Pse Arben Kraja nuk duhet të heshtë sot!

25 Gusht 2022, 09:37Blog TEMA

Pse Arben Kraja nuk duhet të heshtë sot!

Nga Bajram Peçi

“Meqenëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!” Është ky komenti i Ilir Metës, që shoqëron botimin e shkresës-thirrje të prokurorit.

Fyerjet “Spurdhjak”, “…i shërbejnë hapur mafies”, “…karagjozët më të mëdhenj”, të shprehura e të shkruara në tre radhë, i drejtohen drejtuesit të prokurorisë, z. Arben Kraja. Kjo gjuhë (e njohur) ka qenë e pranishme dhe konstante në shumicën e kohëve kur ka qenë sidomos në opozitë me pushtetin. Shpesh, prej tij, jemi ndeshur me shprehi të tila që është vështirë të dallohen nga rrugaçëria.

Por tani, shfaqja e kësaj dhunë verbale, nuk bëhet ndaj kundërshtarit politik, që kur ndodh, rëndom kalohet nga pala tjetër sikur nuk është vënë re; nuk është debat mes LSI-së, tani PL-së (Parti e Lirisë), por rasti përfshinë përfaqësues të një institucioni të lartë të drejtësisë. Populli, lexuesi, të mësuar me gjuhën politike të përdorur, si në parlament, në konferenca shtypi, në debate televizive, është mësuar tashmë me rastet ekstreme të etiketimit të kundërshtarit si dhe sulmet personale. 

Sulmet e djeshme të Ilir Metës (Metaj), në përpjekje të mbrohet pa dhënë argument, por duke sharë, duke fyer, me shpresën se përmes tyre ai do përligjë bindjen e tij se drejtësia në vend, reforma e saj, nuk ekziston! Madje, ai e di se nuk mbrohet dot kështu, por është kaq i përkëdhelur sa nuk ka aftësinë mendore të frenojë emocionet.

Edhe sikur ndaj tij, për rastin e kontratave të lobimit me shuma të mëdha parash, që do hetohet, nuk do provohet fajësi, do mjaftonin vetëm këto tre rreshtat e bëra publike, ku janë ngjeshur dhunshëm perifrazime që shfaqin dyshimin për shëndetin mendor të dëmtuar, që të merrej i pandehur me akuzën për fyerje publike të Institucionit.

Ligji shqiptar është shprehur qartë për të drejtën e lirisë së shprehjes, për lirinë e mendimit, për lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione, të cilën Ilir Meta nuk e përdori për t’i kërkuar autoritetit publik dosjen e tij (të cilin gjithashtu e ka fyer publikisht). Por ushtrimi i këtyre lirive përmban detyrime dhe përgjegjësi. Janë formuluar ligjërisht kushte, kufizime ose sanksioneve, të nevojshme për një shoqëri demokratike dhe në interes të sigurisë kombëtare. 

Ti, or zotëri, mund të mos kesh respekt për institucionin, nuk do ose nuk e do mbrojtjen e dinjitetit të institucionit, por ligji të detyron ta respektosh autoritetin, institucionin, sidomos në rastin tuaj, atë të drejtësisë; ligji të detyron të pranosh paanshmërinë e pushtetit gjyqësor?! Ndryshe do provosh njëanshmërinë e saj përmes provave, por vetëm para trupit të prokurorisë e gjykatës. Dhe këtu nuk është fjala t’i provosh prokurorit se ështe spurdhjak, ose karagjoz, por sidomos t’i japësh prova, t’i vërtetosh se “…i shërbejnë hapur mafies”,

Kuvendi, krahas ligjit për lirinë e shprehjes, ka nxjerrë prej kohësh edhe një ligj që mbron zyrtarët, që mbron simbolet si dhe parashikon, përmes Kodit Penal, mbrojtje të veçantë, ku përfshihen gjyqtarët e prokurorët. Ish- presidenti duhet ta dijë patjetër se konsiderohen si vepra penale “Fyerja e qëllimshme, që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit”. 

Në rastin konkret prokurori Arben Kraja ose ndihmësit e tij, nuk duhet të heshtin, por të hapin një çështje penale të veçantë, në këtë rast për Ilir Meta (Metaj) e në raste të tjera për çdo gangster tjetër politik që bën të fortin me ligjin. Do ishte shumë e dobishme për dinjitetin e institucioneve tona, besueshmërinë e tyre, nëse e bëjnë këtë! Mjaft më!

21 Komente

  1. T
    Trotski

    Shume Drejt.Duhet te nis nje Proces Penal Kunder Like Hajdut-Spiunit

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Metaj perpiqet të mbahet por nuk permbahet dot. Instikti fshatari- injorant Nuk elaboron dot pasionet e gjendjes primordiale që natyra e malit i kanë stampuar në mendje. Ai Nuk ka asnjë ide dhe as bilushi kone që mban me rryp që i krijon iluzionin e dominuesit, se si filosofia dhe psikologjia moderne i ka studiuar dhe kuptuar këto komplekse mizerabiliteti. Mynyra e vetme per tju pergjigjur një fshatari injorant, është Mos i flasesh fare atij.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beqir Balla

        Duhet te nise procesi kush e zgjodhi kre te SPAKUT komunistin sigurims Arben Kraja!

        Përgjigjjuni
      2. I
        Iso

        Shume te drejte ke ti z.Bajram por keta jane te gjithe te tredhur dhe te perlyer ne pislliqe.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sqarim

          Po kur nuk e njef ligjin ky zoteria flet kodra mbas bregut. Pyetni ndonje avokat dhe per 10 sekonda e hedh poshte gjithe kte idiotesi prej kalamani te ktij!

          Përgjigjjuni
        2. M
          Muti cobanit

          Ky bolja i Cepanit,qe eshte sa nje mut cobani,qe i krijuan mundesine,per arsye qe tani dolen ne drite te diellit,te ulet ne karrigen e larte te pushtetit,qe arriti me beqirllekun e tij,te rri per 30 vjet,nje idiot i lindur,nje delirant,qe u be dhe trim me pushtet,dhe tani i duket vetja si Mic Sokoli,e figura historike te tjera,te cilat i ka shprehur gjate ligjerimit te tij diabolik,rrugacor,ordinier,sot ky kriminel mer guximin dhe i shpall lufte Amerikes,shtetit,organeve te drejtesise,ne emer te mafias dhe krimit,ku eshte futur me kohe,familjarisht,dhe ky shkerdhotrim,sot i duket vetja i pa prekshem.Me kete moster drejtesia duhet te veproje shpejt,ta izoloje,ta ekzaminoje menderisht,dhe per krimet e bera,qe nuk ka shqiptare qe nuk i din,te hetohet,gjykohet e denohet

          Përgjigjjuni
          1. q
            qytetar

            Ligji i TRETE i NJU|TONIT nuk e fal as ILIRIN !!!!!!!!!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Partia e lirise

              Akoma me kete K.... me zile mereni po lereni ne vetmine e tij qe te cmendet se na acaroi te gjithe ky kokepalari i skraperdharit qe i q. .. populli tere familjen.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Himarioti

                Edhe Sadam Huseini ashtu u suall me trupin gjyqësor por, përfundoi në litar. Kryekriminelët e kombit, Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë mësuar të sillen si të çmendur me drejtësinë dhe kundërshtarët e tyre politikë por, duket su po u vjen fundi.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Coli

                  Kush gjykate i ka shpallur “KRYEKRIMINELE” Meten dhe Berishen or tej ? Ta dim edhe na tjeret bre burr!

                  Përgjigjjuni
                2. N
                  Neutrino

                  Mos kërkoni t'i rrisni k.... prokurorit. Aq i ka. Si shumë të tjerë para tij

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Artur Lol

                    Kot e keni me thashetheme. Komunistet jane akoma ne pushtet ne Shqiperine "demonkratike. ====== Shteti kriminal i Rames armiku numer nje i popullit shqiptar! Nuk ka shtet ne bote qe punon aq shume per te degjenneruar qytetaret e vet.Ja pse rinia duan te ikin te gjithe nga ai vend i mallkuar sepse Rama e ka shnderruar ne parajse kriminale.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kar Kalec Dega

                      Nga Arturo Ui , u bere Artur Lol ....bythqir i dklaruar , dihet kush je ....nje eshte bythqiri i portalit ...je i vetem dhe i pazvendesushem ....robqir muti

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Akisi

                      Ai eshte pjese e organizmit ...zorra qore te ngacmon nese nuk ke higjene ushqyese si dhe temthi ...vreri tretes...pune karari me shume fjale . Ndersa lafshen e ka detyrim nese qelbeson .Pune Qibaresh me pak fjalë .

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kërkoje ta gjeshe

                        Pse mendoni drejtesi nga Arben Kraja? Gabohi rende. Sali Berisha e ka dosjen ne prokurori qysh nga 1998-a, ndersa Ilir Metes ja hapen para 2 ditesh. Ja hapen qe te jambyllin. "Proçedurat" shqiptare te pa drejtesise keto jane. Dosjet e ketij kallepi hapen vetem kur te shkojne ne varr dhe atehere formalisht do te gjykohen nga ata qe i gjykuan ,po dot s'i denuan.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tomori

                          Ka te drejte "Iso". Problemi eshte se Iliri di shume dhe klasa politike i ka friken. Iliri me gjithe krimet qe ka bere nuk do denohet.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            TURIEMIGR

                            MOS U GZONI TE DASHUR SHQITARESE KAM FRIKE SE JO SE DO TA DEGJONI SHPREHJEN " SE KJO ISHTE LOJE " POR DO TA KUPTONI. ASGJE SDO I NDODHE ILIR. META METAJ FLORIRIT... OSE OSE DO TJA NGOPIN ILIRIT QE TE SHPETOJE SS / si SALA.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              FATMIRI

                              KETI HAJDUTIT QE BEN SI GANGESTER JA KA PRER BILETEN SHBA POR TE BEHET GATI DHE SALI FISQIRI

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gjeli

                                Po c'far presin pse nuk e arrestojne. Kraja pret te arratiset ?

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Detari

                                  Dikush nga komentuesit me te drejte ka pyetur qe duhet hetuar se kush e vuri kete askushin ne krye te aspakut. Ti hyet thelle, se kush e nxorri ne drite, cfare beri qe e meritoi, kujt i sherbeu me zell aq te madh, nga vjen,. Te shihet origjina, miqesia me ke, cfare ceshtje ka perfaqesuar dhe mos ka filluar ngritja e tij mbas ndonje ceshtje te caktuar ne nje moment te caktuar. Ata qe duhet ta kryejne nje kerkum te tille, ndonje fazetar i guximshem ti hyje thelle ketij te paafti se kush e di ku fle lepuri.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Këshilltari Presidentit BEGAJ

                                    Është i dijenishëm Meta se për çfarë bëhet fjalë në njollosjen e tijë, duke ditur që ka gjëra dhe më të thella ku drejtësisë i kanë kaluar pa ditur.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje