
Na ishte se ç’na ishte. Na ishte një popull që jetonte në Ballkan. Ky popull ishte shumë i lashtë. Në deje i rridhte një krenari e madhe për lashtësinë e tij. Edhe në shkollë kështu mësohej. Që i vogël rritej me këtë ide. Në raste të tjera, shkohej edhe më tej. U mësohej se historinë e kishin çarë me pallë, se ishin rrethuar gjithmonë nga armiq, se të gjithë ua kishin pasur me të hedhur, se u kishin rezistuar kohërave dhe pushtimeve, se kishin mbijetuar falë përpjekjeve dhe bashkimit të tyre rreth udhëheqjes... etj. Ky populli, në përgjithësi, ishte shumë i varfër. Në kontrast me varfërinë e tij, politikanët e këtij populli ishtin shumë të pasur. Dhe ky popull i varfër kishte një dashuri të madhe për udhëheqësit e pasur. Kjo dashuri kishte marrë nota folklorike. Meqenëse politikanët e këtij populli ishin shumë të pasur, kjo ishte pranuar nga të gjithë. Kështu ishte dhe kështu duhej pranuar. Kaq. Madje, një pjesë e popullit i shihte ëndrrat sikur do bëhej politikan dhe do pasurohej. Nuk kishte në këtë popull asnjë shembull politikani të varfër dhe votuesi të pasur. Çudia ishte se sa më shumë varfërohej ky popull, aq më shumë i shtohej dashuria për udhëheqësit e tij. Dhe politikanët si për t’ua shpërblyer, sa më shumë pasuroheshin, aq më tepër i shtohej dëshira për t’u pasuruar edhe më tepër.
Rrëfimin për këtë popull mund ta quajmë të përfunduar këtu dhe ta konsiderojmë se i kemi thënë të gjitha, sepse, fundja, thelbin e asaj që donim të thoshim, e thamë. Ky popull ka një dashuri të madhe për politikanët e tij dhe historia e tij mund të përmblidhet në një rresht të shkurtër: shto dashurinë për politikanët, shto ata pasurinë e tyre, si për t'ia shpërblyer për të mira e gëzime popullit.
***
Por, meqenëse kemi dhe pak kohë, mund të shtonim edhe disa rreshta të tjerë...
Një herë e një kohë jetonte një popull i lashtë. Ky populli kishte një dashuri shumë të madhe, që ndonjëherë shkonte deri në adhurim, për politikanët e tij. Populli, siç mund ta keni lexuar diku më lart, ishte shumë i varfër, ndërsa politikanët shumë të pasur. Nuk kishte në këtë vend të lashtë të Ballkanit politikanë të varfër që votoheshin nga popull i pasur. Ishte e kundërta. Popull i varfër që votonte vazhdimisht për politikanët e pasur. Dhe këtyre, si për çudi, nuk i shtohej vetëm vota e popullit, por edhe pasuria e tij. Përveçse kësaj dashurie, ky popull, në përgjithësi, kishte besim të patundur. Besonte verbazi tek politikanët e tij. Për këtë gjë, politikanët nuk është se e respektonin popullin, sepse ata kishin lexuar nëpër libra se çdo popull meriton politikanët që ka. Kjo ishte e vetmja gjë që zbatonin nga librat që kishin lexuar. Dhe meqenëse e lamë tek besimi i madh i popullit tek politikanët, mund të shtojmë se populli donte atë që politikanët i thoshin se duhet dashur dhe urrente atë që politikanët e urdhëronin për ta urryer. Kjo marrëdhënie ishte shumë e ngushtë. Populli i varfër krenohej me këtë bindje dhe dashuri për politikanët e pasur. Një gjë e tillë, këtij populli të varfër, i kishte ndodhur edhe më parë, kur kishte qenë akoma edhe më i varfër. Jo shumë vite më parë, nën udhëheqjen e lavdishme të një partie po aq të lavdishme, një pjesë e këtij populli të varfër, nën mësimet e një udhëheqësi shumë të lavdishëm, por edhe shumë të pasur krahasur me popullin e tij, kishte bërë gjëra që nuk janë aspak për t'u lavdëruar. Çfarë do pyesni ju? Po ja..., mund të tregojmë se ka pasur raste kur janë hequr thonjë me pinca nga gishtat e të ngjashmëve të tyre, janë çarë kafka me kazma dhe lopata, pasi janë ekzekutuar më parë ose në agoninë e fundit, janë djegur kufoma me acid për të mos lënë asnjë gjurmë...; janë spiunuar vëllai nga vëllai apo ekzekutuar i afërmi nga i afërmi i tij... Pse të gjitha këto mund të pyes ndonjë lexues i pavëmendshëm? Sepse kështu i kishte mësuar udhëheqja dhe partia e lavdishme, pa të cilën ky popull e ndjente veten të vetmuar.
Siç mund ta keni lexuar edhe më lart, ky popull kishte një dashuri të jashtëzakonshme për politikanët e tij. Dashuria e popullit ecte në proporcion të drejtë me pasurimin e politikanëve të tyre dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me varfërinë e tyre. Që të kuptohemi, shtohej dashuria e popullit për politikanët, shtohej edhe pasuria e tyre. Shtohej pasuria e tyre njëkohësisht me dashurinë e popullit, varfërohej edhe më shumë populli.
***
Na ishte se ç’na ishte. Na ishte një popull që jetonte në Ballkan. Ky popull ishte shumë i lashtë. Në deje i rridhte një krenari e madhe për lashtësinë e tij... Dhe të tjera që mund t’i keni lexuar në rreshtin e parë të kësaj përralle dhe, për të mos e lodhur lexuesin, nuk ka pse t’i përsërisim sërish.
O Tema një pyetje kam se ka shimë kohë që mundon, sepse ju si gazetë dhe Merua jeni të drejtpërdrejtë. A janë të pasur si politikanë Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmwtaj, Ministreshat Balluku, Spidhopali, Manastieliu Beqaj, Gjiknuri, Sajmir Tahiri etj se për këta si Sali Sheqere Berisha apo Ilir Rexhep Metaj e dimë që janë hajdutë me çizme . Aman këta të rilindjes si janë pasuruar
Janë... Po kjo nuk ia heq vlerat shkrimit. Fotografine, po te jesh Ilir Rexhep Meta(j) mund ta heqesh dhe te vesh cilin te duash ti aty.
Leje laparidhja se e paske knaq me këtë shkrim. Shqipot nuk dine gazetari, shqipot bëjnë hartime për në klasë të pestë dhe kujtojnë se kushedi ça po thonë. Ik o lapirdhe gjej ku janë leket dhe denoncoi, pa për llafe pazari dinë të gjithë.
terkuze i gjate ky shkrim paçavure
NAMIR LAPIRDHA - JA ... po mire mo se e morem vesh ... e ke perseritur 5 here te njejten gje... po mire ke bere qe ta kuptoje populli i varfer!!!!!
Pse e ndyn fjalën popull me ato qe shkruan? Nëse je kunder asaj qe trajtohet ne shkrim, për formen e essesë, vëri në dukje. Po nëse je injorant, me mirë hesht e degjo.
Mirë O Namir mirë e ke qepur kësaj here. Edhe humor edhe ironi edhe kritikë.
Perralle me popull te varfer e politikane te pasur...por ama me Realitetin e nje kryeministri qe ka pasuri te deklaruar vec nja 3000 Euro, jo me teper!
Po ç'lidhje ka me pasuri e varferi ku popull ku bene pjes dhe autori. Mjafton te jesh pjestar i nje klani.Kjo eshte "inteligjenca"qe na karakterizon.rrofte partiaaaaaa.
Interesant ky gazetar i dale nga koperativa e bashkuar e Lapardhase.E ke qare o Miti e ke qare.Ke shkrojtur siç kendoi Kozi dikur per Saliun ne podium dhe kur e pyeten se perse i kendove ai u pergjigj!Po isha pa para pranaj.Mbasi e lexoja dhe e rilexova kete shkrim mbrslenes er brezat qe vijne me lejo ti them vendit tend :O Berat çe pate fat.
Çdo person qe flet ne emer te popullit eshte ose debil, ose megaloman ose politikan i korruptuar. Sa per korrektese o funderrine autor disa sqarime per ty: se pari jo i gjithe populli voton. Ata qe votojne nuk e bejne se dashurojne politikanet, por sepse duan shtet dhe jo anarki (ti mezi pret shpellaret anarkiste te vijne ne pushtet). Se dyti qe ne jemi nje popull i lashte ky eshte fakt (shko bej nje vizite ne muzeun e durresit apo ne lin te pogradecit apo lexo ca rrjeshta ne internet) se treti qe fqinjet na kane shkerdhyer, djegur e pushtuar eshte fakt (lexo ndonje rrjesht histori o shpellar injorant burre) Se katerti te gjithe deshtaket ja vene fajin popullit (edhe ty qe katandisesh te shkruash lliqe per sa? 100€? Pak me shume? Pak me pak? Nuk u bere dot Kadare dhe po populli ta ka fajin qe nuk te lexon) PS. Populli eshte sovrani. Voton si i do bytha. Do ke i do bytha. Po ti kujt populli i perket te bej dhe une nje perralle tjeter per popullin tend?? Provincial pseudo intelektual. Ja çfare je. Pike.
Ke te drejte te tallesh.. Vertete qe e meritojme here pas here talljen, pasi nuk me vjen mire mua qe te them e meritojme perhere..
Or zoteri, faji dhe krimi per gjendjen aktuale nuk është populli por ata që u vendosen ne pushtet më 1945 dhe e riperterine pushtetin me 1992 Më 1944, Shqiperia nuk numeronte as nje milione banore... Me zjarr, hekur dhe uri, nen bajonetat serbe por jo vetem, u shtyp, u poshterrua etj ai popull... Mbi 30 vjet nga "renia" e sistemit, në të katër pushtetet s'ke ende një perfaqesues nga e djathta tradicionale patriotike... Shqiperia e para 44-es gelon nga personalietete te shquar, por vetem ne Pogradec ka shtatore te Lagushit dhe Kutelit, ne pjesen tjeter shkreti... Te kater pushtetet vijojne te jene te uzurpuar nga kelyshet e Mugoshes por jo vetëm...
Or zoteri, faji dhe krimi per gjendjen aktuale nuk është populli por ata që u vendosen ne pushtet më 1945 dhe e riperterine pushtetin me 1992 Më 1944, Shqiperia nuk numeronte as nje milione banore... Me zjarr, hekur dhe uri, nen bajonetat serbe por jo vetem, u shtyp, u poshterrua etj ai popull... Mbi 30 vjet nga "renia" e sistemit, në të katër pushtetet s'ke ende një perfaqesues nga e djathta tradicionale patriotike... Shqiperia e para 44-es gelon nga personalietete te shquar, por vetem ne Pogradec ka shtatore te Lagushit dhe Kutelit, ne pjesen tjeter shkreti... Te kater pushtetet vijojne te jene te uzurpuar nga kelyshet e Mugoshes por jo vetëm...
Ju lutem, nxirrni komentin
Opo çeshte ky shkrim keshtu?