Nga Ilir Demalia
Sot, në Kune–Vain të Lezhës, në territorin e një kampi torture të shtetit shqiptar, ku Shërbimi Informativ Kombëtar (SHIK) i drejtuar nga Bashkim Gazidede, gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demo(n)kratike, u shndërrua në polici politike, duke rrëmbyer, torturuar dhe zhdukur kundërshtarë të Presidentit Sali Berisha, vetëm sepse guxonin të flisnin lirshëm.
Këto godina të shkatërruara dhe të mbuluara nga ferra nuk janë rrënoja të zakonshme – janë varre pa kryq të krimit shtetëror. Nëse këto mure do të flisnin, do të binte maska e demokracisë së rreme shqiptare dhe shoqëria do të përballej me tmerrin e një regjimi kriminal që veproi në emër të shtetit.
Këtu u rrëmbye, u torturua dhe u zhduk Remzi Hoxha, trupi i të cilit vazhdon të mbahet peng nga heshtja dhe frika. Zhdukja e tij nuk ishte aksident, as teprim individual, por akt i qëllimshëm shtetëror. Arsyeja ishte një: Remzi Hoxha konsiderohej dëshmitari i vetëm i një takimi sekret midis përfaqësuesve të Slobodan Millosheviçit, agjentit rus Grigorivi dhe të ashtuquajturës “Legendë”, ku përfshihej Sali Berisha, në Maqedoni — pikërisht në kohën kur Millosheviçi po kryente spastrim etnik dhe gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Ky krim nuk është zbardhur sepse drejtësia është kapur, sepse autorët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të mbrojtur politikisht. Edhe kur instancat ndërkombëtare konstatuan dështimin e hetimeve dhe përgjegjësinë shtetërore, Shqipëria zgjodhi të heshtë, të amnistojë krimin dhe të rehabilitojë autorët.
Një shtet që fsheh kufomat, që mbron torturuesit, që shantazhon dëshmitarët dhe që ndërton karriera politike mbi krim, nuk mund të quhet demokraci. Është një regjim i kalbur nga brenda.
Pa zbardhjen e krimeve shtetërore, pa dënimin e urdhërdhënësve dhe pa drejtësi për Remzi Hoxhën dhe dhjetëra viktima të tjera, Shqipëria do të mbetet një shtet fasadë.
Pa drejtësi për të shkuarën, nuk ka as të tashme, as të ardhme.
Respekte Ilir,qe thua te vërtetën pa frike
Padyshim Ilir është zëri më i vërtetë i popullit që i ulëret politikës publikisht. Por meqë ulërimat ndaj politikës humbasin në erë, e ndaj populli nuk proteston, mendoj se diçka me vlerë që mund të bëjmë, është një protestë përpara SPAK, pse jo e thirrur nga Z. Demaliaj. Thjesht disa parrulla: "DUAM DREJTËSI', për : 1,2,3 psh 21 Janar, '97, Gërdec, piramida, ... Ne populli e vendosim se për cilin krim duam të vihet drejtësi më parë. SPAK punon për ne, për çfarë na dhemb më shumë ne si popull, jo për epshet dhe padrinot e tyre që po na mbajnë peng.
Sali Berisha shkon studio më studio, por askush nuk i bën një pyetje: - Pse e takoi Sllobodan Milosheviqin më 1995 në Ohër....... ? Po nafta që furnizoi Serbinë? Media e shitur te Sali Krimi.
E the mor Zoti Demalia e the, por kujt ja the. SPAK bën shurrën nga Saliu. Prandaj i turret Veliajt dhe Ballukut, sepse e di që ata nuk kanë banda dhe dumbabistë nga mbrapa. Ketu nuk është puna se sa të korruptuar janë Veliajn dhe Balluku. Këtë nuk e vendos unë. Por pse me dy standarde. Sali Berisha - i pranuar nga shumica e popullit shqipëtar si krimineli më i madh që nga viti 1912, që ja kalon edhe Enver Hoxhës per nga demet që i ka sjelle popullit shqipëtar - del ditë per ditë ne konferencë shtypi. Ndersa Erioni Veliajn, i akuzuar se gruaja e tij paska shpenzuar 7000 euro per brekë kalbet ne qeli paraburgimi prej një viti a më shumë. Tani, o të dy në qeli, o të dy në ndjekje të lirë. Prandaj, ajo që thua ti nuk mund të realizohet nga institucione drejtesie që veprojne me shtate standards - një per Colin, një për Lolin, dhe një për Sali Kaqolin.
Kush do te vere drejtesi SPAL? Spak e ka kapur me te tashmen. E shkuara nuk ekziston per Spak.
Ilir Kumbaro, oficeri i SHIK-ut famëkeq të Gazidedes, veglës së Saliut, është çelsi i "enigmës". Është gjallë dhe jeton i qetë me familjen e tij në Angli. Edhe pse në mungesë ai është dënuar me 15 vjet burg nga drejtësia shqiptare, por ende nuk është mundësuar kapja e tij, ekstradimi për të vuajtur dënimin, por edhe për të dëshmuar minimalisht ku dhe si u zhduk trupi i të ndjerit Remzi Hoxha. Në pamundësi për më shumë, kaq kërkojnë familiarët e tij, por më shumë se aq si një detyrim shtetëror për të zbardhur dhe ndëshkuar deri në fund fajtorët e vërtetë të atij krimi, ku si kurdoherë, kur bëhet fjalë për krime shtetërore, gjurmët të çojnë tek Sa-leh Berisha.
Te lumte. Dhe del e uleret Sali Berisha kryekrimineli
Ke shumë të drejtë o Ilir por tek ne nuk ka drejtësi,këtu mund të bëhet drejtësi vetëm nëqoftëse vjen një trupë ndërkombëtare gjyqtarësh dhe prokurorësh ,përndryshe do të vazhdojë kjo padrejtësi
Pse more komentuesi Sela , a nuk eshte trupe nderkombetare ajo qe po cfilit prej 5 vjet ne paraburgim ne Hage lideret kryesore te UCK - se ? Akuza kryesore ndaj tyre per transplantim te organeve te brendeshme te roberve serbe ne shtepine e verdhe , rezultoi e pa baze dhe shpifje e bere me qellim kriminal nga ish k/prokurorja e Zvicres dhe e pasuar nga nje eurodeputet naziskin , por trupa gjyqesore nderkombetare i ka piketuar ata per t`i denuar pa tjeter , se keshtu deshiron neofashizmi europian , duke perdorur deshmitare fallco . Jane pikerisht ata nderkombetare qe inkurajojne per veprime te tilla Dumanet dhe SKAP - in e kapur prej kohesh nga banditi Sali Berisha !
E pastaj Shqiptaret presin drejtesi . Ketu ne kete vend pa u denuar fillimisht te gjithe ata prokurore e sidomos krye prokurore duke filluar Dumanin te parin Ina Ramen e kush ka pasur ne dore dosjet me jete njerzish , po te denohen si bashkeautore ne krim dhe autori kryesor i te gjitha vrasjeve qe ne gjitha eshte nje dhe vetem nje autor Sali Berisha , kurre nuk ka per tu bere drejtesi . Por ky autori i kudo ndodhur se nuk ka vrasje qe te kete ndodhur pa qe prezent dora kriminale e ketij bastardi vrasesi te Shqiptarve . Pa u varur ai qen bir qeni dhe pas varjes ti digjet kufoma asnje prokuror apo gjukates nuk do ta beje e nuk do te mundi ta beje detyren edhe nga frika e ketij .
Nuk di nëse personat përgjegjës janë në kërkim na interpoli.Shteti duhet të bëjë çështë e mundur të sjellë para drejtësisë z Ilir Kumbaro.
Kush ta sjellin....???? Klyshat e Gon Koliqit, apo ata te Mut Nokes???? I ke akoma ne drejtim te Policise se Shtetit.
No comment; shkurt dhe sakte.
Te denoncosh nje sherbim shteteror e te mos kesh as nje fakt apo prova per ato qe shkruan e sidomos kur shkruan per spiun e jo spiuna, per tortura e kampe torturash eshte me e pakta qesharake. Ne katundin tone thuhet : Pordhe me rrigon"
O Astrit. Dashke fakte ti? Po SPAKU mban Erion Veliajn një vit në qeli pa fakte, por me një letër anonime, ndersa ti na u bere merak per një shkrim. Ilir Demalia pikerisht këtë tha - vrasja e Remzi Hoxhës nga SHIK - fakt - nuk po hetohet. Do ndonje gjë ti se pse nuk hetohet? Pastaj, kush akuzohet dhe kush burgoset, kjo merret vesh vetëm mbasi bëhet gjyqi. Por Demalia flet per hetimet. Mbase hetimet nxjerrin që ne fakt nuk ka ndodhur fare ashtu dhe SHIK nuk ka dore aty. Por të hetohet ama. Apo, e di ti këtë punë, dhe e lemë me mirë??!!
Po.mir astrit,,atehere edhe bemat e enverit Jane te pabaza,se keshtu i bie,,nexhmija u denua per kafet,Jo per krim shteteror kunder popullates,,,prandaj mos hani mut me me komunistat komunistat
po sa krime ka bere krimineli sali berisha. a numerohen qe nga 91 e gjer tani dhe vazhdojë akoma po per kriminelin sali duket qe nuk paska drejtesi