Një vrasje që mund të shpëtojë botën nga shembja

8 Janar 2026, 20:17Blog TEMA
Një vrasje që mund të shpëtojë botën nga shembja

Nga Frrok Çupi

Dje u vra një grua e re në Minneapolis dhe duket se shënoi një kthesë të fortë për vetë Amerikën politike. U vra nga forcat amerikane kundër Emigracionit që kanë vërshuar në Minneapolis një ditë më parë.

Viktima është identifikuar si Rene Nicole Good, 37 vjeç. Nënë e tre fëmijëve. Poete, shkrimtare, e studiuar në Old Dominion University. Shtetase amerikane. Asnjë precedent penal, veç një gjobe trafiku.

Ky njeri i brishtë, që më parë nuk do të ngrinte as gjethen e pemës, tani mund të shkaktojë stuhinë e madhe brenda- amerikane që të mund prishë gjithë planet e thëna deri tani se ‘bota po shembet’, dhe se ‘Europa po vdes!’.

Vrasja e Renee Nicole Good ka shkaktuar një erë të fortë revolte shpirtërore nëpër rrugët e qyteteve amerikane, por edhe në korridoret e politikës.

Nuk është kjo fuqia ‘ndaluese’ para katastrofës e kësaj ngjarjeje. Por është forca që ka në histori çdo ngjarje shumë e vogël, që ndodh në pikën e fundit mbi gotë. Efekti i parë që kreu kjo grua e re me vdekjen e saj është nervozizmi që shkaktoi në Shtëpinë e Bardhë, në Agjencinë e Sigurisë dhe te vetë presidenti Trump. Ai e quajti aktin ‘një terrorizëm shtëpie’ dhe ‘vepër të ‘majtistëve ekstremë’.

Te mosbesimi që mban formulimi, këtu qëndron edhe një dobësi.

Pse është kjo pika e fundit në gotën e mbushur? Ky ishte shembulli më i fundit i neveritshëm i dhunës që buron nga politika, që po e dobëson moralin e Amerikës dhe shënon një kapitull të egër në historinë moderne. Vrasja e Renee vjen pas dy atentateve kundër Trump në vitin 2024; vrasjeve të një ligjvënëseje demokrate të Minesotës, Melissa Hortman, dhe bashkëshortit të saj vitin e kaluar; vrasjes së dyshuar të një zyrtari të sigurimeve shëndetësore në një rrugë të Nju Jorkut në vitin 2024; dhe vrasjes së neveritshme të heroit të MAGA-s, Charlie Kirk, në shtator.

Me vrasjen e 37 vjeçares nuk mban më kjo anë e situatës.

Aq e rënduar është bërë situata, saqë Mark Kelly, sot e kësaj dite, sapo hyn në restaurant, zë qoshen me shpinë nga muri. Mark Kelly është një politikan amerikan, senator demokrat nga Arizona, ish astronaut, i sulmuar si ‘tradhtar’ nga Trump. Edhe gruan e tij, Gabby Giffords, përgaqësuese e Arizonës, e kanë vrarë në një atentat. Mark, që kur u quajt ‘tradhtar’, zë vend vetëm me kurriz nga muri, shkruan media amerikane.

Frika e përhapur pas vrasjes së Renee nga forcat e Emigracionit, është vetëm njëra anë. Sigurisht, kjo, e vetme, nuk mund ta ndalojë botën që të ‘mos shembet’, siç po quajnë pas veprimeve amerikane në Venezuelë, përgatitjes për të marrë Groenlandën dhe pastaj Kolumbinë e Meksikën. Jo, sigurisht.

Por ka hapur rrugën që amerikanët po i kërkojnë presidentit të tyre që të shikojë punët e vendit të vet, jo të hallakatet nëpër botë. Punët e ‘veta’ populli amerikan quan ekonominë, shëndetin, sigurinë. Nëse këto punë vijnë duke rënë, ose edhe kështu si sot, deri në Nëntor, atëherë zgjedhjet e Midterm-it mund të mos e mbajnë Trumpin president. Këto ndryshojnë balancat edhe me çështjen e marrjes në dorëzim të Hemisferit Perëndimor dhe hesapeve me Evropën.

Qysh natën e vitit të ri, kur ndodhi kapja e Maduros, vetëm pak ditë, kanë ndodhur ngjarje ‘të vogla’ në botë që duket se e kanë njomur syrin e presidentit Trump ndaj planeve të tij të pandalueshme. E fundit ishte sot. Rusia deklaroi se ‘çdo sulm mbi Ukrainë është legal’. Modeli është marrë nga sulmi i Trump mbi Ukrainë, ku çdo gjë që bëhet në dobi të Amerikës ‘është ligj’.

Po bota tjetër si do të reagojë me mijëra ‘plane legale’ pushtimesh?!

Nëse Trump dështon sado pak me planin për naftën e Venezuelës, vallë çfarë do t’u thotë njerëzve në Amerikë? Këta menjëherë do t’i nxjerrin para fotografinë e Renee Nicol Good…

Sigurisht që forca bie aty ku është ngritur, në tokën e Shteteve të Bashkuara. Por bie për një vajzë të brishtë.

E brishtë është edhe vetë situata në Venezuelë. Studiues dhe reporterë në SHBA po shkruajnë se ‘arsyeja e sulmit në Karakas nuk kishte demokracia as përmirësimi i jetës në Venezuela’. Ata po shkruajnë se tani qëllimi është përqendruar në një ‘aleancë me qeverinë e Venezuelës’ qoftë edhe bashkëpunëtorë të Maduros.

Gjë që është afër mendsh. Kjo ka ndodhur edhe në rastet më parë me presidentët paraardhës të SHBA. Pushtimi i Irakut, Afganitanit, Libisë, Pranvera Arabe, të kryer nga Bush dhe Obama, nuk sollën asnjë rezultat të pritur. Nuk është fundi i botës pse edhe plani për Venezuelën të marrë këtë tatëpjetë.

Madje edhe plani për dobësimin e Europës dhe aneksimin e Groenlandës.

Të gjitha gjërat e mëdha, dhe frika e madhe, ndodhin dhe bien në këtë botë të vjetër. Bien për një arsye. Madje edhe për një arsye ‘të vogël’. Për një arsye shumë të vogël mund të mbetet pa u ‘prishur’ vetë Europa, që shumë analistë shqiptarë po e quajnë ‘punë e mbaruar’.

33 Komente

  1. Y
    Ylli

    Duket qe nuk e njeh ameriken.

    Përgjigjjuni
    1. b
      bashkimi

      Po mire o Ylli, fol dicka ...jepe nje opinion ,si ta dishe, te tjeret bejne komentet e tyre

      Përgjigjjuni
      1. E
        Endri

        Askush nuk po e njeh tani.Dhe jo vetem ameriken.As ata qe kane breza lindur e rritur aty.Kshu eshte kur ulen malet e ngrihen halet.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Like

          Duket qe Frroku ka kopjuar nje efitorial apo artikull. Pasi nuk e shpjegon dhe as e ka idene pse ai tipi merr vetem karrige me shpine nga muri. Pasi do ta shqiperonte e do ta sqaronte se e ben per te vezhguar hyrje-daljen nga dera e lokalit. Nje injorant nuk di as cfare te kopjoje

          Përgjigjjuni
          1. O
            O Liqe

            Nuk kam respekt per Frrokun, por sot ka publikuar disa te verteta te hidhura. Per sqarimin qe kerkon zotrote, ti dukesh qe je i lexuar se e ke kuptuar.

            Përgjigjjuni
        2. T
          Trampi i ri(Babrru)

          Më besoni,kjo grua fatkeqe,që u vra qëllimisht nga policët e MAGA,për të frikësuar të tjerët,mund të kthehet në bumerang për MAGA-TRAP(TRAMP)Nësë opozita që është ende në gjumë ne SHBA,do jetë në gjëndje të reagojë(jo me dhunë si TRAP)me 6 Janar,Martin Luterkingu do ju dukej shumë i vogël.Nëse errësira nuk kthehet në dritë,do ju dukej lule periudha e E.Hoxhës ne Shqiperi(1948-1985)USA e para është veçse një mashtrim i MAGA

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lala i Myzeqesë, pa Myzeqe

            Periudha e ENVER HOXHËS ishte lule o shoku, jo do të na dukej.

            Përgjigjjuni
          2. H
            Historiani

            Historia njerezore na ka mesuar se çdo perandori ka nje kulm ka edhe nje renie.Askush nuk përjashtohet nga kjo aksiome e vertetuar tashme.Mjere popujt e vegjel si puna jone,qe sdihet pazar i kujt perandorie te re do te behet!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Adi

              O Frrok pse merresh me muhabete qe nuk i kupton???????

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qytetari

                Komplimente për shkrimin Frrok. Çdo gjë e ndyrë që po ndodh sot në botë ka vetëm një autor: Donald Trump. Ky personazh është një fatkeqësi kombëtare për Amerikën dhe për globin. Të gjitha veprimet e tij nuk kanë të bëjnë me politikën por me mendjen e tij të sëmurë që ecën me motivin: i forti mund të bëjë çdo gjë pavarësisht çmimit. Çfarë morali ka Amerika që ti kërkojë.Putinit që të.ndalojë.luftën dhe të lirojë territoret e pushtuara? Çfarë morali ka Amerika nëse Kina merr Taivanin, që në fund të fundit është tokë kineze dhe nga 95 deri 97% e popullatës janë kinezë. Të shohim e të presim çdo të ndodhë.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kreshnik Martini

                  Frok , nuk di cfare flet , jam dakort me komentin eYllit , jo vetem qe se nje gjendjen ne amerike por qe bere nga I djathte ne radikal i majte me keto qe ke shkruar .

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dite me te mira do vijne shpejt

                    Kreshnik, nuk ka lidhje e majte apo e djathte, jeta e njeriut eshte e shenjte, Froku ka te drejte. Evropa eshte koka e botes prej te pakten 2 mije vitesh. Evropa do ta drejtoje boten edhe pas 2030, por jo BE. Nje aleance e re Evrope, Rusi, Kine eshte zgjidhja qe do te ristabilizoje boten.

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    Kutuzovi

                    Zoti Frrok,si gjithenje i madh.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      From USA

                      Pallavra! E ndiera ishte nje ekstremiste e majte, qe vuri ne rrezik jeten e oficerit te policise qe e vrau!

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lunatik

                        O gomar shih mos te vijne e te marrin per leckash keta te ICE

                        Përgjigjjuni
                      2. .
                        ..

                        Hahah fiks e ke thene o Ylli. Fshatari nga Lezha qe erdhi ne Tirane me valixhe druri dhe qe ka qene bashkepunetor sigurimi del e ben nje "analize" qe ngjan si ajo e feces.O debil ne amerike nuk kundershtohet polici aq me teper te perpiqesh ta shtypesh me makine. Shife mire videon dhe pastaj komento.

                        Përgjigjjuni
                        1. g
                          gomaret blu

                          cilin shtypi o qorr? shife mire videon. donte me ik jo me shtyp ate bolen me revole ne dor

                          Përgjigjjuni
                        2. N
                          Niko

                          Bravo

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vini

                            Para se te shkruaje kete paçavure duhet te kishe pare vidion qe kjo "e pafajshme"perplasi me makine qellimisht oficerin qe vetem mbas 24 oresh doli jashte rrezikut per jeten nga thyerjet e kockave o Froq spiuni.Por shpirt ligu lind dhe vdes I tille.

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Ish Kolegu

                              I lexoj shkrimet e Frrokut por kete rradhe nuk mund te behet me gabim se kaq.Si mund te mbrosh nje ekstremiste qe kerkon te shtype me makine forcat e rendit zoti Çupi.Je nxituar ose je detyruar te besh nje shkrim te lille.

                              Përgjigjjuni
                              1. p
                                plerat e saliut mbrojne pedofilin bjond

                                cilijn shtypi o gomar? a ke sy ne balle, i kishte kthy rrotat e makines donte me ik. debil blu

                                Përgjigjjuni
                              2. B
                                Beni ke Treni

                                Po arsyen pse e vrane kete poeten dhe shkrimtaren pse nuk e thua o Froç qe vetem helm nxjerr nga goja.Apo kaq ke leje te shkruash se ndryshe te tredhin dhe te presin rrogen.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Edi

                                  O Fruk po pse ben sikur nuk e ke mesuar kush ishte “burri” kesaj liberal demokratet o Frruk?!?! Ti sikur je edhe kunder kesaj lloji?!?!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Biku

                                    Kjo poetja kishte lene tre femijet ne shtepi dhe shkoi per te shtypur me makine forcat e rendit qe duan te pastrojne Ameriken nga milona te paligjshem qe erdhen nga hapja e kufijve per kater vjet te kllounit Biden.Sa gjynah qe je mer Frrok.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. m
                                      milan forever

                                      dhe ti qe shkruan me siguri je emigrant i paligjshem per vete. kujdes se do te kapin ne rruge e do e shohesh veten ne salvador. shqiptar leshi

                                      Përgjigjjuni
                                    2. F
                                      Futja kot

                                      Mbase nuk njeh ameriken, po boten e njeh me mire se ty me duket, Ylli. Per here te pare USA kunder UE, sa te jete ky i c'ekuilibruari ne krye te shtetit me te rendesishem te botes.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Robert Laze

                                        O Ylli a shef lajme ti a e ke par se çfar po bēhet nē Amerik jan çuar njerzit kundra idjotit psikopat Trampit. Se ju ēshtē bēr jetansterr nga idjoti Tramp. E ti flet pērçart Amerika po mer tatpjetēn se ka bo shum pislliqe. E kshu qē Edi Rama e ka nē regull se ēshtē zheni i zgjuar nuk ēshtē pyk nē Djell siç je ti mor tallash i presuar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Edi

                                          Ju jeni teresisht i painformuar ose ju therret kushtrimibi te pareve: komunizmi. Zonja i dha gas makines per te kaluar mbi policin( e goditi me parakolp ne te vertete). E dyta , ne cdo vend te botes kur i iken policise ajo hap zjarr ( exhe jetu ne Kanada) E treta , amerikanet jane te kenaqur. E findit , ty dhe monstrave re kuq si ty u kujtoj shprehjen e Thacherit: Komunistet kur flasin genjejne, kur heshtin fahehin, ne pushtet vjedhin dhe kur bien nga pushteti shkaterrojne gjitheshka.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. l
                                            lani

                                            po o trushkulur po. vrit gra rruges dhe je ne rregull. kokerr psikopati

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Edi

                                              O idiot edhe nikita grua ishte po vriste njerez … ajo po kalonte rrotat mbi policin o kafshe e kuqe.

                                              Përgjigjjuni
                                          2. M
                                            Mendimi

                                            Cdo kohe ka njerezit e saj te ndritur, mendjet e zgjuara e guximtaret, njerezit e zakonshem dhe ndyresirat si ky autori i shkrimit te perkthyer e te pershtatur sipas me djes se tij perverse. Po pse o burre legen, ty te mbeti te analizosh e vleresosh veprimet ne USA? Edhe pse mund te kete problematikat e saj qeverisja e Trump dhe me pasoja te mundshme, nuk eshte ajo mendja jote e pjerdhur, as morali i nje njeriu te blere si ti qe te jape vleresimet per dicka aq te madhe, sa fatkeqesisht mendja jote nuk e rrok dot or Frrok.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. I
                                              I varfer je Mendim

                                              Mendim, mendo para se te shash si Saliu.

                                              Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje