
Arben Kraja ka mbaruar studimet për ekonomi. Shkollën e mesme e ka mbaruar natën, për shkak të kushteve ekonomike. Në vitin ‘88 hetuesia filloi të merrte studentë që kishin mbaruar ekonomi, inxhinieri apo agronomi, për t’i specializuar në profilet përkatëse. Pas një kursi nëntë mujor dilnin në punë. Kështu që hetuesi i komunizmit Kraja, ka punuar për komunizmin vetëm një vit, atëherë kur komunizmit i kishin rënë brekët.
Më vonë ka mbaruar edhe juridikun dhe ka punuar prokuror, nënkryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në sektorin anti-korrupsion në kryeministri dhe pastaj gjithmonë në prokurori. Asnjëherë nuk është përmendur apo cituar për korrupsion, për më tepër në një vend ku bëjnë priftin me barrë.
Ka ca kohë që gjithë gjynahet e këtyre 32 viteve, ne prisnim t’i zgjidhte Arben Kraja në 2 vjet. E akuzojmë pse nuk del më shumë në media a thua se është showgirl. I kërkojmë llogari pse nguron kur përmendet Sali Berisha, ndërkohë që pak burra, as sa gishtat e njërës dorë i kanë dalë përballë njeriut që ka kapur për fyti vendin prej tri dekadash. Harrojmë që kjo klasë politike në gjithë këto vite ka mbijetuar për shkak të korrupsionit tonë moral, fëlligështisë sonë shtetformuese dhe mefshtësisë tonë morale, çka duket edhe në faktin që betejat e 32 viteve, presim t’i bëjë Arben Kraja në një vit.
Ne harrojmë se SPAK u kompletua me BKH vetëm para një viti, periudhë që është e pamjaftueshme për të bërë procese në themel. Harruam se Kraja është vetëm administrator i SPAK kurse iniciativën e hetimit e kanë prokurorët. Harrojmë se SPAK është përballë klasës politike shqiptare, kësaj strukture kriminale më të kompletuar dhe strukturuar të këtyre 32 viteve të cilët kanë vrarë dhe vjedhur më shumë se çdo mafie tjetër në botë.
Të kësaj mafieje që ka nën urdhra prokurorë, gjykatës, policë, gazetarë, dhe deri trollsa interneti. Harrojmë se këta prokurorët pas 9 viteve do jenë pa mandat dhe mund të ndodhen pre e hakmarrjes së këtyre njerëzve që po hetojnë, të cilët kanë treguar se e kanë memorien e gjatë.
Mbase Arben Kraja dhe prokurorët e tij mund të bënin më shumë. Mbase! Por më mirë nga pak e më ngadalë por t’i shohim pas hekurave të akuzuarit e mëdhenj të 32 viteve, sesa t’i çojnë në procese shkel e shko dhe një ditë të na tundin para hundës certifikatën e pafajësisë.
Mos harrojmë se Kraja dhe prokurorët e tij punojnë në një ambient toksik dhe të korruptuar moralisht i cili është i prirur të bëhet palë me banditët dhe jo me ligjin. Përndryshe askush nuk do të kishte guximin, sikur Ilir Meta pati, ta sulmonte publikisht shefin e SPAK. Nëse Ilir Meta do të ishte në SHBA dhe do të kishte guximin të sulmonte me këtë fjalor Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA, brenda 24 orësh do t’i kishte parë kokrrat e tij në frulator. Mirëpo jemi në Shqipëri dhe e kemi më kollaj të shajmë ata që nuk marrin hak. Nëmni Ilir Metën dhe Sali Berishën kaq sa po nëmni Krajën, pastaj keni të drejtë morale t’i kërkojmë llogari SPAK-ut./dritare.net
Bo bo,prap shkruajti ky loqja me xhunge.
Ti do jesh ndonje nga keta qe perdhunon Likja ne Jale
E di mire ky se babai i Hiles torturonte deri ne vdekje e perdhunionte grate me kombesi te huaj ne Shqiperi(shikoni Divorce Albanian style te mesoni nga cfare sperme e ndyre ka dale Hila).
Shiko se mos te ka perdhunuar edhe ty plaken
Dritan Arben Kraja eshte shkolluar ne komunizem dhe eshte formuar ne ate sistem, nuk ka rendesi se ka punuar vetem nje vit ne komunizem, megjithse edhe ne nje vit pune ne ate sistem mund te kesh bere shume padrejtesira. Ju thoni se nuk i kane dale fjale per korrupsion. Mirpo kjo nuk do te thote se nuk eshte i korruptuar, ai akoma nuk ka kaluar procesin e vetingut, right? Vilat ne gjirin e Lalezit te Sali Berishes dhe Ilir Metes shqiptaret i marrin si fakte korrupsioni , right? PO vilen e ketij drejtuesi te SPAK pse nuk duhet ta lidhim me korrupsionin e tij. Arben Kraja nuk duhet te ishte emeruar ne ate pune se nuk e ben dot: NUk e ben dot sepse eshte i intimiduesheem nga SB dhe IM per te kaluaren e tij. Ne ate post duhet te ishte dikush qe ka lindur nga 1988 e me pas. NJe dikush qe e ka filluar klasen e pare jo me vjersha per xhaxhxi Enverin.Sa per ate qe njerzit kerkojne qe ai te dale ne konfereenca shtypi ke te drejte - ai nuk duhet te dale sepse nuk eshte ne natyren e punes se nje prokurori te te dale ne media, ata kane zedhenes shtypi per te informuar publikun.E shikon gjithe opnionin shqiptare te pakenaqur me punen e SPAK- reforma ka 7 vjet qe ka nisur rezultatet mungojne
Drin, Ne krye te SPAK-ut nuk mundet me qene nje njeri i lindun mbas vitit 1988 ( flasim per sot ) sepse do ishte shume shume i ri per nji nga pozicionet me te rendesishme te shtetit shqiptar. Dritani kur flet per Krajen eshte ne pozita jo te ndershme sepse ai ka qene ne nje dhome konvikti per 4 vite me radhe. Skam asgje me Krajen perveç faktit qe me duket shume i avashte ne detyren e vet. Ti thua qe ska kaluar vetingun qe do te thote qe edhe mund por edhe mos ta kaloje. Mbase SPAK kishte nevoje per nje zgjidhje tranzicioni deri sa te dalin pioneret e saliut prodhim i shendetshem i grupit te plepave. Une besoj ne ate qe thote Dritani jepini kohe te provoje veten. Mbase Kraja nuk eshte i intimidueshem
Te kete mbaruar shkollen pas vitit 1988 ?! Po pse , shkolla i quani ju keto te pas 1988 -tes ?! Nuk e shikoni qe kuadrot e rinj qe kane mbaruar ne Shqiperi , nuk dine as te flasin dhe as te shkruajne gjuhen shqipe ?! Mjafton te lexoni gazetaret qe mbushin faqet e gazetave , se si shkruajne e flasin , qe i thone maternitetit - martenitet , qe i thone trotuarit-tortuar , qe shprehen , qe makina ne ecje po pershkron( po shkruan) rrugen Bardhyl dhe jo po pershkon ( po kalon , po leviz) . Nxenes te ketij niveli , Zoti Drini e Buna , ne shkollat e vitit para 1988- tes , nuk e kalonin dot as filloren . Per fatin e keq te Shqiperise , kuadrot qe jane shkolluar para vitit 1988 , ose po vdesin nje nga nje , ose po dalin ne pension , duke i liruar vendin injorances .
Or Bun ,kesaj qe thote Dritani i thone: Prit gomar te mbije bar!
Tan Hila "Nuk kalohet mandati ne krye te organit me te larte te Drejtesi tu bo shurren perdite".Presim nga A.Kraja se eshte perfaqesuesi i drejtesise ,qe duhet te veproje shpejt e me masa konkrete per ti rrikthyer besimin njerezve te thjeshte ,duke çuar per gjykim keta horra qe u kane marre kafshaten e gojes,u kane rrembyer pronat e kerkush nuk ka ku ankohet,u kane zaptuar edhe ajrin qe mos te marrin dot fryme!Ndaj ai duhet te veproje shpejt e me dore te hekurt!Vetem keshtu mundet te struken bandat ,vetem keshtu mundet ti rritet besimi ketij populli ,qe vertet po ndertojme nje shtet te se drejtes dhe demokratik!Ndryshe ik nje Llalle e hajde nje nje Palle, kurr nuk kemi per tu bere shtet modern e demokratik me nje shoqeri te zhvilluar e te emancipuar.Ndaj o Hil nese e ke bere kete shkrim per te marre honorarin e radhes mir ke bere ne te kundert ç'faqe siç eshte per ta ç'faqur figuren e intelektuaalit qe kerkon te kontriboje ne ngritjen e nje shteti te qendrueshem demokratik sepse deri me tash jemi nje shtet demografik!Nese nuk e bene dot te jape doreheqjen eshte nje qendrim me i drejte e i guximshem,duke shpresuar qe ne krye te ketij institucioni te rendesishem mos te gjejne ndonje Nue po te ketij rangu!Te gjithe keto mumje çojne uje ne mullirin e ç'drejtesise e kursesi ne ate te drejtesise.Shqiperia o behet sot o kurr me,ku kjo tallava zhgejen edhe me optimistin .
Politika është profesioni më i lehtë në botë pasi je në një familje politike ku nëse gabon, pasimi është zingjir,, ku me kalimin e kohës e kupton vetëvetiu që kjo do ishte kështu.