Ndryshe nga Venezuela , Shqipëria është aleate e Shteteve të Bashkuara

9 Janar 2026, 10:20Blog TEMA
Ndryshe nga Venezuela , Shqipëria është aleate e Shteteve të

Nga Ervis ILJAZAJ

Arrestimi i Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, krijoi një entuziazëm të madh në radhët e Partisë Demokratike. Sapo u dha lajmi, shumë deputetë apo eksponentë të saj nxituan ta lidhnin këtë ngjarje me fatin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Shpresa e tyre është se Shtetet e Bashkuara do të rrëzojnë Edi Ramën. Nuk kuptohet mirë nëse gjithë ky entuziazëm vjen si pasojë e navitetit të kësaj partie, apo si pasojë  e paaftësisë   për ndërtimin e një kauze politike orgjinale dhe  krijojnë narrativa politike për të mbajtur militantët e tyre me iluzione.

Gjithsesi, arsye për të rrëzuar qeverinë Rama ka shumë. Mjafton të përmendin skandalet me korrupsionin për të kuptuar se opozita shqiptare ka të gjithë terrenin në favor për ta realizuar objektivin e saj. Mirëpo, edhe pse qeveria Rama gjendet në vështirësi të madhe, ndoshta për herë të parë gjatë qeverisjes së saj 12 vjeçare, Partia Demokratik ende nuk karritur të frymëzojë qytetarët shqiptar dhe të krijojë një revoltë civile kundër qeverisë. Në këtë kutpim, të paaftë për të arritur largimin e qveerisë nëpërmjet një procesi politik normal duke u fokusuar të problemet e vendit të cilat janë të shumta dhe për të krijuar konsensus dhe shpresë rreth vetës, ka gjetur ndoshta rrugën më të thjeshtë dhe më navie për ti thënë militantëve të saj se Rama do largohet. Qeveria Rama mund të rrëzohet për të gjitha vështirësitë që po has, por  kurrsesi nuk do të largohet për arsyet e largimit të Maduros. Ti thuash këtë gjë shqiptarëve, tregon qartë retorikën banale të një partie politike.

E para, Nicolas Maduro u largua me forcë nga pushteti jo si implikuar për trafikimin e lëndëve narkotike, por për arsye gjeopolitike dhe ekonomike. Të gjithë ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare e pohojnë këtë gjë. Pavarësisht se motivi publik ishte implikimi i tij në trafikimin e lëndëve narkotike, interesi amerikan në Venezuelë është strategjik sipas doktrinës së re të Presidenti Donald Trump , që në fakt as nuk i fsheh qëllimet e tij. Publikisht deklaroi se USA do të qeverisë Venezuelën dhe do të menaxhojë naftën e saj. Kurrsesi ShBA nuk do të lejonte që kundërshtarët e saj gjeopolitik, Kina dhe Rusia, të  menaxhonin sasi kaq të mëdha  të naftës në pragun ë shtëpisë të tyre.

E dyta, Nicolas Maduro, ishte aleat  politik i Kinës dhe i Rusisë. Çdo gjë mund të thuhet për qeverinë Rama, por  fakt është se ajo është një aleate e Shteteve të Bashkuara. Shqipëria  dhe klasa e saj politike në përgjithësi njihet botërisht që është aleate e ShBA. Në këtë kuptim, Shtetet e Bashkuara dhe adminsitrata Trump nëse kanë ndonjë interes të krahasueshëm në Shqipëri si në Venezuelë, nuk kanë nevojë të arrestojnë Kryeministrin apo ta largojnë me dhunë sepse interesat e tyre i bëjnë me cdo qeveri.

Shqipëria as ka naftën e Venezuelës dhe as interesin strategjik të ShBA për të patur arësye për të ndërhyrë me forcë.

Kështu që, entuziami i Partisë Demokratike pas arrestimit të Maduros, është një absurditet politik që nuk ka lidhje me të vërtetën. Ky entuziazëm ngjan me atë të krijuar nga La Civita , ku për muaj me radhë PD i tha Shqiptarëve se tashmë non-grata për Berishën ra , apo se Edi Rama do të humbas. Ndërkohë që PS morri në maj fitoren më të madhe në historinë e saj.

Prandaj, Partia Demokratike në vend që të krijojë narrativa idioteske dhe të bëjë krahasime të pavenda, bën mirë të fokusohet te problemet reale të Shqipërisë siç është korrupsioni, varfëria etj. Këto po, janë shkaqe që mund të çojnë drejt largimit të qeverisë Rama. Ka dhe një tjetër e cila është drejtësia, por nga kjo PD nuk përfiton dot sepse lideri i saj është në konflikt interesi me të./mapo.al

11 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    U sqaruam e u relaksuam.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Minxhozi

      Thoi me mire o Teki ketij Ervis Iljazaj qe e ka surratin me te çpifur se nje baldose qe ha naten misrat necarre. Di gjevti ku ka lundur ky anal-ist i Henri Çilit? Se duket sikur e ka permjere Naim Çili me UET e tij?

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pd e mbushur me budallenje

      Kaq e thjeshte or z. ILJAZI! Ka ardhur koha qe PD te klasifikohet si Bashkesi Budallenjsh dhe servilesh si variable te Nongrats.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati

        Ja thua po kujt ja thua, budallenjve që fluturojnë me presh. Mirë bën Saliu që i gënjen ka gjetur gomerë dhe ju ka hipur në kurriz, kur i duhet të eci i qetë i mban mirë, kur i duhen për protesta i qëllon me shkelma dhe ata yxhym përpara si të harbuar. O të marrë ku veni pas plakut që ju ka shalluar ka 35 vjet? Thirrini mendjes! A e shikoni populli ka halle, qeveria bën gabime po nuk shkon populli qorazi mbas Saliut.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gaetano

          Mos e pasurit trunin te ndertojme shtet, nxjerrjen ne drite o nipin e Skenderbeut jo kete te kosoves Kurt, o Haxhi qamil, o tip zogu, apo me nje tau na shpalli te panvarun ismail beu, I fundit qe ja gjeti kapelen mbi koke laveri, ne si shqiponja malesh dhe fushash, patem vec nje shprese, me te mira apo keqija, te ishim proktetoriat i SHBA -ve. Te pakten te mbrojtur mbas bythes se elefantit. Por berisha I afroi barin shqiptareve per jete, meta kerceu vallen e Maduros, Rama me vend apo pa vend, beri humorin theres te filip cakullit. U tallem dhe sala nuk desh guvernatore ne shqiperi. Po ky qe lepiet nen hijen e vet paguan te shkele dhe nje here ne USA. Non grada ne USA, non grada ne vendlindje,tokes I xanun ne tirane dhe ne zyren ku rri dhe lef, po shqiptareve ja boni te keqen. Si tha Kim! Jeni ca kokra legenash more te paudhe, do me kerkoni e sdo me gjeni,po mjer populli qe do haj bar duke shtrire doren. Per trima ne shqiptaret? Me kater burra e la amanetin KIM… Ne me rradhe para spakut. Por shqiperia humbi shanset si gjithmone, i vetmi vend ne ballkan pa ambasador te USA Sepse ska me poshtersi kur qeni kafshon doren e te zotit, apo kur arrin nuli me bo gallatr me emrin KIM. Shyqyr mbahen akoma SHBA-te Se vucic bejleri do hedhin vallen mes nesh. Skemi pare gje akoma. Sepse jemi dhi e zgjebosur po bisht perpjete.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bregu

            Mirë e ke analizën dhe bind po kë bind ata që i kanë hypur kalit sprapthi pa tjetër qëgjithçka shohin ,mendojnë ,gjykojnë duke e parë realitetin mbrapsht . Dhe kjo jo se nuk e dinë apo kuptojnë sa larg janë situatat në çdo drejtim me Venezuelën apo se nuk e dinë që mardhëniet e Shqipërisë me Amerikën janë në nivelin me të lartë të këtyre 35 vjetëve . Jo. Jo këto Saliu i di mirë por ja do puna që të bëjë një analogji të pa mundëshme por që ca politikanë analist ideolog militant media e portahale të lidhur pas b.... së Saliut e besojnë qorrazi dhe po e mbajnë opinionin në ankth se çfarë do të ndodh Por siç e thoni ju o profesor asgjë nuk do të ndodh .Qeveria do vazhdojë punën dhe marëdhëniet me Amerikën dhe BE do të jenë normale. Por një gjë është e qartë. Ajo pak drejtësi e pa kapur do të vazhdojë punën dhe po qe se Rama apo Balukja e kompani kanë vënë dorë në pasurinë e popullit gjë që duhet argumentuar ligjërisht,atëherë këta të venë në hale të gomarit thotë populli ska asnjë keqardhje apo tolerim .Por bashkohem në mendimin se kjo qeveri do të largohet me votën e popullit dhe jo me dëshirat alla Sali apo edhe të Tramp verdhashit . Të shpresojmë për më mirë e në të mirë të popullit.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sali Berisha

              a di sa shume problem e kemi ne Shqiptaret nese e marrin palloshin si derrkucin ne thes.

              Përgjigjjuni
              1. .
                .

                Shyqyr qe na e the. Na ndriçove.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pesimisti

                  Keta analistet tane, ne nje pjese te tyre rreshtojne llafet dhe jo llogjiken. U duket se bejne analize por thjeshte llafosin. Ja dhe ky i sotmi thote shume, por asgje... Si ta kuptoj une psh thenien se Partia Demokratik ende nuk ka arritur të frymëzojë qytetarët shqiptar dhe të krijojë një revoltë civile kundër qeverisë? Ky nalisti nuk kupton se revolta civile nuk krijohet nga opoanenti, por nga vet partia ne pushtet. Kur partia ne pushtet eshte parti si partia e Berishes(qe nuk ka te beje me emrin demokratike) ben revolucion ku veriun e ve kunder jugut dhe jo te miren kunder te keqes, ahere lind revolta nga poshte. Revolta nga poshte lind nga puna e keqe e partise ne pushtet dhe jo nga deshira e Saliut. Revolta lind kur partia ne pushtet vret njerez te pafajshem per tu treguar e "forte" sic u mundua Saliu te behej i forte kur vrau demostruesit ne rruge...etj ettj... Ne kete kuptim ky analist flet per "narrativa", qe nuk eshte fjale shqipe, por keto "narrativa" nuk egzistojne ne koken e Berishes qe eshte nje person me te meta mendore dhe me edukim komunist. Ai mendon se jeta eshte "o une, o vdekje per ju"! Kjo nuk eshte "narrative", apo zgjidhje, por cmenduri! Me e keqja eshte se Saliu e kupton se cthem une, por vazhdon ne rrugen e djallit, sepse mendon se ne shqipot jemi koqe kanari dhe na pelqen surrati i Berishes qe ka aq ngjashmeri me tonin....

                  Përgjigjjuni
                  1. ¿?

                    Lexova vetem titullin dhe emrin e atij qe e ka bere se pertova te shkoj me tutje, po me duket se SHBA ka aleat edhe Danimarken, po nuk po pjerdh shume per t'i mare Groenlanden, biles ka aleat edhe Kanadane dhe e do aq shume sa do ta beje shtetin e 51 te SHBA, Keshtuqe i bie si ta kesh mik, si ta kesh armik te prish pune.

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      drejtesi e munguar

                      Z.Iliazi po trajton ne kete shkrim se ku eshte gezimi i PD-s pas arestimit te Maduros.Amerika ne keto 35-vite eshte zonje shtepie ne Shqiperi.Per interesat e saj s'ka arsye te largoj nje besnik per te prure nje"besnik"te djegur.Opozita shqiptare per aq kohe sa ne krye te mbaje nje karte te djegur si Z.Berisha gjithmon e me keq do te shkoj.Ne asnje vend tjeter nuk do te qendronte ne pushtet me aq "skanale" te stisura e qe pas gjykimeve te pa mbaruara njerezit denohen per shperdorim detyre. Edhe partite e lindura nga gjiri i PD-s nuk ngrohin pa jo te nxehin ambientin.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje