Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

11 Janar 2026, 18:10Blog Nga Plarent Ndreca

Tani duhen dënime, gjyqin le ta bëjmë më vonë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes


Ta nisim nga ajo që duket e vetëkuptueshme dhe pikërisht për këtë arsye edhe e rrezikshme: lufta kundër korrupsionit. Kush mund të jetë kundër saj? Vetë pyetja tingëllon absurde, madje imorale. Por pikërisht këtu fillon problemi. Kur një ide shndërrohet në aksiomë morale absolute, ajo pushon së qeni politikë publike dhe kthehet në ideologji. Ideologjia nuk gënjen hapur, ajo thotë gjysmë të vërteta, aq bindëse, saqë çdo pyetje për gjysmën tjetër bëhet e panevojshme.
Në Shqipëri sot, lufta kundër korrupsionit ka fituar statusin e një kauze që mbyll debatin përpara se ai të hapet. Kush kërkon procedurë, standard prove apo kufij kompetencash, nuk trajtohet si kritik institucional, por si armik moral. Kjo është pikërisht ajo që duhet të na shqetësojë. Demokracitë rrallë rrëzohen nga korrupsioni vetë; qeveritë, po. Ato rrëzohen nga antidoti i gabuar ndaj tij, nga një ilaç aq i fortë, sa në përpjekje për të shëruar sëmundjen, shkatërron organizmin. Ndaj pyetja reale nuk është nëse korrupsioni ekziston apo nëse duhet luftuar. Këto janë përgjigje tashmë të dhëna. Pyetja e vërtetë është më e pakëndshme dhe aspak popullore: a po bëjmë drejtësi përmes ligjit, apo po bëjmë politikë përmes drejtësisë, nën predikimin ironik se nuk po bëjmë politikë?
Në një shtet të së drejtës, drejtësia është para së gjithash procedurë, proces i rregullt ligjor dhe vetëm përmes saj merr përmbajtje. Procedura nuk është pengesë teknike; ajo është vetë substanca e drejtësisë. Pa proces të rregullt ligjor, drejtësia nuk zbatohet keq; ajo thjesht nuk ekziston. Këtu shfaqet edhe paradoksi i parë: sa më “e drejtë” të perceptohet kauza, aq më shumë procedura shihet si luks i panevojshëm, si formalitet bezdisës, si pengesë për “të mirën e madhe”. Pikërisht në këtë çast shfaqet perversiteti ideologjik: shkelja e ligjit fillon të justifikohet në emër të ligjit.
Një prokuror apo gjyqtar që mendon, qoftë edhe në heshtje, se “duhet patjetër një dënim, sepse shoqëria ka nevojë për një sinjal”, nuk po gabon thjesht profesionalisht. Ai po ndryshon natyrën e rolit të drejtësisë. Sinjalet janë gjuhë e pushtetit politik, jo e ligjit. Drejtësia nuk sinjalizon; ajo gjykon mbi bazën e rregullave të vendosura nga pushteti politik (ligji).
Në këtë pikë shpesh dëgjohet një kundërargument: “Drejtësia shqiptare nuk komandohet nga politika.” Ndoshta. Por kjo është pikërisht forma më e sofistikuar e politizimit. Drejtësia bëhet politike jo vetëm kur merr urdhra partiakë apo qeveritarë, por kur përvetëson një qëllim politik dhe e ushtron atë pa mandat, në emër të neutralitetit teknik. Vendimet nuk merren më sepse plotësohen kriteret ligjore, por sepse “rasti e kërkon”. Dhe “rasti” nuk është më kategori juridike. Është kategori politike. Një figurë, një moment, një mesazh. Në çastin që drejtësia fillon të operojë në nivel simbolik, ajo ka dalë nga fusha e ligjit e ka hyrë në fushën e politikës.
Kjo prodhon një dilemë që rrallë artikulohet hapur: a po përballemi me raste individuale korrupsioni, apo me një transformim më të thellë të rolit të drejtësisë në rendin politik? Nëse drejtësia fillon të prodhojë pasoja politike të pakthyeshme përpara se të ketë vendime përfundimtare, atëherë ajo nuk po kufizon pushtetin; po e zëvendëson atë. Kjo është forma klasike e asaj që mund të quhet shtet gjyqësor: pushtet pa mandat demokratik, i ushtruar në emër të legjitimitetit moral.
Në një rend demokratik, boshllëqet politike nuk mbeten kurrë bosh. Kur politika heq dorë nga ushtrimi i mandatit të saj, nga marrja e vendimeve të vështira, nga mbajtja e përgjegjësisë dhe nga përballja me koston elektorale, ky boshllëk mbushet nga institucione që nuk janë ndërtuar për të vepruar politikisht. Paradoksi i fundit dhe ndoshta më ciniku është ky: kjo drejtësi është më efikase. Ajo prodhon arrestime, tituj dhe ndjesinë e pastrimit moral, gjë që politika nuk arriti ta bënte. Por pikërisht këtu qëndron mashtrimi ideologjik. Efikasiteti afatshkurtër fsheh koston afatgjatë: shkatërrimin e besimit te ligji si kufi i pakapërcyeshëm. Dhe në momentin që qytetari kupton se rregullat vlejnë vetëm derisa të bëhen “penguese”, pastaj shtyhen, ai nuk beson më as te drejtësia, as te shteti.
Korrupsioni që pretendojmë se po luftojmë nuk zhduket. Ai rikthehet në një formë tjetër, si pushtet që vepron “për të mirën tonë”, pa na pyetur dhe pa iu bindur rregullave që vetë ne kemi vendosur për ta kufizuar. Ndaj pyetja përfundimtare nuk është morale, por thellësisht politike: nëse, për të mbrojtur ligjin dhe në emër të ligjit, ne e shkelim ligjin, çfarë po mbrojmë realisht?
Rreziku më i madh nuk është korrupsioni penal, por ai institucional, ideja iluzive se korrupsioni penal mund të zhduket duke sakrifikuar pikërisht atë që e bën shoqërinë të drejtë: ligjin si kufi të panegociueshëm të pushtetit.

 

 

26 Komente

  1. S
    Salihi

    Kjo ashte mizerabel

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurizo

      Z. Salihi, a mundesh të ma tregosh ku qendron mizerabiliteti I ketij shkrimi ? Të lutem po pres në ankthin se duke mos e kuptuar po I bej vetes pyetjen : qenkam budallalepsur ? Alzhajmer?

      Përgjigjjuni
      1. E
        E vërteta

        Super shkrim, SPAKU po demton rende ekonomine dhe re ardhmen e shqiperise ne BE nenpreteksin e luftes kunder korrupsionit.Ky organizem ka zevendesuar opoziten ne shqiperi dhe po kthehet ne precedente te rrezikshem per zbatimin e ligjit.

        Përgjigjjuni
      2. P
        PP

        O Edi Rama,e kupton apo jo? Tre vjet ne krye te Spakut Altin Dumani objektiv kryesor ka patur luften kunder teje dhe qeverise qe ti kryeson,asnje dileme per kete.Duhet ti vini fre urgjent Dumanit,ketij zagari te thashethemeve te Saliut. Ndryshoni ligjet,shqiptaret ja u kan dhene votat per ta bere.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtësia shqiptare eshte SPAK-u

          Pse faji i Dumanit eshte, qe këta janë hajdute??

          Përgjigjjuni
          1. t
            tpc

            Krimi me i rende ne kodin penal shqiptar eshte vrasja. Dumani per tre vjet mbylli syte ndaj vrajeve shteterore te 21 Janarit dhe te Gerdecit. Po. Eshte faji i Dumanit qe perdori drejtesine per te bere politike. I dha perparesi hajduterise perpara vrasjes. Dhe kur i dha perparesi hajduterise perseri vendosi te mbylle syte per fondacionin e Liri Berishes dhe success fees te Argites por burgosi Veliajn e ngriti akuze ndaj te shoqes per dicka shume here me te vogel se krimet e zonjave Berisha.Kur burgosi Beqajn per hajduteri mbylli syte ndaj hajduterise se Saliut ne aferen e Rruges se Kombit.Kur ngriti akuze ndaj Ballukut per hajduteri harroi hajduterine e Berishes ne Albpetrol,CEZ-DIA,floririn e Kerrabes e shume afera te tjera korruptive te Berishes e hajduterve rreth tij. Kur ngriti akuza ndaj kryebashkiakeve socialiste per hajduteri mbylli syte per hajduterine e Albana Vokshit me puset e naftes dhe Flamur Nokes me tenderat e pasaportave dhe banesat falas per familjaret e tij. Ky eshte legeni megalomaniak Dumani.

            Përgjigjjuni
        2. N
          N

          Dumani e vuri Spakun ne sherbim te Sali hales,ai vuri ne shenjester te gjithe ata qe dalloheshin ne pune si,Veliaj me Ballukun,prandaj PS dhe Edi Rama duhet urgjent tja presin hovin ketij krimineli.

          Përgjigjjuni
          1. a
            analist

            Mjaft me fjale te pergjitheshme beje me shembuj konkrete panvaresisht se jemi popull i vogel e njohim njeri tjetrin por une jam te jepet me shembuj konkrete.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Au

              Eshte permbytyr Shqiperia, ky thote, I bem balle kesaj vorbulle. Kujt I bere balle.? Kur kishe mundesi te mos ndothte. Te ishte qe ne kohen e plazhit kjo situate. Qeveria duhet te jete largpamese. Te shperblehen te gjitha familjet shqiptare, jo vetem ato te permbytyrat. E njejta histori cdo vit. Nje here termeti, nje here permbytjet, po te tjeret vetem te paguajne taksa. Qeveria pret rreshjet me duart ne xhepa. Dhe ne kete sektor ka persona pergjegjes per permbytjen. Ne tre dekada, asnje i denuar. Pa permendur korrupsionin ne instancat me te larta qeverisese, mund te themi qe Shqiperine tamam, e mori lumi. Te dridhet mishi kur i shikon pamjet. Nuk kuptohet cfare u perballua? Shqiperia ne dore te shiut.

              Përgjigjjuni
              1. e
                eli

                bejeni k/minister kete Au-ne se ky ndalon edhe shiun, edhe termettin...

                Përgjigjjuni
              2. X
                Xhezo Smokthina

                Më pëlqen shumë ky Ndreca, është hajdut që kujdeset shumë për një trajtim dinjitoz të zorzopërisë së tij hajdutrore, do që drejtësia t'a ketë parasysh faktin se hajdutët janë një klasë shoqërore shumë e respektuar, të cilët duhen trajtuar me një kujdes atëror dhe vëmëndjen e nevojshme për zbatimin e proçedurave ligjore. Shkeljet ligjore nga ana e zbatuesve të ligjit të cilat vihen në dukje nëpërmjet hartimeve në këtë fletushkë nga ky hajdut fort i nderuar, flasin qartë për nevojën e trajtimit me dhembshuri që drejtësia duhet të bëjë ndaj këtij kontigjenti shpirtërisht mjaft delikat.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kallarja kuqe

                  I nderuar xhezo, te uroj te kesh edhe ti kenaqsine ta provosh ne kurrizine tend drejtesine shqiptare, ate shume te nderuaren, ku prokuror e gjykates te nderuar, te paguar nga taksat e keti populli, kujtojne se jane akoma ne komunizem dhe se rrogat ja jep i nderuari enver hoxha nga te ardhurat e gjeneruara ne varreza ku i buroft varri mut. Atehere do kuptosh cfare do te thote te jesh ne doren e disa palacove qe marrin rrogat me te medhaja nga taksat tona dhe nderkohe jane mbase edhe me te korruptuar se keta te cilet po dalin me emer e mbiemer sa te korruptuar jane! Drejtesia duhet te sjelli barazi para ligjit per te gjithe, dhe ne vende te emancipuara nuk perdoret per te shfryre inatin te askush, mua do me mjaftonte ti merrte leket ketyre, por as ate nuk e bejne, duan thjesht ti degjenerojne neper porthale qe te dalin vete sikur jane plluma paqeje, nderime i nderuar Xhezo

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhezo Smokthina

                    Ndjej vërtetë keqardhje, fort i nderuar "Kallarja e kuqe", për eksperiencën që paske kaluar me kontigjentin e urryer (kjo sipas teje) të drejtësisë, gjë e cila paska lënë gjurmë të thella në ndërgjegjen tënde. Sa për urimin aq dashamirës që më bënë, që t'a provoja edhe unë në kurrizin tim butësinë e sjelljes të kësaj drejtësie, vërtetë u mallëngjeva nga ky urim dhe do dëshiroja me gjithë shpirt t'a përjetoja këtë eksperiencë të vyer, por mjerisht unë jam paksa i i ndryshëm nga ty, gjë që më bënë të dyshoj se mund t'më ndodh ndonjëherë.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mashtrues hajdut

                      Kallare, ne e provojme qe ne 1990 cdo dite drejtesine ne kurriz! Po ju dhe soji e sorollopi yt keni qe ne 2020 qe kuptoni ckemi hequr e cheqim be prej 30 vitesh. Spaku eshte shperblimi qe njerezit e thjeshte kane duke parr sesi ju plehrat hajdute politikane trajtoheni nga drejtesia njesoj si njerezit e thejshte. Prandaj ishalla zi e me zi ja u befshin

                      Përgjigjjuni
                  2. M
                    Mali

                    Kohe e erresires shoqerore , nje nďer hajdutet me te madhenj te Qeverise 12 vjecare te Ramodoros Plarent Ndreca i jepet hapesire ne media. Turp per mediat e shkruara

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gyp gyp spaku

                      O zot kush po flet per luften kunder korrupsionit ????

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rezi

                        Shkruani dhe mos reshtni se pasojat e kësaj drejtësie të tipit Dumani, që kujton se është më i miri, ndonëse ishte po ky që nuk reagoi për vite të tëra kur ngjarje të tmerrshme ndodhën, që kur ky shërben si prokuror. Duhet të ndikoni tek politika, të flisni me njerëzit, të organizoni biseda ku sqarimi të vijë përmes argumentave si në këtë shkrim.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          ENTSOE

                          Bravo, nje shkrim me informacion dhe llogjike iinstitucionale! Kuptova qe prokuroret dhe gjyqtaret Jane filloriste ose pa dinjitet professional dhe njerezor, ashtu si po veprohet deri tani!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kuriozi

                            Hej, me shuani nje kuriozitet, kur do dali prape ky, Plarenti, te Klani, te beje "avokatin" e inceneratoreve.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gjygjetari i pa kualifikuar

                              Ai eshte jurist dhe jep mendime te vlefshme per drejtesine ne pergjithesi

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bake

                                Bravo z. Ndreca........

                                Përgjigjjuni
                                1. r
                                  realisti

                                  Nje BRAVO jo vetem me te madhe por te madhe shume shume Plaurent. Leri keta qe te kritikojne se ate detyre kane dhe ate natyre kane. Sepse edhe rolet neper filma caktohen sipas natyres se aktorit. Ne i njohim ne jeten reale se si veprojne. Kta edhe kriminela behen per interesin e vet, mos jua ver veshin fort.Vetem rujna Zot sikur kta te marrin pushtet!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Giuliano Vassalli

                                    Kur doli para Gjyqit Lulzim Basha , PS e beri politike dite pezullimin e procesit ndaj tij "per procedure", packa se njerezit mendonin qe ne rrugen e kombit ka patur abuzime, Po ashtu mendojne edhe sot.E pra Procedura qe ti kerkon ne kete rast ndihmoi individin por i beri dem shoqerise sepse potencialisht amnistoi nje fajtor Pavaresisht se Zoti Basha mund te kete qene apo jo i tille.E dyta , ty si jurist nuk te takon te besh formulime pergjithsuese ne media , sepse edhe ti po ben politike i fshehur pas Profesionit dhe ne kete pike je edhe ne konflikt interesi sepse i perket nje Force Politike e cila se fundi ka shfaqur qendrime kontradiktore ndaj gjyqesorit, nje dite e mbeshtet e nje dite e godet ose i ben te dyja ne nje dite , ne kete rast ti po godet .Ti pretendon qe flet si profesionist ketu,ndoshta mund te jene 1 apo 2 apo 3 mes qindra rasteve qe jane shfaqur ne media ku procedura mund te kete caluar sipas teje, por keto duhet te cilesohen se pari kur dhe ku kane ndodhur dhe cili ka qene protagonist, ne menyre qe te dihen me emra edhe ata qe "shkelin proceduren" qe njerezit te dine edhe perse kjo ndodh, rastesisht, nga padija, nxitimi , apo me qellim, POR pa njollosur punen e te tjereve qe mund ta respektojne ate, dhe ne kete pike pergjithsimi qe ti i ben nga nje ane e paraqet drejtesine e Re si Bande qe shkel Ligjet ne emer te Moralit Publik dhe nga ana tjeter ky artikull i krijon Alibi Korrupsionit nga politika (se aty fle lepuri) qe te MBROHEN PAS PROCEDURES , me idene qe ju jeni te pafajshem pavaresisht milionave te vjedhura ,sepse nuk eshte respektuar Procedura.E Treta , perpara se Ju te akuzoni drejtesine e re per "grusht shteti" qe ndonse nuk e thoni e nenkuptoni, duhet ta dini qe edhe gjyqesori ne Shqiperi eshte me shkalle , dhe nese shkelet procedura ne nje shkalle , ate qe mund ta humbasesh ne nje shkalle e fiton ne shkallen tjeter, e thene thjesht , mqs si kudo nuk mund te gjesh dot perfeksionin, aty ku qytetari akuzohet per nje ceshtje , ai nuk perballet vec me nje akuze nga 1 prokuror , apo vendim nga nje gjykates por me nje SISTEM , qe eshte ne kete rast SISTEMI I REFORMUAR I DREJTESISE (tek i cili njerezit kane besim) Sistem i cili mund te vetkorrigjohet ne hallkat e tjera te Gjykimit.JU me ane te te ketij shkrimi po e minoni kete besim tek DREJTESIA E RE.Zoteri MOS HARRO DREJTESIA E RE U NGJIZ dhe u formesua me BEKIMIN E NDERKOMBETAREVE, ajo ndryshe nga politika e partive te rendit te vjeter ka nje epersi te padiskutueshme sepse mbeshtetet mbi 4 elemente te rendesishme qe as Ti as shoket e tu te poltikes nuk i keni 1 ) Standarti Superior MORAL , ngase keta vijne si ajka e Shoqerise se vendit, profesioniste qe kane kaluar VETINGUN PROFESIONAL dhe PASUROR, asnje kategori tjeter pushteti ne vend nuk e ka kete status superior 2) Kane mbeshtetje te gjere POPULLORE , po te ishte e kunderta sot para spakut do te kishe cdo dite mitingje 3) Kane MBESHTETJE TE GJERE NDERKOMBETARE qe vazhdojne ta kene duke pare intensitetin e takimeve qe bejne me ambasadoret qe vazhdojne ti inkurajojne edhe publikisht 4) Kane shenuar PA ASNJE DISKUTIM ndihmen me te madhe institucionale qe i eshte dhene ndonjehere ketij shteti duke i hapur te gjitha kapitujt e negociatave ne 1 vit ,MBAJE PARASYSH NUK ESHTE MERITE E RAMES POR E SPAKUT INTEGRIMI I VENDIT, Rama ka 12 vjet ne pushtet por nuk beri ndonje gje qe ti hapte kapitujt ne 12 muaj , AI THJESHT KAPITALIZOI ARRITJET E SPAKUT ne keto 12 muaj .e Pra sot kur SPAK dhe drejtesia e re kane arritur kulmin vjen ky shkrim nga ty qe hedh dyshime te forta strukturale mbi menyren se si funksionon drejtesia e re.Z Ndreca , mos u bej me katolik se papa , ne e dime qe korrupsioni ne kete vend eshte ulur kembekryq , ne e dime qe ky vend ka kapitulluar qe nga momenti qe drejtesine e re e Beri Bota dhe shqiptaret nuk ishin aq burreshtetas apo shtetformues sa ta benin vete .Keta te poltikes JO qe nuk e bene por rrinin e shikonin me jargavitje kur ne Konferencat e gjyqsorit Gjyqtaret e dikurshem 6 mujorsha apo plepista kapardiseshin me Armani, Versace, apo Prada dhe keta nuk NUK BENE ASGJE, arsyeja eshte e thjeshte ATA E KONTROLLONIN DREJTESINE E DIKURSHME , dhe ashtu duan edhe me kete te RENE , por CECUA KA BICAK. Ne e dime qe po i dhe Botes ne tepsi argjendi nje prej 4 pushteteve si eshte drejtesia i ke dhene ne tepsi argjendi nje pjese te sovranitetit kombetar, Jo se me pare nuk kemi qene te shitur tek bota, por sot ka nje dallim KA NDRYSHUAR QASJA E BOTES NDAJ NESH, pasi i la shqiptaret te benin cfare dinin dhe te shifte me cfare stofe ishin gatuar dhe pasi e pa qe nuk eshte se bene ndonje gje te madhe vecse u zhyten ne llum e korrupsion e narkotrafik dhe pasi edhe kushte GJEOSTRATEGJIKE NDRYSHUAN , athere edhe bota ndryshoi qasje AJO U BE ZE REAL Ne kapitullin e sundimit te Vendit, Sot nuk ka me PRINC VIDI , po ka DREJTESI TE RE DHE AMBASADA.ATHERE MOS U QAJ dhe mos gri sallate kot.Ne e dime qe pavarsisht kesaj te gjithe votuan pro reformes , arsyeja ishte e pare nga perspektiva e politikes mosdhenia e mbeshtetjes do te conte tek IZOLIMI I SHQIPERISE e cila do te kthehej ne nje zululand ne mes te europes .E pare nga Perspektiva e popullit ishte nevoja per nje drejtesi te lire nga presioni i politikes dhe nen mbikqyrjen e nderkombetareve qe te sheronte plaget e shoqerise se kapur nga krimi dhe korupsioni.E pra pasi u bene te gjitha keto dhe kur filloi drejtesia te jape rezultate keta qe deri dje thoshin rrofte drejtesia e re , sone po thone poshte drejtesia e re , del ti dhe flet per Procedure , me cilin grup je ti zoteri me te parin apo te dytin.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. d
                                      drejtesi e munguar

                                      Z.Ndreca,duam apo s'duam ka dhene mendimin e tij si jurist.A eshte i koruptuar apo jo kjo nuk varet se cfar themi ne.Kur flet per zbatim te ligjit nuk perjashton veten por,kerkon qe ligji te zbatohet.Eshte anormale qe dikush arestohet dhe mbahet ne paraburgim me muaj e vite.Z,Ilir Beqaj akuzohet per te njejten veper penale si ata qe u denuan,(Rrjepi e Rrapi),pse ai mbahet akoma ne paraburgim?Ndoshta ata nuk i duruan dot trysnin e hetuesve dhe "pranuan fajin" kurse Z.Beqaj po qendron.Si ai edhe te tjere.Shkrimi i Z.Ndrecaduhet te na hape syte te shohim vorbullen ku jemi futur.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. h
                                        hajduti kostumeve

                                        Mos denoni vjedhjet e Ndreces me kompani dhe vetem ashtu Shqiperia "do lulezoje", ........ nen kembet e ketyre hajnave qe edhe driten e syrit dhe jeten te marrin per interes te xhepit te tyre.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Pirro l

                                          Hajdut!

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje