
Nga Brizida Gjikondi
Misandria që vjen nga greqishtja e lashtë, ndryshe nga misogjenia që është urrejtje dhe përçmim ndaj femrave, është urrejtje dhe përçmim ndaj meshkujve. Atë shije më la “parrulla” e femrave të Tiranës, dhe shija ishte jo e mirë. Mbrojtje nga dhuna patriakale?! “Parullë” që tejkaloi dhe thirrjen e grave që protestuan aty ku ish dhe vendngjarja e krimit, Kosovën.
E pamenduar si “parrullë”, poshtëruese, e papjekur dhe gjeneruese konflikti jo zgjidhjeje dhe reflektimi.
Kjo lloj qasje agresive, minimalisht nuk është as vetëmbrojtëse, është një sjellje parazitare, një mënyre të sjelluri të dikujt që përton të mendojë, të analizojë shkaqet, arsyet ndaj dhe mos kuptojë pasojat, por t’ju bërtasë atyre.
Një problem i pa zgjidhur, por që ulërihet sa për tu zbrazur vetëm kur ka ndodhur, mbetet një problem i mbartur, që ripërsëritet e ripërsëritet, i ndryshojnë vetëm personazhet, por krimi mbetet, shumica të pazbuluar, pako gjë përfundon në rrjetat e policisë përtace dhe medias së konsumit.
Prej vitesh jam pjesë modeste e protestave të qytetit, dhe çka së fundmi më ka stepur kur çapitem bashkë me të tjerë, është protagonizmi i koketave të qytetit, ato që disa orë para protestës bëjnë thirrje të revoltuara për këtë poshtrim që i bëhet femrës shqiptare, ato që disa orë përpara protestës rrinë një orë përpara garderobës që të mendojnë se cfarë do veshin që kur paparaci ti fotografojë “pa dashje”, fytyra e tyre të jetë dramatikisht dhe “mrekullisht” e trishtuar duke nxjerrë në plan të dytë të dhunuarën, dhe duke dalë prapë ato në planë të parë, ato .. simboli i kotësisë së femrës shqiptare.
Mbaj mënd që në një nga protestat që u bë për një vajzë të dhunuar nga rojtari i shkollës, përpara meje kaloi dhe hapte rrugën me pompozitet një grup plot badigardë.. dhe mes tyre ishte koketa që kish ardhur të protestonte..
Kjo nuk është protesta që i duhet vajzave dhe grave shqiptare, atyr të thjeshtave, atyre që vërtet ju qan xhani për vogëlushen me fëmijëri të vrarë, unë nuk them se koketave su qan… por le të heshtin në ditë si kjo, të lënë të thjeshtat të shkruajnë historinë e emancipimit, reflektimit dhe ndryshimit të shoqërisë shqiptare. Atyre të thjeshtave që nuk jetojnë për një orë rolex, për një xhiro në Dubai me jaht me flokët në erë, që nuk fryjnë buzë e vithe që të jenë në tregun e epshit mediatik. Atyre që nuk janë miliardere mediatike se për burra kanë marrë trafikantë femrash të konvertuar në biznesmen.
Cështja e dhunës dhe përdhunës ndaj femrës shqiptare do një reflektim mbarë kombëtarë, do që armata e psikologëve, sociologëve, punonjësve socialë, mos ta hajë bukën kot me rrogë pragmatiste mujore, por të ulë mëndjen dhe shpirtin dhe të studiojë, pse përfunduam kështu, si është e mundur që jemi populli që zëmë vënd të parë në botë për trafikimin dhe prostituimin e femrave të së njëjtës përkatësi.
Pse dhuna, përdhuna, inçesti janë kaq të natyrshme në trojet tona. Sa ndikon, ekonomia, arsimi, besimi fetar, shoqëria, shteti… Si mund të ndryshohet ky realitet kriminal?!
Duke treguar me gisht fajtorin që është hallka e fundit e krimit që ngjizet brënda nesh, apo duke vënë atë gisht në tëmthin e kombit?!
Krimi po fiton territor tek ne, aq sapo ambjentohemi me çdo tmerr, dhe duke u reduktuar tek thirrja oh Zot larg meje.. thirrje që është sa naïve aq jo largpamëse..
Në ditë si kjo, ku prej tre ditësh dëgjojmë vec për vrasje prindërish, përdhunim të miturish, e për shumë të tjera që nuk i dimë por i imagjinojmë, ti kupton se ne kemi nevojë për një gjë fare të thjeshtë, për normalitet.
Për të besuar në vlera bazike, të shëndetshme, në gra si Luiza Gega, dhe mendimtare si Sabiha Kasimati, në qënie madhërisht të thjeshta si Nënë Tereza dhe ti kthehemi familjes, djepit të shërimit të çdo plage dhe nisjes së një dite të re, pa prozhektorë, rraqe firmato dhe postime hipokrite me parrulla te urrejtshme ndaj jo shëruese.
Bravo Brisida
Pooo...grua me mendje te hollë e të thellë! Gjithmonë. Bravo!
kushdo ka te drejte te protestoje ne menyren e vet mi brisida, c;faj kane ato qe ti je e shemtut dhe ato jane te bukura?! Ia ke fut kot me kete gjoja artikull per mendimin tim
Lexoje prape se nuk e ke kapur fillin e shkrimit ….
"Sara", po ske gje per te thene, lutju Zotit te ta mbaje gojen mbyllur dhe doren lidhur qe te mos shkruash budallalliqe
Wow Sara sa koment i thelle :D ti po qe paske kapur thelbin e protestes, pikerisht qellimi ishte konkursi i bukurise!
Sara idiote: nuk i flitet nje gruaje por as burri ashtu.Brisida nuk eshte aspak e shemtuar Te shemtuara jane ato qe sakatosen neper operacione duke humbur natyralitetin e tyre.Ne nje portal po behej nje emision per afrimin e te rinjve Se sa te efektshme dhe te mira jane keto menyra eshte nje diskutim me vete.Duke u kthyer tek omisioni ne fjale djalit i propozuan nje vajze e cila ishte aq e fryre nga buzet sa qe jo vetem kishin humbur formen por ,kishin pesuar deformime per tu dhimsur. DJALI THOTE: '' Po cfare buzesh do puth ,buzet e gomarit'''..........kY ESHTE mjerimi i disa vajzave ,mjerimi i burrave qe shohin vetem guacken.
Sara thuaji te gjitha. Ato jane te bukura,Brisida eshte e shemtut ndersa ti je buce. Sepse qe ta dish ti Sara qe vetem femer nuk je ,te gjitha femrat jane te bukura .
Ti Sara kurva ik dhe protesto ne Dubaj me shale perpjete. Llazi usa.
Ohhhhh sa keq me vjen per ty Brisida qe je munduar duke shkrouar gjith kete paçaure qe edhe ti po ta rilexosh nuk do te kuptosh asgje. Rremuje hesapi! Ç'te keqe ka qe protestojne edhe per kete rast. Sejcili vishet si te doje dhe si t'i duket me mire. Veshja eshte veshje dhe protesta eshte proteste. Duket se ke mllefe dhe kuptohet perse i ke mllefet. Beju me realiste dhe shkruaj per vajzen qe i moren rinine dhe do te mbetet me koke menjane per shume kohe nga plaga shpirterore qe mori!
“Fryjne buze e bithe”. E vetete!
Për të besuar në vlera bazike, të shëndetshme, në gra si Luiza Gega, dhe mendimtare si Sabiha Kasimati, në qënie madhërisht të thjeshta si Nënë Tereza dhe ti kthehemi familjes, djepit të shërimit të çdo plage dhe nisjes së një dite të re, pa prozhektorë, rraqe firmato dhe postime hipokrite me parrulla te urrejtshme ndaj jo shëruese. Ju faleminderit BRIZIDA.
Te lumte ajo dore e mendje Brizida Gjikondi
Mendoj ky artikull eshte pjese e problemit qe vete keni cilesuar. Nuk ofron zgjidhje. Nuk merr fare ne konsiderate thelbin por fillon gjykon femrat qe meqe kane koncepte te ndryshme per jeten e nuk jane te "thjeshta", nuk qenkan te prekura nga keto histori. Nuk meritojne te flasin sepse ty ste pelqen. Dhe persei ja ku jemi duke folur per to.. duke harruar te mendojme pertej siperfaqsores.
Kosovarët përdhunuan një Angleze para disa vitesh dhe njëri manipuloj një 15 vjeçare belge deri në Kosovë, ndaj duhet patur kujdes ata që kalojn tranzit te ne, ato që vijn për pushime, ata që janë rezident dhe ata që Veliaj u ka dhënë shtetësin, pa harruar iden e Berishës që të gjithë Kosovarët të natyralizohen të Shqipërisë, bënë rrezikun akoma dhe më të madh. Nuk mjafton problemet pa numër që kemi në permanenc, duhet të përballemi dhe me këtë fenomen që kemi nënvleftsuar dita ditës.
Brisida,bravo!Shkrim i goditur. SARA,bundrrat si ty nuk e kuptojnë Brisida Gjikondi.E ke mbaruar 9 vjeçaren?