Si na iku për duarsh historia në vitet 30-40!

11 Janar 2026, 21:01Blog TEMA
Si na iku për duarsh historia në vitet 30-40!

Nga Artan Fuga

E djathta nacionaliste shqiptare e viteve '30, ndërkohë që po ravijëzoheshin aleancat e Luftës së Dytë botërore, në mënyrë bërtitëse, te një spektër i gjerë i saj, shfaqej pro aleancës Berlin-Romë, etj., dhe kundër asaj ShBA, Angli dhe më vonë edhe BS.

Në një farë mënyre nisej nga interesa që dukeshin kombëtare të menduara mirë. Për shumë syresh, Anglia dhe Franca dukeshin vendet që kishin vulosur ndarjen e trojeve shqiptare, Gjermania përkundrazi, si edhe Italia, pretendonin bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Po ashtu, kishte ideologë të djathtë që në media shfaqeshin si anti-hebrenj sepse duke bërë të tyre propagandën naziste, mendonin seriozisht se Evropa anglosaksone ishte në duart e hebrenjve. Po kështu më pas duke parë se u bashkua dhe BS, përpiqeshin të mbanin larg komunizmin nga Shqipëria, komunizëm që e quanin pro-sllav.

Ata në vitet 30 nuk e dinin se Hitleri do të shkonte veç të tjerash te kampet e shfarosjes në masë.

Por, brenda dhjetë vjetëve kushtet gjeopolitike ndryshuan. Gjermania naziste u thye. Erdhi ora e llogarive. U quajtën kolaboracionistë, me të drejtë, bashkëpunëtorë të nazistëve, dhe ikën në dreq!

Nurembergu bëri gjyqin e historisë së atyre viteve.

Por, nuk besoj se e nisën për keq. Niseshin nga qëllime kombëtare dhe përfunduan si bashkëpunëtorë të nazizmit.

E nisën për ta futur Shqipërinë te rendi i ri botëror si fitues, përfunduan prapa hekurave.

Përsëri u vërtetua ajo që krahët politikë në Shqipëri nuk e kontrollojnë dot fatin e tyre politik. Ja edhe në këtë rast e nisin me aleanca që mendojnë se ju sjellin erën në vela, dhe kur ato ndryshojnë anija iu mbytet.

Subjekti politik shqiptar nuk e kontrollon dot drejtimin e historisë. Historinë e kanë bërë të tjerët. Ndaj dihet se nga nisin, por nuk dihet nga bitisin. 

E vërteta e historisë sonë vjen nga jashtë brenda, dhe jo nga brenda jashtë!

8 Komente

  1. E
    ENTSOE

    Shume dobet profesori!!! Sipas tij Enver Hoxha del yll ne politike.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje nga Durresi

      Simbas fuqive te medha europiane krijimi dhe pamvarsia e Shqiperise ishte nje gabim i madh historike dhe ato kane dekada qe tentojne ta korigjojne duke na injoruar dhe perbuzur,si dhe duke mos na pranuar si popull europian por na konsiderojne mbeturine te perandorise otomane.Sherbimi qe populli autokton i beri Turqise otomane me ushtare,me konvertim ne muslimane,me shkatrimin e vlerave kombetare nqs ka patur,si dhe me ndertimin e objekteve muslimane sot,,,,etj,etj do ti kushtoje me shekuj shqiptarve te sotem. Sa per dijeni USA nuk po e rruan me per Shqiperine.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mësuesi i ri

      Pse tani po e kupton ti se Enver Hoxha do të mbetet një YLL në politikë...... . Çfarë ka thënë ai dhe nuk ka dalë......... Peshku I madh e ha të voglin. I forti ka gjithmonë të drejtë...... Lufta bëhet për burimet e naftës........ . Izraeli kobure në dorën e Amerikës, etj, etj.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        ZHAN ZHAK RUSO

        O profesor mendjelehte ! Domethene, sipas teje, keta " nacionalistet " nuk paskan bere gabim se u bene sherbetore te " Rendit te Ri " por sepse nuk llogariten se fuqite kriminale diktatoriale qe propagandonin Rendin e Ri do ta humbnin luften. Se pari " Rendi i Ri " ishte nazi-fasizmi, i cili, pervec se ishte diktature gjakatare, kombetare dhe nderkombetare, ishte edhe pushtuesi i Shqiperise dhe dhjetera kombeve e vendeve te tjera. Ne kete menyre, sipas atyre qe kane mend dhe moral, " nacionalistet " shqiptare, bashkepunetore te nazi-fashizmit, nuk ishin as demokrate dhe as atdhetare. Nuk ishin demokrate sepse ishin pro diktaturave nazifashiste, mjafton qe ato t'iu siguronin vazhdimin e pozitave shoqerore dhe politike ne Shqiperi.Ata ishin kunder diktatures komuniste pikerisht sepse e dinin se do iu hiqte mundesine e vazhdimit te sundimit te tyre, dhe jo per hir te popullit. Nuk ishin atdhetare sepse, pavaresisht pallavrave per " Shqiperi Etnike " e " bashkim kombetar " ata perfaqsonin shtete qe ne Shqiperi erdhen me tanke, avione e ushtare te armatosur gjer ne dhembe, dhe vrane, dogjen e grabiten ( edhe arin e mbetur nga ai qe mori Ahmet Zogu ) cfare munden.Te besosh se Italia dhe Gjermania erdhen ne Shqiperi per te krijuar " Shqiperine Etnike " eshte, ne rastin me te mire budallallek dhe ne rastet e tjera maskarallek. Edhe sikur ne bote te fitonin ato diktatura gjakatare, Shqiperia mund " te bashkohej " me Kosoven por do te ishte ( per aq kohe sa do te ekzistonte " Rendi i Ri " ) nje koloni e atyre fuqive pushtuese dhe grabitese. Antikomunizmi dhe idea e Shqiperise Etnike " nuk jane gje tjeter vecse alibia e rrezuar e atyre qe, per te ruajtur sundimin e tyre ne Shqiperi dhe mbi shqiptaret, bashkepunuan me dhunuesit e vendit dhe popullit te tyre. Nje profesor me mend nuk ia lejon vetes te bjere kaq poshte intelektualisht, llogjikisht dhe historikisht.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Que D'or

          Ballin, fotograf, për të gjetur foshnjën perfekte ariane, e paraqiti fotografinë e tij, në një konkurs nazist. Imazhi i tij u zgjodh nga Joseph Goebbels, kreu famëkeq i propagandës naziste, përpara se të shfaqej në kopertinën e botimit pro-nazist Sonne ins Haus. Fotografia qarkulloi në të gjithë Gjermaninë naziste si një ilustrim i foshnjës perfekte ariane. Fotografia — një formë mashtrimi, qëllimi i së cilës ishte të ekspozonte absurditetin e teorive naziste mbi racën. Në vitin 1934, prindërit e Hessy Levinsons Taft, këngëtarë opera, hebrenj letonezë, që jetonin në Berlin, i porositën fotografit Hans Ballin të bënte një portret të vajzës së tyre gjashtëmuajshe. Hessy Levinsons Taft, dhe familja e saj, nga frika e hakmarrjes, e mbajtën të fshehtë të vërtetën rreth fotografisë për dekada të tëra pasi u larguan nga Gjermania naziste. Në vitin 2014, falënderoi fotografin që pati guximin të sfidonte qeverinë e tij pavarësisht se nuk ishte hebre. "Ishte një paradoks që duhej të ekspozohej", komentoi në atë kohë, gruaja hebreje, fotografinë e së cilës Goebbels e zgjodhi si foshnjën ideale ariane.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bujar Kosova

            Edhe tani mund te hyrje Amerika ne Shqiperi pa na pyetur per arsyet e veta. Atëhere qeveria shqiptare sipas komunistave quhet vegël e fashizmit amerikan del pastaj nga pylli ndonje opingagji e vret ndonje ushtar letra qe nuk ka pyje ma Me kete term edhe nderhyja ne Kosov Simbas komunistave eshte pushtim

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eno

              Me gjendjen dhe fuqine ushtarake qe kemi ne sot , jo USA, por edhe cdo shtet tjeter na mer , biles duke I rene kitares dhe pa dale nga kafenete. (qofsha I gabuar) . Larg qofte, deri sa te nderhyje nato ne jemi shuar aq sa kemi mbetur ne Shqiperi. Mos e shani shume Dullen per mbrojtjen. Ka te drejte Fuga. E mbani mend 97 !!!?? Na u deshen vite per te shkateruar armet neper depo deri sa vrame edhe 26 njerez ne Gerdec!! Jepini Cezarit ate qe meriton!?

              Përgjigjjuni
              1. T
                Turi

                "E vërteta e historisë sonë vjen nga jashtë brenda, dhe jo nga brenda jashtë!" Kjo e shpjegon te gjithen. 600 vjet kemi bere keshtu dhe 600 vjet te tjera do bejme te njejten. Pyetja shtrohet "PERSE?" Sepse kishim dhe kemi nje elite qe nuk eshte kombetare ( as nacionalistet e as komunistet) qe eshte parazitrare te mare mbi supe fatin e kombin. Ajo e le ate tek te tjeret. Te tjeret per interesat e tyre e perdorin sic duan deri sa "bien nga fiku" dhe ne vuajme pasojat e tyre Nacionalistet u lidhen me Gjermanin e Italjanin sepse Gjermanet na qunin "Race e mire" dhe Italjanet na premtuan te na zhvillojen e mbrojne. U lidhem me komunistet e lindjes se na premtuan se do te na mbronin e zhvillonin. U lidhem me Kinen se na premtoj zhvillim ekonomik e mbrotje. U izoluam per pak kohe se nuk dinim nga te shkonim, deri sa u lidhem me perendimin se na premtoj NATO e cekun e bardhe. 500 vjet me pare qendruam nen Baba Dovletin se na mbronte nga fqinjet. Po nuk beme gje vete e po nuk ruajtem interesin kombetar vete, do te mbetemi ata qe kemi qene, e do vuajme sic kemi vuajtur.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje