Myslimani i Blushit, një ekspeditë islamofobie

11 Janar 2026, 11:41Blog TEMA
Myslimani i Blushit, një ekspeditë islamofobie

Nga Zgjim Hyseni

Turmat e fanatikëve kanë vërshuar Tiranën. Ata po derdhen në sheshin “Skenderbej” bash siç dyndeshin këtyre anëve dikur “hordhitë” osmane. Ia kanë mësyrë jo pak, por vetë statujës së kryetrimit. Krejt ndryshe nga lektyra shkollore e Pitarkës ku Skënderbeu është me shokë shumë, te Blushi Skënderbeut nuk i ka mbetur asnjë shok. Skënderbeu i lidhur bie përdhe, pa pasur një shqiptar t’i dalë zot. Skënderbeu ra, bashkë me të edhe shteti laik. Faqja e zezë, shqiptari më s’ekziston. Është veç një mohikan që ecën vetë: Beni – gjurma e fundit e Kastriotit. Libri i Blushit është trillim, së këndejmi ai nuk ka detyrë direkte ndaj raportit me realitetin. Ndaj nuk e gjej të qëlluar t’i përgjigjemi romanit me fakte empirike të censusit që flasin tendencë krejt tjetër nga frika e Blushit. Blushi duhet përballur ideologjikisht, na duhet aparati i tij konceptual për ta dekonstruktuar. Dy elemente arrita t’i lokalizoj nga ky lexim, një shtysë dhe një metodë: algoritmi dhe ligjërimi orientalist.

Shoqëria njerëzore gjendet në një kalim cilësor sa i përket raportit midis fjalës, shoqërisë e politikës. Dikur kishim redaktorë dhe censurë, dikur disa gazeta edhe ndaloheshin. Ideologjia konsistonte në mashtrim teksa shihej si funksion direkt i interesave të kapitalit. Më vonë ajo u bë “reprezentim marrëdhëniesh imagjinare karshi kushteve reale të ekzistencës”. (Althusser). Kur erdhën mësime nga psikanaliza e linguistika, ideologjia fitoi autonomi. Ky kalim telegrafik nëpër faza tregon se si ka ndryshuar përkufizimi i ideologjisë nga marksizmi klasik në poststrukturaklizëm. Por, në secilin rast interpelimi nënkupton një raport inteligjibiliteti midis Subjektit dhe subjektit – ndikohet përmes mendjes. Por, Blushi e ka kuptuar se kjo tashmë është veç histori, se jemi tërësisht në një kohë të re. Sot nuk ka më thirrje të subjektit në ideologji, sot ideologjia i ngjan refleksit të therjes me gjilpërë. Ne shohim çdo ditë sesi debatet televizive ekzistojnë për shkak të disa sekondave që japin fragmentin e prerë të videos për ta kërkuar ndonjë damar në rrjet, ndonjë rrugë pompimi për ta bërë lajmin viral. Algoritmi ka marrë përpara, ai e bën ligjin. Redaktorët në TV e gazeta janë zëvendësuar nga makina e algoritmit. Makina s’ka kritere përjashtuese. Ajo s’pushon ditën as natën. Vaji i saj është ndjenja njerëzore, gjithçka që nxit reagim. Te Blushi fjala nuk i thërret mendjes, as për iluminim as për mashtrim. Në një mënyrë mjaft religjioze, Blushi na e tregon dreqin. Merre një situatë ekstreme, margjinale, ku e ku të paqenë dhe vendose në qendër. Kështu punon makina. Me skandal, me sensacion, me frikë, me seks, me gërdi. Mbi të gjitha, me apokalips. Sipas parimit, Beni e gjen veten duke e vështruar i vetëm paramendo hej – fundin e kombit shqiptar. Distopi, frikë, apokalips, ky është sekreti i romanit, shija e hallvës që përlau pjatat. Ja, shijojeni pak:

“Pikërisht në këtë vend ku ai mbretëroi për gati një shekull dhe mori nderime të pamerituara, unë shpall sot ngadhënjimin e Sharias, krijimin e të parit shtet islamik në Europë, Republikën Islamike të Shqipërisë që së shpejti do të quhet Al Bania, sipas emrit të saj arab. Nga ky moment, Kushtetuta e vjetër që u shkrua me shpatën e Gjergj Kastriotit ka rënë dhe ligji i vetëm është ai i profetit Muhamed. Ne do ta zëvendësojmë Gjergjin me Muhamedin dhe Shqipërinë me Al Baninë”. Me një fjalë, na ishte njëherë Shqipëria, tash është Republika Islamike e Al Banisë.

Libri është një proces “tjetërizimi orientalist”. Ky togfjalësh është mungesa e një shprehjeje që nuk po e gjej për ta përshkruar procesin e krijimit të tjetrit brenda nesh, dhe nuk e di a mund të quhet tamam ligjërim orientalist kur kjo bëhet nga shqiptari në shqiptarin. Blushi është prokura e kështjellës Evropë, polici ideologjik i rojës kufitare. Forma e ligjërimit është tipikisht proces diferencues i krijimit të tjetrit përmes stereotipave. Siç kishte bërë dikur orientalisti Richard Burton, edhe Beni ynë, ndonëse dy shekuj i vonuar, e viziton Mekën për ta shkruar edhe ky tregimin e tij. Romani i Blushit na takon me Ali Babën, një nga personazhet e famshme në përmbledhjen e tregimeve “Njëmijë e një net”, të quajtura ndryshe edhe “Netët arabe”. Ali Baba është disi altruist, por primitiv dhe larg prej kulturës perëndimore. Sikur Ali Baba i tregimit me hajdutë, edhe Ali Baba i Benit është një babaxhan pa dreq e kusari në shpirt, ani pse këtij i mungonte përmasa ekzotike me magji, shpella e thesare. Ali Baba ish martuar me jemenasen 12-vjeçare dhe sedra burrërore i kishte rënë përtokë kur kjo e fundit e kish tradhtuar. Ali Baba i vjetër kishte po ashtu një skllave që disi na përvidhet në analogji me jemenasen e Blushit. Por kjo marrje është më shumë marrje si formë shënjimi sesa si linjë tregimi. Sepse Ali Babës vetë Beni nuk i jep protagonizëm, ndaj paralelja merr fund këtu. Por, këtu qëndron gjithë rëndësia e ndërmarrjes së Blushit. Te fakti se nuk ka një analogji të linjës kuptimore midis tregimeve që krahasohen. Sepse tamam kështu janë mitet. Beni e bën atë çfarë Roland Barthes na ka shpjeguar te “Mitologjitë”. Mundësia e mitit është pikërisht te loja me fleksibilitetin e gjuhës, te kuptimet e kujtimet që bëhen efemere kur situatat kushtëzuese të narracioneve kanë ndryshuar. Shënjuesi ka pikasur një objekt a fenomen, ka shënjuar të shënjuarin, ka emëruar. Ky është procesi standard i shënjimit. Miti ndërkaq është gjithnjë niveli i dytë i një procesi shënjimi, dyfishimi i tij. Si operohet? Sikur ka bërë Beni. E merr të shënjuarin, rezultatin e një procesi shënjimi, diçka prej atij kuptimi, e dobëson, e dredh, e spërdredh, në fund e devijon, i ndryshon kuptim. Sikur Beni.

Ai i jep Islamit një trajtë që nuk ekziston, sidomos jo ndër shqiptarë. Nuk ka martesa me 12-vjeçare, aq më pak me jemenase. Nuk ka askund një pushtet juridik gjyqësor të Islamit, pushtet të cilin jo pa sherr Blushi në krejt librin e quan Sharia dhe jo Sheriat. Ndalemi pak këtu. Ai i jep shpjegime etimologjike për këtë. Na tregon edhe sesi përkthyesi shqiptar e ka quajtur kështu në mënyrë që Sharia mos të tingëllojë si sharje. Operacionet gjuhësore-ideologjike në procesin e diferencimit luajnë shpesh me kontradiktën brenda-jashtë. Sharia ngjall ankthin e diçkaje të huaj, të panjohur e të paftuar. Ky është imazhi i fjalës. Sharia është termi i rrezikshëm i Evropës për islamin. Sheriatit tonë s’ia ka frikën kush. Orientalizmi, shkenca e Oksidentit pranë misioneve koloniale, përveç ushtarëve merrte me vete edhe ushtri të tërë për prodhimin e dijes. Kështu, arabi, islamiku ishte shpellë dhe shkretëtirë: despotiik, injorant, pervers, diku edhe figurë ekzotike. Përball kishte perëndimorin e ndritur me kulturë, dije e demokraci. Ky kundërpozicionim nuk është veç llogorizim kulturash. Nëse ky dallim vendoset në marrëdhënie, e prodhon vetë misionin kolonial – është lindori që duhet qeverisur e kulturuar. Orientalizmi mund të përkufizohet si një nga format e arsyes instrumentale, si degradimi më shpërfytyrues i iluminizmit. Njëjtë, siç bëhet republika perandori, idetë bëhen arsye pushtimi. Orientalizmi nuk është asgjë më pak sesa justifikimi i imperializmit, ideologjia e tij.

Bashkë me rrëfimin që e përcjell ngjarjen, romani ka si sfond përcjellës një dikotomi. Ajo vjen herë si kontrast, herë si kontradiktë: është seksi përkundër fanatizmit. Lejueshmëria si hapje në dallim me hipokrizinë e mbulimit dhe mbylljes. Blushi na e sjell shembullin e tij për ta ngjyrosur kontrastin. Na tregon edhe për jemenasen, 12-vjeçaren e martuar me Ali Babën plak, na tregon për tradhtinë dhe fshikullimin e saj nga vendimi i gjyqit Sharia. Gjithçka po ndodh në Tiranë, mos harroni. Kështu, tregon Blushi, gruaja skllavërohet e fshikullohet nga Islami. Bukur fort, por si është gruaja në botën e Blushit? Gjithçka që lexoni për gruan e tij të parë e të dytë lidhet me kënaqësitë e shtratit. Seksi i mirë e kish disiplinu Benin. Sa interesant! Nuk mbaj mend ndonjë koment prej grave të tij mbi letërsinë e burrit, romani nuk tregon as se çfarë punojnë ato. Gruaja te Beni s’është asgjë më shumë sesa mundësia që Beni të flasë hapur për seksin. Për seksin e tij, për xhelozinë e tij. Nuk përbën ndonjë problem themelor se gruaja qenka e veshur apo e zhveshur konkretisht. Është problem i madh kur ajo është e zhveshur nga çdo formë subjektiviteti. Nuk po i protestojmë thjesht mungesës së feminizmit te Blushi. Problemi është se përballë mureve konservatore e shtypjes fetare, Blushi bërtet: “Enjoy!” E kundërta e robërisë është liria dhe jo seksi, as hedonizmi. Për më tepër, mënyra se si Blushi flet mbi seksin, është tërësisht e desublimuar. Bota e Blushit me gruan nuk është një skenë Dyshi ku jetohet diferenca. Më shumë duket kënaqësi egoje deri në pervertimin e seksit si konsum masiv.

“Gjuha është prej tuli”, kështu thotë shprehja jonë popullore për t’i qetësuar me vërejtje ata që flasin shumë dhe pa menduar. Përveçse është prej tuli, lirisht mund të shtojmë se ajo nuk bërtet, mund të bësh ç’të duash me të. Jo me organin gjuhë, por me strukturën gjuhë. Gjuha nuk ka një natyrë përshkruese të vetëkuptueshme. Kah na çon pra Beni me gjuhën? Cili është akti i tij i performativitetit?

“Me të marrë vesh se një shkrimtar po linçohej në një vend islamik, televizionet gjermane, italiane dhe franceze, do të suleshin në Tiranë. Unë do të isha lajmi kryesor në një kontinent ku njerëzit po humbin çdo ditë centimetra lirie në betejën me islamin. Isha përpjekur më kot të përkthehesha në gjuhët europiane, por nuk ia kisha dalë dot. Por, mbase gjërat po ndryshonin. Armiku po më çonte në tokën e premtuar me karrocën e plehrave të rrugës së Kavajës. Më në fund kishte ardhur koha të bëhesha i njohur dhe t’i tregoja studentëve europianë plagët që kisha marrë nga kafshimi i dhëmbëve të Islamit. Qeveritë e tyre do të më mbronin, do të më jepnin strehë, do të kthehesha në një azilant politik apo fetar, apo të dyja bashkë, në një njeri të cilin Europa ia rrëmbeu Sharias në momentin kur ajo po e përpinte me urinë e një kuçedre që nuk lë mbrapa asnjë kockë për ta përdorur si kallamar dhe asnjë cope lëkure me të cilën bëheshin dikur pergamenat e librave të ndaluar. Do të jetoja disa vjet si dëshmitari më i madh i dhunës së Sharias dhe provat tronditëse do të përdoreshin nga qeveritë për të mbyllur kufijtë për emigrantët, për të ndaluar burkat, për të shembur xhamitë dhe për t’i kthyer islamikët në vendet nga kishin ardhur.”

Kthehemi këtu te drejtimi i ri që kanë marrë dromcat e mitit. Unë këtu gjej një dallim thelbësor me ligjërimin orientalist për të cilin flet, ta zëmë, Edward Said. Orientalizmi anglez e francez u zhvilluan në një kohë fushatash koloniale. Kështu, projektimi i tjetrit inferior krijonte ftesën për misionin civilizues. Me këtë rast, bashkë me shtypje e shfrytëzim, dominimi kulturor imponoi gjuhën e kulturën e metropolës te popujt vendës. Jo rrallë, diskursi ka mbetur përfshirës e universalist me ç’rast të kolonizuarit quheshin qytetarë të barabartë me ata të metropolit, ani pse situata reale fliste për shfrytëzim, dhunë e aparteid. Erdhëm te dallimi. Blushi nuk e krijon tjetrin për ta dominuar kulturalisht, apo për ta asimiluar. Tjetri i Blushit nuk është as frika se mbulesa e bardhë islame fsheh një trup me eksploziv. Çfarë do Blushi nuk i ngjan hakmarrjes amerikane ndaj terrorit. Prandaj, Blushi nuk vritet, ai dëshiron të bëhet argument që ushqen mosdurimin. Blushi e krijon tjetrin për ta përjashtuar. Ndaj, dromcat orientaliste marrin një tjetër rrugë. Është ksenofobia e rrymave që ngritin mure, bëjnë kampe e përndjekin të huajt. Tjetri i Blushit duhet të ngjallë ankth e frikë, sepse ai duhet dëbuar. Në një skenë spektakli të dhunshëm, Blushi e fantazon veten si viktimë në funksion të dëbimeve e përndjekjes. Blushi e gjen veten në të njëjtën detyrë me rojet ideologjike e policore të kështjellës Evropë. I thërret ankthit, e drejton frikën, kjo pastaj e sjell policinë. Gjesti i Blushit me “Jam Mysliman” është tamam amalgama ideologjike që do të mund ta paramendoja nëse fuzionohen profile si Rama e Meloni. Kurse metamorfoza konceptuale që historinë e viktimës e shndërron në autorizim dhune, dihet: është patentë zioniste.

24 Komente

  1. B
    BBC

    Personalisht nuk e kuptoj pse Blushit ju tek te shkruante nje paçavure te tille. Ndoshta nxitimi per te hyre ne histori. Blushi harron qe shkrimtaret e medhenj jane ata qe i thurin shpreses, drites, glorifikimi i nje erresire qe me shume eshte ne mendjen e tij duket si nje raport i prishur midis nje ego komerciale dhe nje lapsit te nxituar

    Përgjigjjuni
    1. q
      qe te kuptosh o karagjoz

      Islami eshte kanceri i shoqerise njerezore! Kerkohet sherim...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mjeku

        Mjekesia eshte ne nje konsultim te pergjithshem per ta shpallur "besimin ne zot" si SEMUNDJE MENDORE! Jane te gjitha simptomat dhe pasojat e nje semundje mendore, prandaj Mjekesia eshte ne perpunimin perfundimtar te konceptit mjekesor per shpalljen si semundje mendore, natyrisht me faza dhe shkalle te ndryshme. Shkalla e kalimit ne nje sistem fetar, pra jo thjesht besimi ne zot, por perfshirja ne nje sistem fetar qe i dedikohet nje "zoti" te caktuar, konsiderohet si shkalla me e larte e semundshmerise mendore, me risk te larte per cmendjen totale dhe lajthitjen perfundimtaret te pacientit. Shpesh here kjo con edhe ne vdekjen e pacientit, per shkak te veprimtarise se tij psikopatike!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrofte Shqiptaria - Vdekje Islamit

          ISLAMI ESHTE ANTISHQIPTARIZEM! Ne fakt islami eshte antishqiptarizmi me i rrezikshem! Te gjithe duhet ta dine se ne islam nuk ka atdhe dhe komb! Atdheu dhe kombi ne islam quhet pikerisht vendi dhe populli qe eshte nen islam, pra s’ka rendesi origjina etnike e popujve! Nese dikush eshte ne islam, atdheu dhe kombi i tij eshte njesoj me atdheun dhe kombin e dikujt tjeter qe eshte po ne islam, pavaresisht se origjina etnike dhe vend-ardhja mund te jene krejt te ndryshme! Pra nje shqiptar ne islam eshte vella me nje sllav ne islam, me nje arab ne islam, nje afrikan ne islam, me nje kinez ne islam, me nje afgan ne islam … e keshtu me rradhe, por nuk eshte vella me nje shqiptar jashte islamit (qofte ky ateist, agnostik apo besimtar i cdo feje tjeter)!!! Islami pra ka karakter perjashtues! Eshte kjo arsyeja qe islamistet shqipfoles shkuan dhe luftuan ne Siri, apo mbrojne dhe perkrahin terroristet arabo-palestineze! Sepse islamistet konsiderojne atdhe dhe komb te tyrin vendin dhe popullin ku sundon islami, jo Shqiperine dhe shqiptaret! Te qenit islamist do te thote antishqiptar, ky eshte detyrim i fese islame! Islami nuk njeh komb dhe atdhe! Islamizmi eshte antishqiptarizmi me i neveritshem dhe me i shemtuar!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrofte Shqiptaria - Vdekje Islamit

            Islami “fe paqesore”!? Ja pjese (ajete) nga Kurani qe deshmojne te kunderten : 1. Sure 2, fjalia 193 : “Luftoni ata derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve (politeistëve) dhe derisa të aplikohet vetëm feja për Allahun…” [2:193 ] Komenti: Ky është urdhër i Muhametit i vitit 624, kur sapo ka filluar sulmet kundër arabëve të besimit politeist (idhujtarëve), Pra, Muhameti urdhëron bandat e tij të sapoformuara për t’i luftuar bashkëvendasit e tyre “deri sa të aplikohet vetëm feja e Allahut” – Islami. 2.Sure 5, fjalia 33 : “Dënimi i atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten, të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Ky është poshtërim i tyre në këtë Bote. Në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.” [5:33] Komenti: Përcaktim konkret, tepër kriminal, i Muhametit, se si duhet të dënohen ata që e kundërshtojnë ate, i cili në këtë rast është maskuar si “i dërguar i Allahut”.. 3.Sure 9, fjalia 29 : “Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, derisa ta pagojne taksen (xhizjen) në dorë, e duke qenë të mposhtur.” [9:29] Komenti: Urdhër tepër konkret i Muhametit. Në këtë urdhëresë u është lënë një alternativë jo-myslimanëve të mbijetojnë duke pranuar që të japin haraç, pra qe jo-myslimanet tekene mundesi per te jetuar, ata duhet t’u japin leke, ti pagojne “takse siguriue” bandave kriminale të komanduara nga Muhameti. 4.Sure 9, fjalia 123 : “O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre…” [9:123] Komenti: Muhameti thërret / urdhëron besimtarët e tij (myslimanët) që t’i luftojnë fqinjët e tyre. 5.Sure 5, fjalia 52 : “… O besimtare, mos merrni as te krishtere e as hebrenj per miq…”[5:52] Komenti : Muhameti urdheron ndjekesit e tij per diferencim dhe percarje. 6..Sure 8, Fjalia12 : “… Sigurisht ne zemrat e jobesimtareve, une hedh frike. I goditni ne qafe dhe keputini gishterinjte…” [8:12] Komenti : Muhameti jep urdher te qarte per frikesim te jo-myslimaneve dhe per tortura dhe keqtrajtime kafsherore. 7.Sure 8, fjalia 39 : “ … Luftoni kunder tyre derisa te mos kete me lufte fare dhe cdokush te besoje Allahun “[8:39] Komenti : Urdher i qarte, derisa te gjithe ti binden Muhametit dhe bandes se tij “ne emer te Allahut”, do kete lufte, dhune dhe vrasje te te pabindurve. 8.Sure 8, fjalia 41 : “… ta dini se kur te vidhni (me zaptime e lufte) nje e pesta i takon Allahut dhe te Derguarit dhe kusherinjve te tij “[8:41] Komenti : Fare i qarte detyrimi ndaj “luftetareve te Allahut”. Ata jane te detyruar qe cdo gje qe vjedhin, nje pjese (1/5) te saj t’ja japin Muhametit “te Derguarit” dhe bandes se tij kriminale “kusherinjve”. 9.Sure 8, fjalia 60 : “… Mobilizoni kunder tyre cdo force dhe cdo arme qe keni, qe ti veni te gjithe nen frike : armiqte tuaj, armiqte e allahut dhe ata te tjeret qe ju nuk i njihni, por qe i njeh allahu …” [8:60] Komenti : Muhameti jo vetem urdheron qe te luftohen te gjithe jo-myslimanet, por i detyron ndjekesit e tij qe te mos kene pikepyetje apo dyshime ne ate qe ju thote ai vete Muhameti, pra qe mund te luftojne cdokend qe ju thote ai, pavaresisht se kush eshte ky kundershtar “se ate e njeh Allahu”. Pra mund te jete nje mysliman kundershtar i Muhametit dhe po tha Muhameti ta luftoni, luftojeni se e di ai kete pune … 10.Sure 9, fjalia 5 : “… kur te kene mbaruar muajt e shenjte, i vrisni paganet … “ [9:5] Komenti : Muajt e shenjte jeni te njerez te mire dhe te urte thote Muhameti. Sapo te mbarojne muajt e shenjte, behuni kriminele,vrases, hajdute e zaptues …

            Përgjigjjuni
            1. m
              me thene te drejten

              Quhet ISLAMOALITHI kur tregohet e verteta per fene e ndyre te Islamit dhe jo ISLAMOFOBI!

              Përgjigjjuni
            2. Z
              Zoti eshte nje-I njejti

              Njerezit te lindur ne Shqiperi te ashtequajtur shqiptare,nuk kan pasur fe dhe tani behen paper me te mdhenj se papa.Feja eshte opium per njerzit.Ne duhet te mesohemi ta diam vendlindjen,atdheun,kombin se Feja eshte alternative do e praktikon ( cfare do lloje feje ise nuk do te praktkosh asnji fe).Te gjithe fete thone qe mos genje,vrit,mashtro…..dhe te gjithe vrasin njeri tjetrin.Nerase beson ne ndonji fe beson per vete Dhe Jo te impomosh tjeret.Personalisht ve gjdo here kombin,atdheun perpara fese.Dhe mos shani dhe ureni ne baze fetare

              Përgjigjjuni
              1. m
                me thene te drejten

                Vertet, te gjitha fete jane nje mashtrim ordiner, madje madje qesharak. Por nuk eshte e vertet qe te gjitha fete thone : vrit tjetrin qe nuk beson si ty! E vetmja fe qe e deklaron hapur kete, madje qe e konsideron detyrim te shenjte, eshte Islami!

                Përgjigjjuni
              2. h
                hyseni qe flet si hysen nga shekujt

                Hysen-dukesh dhe nga emri i targes, qe ti e shikon arnamutistanin,, nga formimi tend gjenetik turkoshak, qe e keni ripushtuar perseri me kete vend dhe sundoni kete vend,gjate ketyre mbi 3 dekada me sundimtaret bastarde rami dhe sali.

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qe te kuptosh o kokbosh

                  Rami eshte katoliko-orthodhoks, o COBAN!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbër

                    Ky Hyseni i paZgjim dhe i pazgjuar, është nga Kosovistani, jo nga Shqipëria laike. Nga Kosovistani- pjesë e "Transversales se Gjelbër", ku ka mëshuar më herët e me fort se kudo tjetër (vetëm edhe në Bosnjë) thundra islamike osmano-turke. Prandaj i ke sot kosovistanasit aq të lidhur me Turqinë. "Thirrje e gjakut të përzier" apo "Sindrom i Stokholmit? Besoj se janë gërshetuar të dyja. Për fat të keq të shqiptarizmës... Disave si puna e këtij paZgjim Huseinit, "ju vlon gjaku" kur shohin një mentalitet ndryshe në Shqipëri. Dhe lëshojnë "dromca" në gazetat tona, si përgjigje ndaj Blushëve.... Ec, paZgjim i pazgjuar i Huseinëve, merru me "xhematin" kosovistanas, se nuk ke tru (as shpresë!) të merresh me Shqipërinë që ka zgjedhur rrugë ndryshe nga ajo e "Transversales së Gjelbër"...!

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Timmy no breaks

                    Dhe kjo kritike vjen nga nje mysliman qe hiqet si i emancipuar me nje shkrim ku shqipja humbet ne fjale te sajuara dhe llomotitje pa kuptim. Si thuhet shpesh sot: Cope with it and move on.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqipëria e Shqiptarëve

                      Zgjimi është shqiptar dhe ateist. Ti je i huaj që i urren shqiptarët. Po të kishe vetëm 1% të shqiptarësisë të Zgjimit, nuk do të ishe i dëmshëm për kombin shqiptar.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Timmy no breaks

                        Hahahahaha…ok une jam i huaj dhe i urrej shqiptaret. Ashtu e lëmë. Ky zgjimi qe thua ti jo vetem qe nuk eshte ateist por agjeron dy here ne vit dhe ka vajtur ne Mekë nja dy here te tjera. I demshem per kombin ka qene dhe do jete Islami qe solli pushtimi Osman. Kaq e thjeshte eshte çeshtja. Te uroj nje te diele te kendshme ????

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rrofte Shqiptaria - Vdekje Islamit

                          Kush mbron Islamin eshte antishqiptar i felliqur!

                          Përgjigjjuni
                      2. B
                        Beni

                        Llomotitje nga nje turkoshak i nervozuar. Blushi mbetet nje pene e forte qe me vepren e tij mundohet tu hapi syte shqiptareve qe te mos rreshkasin ne humbetiren 500 vjeçare ku i lane osmanet. Mjafton te shohesh ku eshte Europa dhe ku jemi ne per te kuptuar se çfare sjell islami.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tellalli

                          OK ,Beni !

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bac

                            gjynaf qe perpiqet te ngjaje nga gjyshi ky Beni, kur baben e ka pas zotni

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Labi

                              Duke shkuar deri ne Kamez nuk mund te na tregosh cfare eshte Europa,dil pak mundohu te gjesh nje pakete te lire me axhensi,shiko Parisin Berlinin e Romen,shqiperia do te duket lule per sa i perket fese. Sa per Benin nuk e njeh,dihet pse e ben shkrimn,per ne qe e njohim qe femije nuk na ben pershtypje.

                              Përgjigjjuni
                              1. i
                                i interesuari

                                Pse e ben shkrimin?

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Beni

                                  Labi kur une e kam pare Europen ti (ne qofte se je mosha ime) kishe enderr te kishe nje pale pantallona teritali. Une po te flas per zhvillimin e Europes dhe gjendjen tone. Ti mendon se ne jemi me te zhvilluar se Europa?

                                  Përgjigjjuni
                              2. N
                                Nik

                                Akoma ju me këtë Ben "shkrimtarin", harxhoni kohën kot me një matrapaz kuajsh!!! A mund të ketë shkrimtar të korruptuar!?!? Vetëm midis budallenjve po!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. u
                                  uahahahaaaaaaaaaaaa

                                  Ca po thua o analfabet funksional, i ke rene kokes me grusht sot qe ne mengjes! Torrollak.

                                  Përgjigjjuni
                                2. H
                                  Henk

                                  Pislami është kancer dhe duhet çrrënjosur nga trojet shqiptare, nga krejt trojet shqiptare. Shqipëria është mall, hajt, shtyhet, por Kosova dhe Maqedonia janë në gjendje shumë të keqe, janë kthyer krejt në arabë.. Në Kinë njerëzit që besojnë në pislam konsiderohen njerëz me të meta mendore. Shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë janë në gjendje të rëndë, duhen ndihmuar që të dalin nga gjendja e rënduar mendore në të cilën ndodhen dhe kjo gjendje e rënduar e ka emrin Pislam.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje