
Nga Roland Bejko
Debati publik në Shqipëri prej shumë muajsh është kapur tërësisht nga debati politiko-mediatik mbi hallet personale të elitës politike të vendit.
Ata, problemet e tyre personale po i trajtojnë si probleme të gjithë shoqërisë duke thithur veçanërisht militantët e partive respektive në kurthin e komenteve të batutave, fyerjeve e ultimatumeve formale që i adresojnë njëri tjetrit në distancë (numri i lartë i militantëve respektivë, u duhet për të kërcënuar jo thjesht njëri tjetrin, por e përdorin edhe si pushtet dhune ndaj kujtdo që është kundër tyre)
Ai që është kryeministër, akuzohet për korrupsion të madh, të tmerrshëm, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Me një vullnet dhe impenjim serioz të organeve ligjzbatuese, ai rrëzohet së bashku me qeverinë e tij, pa patur nevojë për një revolucionin "demokratik" të dy hallemëdhenjve të opozitës, apo të votës popullore.
Ai që është kryetar i lëvizjes së tij, Foltores, hall të madh personal e familjar e ka refuzimin që i bëhet nga USA, GB, dhe BE, por mbi të gjitha hall ka akuzat shteruese që i bëjnë për vete dhe familjen e tij. Edhe për largimin e këtij nga politika nuk ka nevojë të krijohet një projeksion i ri politik për t'i hequr mbështetjen. Mjafton që organet e drejtësisë të bëjnë punën e vet, dhe këtu mbaron filmi me aksion, gënjeshtra, manipulime, luftë e grushta i foltores. Ai del nga bunkeri PD ku është strehuar dhunshëm prej disa muaj për hallin e vet personal dhe PD bashkohet, rilind, rikrijohet si alternativë pushteti me një filozofi e vizion të ri, ekip të ri, lider normal.
Ai i treti, që sapo doli nga presidenca, u strehua në një bunker të vjetër me emër të ri për tu mbrojtur nga sulmet e shumta që i bëhen, siç edhe pritej, nga drejtime të ndryshme. I akuzuar për spiun, por edhe për afera të tjera personale për të cilat është involvuar vet SPAK-u, kërcënon drejtësinë, dhe institucionet, ndërse Ramën, me përmbysje me anë tërevolucionit të shtatorit.
Pra, që të tre me hallet e tyre personale, së pari kanë uzurpuar institucionet respektive, ata në opozitë-partitë, ky në pushtet qeverinë. Të tre i bashkon fakti se këto institucione i përdorin si kulla ku kanë fshehur kokën së bashku me klanet respektive, dhe nga fërngjitë e tyre, të ndihmuar nga mediat, qëllojnë me ultimatume njëri-tjetrin. Në fakt, ata thjesht po i dërgojnë mesazhe bashkëpunimi dhe mirë kuptimi njëri-tjetrit me kode, me nëntekstin se nëse bie njëri prej nesh nga të opozitës, kujdes se do bihesh bashkë me ne edhe ti i qeverisë. (Të tre i bashkon, kë më shumë e kë më pak, e njëjta akuzë; korrupsioni, bashkëpunimi me grupe kriminale, dhe pengimi i instalimit të shtetit të së drejtës.)
Së dyti, të tre këta kanë katër armiq të përbashkët nga të cilët rrezikojnë nëmos burgun, të paktën pensionimin politik.
1. SHBA+ BE+Britaninë e Madhe.
2. Drejtësinë (nëse zgjohet nga gjumi dhe i ikën nga thonjtë politikës që e mban kapur për qafe)
3. Opinionin publik të pjesës së ndershme të shqiptarëve që kanë zgjedhur të jetojnë me djersin e ballit, pa korrupsion, pa krim, pa tendera korruptivë.
4. Kohën. Të tre këta, që dikush i ka quajtur si Trekëndëshi i Bermudës, kohën e tyre politike e kanë konsumuar. U mungon narativa, u mungojnë idetë e reja, u mungon kredibiliteti publik, u mungojnë ekipet me bashkëpunëtorë të pakonsumuar, pa histori korripsioni, dhe me kredibilitet të lartë publik. Nuk ushqejnë më asnjë shpresë, (përveç militantëve respektivë e klanit të vet.)
Pra, në përfundim të kësaj analize, konstatojmë se ligjërimi dhe debati i tyre politik, nuk është asgjë më shumë veçse debat i motivuar pesonalisht si pasojë e halleve dhe problemeve të tyre vetiake që nuk përbëjnë më asnjë intetes për pritshmëritë e qytetarëve të tilla që politika me debatet e veta konstruktive t'i ndihmojë ata në përmirësimin e cilësisë së jetës, rritjes së mirëqenies, zhvillimit ekonomik të vendit, dhe forcimit të demokracisë.
Të mos harojmë, ne jetojmë në Tiranë, dhe e dimë shumë mirë se pavarësisht debateve, ultimatimeve e thirrjeve për "luftën finale në emër të varfërisë së qytetarëve dhe korrupsionit të madh qeveritar", punët e veta dhe oborrit respektiv, secilit u ecin për mbrekulli. Paraja dhe pasuritë u shtohen çdo vit. Punojnë të gjithë me të njëjtët oligarkë, dhe ndajnë tendera shumë milionëshe midis tyre nëpërmjet eminencave dhe farefisit të afërt.
Militantët që i mbështesin, janë jashtë tepsisë së argjentë të pushtetit të Trios në fjalë. Ata thjesht ushqehen në tre vakte me gjellën e gënjeshtër që u sevirin në pjata plastike, kodoshët e "elitës" politike që i përdorin kur u duhen si ushtarë të bindur në mbrojtje të interesave personale e familjare duke u hedhur herë pas here ndonjë thërime që mbetet pa dashje në tavolinat e gostisë së tyre.
Ndërsa ata që e kanë kuptuar që politika këtu, dhe debatet që prodhon për ditë janë thjesht ngjyrat e spektaklit banal të kësaj elite që i sundon dhe i vjedh paturpësisht prej 30 vjetësh për të mbrojtur pasuritë përallore që kanë vënë në kurriz të shqiptarëve, ose kanë marrë distanëcë prej tyre duke u kthyer krahët, ose kanë zgjedhur të braktisin vendin duke ikur nga sytë këmbët.
Ky është realiteti në vendin tonë për fat të keq, debatin publik, na i ka marrë peng Rama, Berisha, Meta për të zhvilluar si të tillë, debatet për hallet e veta personale e familjare, që kanë potencialisht me Amerikën dhe drejtësinë shqiptare.
Deri kur?!
Nuk i ve dot te tre ne te njejtin plan. Dy nga ata janr vrases e kane vjedhur zgjedhje rregullisht. Ka varre me njerez qe e deshmojne kete pune. Per ate te tretin, po pate inflrmacion, ik e padite ne SPAK me fakte. Keto dokrra hini nuk i blen njeri.
Po ti ku ishe Keto 30 vjet mor qeros.ai i pushtetit iken por se len VOTAT qe ka marre.
VETEM QE DON QE DIKUSH TI NDRROJE OLIGARKET TREGON SE JE SI TE GJITHE GOMERET E TJERE TE PD. EKONOMI KAPITALISTE PA OLIGARKET NUK MUND TE KETE. POR EDHE SIKUR TE PELQENTE NUK TE LEN FMN BANKA BOTRORE E BE. OLIGARKET JANE GJITHCKA NJE SHTET E NJE KOMB KA ,JANE NJE E MIRE MBAREKOMBETARE. ATA NUK lo MUND TE BEHEN FAJTORE PSE DINE TE FITOJNE E TI ZHVILLOJNE ME TEJ KAPITALET . NJE BYTHGRISUR MBETET I TILLE SA DO QE TA NDIHMOSH. SHEMBULLI I GJERMANISE GJATE KRIZES 2008 E MBRAPA KU TE PASURIT KONTRIBUAN NE MBULIMIN E DEMEVE TE KRIZES ESHTE NJE SHEMBULL. OSE RRUGA E KOMBIT QE FALE OLIGARKEVE ESHTE E VAZHDON TE BEHET ME BUKUR. OSE AEROPORTI NENE TEREZA FALE OLIGARKEVE VAZHDON TE SHKELQEJE . SHEMBUJ KA PLOT . A DUHEN MBAJTUR NEN KONTROLL? PO DHE PO. QE NDAJNE PARATE ME SHTETARET NDOSHTA POR JANE TEORITE E SALEH PLEHUT E ILIRPRESIDHJERIT QE E KANE BERE VETE DHE KUJTOJNE SE E BEJNE TE GJITHE. PO A PAGUJNE NE FUSHATA ZGJEDHORE BESOJ QE PO?????
Roland Lazarati , fjala jote nuk ngjit sepse ju PD-erat nuk keni surrat pasi dëmin qe i ka shkaktuar partia juaj me ne krye antishqiptarin me te ndyre SRB , ketij vendi e ketij populli , nuk ja ka shkaktuar asnje pushtuesit i huaj gjate gjithe historise . Edhe tani , pas drurit qe hengre nga shoket e tu me 8 janar , megjithese don te hiqesh si Demokrat i paster , jo jo , prape bisht qeni , berishist mbetesh !
Mbani qetesi se u zgjua nga gjumi ky bolja e Lul hollandezit.Ti o loqe kandari shko meru me monstren Sali kriminelin dhe rrugacet e tij qe te rrahen ,sa per Ramen ti hani mutin mu ne bythe si ja keni ngrene deri tani dhe po vazhduat me keto idiotlliqe do ngeleni ne opozite per jete.
Analize e sakte. Por vetem fjale. Thjesht opinion.
Ky eshte gazetar koti,por koti fare!Por si mendon mor gazetaruc,se Kryeministri duhet te terhiqet se ankohesh ti e te tjere si ti?Ai ka marre votat per te qeverisur ve ndin e per te realizuar ato qe i ka premtuar popullit per votat e marra.Apo dhe ti si Lulka,per te cilin punoje,e fut Kryeministrin tek treshja qe i duhej Hollandezit per te arritur fitoren ne tavoline,se ashtu ishte mesuar.Cdo post e mundesi Lulit ja dha Berisha,se fundi dhe PD.Por kur i doli kundra e fluturoi.
Ky eshte ai ROLANDI I LAZARATIT QË JU DILTE ZOT DROGAXHINJEVE TË PD, dhe kur Saliu e la prapa liste ky far burri U be i virgjer. (Kur e lane prapa liste si Lipe Shtogun)
Që prej mitingut befasues të Metës me 2 mars kundra Ramës, ky bashkpunim nuk ekziston më, sot dhe Berisha e ka të paqartë afrimin e tijë në PD.