
Nga Altin Ketro
Doli sërish Lugati për të vënë kujën se drejt Vlorës janë nisur anijet që do na ndotin detin dhe shëndetin. Këtë ia kishte thënë eksperti anonim, emrin e të cilit Lugati e mbajti sekret, duke marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë.
Dy anijet që janë nisur drejt Shqipërisë janë kontraktuar nga qeveria shqiptare në kuadër të rritjet të sigurisë energjetike të vendit. Bota po përballet me një dimër që nuk i dihet sesi do të jetë. Energjia elektrike është lajtmotivi kryesor i shqetësimit të çdo qeverie në botë.
Në vendet përreth nesh kanë nisur kufizime energjetike, ose po bëhen thirrje për kursimin e saj. Thirrje të tilla, të padëgjuara për dekada me radhë, po bëhen edhe në vende të Evropës Perëndimore, Gjermani, Francë, etj.
Natyrisht që edhe Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim, sa kohë që kushtet atmosferike nuk dihet sesi do të jenë dhe agresioni rus në Ukrainë nuk dihet se sa do të zgjasë. Jemi përballur me një vit të thatë reshjesh, gjë që ka sjellë ulje të nivelit të ujërave në basenet e HEC-eve tona. Thatësira ka pllakosur në Evropë e më gjerë, aq sa janë tharë lumenj të pashtershëm.
Këto dy anije janë një frymëmarrje në kushtet kur çmimet e shitjes së energjisë elektrike në bursë kanë kapur majat. Por çmimet nuk janë e keqja më e madhe, sepse mirë apo keq paratë edhe gjenden.
Ajo që nuk do të gjendet dot do të jetë vetë energjia elektrike, pasi shtetet e fuqishme do të përthithin çfarë tregu prodhon. Mund të ndodhë po ajo situatë si gjatë kulmit të pandemisë Covid-19, ku shtetet e vegjël u përballën me pamundësi furnizimi me vaksina, sepse ato i përlanë shtetet e mëdha.
Po çfarë bën Lugati i Shqipërisë? I bën thirrje njerëzve të ngrihen në protesta për të mos lejuar praninë e dy anijeve energji-prodhuese në Vlorë.
E sigurt që nuk e ka me shëndetin e popullit. Bëhet keq duke menduar që qeveria po gjen alternativa për të mos u gjendur përpara faktit të kryer ku të dorëzohet me duart përpjetë se nuk siguron dot energji elektrike. Në fakt, Lugatit, ajo situatë i intereson, sepse mungesa e elektricitetit prek të gjithë popullsinë kudo që ajo ndodhet dhe është faktor kryesor në dëmtimin e parametrave ekonomikë të vendit.
Por Lugati nuk e ka problemin vetëm me anijet. Edhe gjatë një vizite në qarkun Dibër, ku u fal në një teqe, u bëri thirrje dibranëve që të mos pranojnë ndërtimin e Skavicës. Sërish Lugati nuk pranon zhvillimin energjetik dhe arritjen e objektivit për ta bërë Shqipërinë të pavarur në furnizim prej shteteve të tjera në këtë fushë. Dihet tashmë që Skavica është HEC-i që do optimizojë rezervat ujore të tri HEC-eve të tjera, ku jo vetëm uji të mos derdhet kot si deri më sot, por të shmangen edhe përmbytjet masive të deridjeshme.
Besoj se çdokush i kujton pamjet e përmbytjes së viteve 2010 - 2011 që e kthyen për disa ditë Shkodrën në Venezia. E mbani mend edhe talljen e Lugatit kryeministër që ia vinte fajin “Hënës Blu”. E pra, ato përmbytje në aksin Shkodër - Lezhë, ndodhën për shkak të keqmenaxhimit të kaskadës hidrike të Drinit dhe reshjet e shumta rrezikuan sigurinë e digave. Prandaj u hapën portat dhe uji u derdh lum në këto qytete, banorët e dëmtuar të të cilëve Lugati nuk i dëmshpërbleu, por ia la peshqesh qeverisë pasardhëse.
Në fakt, Lugati do të mbahet mend edhe sesi shiti në grahmat e fundit të pushtetit të tij, 4 HEC-e fitimprurëse (Ulza e Shkopet në Veri dhe Bistrica 1 e 2 në Jug), sepse nuk kishte mundësi financiare të paguante rrogat e administratës publike. Po ashtu ai sabotoi për disa vjet edhe financimin gjerman të KfW-së për linjën e ndërlidhjes energjetike Shqipëri - Kosovë, aq sa pala gjermane desh e braktisi projektin, por fatmirësisht ndryshoi pushteti dhe ai projekt u zbatua me sukses.
Ky Lugat që kishte projekt butaforik për ta kthyer Shqipërinë në mini-superfuqi(!!!) të energjisë bërthamore në Ballkan, sot vë kujën për energjinë e gjelbër të Skavicës dhe për dy anijet që do qëndrojnë përkohësisht në gjirin e Vlorës, si garanci e shtuar në këtë prag dimri të paparashikueshëm.
Eh Lugat - Lugat, që mërzitesh pse qeveria di t’i paraprijë situatave të katastrofës energjetike. Je mësuar që të gjesh sebep për të përfituar nga situata problematike me qëllim që t’i shfrytëzosh për interesa të ngushta meskine, ngaqë je i vetëdijshëm që njerëzit nuk të ndjekin më për hallet personale.
Dhe kur energjia elektrike mungon, është një faktor i rëndësishëm që krijon pakënaqësi në popull. Jo vetëm tek njerëzit e thjeshtë, por edhe tek biznesi, sepse mungesa e saj rrit kostot, rrit inflacionin, rrit çmimet e për rrjedhojë, vetvetiu edhe njeriu më apolitik ndjen se duhet ta shfryjë diku dufin që i mblidhet në shpirt.
Është e habitshme që “ambientalisti” i vonuar Lugat, që edhe lumin turistik të vendlindjes së tij desh e thau për dhjetëra HEC-e jo produktive, sot i vjen keq për një ndotje të supozuar të gjirit të Vlorës. Dihet që garant për ato dy anije është bërë Banka Botërore, e cila i ka të shenjta efektet mjedisore.
Por Lugatit i intereson të krijojë mjegull me qëllim që të ngjiz ankth tek popullsia, si në Vlorë, ashtu dhe në Dibër. I interesojnë turmat e të pakënaqurve si mish për top për arritjen e synimeve të mbrapshta. Natyrisht, së bashku me Lubinë që i mban iso-n politike.
Lugati dhe Lubia e dinë që nuk vijnë më në pushtet, sepse po të kishin edhe një fije shprese, nuk do mund të ishin assesi kundër zhvillimit të qëndrueshëm energjetik të vendit.
Ai që pretendon pushtetin, i intereson t’i gjejë të zgjidhura problematikat me ndikim në ekonominë kombëtare. Ai që e sheh të pamundur pushtetin, dëshiron që të dëmtojë suksesin e palës tjetër nga halli se mos ajo fiton pikë në elektorat.
Lugati dhe Lubia e dinë fundin e tyre politik dhe me devizën: “Pas meje u bëftë hataja”, duan të marrin në greminë tërë Shqipërinë. Po le të kënaqen në banakun e konferencave bajate të shtypit, duke kërcënuar çdokënd me revolucione imagjinare shtatori, me shpresë se i heqin vetes frikën nga ndëshkimi shembullor që i pret nga dara e ligjit.
P.S. Shpjegim fjalësh.
Lugat: Figurë që përfytyrohej si njeri, i cili në gjallje të tij ishte shumë i keq dhe pas vdekjes ngrihej natën nga varri, endej rrugëve e nëpër shtëpi dhe trembte njerëzit.
Lubi: Figurë që përfytyrohej si një gjarpër keqbërës shumë i madh, me bisht të gjatë, me disa krerë dhe i pangopshëm, i ngjashëm me kuçedrën.
Çdo ngjashmëri e Lugatit dhe Lubisë me frymorë në fushën e politikës, është e rastësishme.
Ooo te lumte more Altin.
O Altin, cdo ngjajshmeri e Lugatit me Sali Berishen dhe cdo ngjajshmeri e Lubise me Ilir Meten, eshte rastesishme ?.... ....... ........ ....... Shiko se e ke me te hedhur mor Altin djali megjithese as Lugati as Lubia nuk e kupton......... . Prandaj ruhu nga Lugati dhe Lubia se nuk kane bese...........
U mesuam me Lu qekur na sollen ne krye te alternativave Lulzim Bashen... Lu-Lu-Lu-Lu do te degjojme.
Ketu shkruajne gjithe bujqit Nje sharlatan si ky gazetari deficent Altin , ju genjen me keto peralla prej kalamajsh kur nderkaq hajduti Rama po ju vjedh po ju grin me cmimet me te larta ne Europe, ne energji, ne karburant ne uje, kudo kudo
Shërbëtor, kur duhet të fillojë mbjellja e grurit....... . ? A duhet bërë plehrimi bazë...?
Sherbetor i vucicit?? Nuk ja ke gjetur fix emrin vetes. Sherbetori i lugatit dhe lubise je ne fakt.
Ikni o Rota kari, se ju jeni krijesa me koken t e mbushur me mut qeni Ju nuk keni tru as sa bytha e gomarit te Nastradinit, jeni hajvane fare Ju nuk shikoni qe Sherbetori i Vucicit qe eshte Kryeiministri Rama hajduti, po ju vjedh ne Karburant me cmimin me te larte ne Bote, po ju vjedh ne Energjine Elektrike , duke ju genjyer me genjeshtra bajate fare, duke sjelle nga Bangladeshi ca gjeneratore te vjeter te para 50 vjeteve , dhe do ju helmoje me cmimin e larte dhe me ndotje mbjenit po ju vjedh me djegesat e mbeturinave , ku poju merr qindra milione dollare se gjasme po punojne djegesat , kur ne djegesat nuk jane ndertuar fare... --Vellai i Vucicit, djali i Kristaq spiunit, po ju vjedh po ju grin dhe ju o rrota kari , por rota kari koprative, se ju jeni turpi Europes, nuk kuptoni qe ai ka mbushur gojen me mut, por i jeni sulur Metes , i cili ka 10 vjet qe nuk merret me azgje fare Nje Kryeminister anti-shqiptar i betuar qe ju thote biznesmeneve , i hiqni shqiptaret dhe merni nga Bangladeshi -- Ai eshte nje sherbetor i betuar i Serbise , spiun i saj , dhe armik i eger i Kombit Shqiptar
Komentues me banal , me halabak dhe me injorant nuk kisha pare ndonje here ! Ja , keta jane kellirat qe vene pas mesjetarit Vicidolas , birit te Vuk Karaxhicit dhe te Sheqeres ! Keta perfaqeson kryetari " ri " 80 - vjecar qe mbajti te rrethuar dhe mposhti me topuz , zjarr e hekur kalane e SHQUP-it !
Ikni o Rota kari, se ju jeni krijesa me koken t e mbushur me mut qeni Ju nuk keni tru as sa bytha e gomarit te Nastradinit, jeni hajvane fare Ju nuk shikoni qe Sherbetori i Vucicit qe eshte Kryeiministri Rama hajduti, po ju vjedh ne Karburant me cmimin me te larte ne Bote, po ju vjedh ne Energjine Elektrike , duke ju genjyer me genjeshtra bajate fare, duke sjelle nga Bangladeshi ca gjeneratore te vjeter te para 50 vjeteve , dhe do ju helmoje me cmimin e larte dhe me ndotje mbjenit po ju vjedh me djegesat e mbeturinave , ku poju merr qindra milione dollare se gjasme po punojne djegesat , kur ne djegesat nuk jane ndertuar fare... --Vellai i Vucicit, djali i Kristaq spiunit, po ju vjedh po ju grin dhe ju o rrota kari , por rota kari koprative, se ju jeni turpi Europes, nuk kuptoni qe ai ka mbushur gojen me mut, por i jeni sulur Metes , i cili ka 10 vjet qe nuk merret me azgje fare Nje Kryeminister anti-shqiptar i betuar qe ju thote biznesmeneve , i hiqni shqiptaret dhe merni nga Bangladeshi -- Ai eshte nje sherbetor i betuar i Serbise , spiun i saj , dhe armik i eger i Kombit Shqiptar
Me këtë nick-name i bie që të jesh ti shërbëtor, megjithatë nuk është ky problemi.Mund të komentosh me gjuhë më të kulturuar se sa për përmbajtjen e tyre janë budallallëqe me okë.
Sherbetori i bajraktarit serb te Vicidolit , pra hajduti me cizme na ben thirrje : Kapeni hajdutin !
Bravo.Shkrim brilant.Shkrim per t'u lavderuar. Te gjitha jane te verteta. Sali Berisha nuk ka me turp qe u thot njerzeve te mos lejojm ndertimin e hidrocentralit te Skavices ne nje kohe qe bota po vuan nga mungesa e energjise. Saliu ne burg.
Ke harruar te thuash se ky Lugati tha edhe qe Edi Rama po shkarkon digat e hidrocentraleve kot qe te beje re mundur ardhjen e anijeve central
Ke harruar te thuash se ky Lugati tha edhe qe Edi Rama po shkarkon digat e hidrocentraleve kot qe te beje re mundur ardhjen e anijeve central
Përbindshi Sali Berisha duhet lidhur, ndryshe kombi ynë është në rrezik.
NJE BRAVO E MADHE!
EH çme kujtove kohen kur ky “LUGATI” denonconte ate avionin qe ra ne bregdet asokohe dhe “ENGJELLI” e perqeshte duke thene se po sperkaste mushkonjat. Ca bythlepires si puna jote namin i bene “LUGATIT” Lere pastaj per nja dhjete kryebashkiake te inkriminuar e qe “ENGJELLI “ i merrte ne mbrojtje derisa Drejtesia i dha te drejte “LUGATIT” .
Gjyqtari Ne cilën kategori drejton ndeshje ti?
hall i madhe e ka gjetur shqiperine dhe shqiptaret me keta bandite.bukur e ke qendisur i themi ne me dukat,por me bukur dhe per kete te lumte z Altin Ketro eshte shpiegimi ne fund qe ke bere,Lugat dhe Lubi .keta do ikin dhe zoti ka dhe per Shqiptaret,nuk i le vetem.
Likja dhe Berishovici te hane munn në by.....ë dhe te lene pa brekë. O e mjera Shqipëri kush te paska drejtuar. Si do te veje halli jot o Shqipëri hallemadhe. Mos u tut o Shqipëri se një qenë dhe buce qe leh nuk te hane dot. Zoti e bekoftë ketë Shqipëri madhështore.
Respekt per analizen Z.Ketro shpresojme që Lugatit dhe Lubise tu jepet denimi i merituar se kane 30vjet që i kane pire gjakun popullit shqiptare.
Lidheni dhe dergoni në REÇ te dy lugatet qe te shpetoj Shqiperia Lugati numer 1 eshtë Sali Nevojtorja Lugati numer 2 është Ilir Çenefi
Per Lugatin qe ka mbjelle Varferi, duhet folur e do te flas / Per Edi Ramen 9 vjet qeveri, e per Hajduterine qe e ndjekin pas ( Qe spiunet e djeshem ato 1200 lekshat pra, i Rilindi e Patronazhiste emrin ua dha ) Ka varferuar mbare shqiptaret nga jugu ne veri, i ka bo Mutin krejt te rrenuares Ekonomi / Eshte Ed Rama pra Lugati mos e kerkoni tjeter kund, kudo Populli ankohet e ankohet pa fund/ Vjedh e vjedh e s'ka te ngopur, Fukarallekun e ka bo mullar / Nuk e shtyn dot ky Popull, ket qeverine-bajge te ketij Gomar/
Kohe te veshtira po kalon ky vend ! Majmunet e zbrirtur nga druret e pyllit , jane mbledhur e kane marre nje vendim per ta quajtur veten popull dhe t`iu versulen me egersi njerezve ne qytete e fshatra per te rikthyer me force ne fillimet e homosapientit ! Kjo specie duhet ruajtur si mbetje e cmuar qe deri me sot shkencat antropologjike kujtonin se ishte zhdukur .
USA please can you arrest the non grata Sali Berisha bcs he is the most dangerous criminal of Albanians. Please let this country breath again and be free, put him and his family in jail. Thank you. A citizen that love ❤️ you.
O Debil shif cmimin e naftes se shkoi 2500 lek lere Saliun me Meten o idiot
Tanxi ti per cmimin e naftes ke hallin e makines se do te xhirrosh gomat per tu dukur si kapo. Ne nje fare kuptimi je I ngjashem me "lugatin" dhe ca me shume me "lubine".Me "lugatin" se flet keshtu per te mbuluar dhe suportuar situaten e tij si I pashprese dhe I korruptuar,ndersa me "lubine" I cili eshte I perlyer koke e kembe me budallellekun dhe hajdutllekun e vet. Per tu bere me serioze,S.B.eshte I pabesueshem per dy arsye,e para ka pretenduar se Shqiperia do te behej lider ne bote per energjine duke ndertuar centrale berthamore(dihen rreziqet e tyre) dhe se dyti shkaterrimin qe I beri sistemit hidro-energjitik si ne likuidimin e financave por dhe shitjen e disa aseteve te ketij sistemi.Por dhe industrise se karburanteve dhe minierave.Kujtoj ketu skandalin "Taci oil"(jo Tanxi).Situata per energjine dhe karburanteve po e detyrojne Europen dhe boten ne teresi per te rehabilituar dhe futur ne pune prodhimin e energjise nga Tec me qymyr apo rikthimin ne kapacitetet para krize te centraleve berthamore.Po rishikohen per kete qellim dhe disa tregues te parashikuar per mbrojtjen e mjedisit etj
Duhet te dish qe nafta nuk perdoret vetem nga ata qe xhirojn goma po nga shume te tjere dhe cdo gje eshte e lidhur zinxhire qe do te thote po u rrit ajo vetem rritje cmimesh do kesh nderkohe qe nafta ne te gjith boten eshte me lire se ky vend teper i varfer.Ktu po i q… nena ketij vendi me kulla,incenerator, krim,turizem zero, sdihet a do kemi drita per dimer edhe ti thua Saliu ktu e 15 vjet para.Pse skthehesh ne kohe te Ramiz Alise me mire e bej nje rezyme me te qart me mire
Ti po ben thirrje "Dum Baben" , more Tanxi , pse perpiqesh te fshihesh pas krizes boterore te naftes ? Njeres si ti kerkojne te ngjallin te vdekurin e te pa kallurin ne dhe . Kaq larg realitetit jini . . . . dhe ky popull eshte i denuar t`iu mbaje ne qafe gjithe jeten .
Cmimi i naftes do ishte i njejte ndoshta dhe me i larte me Lugatin ne pushtet.Eshte argument Lugato bajat ku qe jep.
Ishte lugati ne pushtet dhe cmimi i naftes ishte shume here me i ulet se kaq, apo nuk ju punon truri se ju kangelur koka ne byth te spiunit te Serbise, i biri i Kristaq spiunit Kur erdhi ne pushtet vellai i Vucicit , Rama hajduti e ngriti menjehere taksen e qarkullimit nga 30 leke ne 230 leke, plus qe shtoi edhe 12 taksa te tjera duke e cuar cmimin e Karburantit me te lartin ne Bote Dhe tani qe ne gjithe Boten ky cmim po ulet , ne Shqiperi ndodh e kunderta , se vellaii Vucicit , ka ndermend ta ngreje perseri cmimin e karburanit
Pse more shtaza Tanxi , qeveria e Shqiperise e nisi luften ne Ukraine qe solli gjithe kete krize boterore ? Akoma mban shprese te kerma serbe e Vicidolit zotrote ? Ai eshte provuar e njohur mire per bemat e tij , si perpara ashtu edhe pas viteve `90 ! Vetem njerezit me mentalitet mesjetar dhe ata te inkriminuar deri ne palce kerkojne rikthimin e tij dhe te Duces (Ilir Floririt ) ne pushtet !
këto i dimë na thono kur do të arrrastohen lubitë dhe lugati ,atë presim
Ky eshte shkrim, sigurisht shpellareve qe nuk ju pelqen realiteti....
Gjermania te hapi centralet berthamore....dimri do jete I veshtire ndryshe...
o shoku ketri a din me shkru ndonjeher per ket popull qe po e con posht e ma posht idhulli yt edvini po ca lidhje ka berisha more idjot me ekonomine e vendit qe ka shkuar perdit e ma posht shkruaje nje artikull per ket qeveri se i thone 10 vite cfar ka ndryshuar ne ket vend vetem emigrim e rritje cmimesh vetem vrasje e grabitje po turp a ke ti qe shkrun vetem kunder opozites kto lek qe merr per kto shkrime jane para te pista qe nuk mbahet familja me kto para boll ketri se ka vdek xhaxhi yt ndonje dite ndoshta ka per te vrare ndergjegjja po jeni venje te kalbura nga trute turp te kesh turpppppppp
Edhe sikur te jete keshtu si thua ti , te kerkosh shpetimin tek nje komunist fanatik , ( qe populli i njohu dhembe e dhemballe ) , por me mentalitet mesjetar e vegel e sherbimeve te huaja qe ka 3 dekada qe po i nxjerr uje te zi ketij vendi , do ishte pergjigja me e mire se kush je ti qe i del per zot !
ALTIN VETEM ME TITULLIN I KE KE THENE TE GJITHA SI GJITHMON I SAKTE
Lugat e lubi… Figuracjon më se perfect ,për dy djajtë e uritur që uzurpuan politikën shqipëtare dhe më gjërë, morën peng popullin,vëndin dhe ende s’i lëshojnë.
Nga nr I komenteve ky manganezi Alltyn Ktro nuk fiton vendin e punes Kontrollor ne Rinas. Te rikthehet ne bujqesi - departamenti I bajgave te fresketa si degustator freskise se bajgave.
Von de prrenjas deri ne kete moment ke 26 komente, 6 pro lugatit dhe 20 kunder lugatit. Ata qe mendojne si ty jane 23%. Kaq jeni ju horra edhe ne realitet. Lugeter dhe lubi. Ish hajdute neper komuna perfshire prrenjasin
Jam dakord me arithmetiken time, se skisha makine llogaritese. Sa eshte rrenja katrore ?
Perendi ver dore zhduk lugatin.Shba blloko leket e lugatit kudo ne bote .Tek ne eshte larg drejtesia se eshte e kalbur nga lugati.
Analize e thjeshte, e plote dhe e qarte per te gjithe. Lugati dhe lubia jane siameze per shkaterrim, per sehir, per gllam-gllam, per shantazh, diversion, shpifje dhe shplarje truri nga Jala deri ne Kalane e Dodes... Faleminderit, i nderuar Altin Ketro!
Nga e di ti Altin Ketro se “Skavica” qe do te ndertoje Rama stabilizon prodhimin ne tre HEC-et e tjere dhe se do te shmange permbytjet ne Shkoder? Apo me qe e thote Rama keshtu do te ndodhe. Eshte nje genjeshter e madhe dhe me pasoja te medha per vendin ndertimi i Skvices me dige 140 m lartesi, eshte krim me I rende edhe se shitja e 4 HEC-et nga Berisha se vendi do te humbase 4 here me shume energji se sa prodhonin keto te katerta bashke. Ne studimet dhe projektet e hartuara para ‘90 Skavica ishte per tu ndertuar me dige me lartesi 190 m.
Pa he mo drini na ilumino dhe neve pse eshte i demshem ndertimi i skavices???? Apo kaq te ka thene "pronari" te thuash?