    Kur flet për diktaturën ky bllokmen i ndyrë është tmerr....Hisni Kopo Hisni trimi komunist që nga fillimi....shuaje këtë rracë të ndyrë o Zot seose këta duhet ta pësonin si Çaushesku dhe Elena....

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ilirjan

                      Normaliteti i Shqiperise ne shume aspekte, ka vetine te te terheqe kur je larg, dhe te te beje te ikesh me vrap kur je brenda tij. Eshte vetem ceshtje kohe dhe durimi per sejcilin.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Forca erdhi koha

                        Po ca thua o Andi? Care Lea. Ne po diskutojme per tjeter. KM I Qeverise Teknike eshte projektue " intelektuali " I rralle Gim I Purose ose G.Nesho. E njeh kete Gimon mo?

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nje lexus i shkrimit

                          Ti ore Andi Bushati flet per periudhen post komuniste dhe dashje pa dashje rendon komunistin” e fundit sali kriminelin te pas 90-tes , ndersa sipas revistes franceze komentonte teorine e Lea Ypit qe mbronte : Tema “ Socializmi Moral “ dhe Socializmi Imoral “ icili deshtoj per paftesi te mendimit te lire ...!!!! Lea mbron teorine e socializmit moral” te tjerat jane thashe e theme , ke gje per te thene se ke pas dhe ti gjyshin qe zbatonte kete teori ? A bije dakord me Lea Ypin per kete teori ? Pastaj jepi gjuhes sa te duash ? Po me shkrimin : Mirupafshim Shqiperi une erdha Po iki dhe Po ju le LLACIN shpifjen pluhurin e biografife ....... ne dere , ? Ke gje per te thene , apo te intereson vetem periudha e saliut per te share dhe ti tere ata komentusa qe ne nje fare menyre kritikuan Znj Lea ? Libra te Leas nuk na mesojne asgje te re , perkundrazi te c’orjentojne te bejne konfuz ?

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Celo Mezani

                            Eh mor And Bushati, me ne fund shkruajte dicka te sakte per veten dhe shoket e tu gazetare: "......u munduam ta kyçim për pak ditë, Lea Ypin, në një atmosferë të marrësh, ndoshta pa kuptuar se ky është pavioni ku kalojmë gjithë kohën vetë......" Ti je nje nga shefat kryesor te ketji pavioni, ndoshta me i sofistikuar se tipa si Shkullaku apo Sonila Meçe, por prape prodhues i palodhur i helmit.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              E verteta

                              Komplet dakord me Sokolin. Ne Shqiperi e majta eshte parti e nje grupi biznezi dhe e djathta partia e te papuneve dhe te leneve jashte nga pushteti qe "luftojne" per interesar e kapitalisteve?!!!. Por ky eshte fenomen boteror. Pas luftes se ftohte e majta qe merrej me rrogat dhe punetorine u drejtua drejt DEI, racizmit,, emigracionit qe ul rrogat e punetoreve vendas LGBTQ etj. Boshllekun e moren populistet qe filluan te krijojne parti te alternative dhe qe marrin pushtetin ne shume vende. Sistemi klasik ka mbaruar. Demokracia gjithashtu ka vdekur si sistem. Shembull zhvillimi I nje shoqerine te lire sot eshte Singapori qe nuk ka demokraci por autokraci nacionaliste.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dje dhe sot

                                Më pëlqeu ky pasazh nga shkrimi i Bushatit:"...se si një pinjolle e një familjeje që ka vuajtur pasojat e aplikimit të shtrembër të teorive të Marksit, të vendosë ti mësojë studentëve të saj, doktrinën e atit të Diktataturës së Proletariatit, duke pretenduar madje se janë idetë socialiste ato që të shpien drejt lirisë?" Ky paragraf është temë debati sot në të gjitha vendet ish socialiste që kanë provuar mbi kurriz si shtypjen dhe varfërinë e atij sistemi si dhe përçudnimet dhe perversitetet e sistemit të sotëm borgjez.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Ana

                                  Shkrim i mire shume KY!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Jeniceri

                                    Nuk dua te komentoje Bushatin per mendimet e tija rreth z.Ypi.Ajo qe me bene pershtypje,ne keto raste, eshte koncepti shqiptar per nevojen e ndryshimit.Mjafton, te prezantosh nje mendim ndryshe dhe fillojne komentet e analizat, sikur jemi teper te kenaqur me realitetin e sotcme. Ardhja e kesaje zonje ,duke prezantuar librin e saje ,u propogandua si modeli i nje udheheqsi te munguar. Pak e cuditshme ne nje kohe, qe shqiptaret e dine shume mire c'fare na mungon.Ajo qe na ka munguar ne shekuj e dime shume mire nga historija.Tradhetija,percarja dhe perjetsia e atyreve qe hypin ne fron, jane karakteristikat permanente te shqiptarve Une e respektoje kete zone per vlerat e saj akademike, por si kjo vendit nuk i ka munguar asnjehere.Zgjidhjet apo ndryshimet ti kerkojme brenda vendit e jo ti importojme sic kemi bere deri tani.E gjithe kjo klase politike, ne demokraci ,pamvarsishte se populli e ka votuar ,eshte e rekomanduar nga jashte kufijve tane.Geni shqiptare ,me diskordanca te theksuara , nuk e pranon si obsjonin e duhur.Eshte nje teme qe as duhet te kopjojme te tjeret e as te eksperimentojme. Kerkohen reforma graduale te moderuara qe si kemi zbatuar ne momentin e duhur. Vazhdojme edhe pas 115 viteve te kritikojme nismetaret e shpalljes se Pavarsise,Zogun,Hoxhen,u cliruam ,su cliruam,qe lufte civil,komunistet ne litare e lloje, lloje mendimesh qe nuk japin zgjidhje.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Treni

                                      Të paktën kuptuam ku e shpenzon Bushati kohën e lirë: TikTok e Facebook. Meqë ra fjala, a nuk është i ndaluar TikTok demek, apo vl? Sa për librin e parë të Leas, e kam lexuar; asgjë e re aty. Ai libër nuk është shkruar për ne, por për Perëndimorët.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        TOM

                                        Si Bushati dhe Ypi, nik kane ligjimitetin per te na afruar ne "Socializmin Moral" dhe "Socializmin Imoral". Keto vemjet e politikes postkomuniste duan akoma te dalin ne cdo aspekt te jetes si trashegues te politikes, shkences, artit etj. ne jeten shqiptare me nje kamuflim dhe Ideologji te re me te bute por Trandi per kohen. Keto fytyra pseudo intelektuale, me baballaret e tyre e kan cuar Shqiperine ne kete derenxhe qe ndodhemi sot. Dhe vine me kamuflimin e tyre si Messia per te na shpetuar nga ajo dore qe eshte pergjegjse per Shqiperine e 85 vjeteve te fundit qe nga themelimi i Partise Sllavo-Koministe shqiptare. Keto kerma duhen te zhdukur nga jeta e perditshme, nga ekranet shtepite botuese dhe gjthshka. Sepse kan mbi supe me breza holokaustin mbi Popullin Shqiptar. Deri me sot keto kerma pseudo intelektuale nuk kane jerkuar falje per krimet e baballareve te tyre si dhe mashtrimet dhe kamuflimeve nepet medja qe i kan bere shqiptareve. Ju lutem largohuni nga jeta e jone dhe na leni te qete per te bere nje Shqiperi te re.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. h
                                          holokaust?!

                                          Ore Tom. Unë e di që holokausti e çon popullsinë nga 4 milionë në një milion! Dhe jo nga 1 milion në 4 milionë! Mos e kam gabim?!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Aleko

                                            Ha ha holocaust ..problemi eshte qe me ke flet??

                                            Përgjigjjuni
                                        2. A
                                          Asd

                                          Per mendimin tim nuk na duhet nje "gjeni" per kryeminister por dikush qe njeh ligjet, i zbaton ato, perdor dhe njeh voten si instrument kryesor te vendimmarrjeve dhe shkon ne pune me biciklete. Cfaredo mrekullie te beje me duar, me kembe apo me koke ai duhet te largohet pergjithmone nga rolet drejtuese te shtetit pas 4 viteve si i zgjedhur. Asnje dite me shume. Punen e tij duhet ta vazhdoje nje kryeminister tjeter.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Q
                                            Qytetar i zakonshem

                                            Bushati më ka pëlqyer këtë rradhë .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Aleko

                                              Po pra sepse krize e madhe e vendit nuk eshte vec politics por dhe media ,te day bash ke po shkaterroi me shqiperine..

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Kryepalaçua .

                                                Për " Legendat " e 8 Janar 2026, 10:40. O " Legendat " , unë jam më palaço nga ty . Unë kam shkruar mbi 200 komente tek Gazeta TEMA e Z. Baze duke perdorur 50-100 " niknames " . Arsyeja që unë ju etiketoj " palaço " , é se unë jam më pa karakter dhe më pa moral nga ty , dhe te lutem mos më hidh dorezat si fisnikët para 200-300 vjetësh (të më ftosh në duel ) , sepse jam shumë frikacak , ose më saktë kryepalaço .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kryepalaçua .

                                                  Për " Legendat " e 8 Janar 2026, 10:40. O " Legendat " , unë jam më palaço nga ty . Unë kam shkruar mbi 200 komente tek Gazeta TEMA e Z. Baze duke perdorur 50-100 " niknames " . Arsyeja që unë ju etiketoj " palaço " , é se unë jam më pa karakter dhe më pa moral nga ty , dhe te lutem mos më hidh dorezat si fisnikët para 200-300 vjetësh (të më ftosh në duel ) , sepse jam shumë frikacak , ose më saktë kryepalaço .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Liqeni

                                                    Nje shkrim domethenes. I shkelqyer. Respekt per mprehtesine e penes se Bushatit.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje