Nga Roland Lami
Në Shqipëri, rrjetet sociale kanë marrë prej kohësh rolin e një reality show permanent, ku banaliteti jo vetëm që nuk fshihet por edhe kur mungon prodhohet për tu shitue si normë. Ajo që është sipërfaqësore, vulgare, e shëmtuar, e zhurmshme, estetizohet dhe hidhet në rrjete sociale për tu shndërruar në virale. Big Brother nuk është pa arsye një nga programet e real show më të ndjekura në Shqipëri. Simbolika më e qartë e një spektakli ku gjithçka vlen për sa kohë prodhon reagim, jo kuptim.
Jean Baudrillard do ta quante këtë një hiperrealitet që nuk përfaqëson më asgjë, por riprodhon vetveten në pafundësi. Në këtë hapësirë, banalia nuk është thjesht e pranishme ajo është morale, normë, trend. Ajo shpërblehet me klikime, legjitimohet me audiencë dhe mbrohet si “zë i popullit”.
Në këtë realitet të marrësh u përfshi pa dëshirën e saj akademikja Lea Ypi. Një zë dinjitoz në botën konkurruese akademike globale e cila u fut papritur në vorbullën e mediave dhe rrjeteve sociale shqiptare. Ato në zakonin e tyre të përditshëm e çveshën akademiken nga idetë, ideologjitë apo kritika konstruktive ndaj realitetit postotalitare dhe e kanalizuar fokusin te banaliteti i shpikur prej tyre. Pyetja që qarkullonte nuk ishte “çfarë thotë në libër ?”, por “pse tani u shfaqe?”, një pyetje që nuk kërkonte përgjigje, por prodhonte mosbesim te ata që bëjnë llogari politike, nxitje imagjinate te ata që shpresojnë ende se dikush në formën e Jezusit do vij të na shpëtoj apo te ato pak që kanë mbetur njerëz të mendimit që kërkonin të dëgjonin dicka ndryshe nga e përditshmja mbytese politike në vend.
Me ligjikën e dy kategorive të para rrjetet sociale filluan të fabrikojnë lajme, ti besojnë lajmet që prodhonin vet dhe më absurdia ti kritikojnë po vet. Për pak kohë u krijuan dy realite paralele, atë që Lea bashkëndante me njerëzit në takimet e saj promovuese të librit dhe rrjetet sociale që marketonin ambiciet politike të fabrikuar nga ata vet. Siç ndodh me persomazhet e Big brother ku banalia e tyre hidhet mish për top klikimeve dhe bëhet virale por me Lean ka një problem pasi duke qenë një figurë akademike nuk përthithet dot lehtë nga spektakli, ndaj ose duhet instrumentalizuar, ose relativizuar, ose thjesht dyshuar pa arsye për ambiciet e saj.Pra, duhet shpikur banalja te Lea për ta shitur o njerëz se mendimet nuk i shesim dot janë shumë të sofistikuar për audiencat tona, plus që nuk janë mësuar me këtë lloj regjistri abstragimi. O burra shpikim projektet politike të saj si arsye e prezencës në këto ditë të vështira të establishmentit politik për ta bërë seksi lajmin. Kështu të dy palët PS dhe PD kanë interes të kuptojnë apo të testojnë interesin e publikut për të tilla figura.
Jo pa sukses shpërthyen mediat, portalet në të dy krahët në një garë të marrësh për të prodhuar lajmë për atë që nuk lidhej me qëllimin e vizitës së Lea në Shqipëri.
Rasti i Lea Ypit tregoi një të vërtetë të pakëndshme për shoqërinë shqiptare atë që ne jemi mësuar ta pranojmë banalitetin si normalitet dhe ndjehemi në siklet përballë dinjitetit. Të fabrikojmë banalen edhe aty ku është e pamundur ta identifikojmë pasi kemi krijuar varësi prej saj.
Në fund, problemi nuk është Lea Ypi, por një hapësirë publike që funksionon me instinkt, jo me mendim. Një shoqëri që di të shesë të shëmtuarën si vlerë, por nuk di ç’të bëjë me mendimin kur i shfaqet përballë. Ndoshta kjo është edhe tragjedia e vërtetë e rrjeteve sociale dhe e medias në tërësi, ato nuk prodhojnë vetëm zhurmë, por edhe frikë nga çdo gjë që nuk mund të reduktohet në spektakël.
Analize intelegjente e sakt bile shume e sakte.
Nuk ka zgjedhje me Lea Ypin. Ne nuk hyjmë në zgjedhje farsë. Lea ik, Lea ik!
Une shoh shpresa derisa vendit I kane mbetur akoma ca mendje brilante si Lea. Jam I sigurt se ajo do I fale klithmat e dallkaukeve qe ketu jane me bollek. Per Shqiperine tone Lea, ja vlen cdo sacrifice.
Se bashku politikanet tane e media tone pubike po shksterrojne shqiperine..e ku pyesin ata per lea Ypin????????njerez!!!!!
Ashtu si kafsha e cila mbron prenë e saj dhe nuk do ta ndaj me askënd edhe politikanët tanë janë tejet vigjilent në mbrojtje të sundimit të tyre. Ndaj figurave fisnike dhe atdhetare, të dy palët, si pozita dhe opozita, thjesht nga frika se mos ju marrin pushtetin, ndërsejnë zagarët e sulmit për të baltosur çdo vlerë edhe kur dikush si Ypi, e cila as shfaqi pikën e interesit për pushtet politik në Shqipëri. Sulmi ndaj Ypit dhe njerëzve të shtresës fisnike, si dhe sulmi ndaj SPAK paraqesin frikën e pushtetit, qoftë në pozitë apo në opozitë, nga këto dy drejtime të cilat ata e ndjejnë nën lëkurë dhe e dinë se janë të vetmet që do të sillnin varrosjen përfundimtare të sundimit të tyre 80 vjeçar, sundim i cili veç varrosjes së çdo vlerë morale e shpirtërore nuk solli asgjë tjetër.
i Qimi Pekes i punesuar te kazani Berrishes shpiku lajmin , mbas tije kazanet e tjeter e pasuan deri sa mikrofon mbajtesit pyesnin Bufin çfare mendimi ka..... Nuk kemi média as ajo e shkruar e as ajo visive, por thjeshte disa thashethemexhinje.
Rrjetat sociale kudo ne boten demokratike, i thenshin, jane njesoj te shfrenuara, te egersuara, te cmendura si vete natyra agresive e kafshes njerezore qe nuk mund te jetoje ne demokraci pa korrupsion e anarki. Prof Rolandi bon mire ta spjegon ose kundershton kete, jo vetem ti vije keq per shqiptaret evrrjetave sociale. Ne jemi njsoj si te gjithe njerezit ne perendim o Roland. Te gjithe bashke ne qe jetojme ne demokracite anarkike ne cdo cep te globit, jemi njesoj kuh me shume e kush me pak, duke filluar nga gjeniu qe drejton amerikanet deri tek komentuesit shqiptare ne rrjetat sociale ne Shqiperi.
Si eshte e mundur qe kjo akademikja apo filozofja, pa ia bere syri terr, e qian Shqiperine nje skute, nga e cila po largohet???!!! Turp per te si shqiptare, nese e qian veten te tille, driten e diturise qe zoteron, le ta perhapi ku te doje. Ajo Shqiperine e shqiptaret i urren. Doli shpejt ne identitet. Ypi, hesapi.
O Shaqo. Nuk kishte punë me ne kjo Lea. I kemi rene në qafë kot. Ajo kishte punë me Enverin or byrazer. Se ç'ka qenë një Enver, Enver, dhe Leas nuk i del e keqja me këtë Enverin. Mbase e ka patur komshi, nuk e di. Mora vesh që ky Enveri ka nja 40 vjet që ka kthyer patkonjte nga dielli, por Lea i është qepur si Skenderbeu turqve. Pastaj thonë që Saliu e paska patur mik këtë Enverin, dhe qenka bërë tym. Ore, është bërë nami, të them, por nuk e kishte me ne. Lea shkon ne Angli, është në vitin 2026. Kur vjen në Shqiperi kthehet në vitin 1976, pra 50 vjet mbrapa. Nuk e ka me ne or byrazer. Por, qe të flasim seriozisht, jemi vend i vogël, dhe kur plas sherri, hyn gjithë fshati. Se unë ketu në Angli njoh personalist nja dy profesorë, autoritete boterore në fushen e tyre, një gjerman dhe një belge. Por, në Gjermani, këtë profesorin e universitetit nuk e therret njeri nëper televizione per politikë, apo per t'i dhene mend Gjermanise se si duhet të sillet me Putinin. Pastaj kemi Professor Brian Cox, që e njeh e gjithë bota, por kur e therresin ne televizione, nuk flet per familjen e tij, nuk bën libra per familjen e tij, se si ka vuajtur në kohën e Tanzimatit. Flet dhe shkruan per fushen e tij. Lea Ypi nuk ju permbajt fushes se vet të sociologjise, por ju turr Enverit, madje edhe bunkerëve, megjithese është injorante nga fusha ushtarake. Dhe kur ti kalon kufijtë e tu, mos u anko kur i kalojne të tjerët. Kur futesh be debatin politik shqipëtar, mos u anko se u bere pis. Balta politike atë punë ka. Pastaj Lea Ypi bëri edhe gabimin e fundit kur iku. "T'a keni per nder qe unë erdha këtu, dhe nuk vi më po nuk më kerkuat falje." Jo me keto fjalë, natyrisht, por ky ishte kuptimi. Nga akademikja Lea Ypi u be Lea Llastica. Lea Ypi rrjedh nga një familje e degjuar, fisnike, është e lexuar, Ka ngritje të madhe kukturore në fushen e saj. Prandaj mendoj që nuk duhet të kishte rene në gabime të tilla, sidomos kur e njeh sociologjine. Lea Ypi nuk e Ka kuptuar që shumica e popullit shqipëtar është e majtë. Dhe kjo shumicë e majtë nuk e duron dot Sali Berishën. Pra, ose futu në debate politike dhe thuaji gjerat drejt, ose mbaj linen tënde, por mos u nxeh kur të tjeret nuk mendojne si ty. Është akademike dhe duhet ta njohe mire kulturen e debatit.
Lea Ypi, megjithe diturine e lavderueshme qe zoteron, nuk e mposhti dot Iluzionin e saj se do shijonte një jete të butë - në një mjedis grabitqar shqiptar.
1☻Lea , per mua ju jeni e kompletuar , por jeni viktimë e nje mashtrimi academik . 2☻ik ne ndonjë vend ku ti mendon se LIGJI funksionon . 3☻minimzo sensin e " inferioritetit " , dhe mos u mundo te fitosh më shumë nga sa të takon në jetë . Jam i sigurt që fati do tju ndihmoj shumë , shumë , shumë .
O Xhebrooo, po perla i ke keto komentet, perla i ke? Respekte. Ka një jave we bëhet muhabeti, jo i Hypi e jo s'i Hypi, rruge të mbarë Lea Hypi. Dhe doli "prefesor" Rolandi t'ja bëjë shqipetarëve 8 me 2, se na zemëruan Lea Ypin. Domethene ti o popull e ke fajin gjithmonë. Turp të kesh o popull. Ja, u zemërua dhe "prefesori" nashti. Pike e zezë.