Ilir Meta mes ‘çupëlinës’ dhe ‘Sorkadhes’. Dhe përballë Drejtësisë!

25 Gusht 2022, 15:54Blog Nga Ardit Rada

Ilir Meta mes ‘çupëlinës’ dhe

Nga Ardit Rada

Ilir Meta ka mbledhur për të disatin vit radhazi një grup të rinjsh në Jalë. I ndodhur që të martën atje, Ilir Meta ka dalë në media të paktën 12 herë në tre ditë.

Të rinjve që ka mbledhur, ditën u bën instruktazh për revolucionin e shtatorit, në darkë i tërheq zvarrë para kamerave të kërcejnë këngët e Sami Kallmit. Të gjithë fatkeqësisht për karshillëk dhe dekor që Ilir Meta të ngjaj i ri dhe i mbështetur nga rinia.

E gjithë kjo panoramë për të dhjetin a pesëmbëdhjetin vit mbetet pa kritikë nga politika dhe mediat. Përdorimi që u bëhet të rinjve nën mashtrimin e pushimeve falas; Mungesa e transparencës së financimit të këtij aktiviteti të përvitshëm dhe “kursi” që u bën Meta, Vasili dhe ndonjë tjetër të rinjve. Të gjitha në heshtje, a thua se është diçka normale të mbash miting përditë në plazh.

Ilir Meta është përfshirë në një përplasje me ministrin Bora Muzhaqi. Shkëndijat e shpërthimit u panë qëkurse qeveria priti dhe shpërbleu Luiza Gegën.

Një vrer u derdh lumë në rrjetet sociale dhe në mediat pranë tij. Tashmë ai ka zgjedhur të përdorë të njëjtat instrumenta dhe kryefjalë e sulmeve është: “Bora çupëlinë dhe papagall i Ramës”.

Është e pakuptueshme sesi një politikane e re mund të bullizohet në këtë mënyrë dhe të kryqëzohet pse nuk mendon si Sali Berisha dhe Ilir Meta. Fjala bie, kur Edi Rama shkëmben batuta në Kuvend me ndonjë grua, të gjithë janë gati ta kryqëzojnë. Për Borën heshtin.

Standardet e Ilir Metës se ‘të rinjtë e mi, janë më të mirë se të rinjtë e tu’ janë sa përçarës, po aq edhe qesharake.

Fjala bie, ‘çupëlina’ është ministre e një vendi të lirë ndërsa ata që mbledh Meta janë kandidatë për rrogëtarë. Edhe pse po marrin leksione për revolucionin, askush s’ia quan diversantë Ilir Metës mbështetësit e tij.

Edhe pse Meta i përdor, opinioni nuk merret me ta, por me regjisorin e shfaqjes. S’ka arsye për t’u bërë xhind pse ia thonë të vërtetat Ilir Metës.

Po! Të gjitha ia ka dhënë ky vend dhe gjithçka që ka dashur, ia ka marrë këtij vendi. Dhe në të vetmin rast që ka pak shpresë dhe nis një hetim ndaj tij, ai tenton të na përqeshë duke publikuar videot teksa kërcen ‘Sorkadhen’.

5 Komente

  1. K
    Kush tha qe ka media ne Shqiperi

    Te gjithe heshtin po kush do flasi Sandri klanit apo Fevziu Andi Bushati apo Shkullaku kush ? Ku ka gazetare ne Shqiperi ka vetem disa lango rrugesh qe kush i hedhe nje kocke te sherbejne nese dikush mendone qe ne Shqiperi ka media gabohet jane nje grup mercenaresh te paguar nga familja kriminale Berrisha Meta

    Përgjigjjuni
    1. V
      Viktor

      Kjo muzhaqja katunarja te msoj te shkruaj se esht idjote dhe sben as per specialiste ministrie. Kurse meta e co meritojn gijotinen.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Po,po, e kuptojm situate .Vetem Grida Salianji mund ta zgjidhe kete situate.

        Përgjigjjuni
        1. Vallja e PIANECIT do i shkonte shumë .

          Shumë mirë bën që nxjer videon , që megjithëse është në vallen e “Sorkadhes” , për vete duket që këmbët i heq zvarë , gjunjët s’i drejton dot , si i MENDEROSUR .

          Përgjigjjuni
          1. K
            Këshilltari Presidentit BEGAJ

            Dikur sejcili mendonte se ndryshimi është i mundur por gjatë kohës që Meta ka qënë President Republike janë larguar 750 000 vetë nga vëndi dhe bujqësia dhe blegtoria kanë pësuar disfat, ku PIB nga 62 % kaloj në 107, sipas Berishës dje në Pogradec.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje