Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

10 Janar 2026, 18:28Blog TEMA
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë,

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte mbrëmje dhjetori e vitit 2000. Në koridoret e godinës së Partisë Demokratike dëgjoheshin brohoritje. Unë me miqtë po pinim çaj në barin “Jurnal”, ku mblidheshin shumë gazetarë.
Të habitur pyetëm se çfarë kishte ndodhur dhe një vajzë, gazetare e TV Arbëria, na tha:
“Kanë fituar zgjedhjet të djathtët në Bullgari.”

Papritmas çaji më ngeli në fyt dhe gati u mbyta.
20 deri në 30 fshatarë, të cilët fatkeqësisht binin në sy për mjerimin në të cilin jetonin, po festonin fitoren e së djathtës bullgare në oborrin e partisë.

U shtanga dhe po mendoja: si ka mundësi që njerëz kaq të varfër të lumturohen me lugë bosh?

M’u kujtua ky fragment kur dëgjova deklaratën e Berishës se protestat në Iran janë një shpresë për forcat opozitare në Shqipëri.
Pasi u lodh për një javë duke thënë se forcat “Delta” do ta arrestonin Ramën, njësoj si Maduro në Venezuelë, sot kaloi në Teheran.

Si në Makondon e Márquez-it, edhe ne si popull presim shpëtimin nga lajme që vijnë nga kontinente të tjera.

Që Berisha është një mashtrues i lindur në politikë, i veshur me kostume dhe kollare të shtrenjta apo me maska konservatore, kjo nuk është gjë e re. Ajo që ia vlen të analizojmë është: si ka mundësi që ky popull të mashtrohet për dekada?

Këtë e kanë bërë me shekuj.
Dikur prisnin për 500 vjet ndryshimet nga Perandoria Osmane dhe haberet nga Stambolli.
Më pas i kishin sytë nga Austria apo Italia.
Më vonë shpresonin se mund të triumfonte socializmi mbi imperializmin.
Për katër dekada shpresuan te revolucioni proletar në Kubë, Amerikën Latine, Vietnam dhe Kinë.

Të gjitha këto mund t’i mirëkuptojmë në një Shqipëri të izoluar, por të mashtrohesh në një botë digjitale dhe globale tregon prapambetjen tonë si komb.

Në botë ka miliarda njerëz të paditur, të pashkolluar, të painformuar apo të izoluar, por njerëz më injorantë dhe naivë, që të shpresojnë se jeta e tyre do të ndryshojë sepse shpërtheu lufta në Venezuelë, revolucioni në Nepal apo protestat në Bangladesh dhe Iran, i gjen vetëm në Shqipëri.
Turma që manipulohen kaq lehtë nga media dhe politika i gjen vetëm në këto 28.000 km². Tmerr i madh.
Realisht, është një keqardhje e madhe për nivelin provincial që ka një pakicë njerëzish në Shqipëri. Ushqehen me lugë partie dhe me lajme politike.
Qeveritë shqiptare në dekada duhet të ishin rrëzuar më shpejt nga vetë shqiptarët por jo duke parë me sy nga qielli duke ëndërruar helikopterë apo me vesh nga zhurma e prorestave në Nepal ku 90% e popullit nuk e di as në hartë ku ndodhet gjeografikisht.
George Orwell e kishte parashikuar dikur këtë psikozë kolektive: popuj që emocionohen nga luftëra të largëta, ndërsa jetën e tyre e sundon një realitet tjetër.

21 Komente

  1. r
    roçkat e salistanit

    nuk jane pak kokeboshet qe vene pas,Salih karit jane plot 500 mije koke qe i mbajne oturakun dhe jane gati ti pijne shuren

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      500.000, nëse kanë qenë aq, kanë qenë ata shqiptarë që votuan kundër qeverisë dhe jo pro Sa-lehut. Se sa i shkojnë pas atij, ndiq metingjet e tij prej vitesh dhe e kupton. Përjashtuar militantët, edhe nga të vetët nuk i shkojnë më. Sa i përket asaj që çuditet Spahiu se "turmave që manipilohen kaq lehtë nga politika i gjen vetëm në 28.000 km2 në Shqipëri", Spahiu e ka gabim. E para se nuk janë gjithë shqiptarët "turmë" dhe aq më pak lehtësisht të manipulueshëm. E dyta, të tillë ka patur, ka dhe do të ketë në gjithë botën. Për këtë mjafton t'i kujtoj atij librin "Psikologji e turmave" shkruar nga Eric From, që besoj se e ka lexuar, për të kuptuar që fenomeni është sa historik, po aq dhe global. Meqë jeton në Gjermani, mjafton t'i kujtoj atij "turmën gjermane" që u manipulua tmerrësisht nga hitlerianët, për shkak të së cilës shpërtheu L.II bot, prej së cilës humbën jetën minimalisht 12 mln. gjermanë. Etj!

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nul Moka

      Ja shiko në lagjen apo fshatin nga vjen. Shiko kush e mbështet PD, një parti që vetëquhet e djathtë. ........ Pabuksit, bythëgrisurit të pashkollët, familje të shkatërruara apo të degjeneruara që në kohën e socializmit....... . Të dënuar për hajdutëri apo imoralitet........ Edhe ata që e mbajnë veten për intelektualë, që në fakt janë të paktë, e kanë ndonjë ves si persona apo si familje....... Po ç'të them:- Shikoni deputetët e PD. O janë komunistë o bij komunistësh, o janë spiunë, o bij spiunësh.

      Përgjigjjuni
      1. "
        "BOHOTINA"

        Kreshnik ti mire i thua gjerat ketu, por kam pershtypjen se e njeh pak popullin shqiptar. Nuk ka popull me te zgjuar. Po ye ishin budallenj nuk katandiseshin kokoshi nje thele prane vampirit SaliH... Kam shume per te te thene po mjaftohem vetem me kaq...

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Pis milet ,te shkosh pas Salevukovicit eshte super skandal

          Përgjigjjuni
          1. M
            Malo

            Po te shkoshe pss Edit sote e 12 vite cfar quhet…!!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sali Birisha

              Po mirë nuk është po Saliu mban më shumë erë. Sa t'a keni Salen gjallë Edin do keni në krye.

              Përgjigjjuni
          2. P
            Popull trap

            Me ka bere pershtypje dhe kam bere nje calcul te budallenjeve ne Shqiperi . Jane disa kanale Tv qe dalin diku te sheshi Skenderbej dhe pyesin njerzit per nje sujet , po mare tre kanale tv ku sejcili interviston 10 budallenje cdo mbremje per 360 dite = 3600 budallenje , plus kemi Ujqerit dhe Tiktok eret dhe budallenjte neper rrethe ku jane pa limite. Kjo eshte aresya qe nje komunist sekretar PPSH doktor shurre i Hysni Kapos qendrone ne pushtet si diktatori Hoxha

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dorzo hajdutet e tu,kriminel saliu

              Nuk eshte puna se gezohen ca fshatare injorante,por fatkeqesija eshte se gezohen edhe mutrat e kombit ne parlament qe mburren me diplomat e blera.... Gezohet muli dhe shpreson te delta se do heqin njerin e do vije tjetri,gezohet krrici fariut,me mziun maj te mushkes,vokshit i dalin syte nga vendi dhe saliu krijon delten e tij te shkatrrimit dhe te vjedhjes

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xxx

                Popull i zgjuar është ai që e merr Saliu zvarrë 35 vjet, në pushtet dhe në opozite?

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptari gomari

                  Nepali ndodhet ne Amerik Latine.....atje eshte nje pagote e madhe ku gjithekush ngjit nje flet flori ne rrespekt te Budes dhe trashesia e floririt ka permasa te medha , kjo sasi floriri eshte nga me te medhat ..... Dhe me intéressant eshte qe nje népalais e flet frengjishten pa accent pa qene asnje dite ne France. Ne nje hôtel ne Tirane me pyete réceptionnisti nje student kush vende te ka pelqyer dhe i thème Macao..ku ndodhet me tha ne Dubaï....

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Petrit

                    Nje pyetje per kreshnikun qe vetem kreshnik nuk eshte. E di qe nuk do ta lexosh por a mund t’ju thuash shqiptarêve se me çfarë jeton atje ku je. Te hapê nje studio avokatie ne europê te duhen shumë euro. Duhet te njohêsh shumë mirë gjuhën dhe ligjet a atij vendi. Apo jeton duke thenë broçkulla neper ekranet shqiptare. Je thjeshtë i pamoralshëm dhe per rrjedhojë i pabesueshem per ato çfare derdellit.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ana

                      Po mund te jete i punesuar ne ndonje studio avokatije atje ne gjermani dhe luan rolin e perkthyesit/keshilltarit per klientet shqipfoles qe mund te jene nga shqiperia, kosova, maqedonia e mali i zi. Mundet te asistoje ne rolin e moderatorit dhe perkthyesit ne gjyqet ku ka shtetas shqipfoles etj. Po mund te beje edhe part time zhigolon se simpatik eshte.

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      Nastradini

                      Zoti Spahiu me ca boje i lyen floket dhe ku e blen? Ju lutem shkruani dicka edhe per kete teme. Flm.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sheiku Dubanian

                        Informacion I sigurte nga Brenda PD Jane 50milion lek te blera fikshezjare te blera me çmim shumice Ne Kine gati per Tu leshuar kur te vi lajmi qe vdiq Xhorxh Soros mendohet qe me ate rast do kete Rremuje dhe Rrezik. Do behet hataja Demokrate behuni gati me çadra shkopinj gure lopata dhe ndonji arme gjahu

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Katunaro

                          Aaaa kreshnik….dikur ato fjalime i mbaje ne ball te luftes….sot ne hije te manit,larg shiut dhe bresherit..i qet sehizhi..dhe menjeshites me kile..por te rudhura pa vlere…..si Ben Blushi…librashitesi me Griden ne ball te emisjoneve…qe me vler kane fustanet qe vesh se fjalet boshe qe pa fuqi politike qe thot

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pak nga të gjitha

                            Çudi të gjithë gjykojnë popullin jo veten dhe individët… po vetë ku bëjnë pjesë ???

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tironsi

                              Nje popull qe e ka mbushur vendin me xhamit e leshqenve arab dhe klubet me raki 50 lekshe.....nuk eshte se duhet te te habise qe beson perrallat e Saliut....eshte mese normale....

                              Përgjigjjuni
                              1. 1
                                100% te drejt

                                ky ishte dhe komenti me me vënd????

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bravo

                                  Bravo Tironsi. Koment i përsosur. Po të pish gjithë ditën raki ëndrra do shikosh.

                                  Përgjigjjuni
                                2. P
                                  PodCazzo Rama

                                  Opozita ka te drejte te gezohet nga arrestimi i Maduros ne Venezuele kur sheh se siamezi i tij Ramaduro ne Tirane fshihet e zhduket nga PodCazzo e tij ...

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje