LDK në krizë - Kosova në krizë

8 Janar 2026, 13:20Blog Nga Halil Matoshi

(E krizë dmth pikë kthese)

LDK në krizë - Kosova në krizë


Hymje.-
Mue nuk më bâjnë përshtypje zânat e paknaqun brenda LDKsë, as ata që vajtojnë fatin e keq të saj, nga nji intencë e brendshme dashakeqe.
Më intereson terapia qe duhet me e marrë kjo parti politike për me mujtë me e mbrri pikën e kthesës.
Pse flasin krejt për LDKnë edhe miq edhe anmiq?
Sepse e dijnë se paraqet nji pol të domosdoshëm në rojë të shtetit kosovar.
LDKja âsht baraspeshë mes shtetit dhe nacionalizmit ose poli kosovocentrist në shoqninë shqiptare.
Poli albanocentrist (me krejt simbolikën dhe trashëgiminë) âsht shumë i populluem dhe i instrumentalizuem politikisht nga Lëvizja Vetëvendosje, sëbashku me të majten nacionalromantike shqiptare, paçka se shpesh kjo e majtë prek buzët e qaraveshuna të nacionalizmit!?

N'log.-
Jemi në epokën e post-truth (mas të vërtetës) ku nuk ka ma fakte porse bindje (besime);
Katekizmi rugovian (kështu e cilëson nji mik imi frymën e mësimeve rugoviane) ose rezistenca në jodhunë, megjithë refuzimin estetik - për këtë kohë del të jetë i shpenzuem, sëkëndejmi âsht mbyllë me pavarësinë e Kosovës.
Tashti në epokën e popullizmit, duhet me hy në konkurrencë simas teorisë së lojnave, me konstitucionalizëm e patriotizëm kushtetues kundër hapareshjës kombëtariste.
Dhe kush bjen nga konkurrenca humb lojën!?
LDK ka ra.
Fryma rugoviane nuk e ngritë ma LDKnë, âsht veç frazë në gojët e demagogëve të vjetër e t'ri;
(rugovuzmi mbetët vlerë e shoqnisë kosovare dhe kujtesë institucionale) por prodhimi i ideve (të mdhaja) të reja dhe kreativiteti në lojë, si dhe pragmatizmi politik, e rikthen LDKnë në lojë.
LDK duhet me e braktisë
konformizmin dhe demagogjinë sado mirë të artikulueme. LDK duhet me nisë ndërtimin e lidhjës së popullit (qytetarëve) me shtetin dhe strukturat e tij, e jo me struktura imagjinare, si nji komb unitarist.
Duhet me kriju narrativë protokosovars pamëdyshje e të fortë.
Duhet me ndërtu ekspertizë të daljës së vendit në legalitet nga shkelja permanente e Kushtetutës.
LDK duhet me e shmangë logjikën se Kuvendi i ka 110 deputetë, sepse i ka 120 dhe duhet me guxu me folë për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës, si këmbim për pavarësinë kombëtare.
LDK duhet të krijojë kauzë të re: perendimorizimin humanist (shteti âsht neutral ndaj feve, simas Nenit 8 të Kushtetutës) dhe emancipimin shoqnor të Kosovës e jo ne nga tek infividë që marrin nji grusht vota ma shumë me kauza të islamit politik.
LDK duhet të fokusohet në mbrojtjën dhe integrimin e pakicave dhe lidhjën e tyne me shtetin kosovar
E mbi të gjitha shkollë cilësore.
Shëndetësi dhe shkencë e teknologji të epokës së IA.
LDK duhet me e mbrojtë kapitalizmin vs sociallit dhe vlerat e përbashkëta.
Shoqninë e hapun.
Beteja politike fitohet me ofertë dhe narrativë ma të mirë!
Cila âsht kjo ofertë e LDK?
Po tregimi?

Diagnoza për dergjën.-
Spari, siç theksova, VV e ka mbushë hapësirën me traditë simbolike e shqiptarizëm operativ dhe partitë tjera s'kane çka lypin në këtë hapsinë;
Sdyti VV nuk do bashkqeverisje por dominim;
Sëtreti, LDK si balancë e domosdoshme e shoqnisë politike kosovare, duhet me zgjedhë ndërmjet tre faktorëve pragmatik.
Faktorët pragmatik.-
1. Fakte apo fryme (besim); Vizion shtetnor kapitalist, pa medyshje, ose konformizëm e demagogji socialli!
2.Perendimorizim humanist të shoqnisë kosovare apo besime religjioze!?
3. Nacionalizëm integrist në komb unik (megjithë rendin simbolik) apo integrim gjthpërfshims në shtetin kosovar liberal demoratik!?
Faktorët psikologjik.-
LDK si parti e djathtë duhet me guxu me hy në betejë ideologjike kundër dy faktorëve psikologjikë, që po e degjenerojnë psikosomatikën e frymës së kohës:
1. Sentimenti enverist (socialist)
2. Sentimenti antiserb (nacionalist);

Zgjidh polin.-
Asht krejt legjitime poli albanocentrist (VVja e ka mbushë këtë hapësinë emotive) që ruen dhe ruhet (ruen traditen dhe ato që konsiderohen vlera etnike dhe ruhet nga gjeopolitika e rrethimit), porse pa qenë imune karshi nacionalizmit dhe romantizmit të shekullit 19 e të interpretuem nga pikëpamjet leniniste;
Shteti kosovar i 17 shkurtit nuk funksionon pa nji kundërpeshë - nji pol kosovocentrist - që shpik tradita të reja dhe garanton të ardhmen integruese përbrenda shtetit liberal-demokratik dhe në strukturat euroatkantike përjashtë.
"Identiteti âsht ajo që lâmë trashëgim, jo ajo që trashëgojmë, ajo që shpikim, jo ajo që kujtojmë."
(Mahmoud Darwish)

Dalja n'dritë.-
Pushteti i turmave duhet me u destablizu me mjete demokratike. Opozita për këto gjashtë vjet e ka normalizu popullizmin kurtist, tue msy me marrë hise në suksesin e tij, (sundimi i ligjit në veri, ashiqare që Kurti ka qeverisë në veri të vendin por jo me Kosovën) në nji anë dhe tue duertrokitë nacionalizmin panshqiptarë kundruell shtetit kosovar, në dam të rendit kushtetues.
Me qasjen për "mërgatën si pjesa ma e ditun dhe ma patriotike e kombit", Kurti rriti nacionalizmin ofensiv të mërgatës, tue u lidhun ndërsjelltë - me popullin dhe shpirtin kolektiv - e jo me shtetin dhe frymën e ligjeve.
Dhe për nji grusht vota, opozita ra nga konkurrenca, tue mos guxu me e kritiku mërgatën për partizimin e saj dhe rikthimin tek e majta shqiptare (enverizmi i romantizuem!?)
Kështuqë, mërgata âsht bâ levë e gërryemjes së legjitimitetit të institucioneve demokratike kosovare, kurse opozita e veçmas LDK e paguxmshme me i dal zot shtetit.
Kjo âsht fusha boshe ku LDK munet me u shtri horizontalisht dhe vertikalja ku kjo parti munet me u ngritë.
Përndryshe elektorati i saj po del në VV.

9 Komente

  1. .
    .....

    Kosovaret ti ndihmojme sa mundemi por duhet distance nga ta sepse manipulohen kollaj. VV-ja per te ardhur ne pushtet donte nje narrative, dhe ne menyren makiaveliste si funksionon politika, gjeten narrativen anti-Shqiperi. Kjo eshte normale. Ajo qe me cudit eshte qe shumica e popullit u be kundershtar fanatik i Shqiperise ne cdo gje, qe nga bojkoti i turizmit, i ndeshjeve te futbollit me thirrje terroriste dhe hapja e dezinfrormatave online per Shqiperine.

    Përgjigjjuni
    1. L
      LVV dashuon baben Serbi, nanen e ka harue

      LDD ishte parti e Rugoves, sot ajo asht ne grahmat e fundit. Dardanen jane popull teper i prapambetur, lehte i manipulueshem ngo dokrat populiste te Kurtit. Sot Kosova e ka humbur te ardhmen, sivjet i kthehet Serbise. Nuk ka nge perendimi te merret me nje sekt trullan te mbledhur ne LVV.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Nuk eshte LVV < LDK, PDK problemi... por u doli koka antishqiptareve qelbanike ne 'komente'

        Përgjigjjuni
      2. I
        Iliri

        Je antishqiptare i fshehur..serbogrek i qelbur !

        Përgjigjjuni
      3. K
        Kosovojaaa hiiiiiii

        Kosovo shtete sinqerisht nuk e dija....mos me merni per injorant por te pa infomuar ... Ne kufirin shqiptaro - serb eshte nje gurre i thone piramida ne njeren ane shkruhet Rep. e Shqiperise nga ana tjeter Rep e .Serbis. Tani me shpjegoni te nderuar ku ndodhet ky shtete se nuk po e kuptoje. Nese Fredi Shehu apo Bejleri sic atij i pelqene nga Progonati thote Himara deri ne Konispol eshte shtete ju jeni dakorde. Kush nuk e di , kush genjehet nga politika ta mesojne kjo krahine eshte territoire Serbe nen rrezoluten 1244 , nuk eshte shtete por pjese e Serbise , jo ti servilosen SHBA por dhe ti lepijne bythen Trapit me Nexhmedin Spahiu me lopen e Glloqanit me Cerrngorasin Kurtovitç ky territoire sipas OKB eshte Serbe.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Lloqe koti, qytetaret e Kosove folen me votimin e tyre e Kosova me kete zgjedhje eshte ma stabile e ma fuksionale. Analiste duhet te shtrojne pyetje vetes se perse ata mendojne ndryeshe e qytetaret e Kosoves ndryshe? Zakonisht ai qe flet shume mendon pak!

          Përgjigjjuni
          1. o
            o astrit Kosovari

            Kosova na qenka "ma stabile" thote ky bilja nga trute. Kosova ka shpopullimin me te madh ne planet o derebardhe. Bej cik llogarite sa kohe i duhen per kolaps demografik me keto shifra

            Përgjigjjuni
            1. E
              E mjera Kosove ne cfare bataku ka ra

              Nuk na duhet nje Kosove gjoja demokratike por nji Kosove patriotike. Kosova gjoja demokratike eshte nje anakronizem serb qe i sherben sllavizmit nepermjet malazezit shqipfoles Albin Kurti. Ky renegat e theu buken mes shqiptareve, e kreu detyren qe i ngarkoi Serbia, e shpejt do shkon me jetue ne Beograd ku e mban familjen e tij ky udheheqesh lexhendar i dardaneve te jugut.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Iliri

                Z.Kurti eshte me prejardhje puro shqiptare nga krahina e Liqenit te Shkodres nga ana e Malit ZI te ndare pa drejtesisht nga trungu meme. Ti o zog gomari je shume me pak shqiptare se Z Kuri ! Ti je nje majmun i patransformueshem ose ma keq anrishqiptare i erresuar ne tru nga humbja e frika

                Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje