
Sistemet gjyqësore rrallëherë i shpallin hapur prioritetet e tyre. Ato shfaqen kryesisht në mënyrë indirekte, përmes cilave shqetësime sistemi është i gatshëm t’i përthithë pa shumë vështirësi dhe cilat jo. Për shembull, edhe pse gjykatat janë të prirura të mos deklarojnë haptas se një person që përballet me drejtësinë vlen më shumë se sa dikush tjetër, ato shpesh e tregojnë këtë përmes gatishmërisë për të krijuar lehtësi ose hapësira për persona të caktuar.
Vendimi i fundit për të akomoduar detyrimet televizive të ish-deputetes Monika Kryemadhi, duke pranuar të zhvendoset dita e paraqitjes së saj në gjykatë për shkak të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje”, i përket pikërisht kësaj kategorie sinjalesh që dërgohen dhe që duken sikur duan të thonë se koha e dikujt vlen më tepër se ajo e dikujt tjetër. Ndonëse nuk është thyer asnjë rregull dhe asnjë procedurë, pyetja e pashmangshme që mbetet është nëse një fleksibilitet i tillë do t’i qe ofruar qytetarëve të thjeshtë, detyrimet profesionale të të cilëve qëndrojnë jashtë ndriçimit të prozhektorëve të spektaklit dhe vëmendjes së kamerave televizive.
Në nivel Teknik, kërkesa për zhvendosjen e ditës së paraqitjes në gjykatë duket e arsyeshme. Gjykata njeh me të drejtë lodhjen dhe manaxhon konfliktin e orareve duke ruajtur rendin procedural. Megjithatë, legjitimiteti në ligj nuk përfundon tek procedura, por varet edhe nga simetria e tij. Në këtë aspekt, a mund të cilësohet lehtësisht komentimi i një spektakli televiziv si arsye e mjaftueshme për të ndryshuar ritmin e drejtësisë? Fakti që në këtë rast është pranuar si e tillë, na lë të kuptojmë se spektakli, veç vëmendjes publike, ka fituar edhe njohje – informale por mjaft efikase – institucionale.
Që të jemi të qartë, askush nuk pretendon se diçka e tillë paraljmëron ndonjë lehtësi apo tolerancë në vendimet e ardhshme të gjykatës. Askush nuk është aq delirant sa për ta thënë këtë. Gjykatat mund të kenë fleksibilitet në vendosjen orareve dhe ditëve dhe prapë të mbeten të rrepta në gjykim, pasi janë dy gjëra që nuk kanë as lidhje ligjore e as logjike me njëra tjetrën. Problemi qëndron tjetërkund. Ndonëse gjyqësori nuk është se po rreshtohet me narrativën e të akuzuarës, ai pranon kornizën brenda të cilës zhvillohet kjo narrativë. Kornizë, e cila përfshin dukjen, lodhjen dhe detyrimet mediatike.
Duke njohur dhe pranuar si lodhjen e shkaktuar nga një spektakël televiziv si arsye për përshtatje procedural, gjykata pranon se ekziston një hierarki detyrimesh. Thënë ndryshe, vëmendja publike shihet si pretendim legjitim përkunddrejt kohës institucionale, ndërsa për ata që nuk e kanë një vëmendje të tillë, barrat e llogaridhënies mbeten vështirësisht të negociueshme. Teksa ligji mbetet formalisht i barabartë për të gjithë, zbatimi i tij bëhet selektivisht elastic.
Këtu shohim në efekt thuajse të plotë pasojat e “pastrimit kimik” nëpërmjet spektaklit. Para se perceptimi publik të zbutet, institucionet duhet të mësojnë fillimisht t’i trajtojnë figura të caktuara si ta manaxhueshme adminsitrativisht. Gjithçka tjetër nga këtu rrjedh pa shumë rezistencë. Monika Kryemadhi qarkullon jo më vetëm si një figurë politike nën hetim, por si një prani televizive familjare, komentet e së cilës konsumohen nga publiku pavarësisht të shkuarës së saj.
Pra, “reality TV” nuk na kërkon më që të besojmë në atë çka na paraqet, por thjesht ta tolerojmë. Kjo pasi synimi i spektaklit nuk ishte për asnjë moment që të na bindte rreth pafajësisë, çka do të kërkonte argumente dhe marrjen përsipër të njëfarë rreziku. Përkundrazi, qëllimi ishte të zbuste çdo lloj fërkimi dhe ta bënte çdo pyetje dhe analizë të ndihej e tepërt dhe e lodhshme, gjë që arrihet përmes normalizimit gradual të lëvizjes mes dy botëve: asaj të spektaklit dhe të drejtësisë. Në momentin që një figurë e njohur publike mund të lëvizë pa kurrffarë vështirësie mes studios televizive dhe sallës së gjyqit, a mund të flitet më për dallim mes të dyjave?
Pastrimi, në këtë kuptim, po funksionon sa kohë që ia del mbanë të riorganizojë pritshmëritë, duke e zhvendosur të shkuarën në një regjistër dytësor ku zgjidhjet bëhen të panevojshme. Në këtë regjistër dytësor nuk ka nevojë që e shkuara të mohohet apo të rishkruhet sepse ajo shfaqet herë si sfond e herë si diçka tashmë “e ditur” dhe për rrjedhojë jo urgjente. Nuk ka më nevojë që ajo të pengojë të tashmen.
Ajo çfarë mbetet në fund është një sistem që ka mësuar të përshtatet dhe të krijojë hapësira pa patur nevojë që t’i tejkalojë rregullat, por thjesht duke i zbatuar ato me elasticitetin nevojshëm të rezervuar për figura të caktuara. Spektakli, nga ana tjetër, përshtat oraret e tij me rutinat institucionale, duke krijuar kështu një ritëm të përbashkët ku asnjë nga sferat – as drejtësia dhe as televizioni – nuk i imponohen haptas njëra-tjetrës. Në këtë koordinim të dy këtyre dy sferave, llogaridhënia dhe përgjegjësia shtyhen në kohë, shpesh deri në një moment që ndonëse mund të ekzistoj formalisht, në të vërtetë nuk mbërrin kurrë.
THUHET SE NUK KA PROBLEM SHTYRJA E GJYQIT ,POR E VERTETA QE NE KETE DITE MUND TE ISHTE BERE NJE GJYQ TJETER , SEPSE DOSJET JANE BERE MULLAR EDHE PER SHKAK TE KETYRE SHTYRJEVE DHE NJEREZIT PRESIN,,,POE KUSH E RRUAN ....TE JESHE PERENDIA I BIE TE JESHE NE DREJTESI......
Ti Bjorn je djale i lexuar, por shpesh ben sterhollime teorike te teperta! Ne publicistike gjerat thuhet me drejperdrejte permes arsyetimit logjik. Ne rastin konkret gjykata ka gabuar rende ne aspektin moral dhe logjik: i ka bere favor ne orar dikut qe nuk ka asnje lidhje me spektaklin apo median, pra nuk prish pune nese pengohet qe te mos jete e pranishme. Perkundrazi, eshte turp i madh qe Monika Kryemadhi merret si analiste nga TCh!
Nuk eshte kjo lloj hierarkie qe shqeteson publikun, por nje hierarki tjeter me e demshme dhe shkaterruese qe eshte pabarazia para ligjit. Nese per nje fature vetem 30 euro te papaguar qytetari nga Lushnja u plas ne burg dhe doli i vdekur nga burgu, nese 38 mije qytetare vetem brnda nje viti u futen ne burg per ndonje fature energjie te papaguar apo per nderrim tjegullash, nese plaka 82 vjecare nga narta e Vlores u ndoq penalisht per ndertimin e nje koteci pulash, krejt tjeter eshte sjellja e drejtesise dhe organeve ligjzbatuese per hadutet e veshur me pushtet qe vjedhin miliona e miliarda euro. Per te varferit, per te pambrojturit drejtesia vepron si cekic pneumatik duke i zvarritur hetimin e gjykimin, duke u marre ryshfete te majme dhe shkaterruese, duke u dhene denime maksimale ndersa perr te pushtetshmit vepron me standart tjeter.
Tv...top- channel drejt calbezimit.....