Brenda banketit të Vuçiçit në Beograd me një kriminel lufte, me derrkuc në hell

10 Janar 2026, 13:53Blog TEMA
Brenda banketit të Vuçiçit në Beograd me një

Nga Enver Robelli


Një banket me një kriminel lufte, me derrkuc në hell dhe në furrë, me një vrasës të dënuar (dhe diçka për gjyshen e Ivica Daçiqit dhe një masakër të vitit 1903 në Pallatin Mbretëror në Beograd)

Si çdo festë fetare edhe Krishtlindjet konsiderohen festë e dashurisë, mirëkuptimit e solidaritetit. Së paku kështu thuhet. Zakonisht festat fetare priten e kremtohen në rreth familjar. Gazeta serbe “Informer”, e cila drejtohet nga rrëmujaxhiu Dragan Vuçiçeviq, e mblodhi sivjet “elitën” serbe për të festuar Krishtlindjet Ortodokse. Në një pjesë të emisionit ishte edhe presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili para disa vitesh ka treguar se çka mendon për Vuçiçeviqin: “E kam mik personal qe 25 vjet”.

Pastaj, në pjesën tjetër të emisionit, Vuçiqi s’u pa më, por ai u përfaqësua denjësisht nga “elita” serbe. Për shembull nga babai i tij politik Vojisllav Shesheli. Pra, në këtë banket ishin të pranishëm: Vojisllav Shesheli, i dënuar për krime të luftës dhe kampion i gjuhës toksike në Serbi (ndonëse konkurrenca është e madhe), Ana Bërnabiq, kryetare e parlamentit, Ivica Daçiq, ministër i brendshëm dhe shumë ministra të tjerë. Daçiqi ishte ulur nga fundi i tavolinës, në anën e djathtë të tij qëndronte një derrkuc i pjekur. Apo mos ishte i pkastikës?

Me mikrofon të pranishmit i argëtoi Dragan Ashanin, i dënuar për vrasje. Më 1992 ai vrau ish të dashurën e tij, 18-vjeçare. Për këtë qe dënuar me 11 vjet burg.

Siç e do rendi e kuvendi, i pari e mori fjalën mikpritësi dhe i zoti i shtëpisë Dragan Vuçiçeviq. Ai tha: “Ja, ne kemi përgatitur gjithçka ashtu siç i ka hije kësaj feste të madhe. Kemi derrkuc në hell, derrkuc në furrë, kush si ta dojë. I lutem shokëve kamarierë të shkojnë te këta mysafirë, t’u ofrojnë, t’i shërbejmë mirë”.

Mandej Vuçiçeviq e pyeti Sheshelin se çfarë dëshironte të hante? Shesheli s’ishte në disponim të fliste menjëherë për mishin, por për Daçiqin. Tha se “gjyshja e tij iku nga gjyshi me nëntë fëmijë dhe iku për një shqiptar”. Dhe i kërkoi falje “shqiptarit të ndershëm” Demo Berisha, i cili ishte po ashtu pjesë e këtij banketi në cilësinë e ministrit për të drejtat e pakicave (“Izvni Demo, to je bila druga vrsta Šiptara”).

Vuçiçeviq e gjeti shpejt rolin e vet dhe sillej si pronar kafejene duke porositur këngë. Kështu muzikantët i kënduan Sheshelit: “Shiko, nënë, si t’ia bësh, për një çetnik të më martosh”. Mandej festa rrëshiqi drejt këngëve raciste, shqëruar me alkool e ulërima. Për shembull me këtë vrag fyes ndaj grave turke e myslimane në përgjithësi: “Turkesha para xhamisë u betua, se vetëm në një serb u dashurua”.

I vetmi politikan europian që deri më tani protestoi kundër kësaj origjie nacionaliste ishte ish-ministri i Jashtëm kroat Tonino Picula, i cili është raportues i Parlamentit Europian për Serbinë. Picula i tha revistës kroate “Nacional” se “me njerëz të tillë nuk mund të negociosh për hyrjen në BE, ata janë për ‘Serbinë e Madhe’”. Ai shtoi: “Do të dëshiroja, natyrisht, të dëgjoja edhe reagime më të ashpra nga adresat e Brukselit sepse … Serbia është kandidate për anëtarësim në BE. Ajo, në fakt, ka plot katër vite që nuk hap kapituj, por mendoj se edhe kjo është një dëshmi për ata në Bruksel që mbase kanë ndonjë pikëpamje tjetër, apo konsiderojnë se ky është vetëm një incident i rastësishëm, se realiteti në Serbi është dukshëm ndryshe, shumë më i keq“.

Për Vuçiqin nuk ka dilemë. Ai thotë për Dragan Vuçiçeviqin: “E konsideroj njeri të ndershëm dhe të sjellshëm”. Ashiqare nderi matet me vizore të ndryshkura në Serbinë e Vuçiqit.

Të kalojmë pak tani në çështje jashtë tavolinës së banketit. Në fillim të shekullit të 20-të Mbreti Aleksandër i Serbisë vendosi të martohej me Draga Mashinin, e cila shërbente si shërbëtore e nënës së tij në oborrin mbretëror në Beograd. Draga Mashin nuk gëzonte imazh të mirë në qytet. Ishte e ve, 10 vjet më e moshuar se mbreti dhe konsiderohej sterile (për shtëpinë mbretërore ishte me rëndësi të kishte pasardhës e trashëgimtarë). Qarkullonin edhe llafe të tjera mbi Draga Mashinin. Një ditë u mblodh Këshilli i Kurorës për ta bindur Mbretin të hiqte dorë nga synimi për të lidhur kurorë me Draga Mashinin. Ministri i Brendshëm, Gjorgje Gençiq, tha: “Lartmadhëri, ju nuk mund të martoheni me të. Ajo ka qenë dashnorja e të gjithëve - edhe e imja”. Mbreti u përgjigj duke ia dhënë një shuplakë të fortë Gençiqit në prani të ministrave të tjerë. Më vonë Gençiq u bë pjesë e planit për vrasjen e Mbretit Aleksandër.

Kjo ndodhi më 11 qershor 1903. Rreth 30 oficerë u futën me forcë në Pallatin Mbretëror. Trupat e Mbretit dhe të gruas së tij u masakruan. Ja si e ka përshkruar këtë skenë historiani Christopher Clark në librin e tij mbi shkaqet e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore: “Kufomat, sipas dëshmisë së mëvonshme të berberit italian të mbretit, i cili ishte i traumatizuar dhe kishte marrë urdhrin për t’i marrë trupat e për t’i veshur për varrim, ishin shpuar me shpata, çarë me bajoneta, pjesërisht ishin nxjerrë organet dhe ishin copëtuar me sëpatë, derisa u masakruan aq sa nuk njiheshin më. Kufoma e mbretëreshës u soll deri te parmakët e dritares së dhomës së gjumit dhe, pothuajse nudo e krejtësisht e mbuluar me gjak, u hodh në kopsht. Kur vrasësit tentuan të bënin të njëjtën gjë me Aleksandrin, thuhet se dora e mbretit u shtrëngua për një çast pas parmakëve. Një oficer e preu grushtin e tij me një goditje të shpatës. Gishtat dhe trupi i monarkut ranë në tokë. Ndërsa atentatorët ishin mbledhur në kopsht për të pirë një cigare dhe për të inspektuar veprën e tyre shkatërruese, filloi të binte shi”.

Ka lloj-lloj banketesh në historinë e Ballkanit. Disa mbahen në kopshte, disa në redaksinë e televizionit “Informer”. 

16 Komente

  1. B
    Berti

    Ky gazetar ka pjerdh fare me duket

    Përgjigjjuni
    1. D
      Derrkuc ne furre me patate

      Ashtu mendoj edhe une.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tito

        Pse thua keshtu? Ka nxjerr edhe njehere ne pah karakterin kafsheror te serbeve. Apo mos je serb o Bertoviç.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          I nderuar Berti. E keni keqkuptuar gazetarin sepse shkrimi I sotëm është një nekrologji e ngjarjeve në Serbi,në kohë dhe në të tashmen dhe ndryshimi në mes kohëvë dhe kulturës serbe është I pa ndryshuar,sepse ato mbeten të njëjta ashtu siç injohim ndër shekuj, KRIMINALE

          Përgjigjjuni
        2. 1
          1997

          Zoti Robelli je fantastik, shkrimet e tua informative jane me shume interes, prandaj te vetmit te pjerdhur jane ata qe ishin ne ate banket, por edhe ndonje komentues me origine serbe!

          Përgjigjjuni
          1. I
            Igor

            Hajde te flasim pak per veten kur neve e dime se sic jan Serbet por a e dini sesa femra Shqipetare shiten dhe i martojn me Serbet ,Vajza nga Shqiperia e Veriut sidomos 90% katolike dhe 10% te perzira dhe jua shajne nenen Shqipetare kurse Shqipetaret akoma bejne miqesi me ta.

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Quartiere Latino

              Po hajt e flasim, une ne Paris kam pas nje dashnore serbe, ajo fliste shume keq per serbet!

              Përgjigjjuni
            2. "
              "BOHOTINA"

              Bukur mire Robelli. Bravo...

              Përgjigjjuni
              1. K
                Klimax

                Të festojnë Krishtlindjet dhe të hanë derrkuc në hell, çfarë kulture?!!! Haram, tamam kriminela! Nuk mësuan kurrë nga kultura shqiptare se si festojnë me gjakun bagëtisë për Kurban! Halal!

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Flakadani

                  Serbet po mundohen për vete,për të rritur territoret e tyre,qoft edhe me nacionalizëm e shovenizëm,por ç'po i duhet Edi Ramës të ndihmon Vuçiqin,Presidentin serb,anti shqiptarin e përbetuar .Për më keq hesht shtypi shqiptar,intelektualet,klasa politike.A thua se Shqipërinë e ka për pro serbe Baton Stanishiqi,mik e këshilltar i Edi Ramës.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ali Baba me 40 Sufllaqe

                    e ngatarron me Sali serbin qe ndihmonte Miloshevicin, mbasi Edi Rama eshte i vetmi politikan ne Europe qe ne konference shtypi ne Beograd (duke pasur ne krah Vucicin) ua ka thene ne sy serbeve qe Kosoven duhet ta harrojne mbasi eshte shtet i pavarur! Po ti cfare kujton qe me ato shpifjet e tua je ne gjendje tu shpalsh mendjen n jerezve? Duhet te jesh nje cope idioti!

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Flakadani

                      Ali Baba me 40 hajdutet pro serb,deklarata e Ramës në Beograd ishte vetëm një fakt i kryer që e ka thënë e gjithë bota para tij dhe e ka njoft Kosovënpor ti ke harruar(me qëllim) se Rama shpalli Veriun e Kosovës tokë të askujt,kërkoi KFOR të marr atë territor e jo Policia e Kosovës,bëri Statutin e Komunave serbe në Kosovë,publikisht kërkoi që Serbisë ti jepet nga Kosovës ajo që i takon kërkoi nga faktori nderkombtar mirëkuptim për Serbinë e Vuçiç,Bëri Ballkanin e Hapur që fuste shqiptaret nën Serbi ,i vuri Kosovës sanksione i pari në Evropë.Tradhtia ka emër!

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hamleti i Pollogut pyet- pse e ka ujku qafën e tra

                        Nuk është tradhëti. Të tradhëtosh do të thotë të kthesh shpinën një dakordësie. Ky nuk ka dakordësi me asnjë shqiptar. Ka dakordësi me VUCI -QI-RAMËNin dhe vepron armiqësisht, pa dorëza. Por ngase Shqipëria londineze ka një parti simotër sllavoortodokse, e mutosur - Rilindja, një segment i gjerë i kësaj partie është kolona 1 - 10 srbe në të LONDRËS SHQIPËRI dhe punojnë me legjimitet kundër nesh. Na bëftë mirë, këso CORBAH përpijmë vetë!

                        Përgjigjjuni
                  2. L
                    Labi

                    Nga shkrimi kuptova qe jane mbledh ca Serb e festojne krishtlindjet,mes tyre ka kriminele e anti Shqiptare,deri ketu e morem vesh,kryesorja mes tyre ishre dhd nje Shqiptar Kosovar nga Peja, Demo Berisha, jane mbledh nje tufe plerash,po me sa kuptova me plehre eshte ky qe eshte marre me ta duke i bere shkrim ne gazete,ca u intetereson Shqiptareve ca ben Vucici ne Beograd,ky gazetaruci eshte mire te shkruaj me emer mbiemer per ata shqipeca qe bejne tregti ne Beograd,per ata qe shkojn e spiunojne atje,plot eshte Kosova me spiune,nuk e kuptoj Mero lse e boton kete,nuk di a e mexon Mero gazeten Bota Sot,ne Shqiptaret e Shqipeise e quajme Borba,jam i sigurte nese Mero e lexon nuk e boten me kete spiun.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hamleti i Pollogut pyet- pse e ka ujku qafën e tra

                      BORBA SOT, e pata mirëkuptuar, po .

                      Përgjigjjuni
                      1. n
                        nejse

                        SHOVENISËM i EGËR quajtur me eufemism, nacionalismë. Upu-pu-pu

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje