Nga Evarist Beqiri
Ishte 8 maj 1965, më shumë se një vit pas vrasjes së John F. Kennedy-t, Dwight D. Eisenhower bëri diçka që sot duket thuajse e paimagjinueshme. Ai ishte 74 vjeç, i sëmurë dhe po merrte veten pas infarktit të tretë. Kishte këshilla të qarta mjekësore për të mos udhëtuar. Por, gjithsesi ai vendosi që të shkonte në Boston, në ceremoninë e hedhjes së themeleve të Bibliotekës Kennedy.
Në krah të Jacqueline Kennedy-t, ish-presidenti republikan iu drejtua publikut me disa fjalë që tronditën sallën. Ai foli për guximin e Kennedy-t dhe për përunjësinë e tij. Në një Amerikë ende të përçarë nga politika, Eisenhower foli për karakterin, jo për pushtetin.
“Presidenti Kennedy kishte armën më të fuqishme të çdo fushate politike, kishte Jacqueline Kennedy-n në krah. Por mbi të gjitha, ai kishte një cilësi që unë e admirova thellësisht në bisedat tona të shumta, guximin për të pranuar diçka që nuk e dinte dhe urtësinë për të kërkuar këshilla.”
Momentin e bëri edhe më prekës fakti që Eisenhower zbuloi se kishte ruajtur çdo letër që JFK i kishte shkruar, në një koleksion private që ai e quante “Letrat e një Luani të Ri”. Atë ditë, ai ia dhuroi ato Bibliotekës Kennedy. Ai tha se donte që historia ta dinte se miqësia e tyre kishte qenë e vërtetë dhe se politika nuk i kishte ndarë aty ku kishte më shumë rëndësi.
Jacqueline Kennedy ia shtrëngoi dorën Eisenhower-it dhe pëshpëriti disa fjalë që disa persona pranë saj i dëgjuan: “Ai ju quante Ylli i tij Polar, Gjeneral. Kurrë nuk pushoi së kërkuari udhëzimin tuaj.”
Zëri i Eisenhower-it u drodh kur u përgjigj: “Dhe unë kurrë nuk reshta së besuari tek ai.” Aty ishin dy njerëz nga botë të ndryshme, një Zonjë e Parë e ve dhe një gjeneral republikan në pension. Kjo ngjarje është pasqyrim domethënës i asaj se çfarë politika mund të jetë dhe asaj se çfarë politika nuk është më sot.
Dy njerëz nga kampe të ndryshme politike, por të bashkuar nën misionin sublim për t'i shërbyer vendit. Dy njerëz që besonin se respekti dhe ndjesia e shërbimit ndaj kombit është më e madh se egoja personale. Sot kur politika është një sport sharjesh, përjashtimesh dhe denigrimesh, ky moment na kujton se demokracia mbijeton vetëm kur kundërshtari respektohet. Sepse karakteri vlen më shumë se fitorja.
Pikërisht kjo mungon në politikën shqiptare. Në Shqipëri, politika është kthyer prej dekadash në një luftë për asgjësimin e kundërshtarit. Jo debat idesh, por delegjitimim personal. Jo përballje vizionesh, por etiketim. Kundërshtari nuk shihet më si alternativë, por si armik. Kjo ka prodhuar një klasë politike që ka humbur ndjeshmërinë ndaj shtetit, institucioneve dhe qytetarit.
Ne kemi ndërtuar një kulturë ku të pranosh se nuk di diçka shihet si dobësi. Të kërkosh këshillë, si paaftësi. Të respektosh kundërshtarin, si tradhti. Pikërisht e kundërta e asaj që prodhon shtet dhe stabilitet.
Shqipëria ka nevojë jo thjesht për njerëz me ambicie, por për njerëz me karakter. Pushteti nuk fitohet për të poshtëruar tjetrin, por për ti shërbyer kombit. Shteti ndërtohet jo mbi arrogancën, por mbi dijen. Kundërshtari politik është bashkëpërgjegjës për fatin e vendit, jo objektiv për t’u shkatërruar.
Historia e Eisenhower-it dhe Kennedy-t, na rikujton një të vërtetë të madhe. Politika ndahet nga karakteri vetëm përkohësisht. Historia i gjykon gjithmonë të dyja bashkë. Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për një politikë që fiton zgjedhje, por për një politikë që ndërton shtet. Dhe kjo është Shqipëria për të cilën ia vlen që të luftosh.
Shkrim brilant z,Everist, por ne Shqipni per fat te keq drejtoi e po ngaterron per shume vite agjenti e kopili Serb Salih Berisha. Me qellim e me deshire te plote ai gjithnje ka punu e po punon kunder Shqipnis e Shqiptareve, anolizoni nje per nje veprimet e mos veprimet e tija keto 35 vjetet e tije ne politike e do shihni ashiqare kush eshte kopili Sali Karaxhiqi. e shume te tjere cakej ne ate parti e ne te tjerat, sepse Serbija ka punue e punon vazhdimish e pergjithmone kunder Shqipnis e shqiptarve. Ne nje intervis ish presidenti i Malit te ZI e ish Kryeministri I Jugosllavis Momir Bullatoviq kur foli per naften .Tha ne e dime se Malcori Shqiptar per pare te mira shet gjithecka e te sherben dhe realizume kalimin e naftes per Jugosllavine permes Liqenit e lumejve me marrveshje me qeverin Shqiptare. Ka ma ashiqare se kaq, kush se kupton ta gezoje Sali kriminelin me shoket ne te gjitha krahet.
Z Evarist . Shkrimi i juaj më pëlqu për një arësye të thjeshtë se para se të marëshm mundimin të shkruash duhet të mendosh se çfarë mesazhi do të përcjellësh Sot Shqipëria nuk vuan se ska pena që të shkruajnë që të komentojnë që të shgarravisin .Jo jo për numërin e vogël të popullsisë numuri i intelektualëve në të gjitha kategoritë e moshave është goxha i madh Dhe sot një numër i madh studiusish intelektualësh shkencëtarësh kuadrosh politikanësh pra dhe gazetarësh kanë merrë arsim dhe kulturë në vëndet Evropiane .Me një fjalë mundësitë për emancipim kulturor edukativ shoqëror dhe intelektual janë shumë të mira . Mirëpo kur vjen puna në analizën e një dukurie shoqërore politike ska zot nëne ta çlirojë analistin apo gazetarin por mbi të gjitha politikanët nga nësia e militantizmi politik . Gjë që në shkrimin tënd ju i referoheni një burri të madh të kombit Amerikan pr Kenedit dhe nje stategu ushtarak po amerikan që bënë epok në hitori sepse siç e dini Kenedi dhe pse jetojë pak ai vuri bazën e nje detante prej 75 vjet midis superfuqive Thëniet tuaja por që në fakt ju i referohen këtyre dy figurave historike janë një thirrje që ju bëhet sot drejtuesve të politikës Shqipëtare që të reflektojnë nga ato që bëjnë për shoqërinë jo për ato që flasin e propogandojnë Më e keqja qëndron në faktin se shumë analistë dhe politikan nga të dy krahët ju krehin "" bishtin""drejtueseve të politikës Shqipëtare dhe jo tu bëjnë autopsinë e gabimeve të tyre për tu korigjuar dhe ndihëmuar shoqërinë për të ecur përpara Me pak fjalë dhe shumë esencë i ke thënë të gjitha veç kush nuk do të kuptojë
Sa larg ke shkuar o Beqiri. Ketu lufta politike eshte antagoniste sepse politikanet tane kane vetem dhe vetem nje qellim, te vjedhin pa meshire kudo, ne cdo gje dhe vazhdimisht. Ketu edhe me i thjeshti qytetar e di se sa me lart ne pushtet aq me i madh eshte si hajdut. Ka pasur edhe per presidentet amerikane akuza te ndryshme por kurre nuk ka ndodhur te jene akuzuar per korrupsion. Ndersa Presisenti i vendit me te pasur te botes e ka pagen 400 mije dollare ne vit, ketu pastrueses se nje sekretareje te ministrit i gjenden mbi 600 mije euro ne tubin e aspiratorit, ketu aq sa merr presidenti i SHBA-se per nje vit, ministrat tane e marrin per nje jave. sa p[er krahasim, 50 milion eurot e Beles vetem me nje te rene te lapsit jane sa paga e presidentit te Amerikes per 132 vite apo po te bejme nje tjeter krahasim, po te pije cdo dite D.Trump veren 33 mije euro shishja sic ben KM yne, paga vjetore Tramp i del vetem per 13 dite . Prandaj ketu ka perplasje dhe urrejtje sepse nuk po perplasen per ide dhe alternativa po po perplasen se ekush do ta mjele e do ta vjedh Shqiperine.
Për sa kohë kemi një Sali Berishë që në gjithë këto vite të demokracisë ka ushqyer vetëm antishqiptarizëm, përçau shqiptarët i vodhi i vrau dhe i futi në armiqësi me nj-tj, nga kuvëndi i shante me libër shtëpie opozitarët, e nuk heshti asnjëherë si në pushtet kur ishte edhe në opozitë, nuk gjen qetësi ky vënd. Koha ka treguar se kur socialistët janë në pushtet, edhe opozitë kanë bashkëpunuar, e kundërta ndodh me Sali Berishën, vetëm për interesat e tij lufton duke i vënë shqelmin Shqipërisë.
Padyshim një shkrim I shkurtër dhe mjaftueshëm për tu kualifikuar si i përsosur. Nuk do mundim për të kuptuar rolin tejet negativ të Berishës në historinë postkomuniste të Shqipërisë. Sidoqoftë historia e treguar në shkrim në radhë të parë ka vlera reale të kohës për atë çka po ndodh tani në Amerikë. Një absurditet që të çon mbrapa në kohën kur Hitleri erdhi në pushtet dhe drejtoi Gjermaninë drejt një katastrofe. Trump është turpi më madh i të gjitha kohërave që kur Amerika u krijua e deri më sot