SONDAZHI: Për kë janë të prirur të votojnë banorët e rritur në zgjedhjet e ardhshme lokale?

31 Gusht 2022, 09:21Blog Nga Eduard Zaloshnja

Në 24 orët e fundit, zhvillova një sondazh elektronik, ku pyetja më kryesore ishte: “Pavarësisht se nuk dihen emrat e kandidatëve për kryebashkiakë, për çfarë kandidati jeni i prirur të votoni?” Të anketuarit kishin 5 opsione për tu përgjigjur: 1-Socialist; 2-Ndoshta socialist; 3-Opozitar; 4-Ndoshta opozitar; 5-Asnjë prej tyre.

Numri i të anketuarve që e plotësuan pyetësorin në rang vendi ishte 2415. Nga këta, 842 ishin banorë të Bashkisë Tiranë. Si kampioni kombëtar, edhe ai i Bashkisë Tiranë u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë elektoratin demografikisht e politikisht.

Në rang vendi, 35.5% e banorëve të rritur janë të prirur të votojnë për kandidatë socialistë (30.7% të vendosur); 34.3% janë të prirur për kandidatë opozitarë (29.3% të vendosur); 30.2% nuk duan të votojnë për asnjë kandidat.

Nga një ekstrapolim i përafërt i kampionit kombëtar, rezulton se 35.5% e kampionit që është e prirur për të votuar majtas përfaqëson rreth 745 mijë banorë të rritur; 34.3% e kampionit që është e prirur për të votuar djathtas përfaqëson rreth 720 mijë banorë të rritur; 30.2% e kampionit që nuk don të votojë për asnjë kandidat përfaqëson rreth 635 mijë banorë të rritur.

Në rang të bashkisë Tiranë, 35.3% e banorëve të rritur janë të prirur të votojnë për një kandidat socialist (30.4% të vendosur); 28.4% janë të prirur për një kandidat opozitar (24.5 të vendosur); 36.3% nuk duan të votojnë për asnjë kandidat.

Nga një ekstrapolim i përafërt i kampionit të bashkisë Tiranë, rezulton se 35.3% e kampionit që është e prirur për të votuar majtas përfaqëson rreth 180 mijë banorë të rritur; 28.4% e kampionit që është e prirur për të votuar djathtas përfaqëson rreth 145 mijë banorë të rritur; 36.3% e kampionit që nuk don të votojë për asnjë kandidat përfaqëson rreth 185 mijë banorë të rritur.

7 Komente

  1. A
    AX

    Zaloshnja e paska ngrene lugen e foltores mesaduket. Nuk ka asnje shanc qe 725mije shqiptare te votojne Xhiken dhe Salehun non grata.

    Përgjigjjuni
    1. i
      i cudituri

      Pse ka ende shqiptare qe mund te votojne per "opoziten"?

      Përgjigjjuni
    2. P
      Prifti i varfer katolik

      Asnjehere,theksoj "asnjehere "nuk Jane vertetuara sondazhet e tua .Je teresisht Bosch(Jo Prodhim i markes "Bosch")

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sal Cubi

        Poll i Gani BOBIT.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prishta

          Ky është poll i gani gopit . Ky Zaloshnja i Skraparit , ka ikur për lesh me këto sondazhet që bën . Unë brenda shtëpisë time , nuk e di si do votojë gruaja dhe kalamajtë , ky llogarit si do votojnë shqiptarët , vitin tjetër . Vetëm një gjë ki parasysh o Zaloshnjë , ( se je dhe nga një fshat me emër të shquar ) që shqiparët nuk janë budallenj . Ata dinë mirë të ndajnë grurin nga egjëra.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lako Lipe.

            Për cilën opozitë e ke fjalën,për të salos ? Po të jetë për këtë sondazhin e ke bërë kotë. Ata nuk marrin dotë as 20%. Opozita është e çoroditur,sepse nuk ka si t'u besoj dy personave që kërkojnë revolucion me mos bindje civile.,luftë me kë ? Dhe për kë,? Për ata që kanë 32vjet që populli i njeh mirë. Mos u mundoni kotë,nuk kini gjë. Nuk fitoni dotë.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xen Gërdeci

              Z. Zaloshnja këtë sondazhin e kishe detyrë shtëpie nga Likja e Salheu , se në republikën e Shqipërisë parti ligjore të regjistruar me krietar Like apo Salhe nuk ka , kur të lindin bëj sondazhe e ç'të duhesh ,sot për sot nuk ekzistojnë,dhe ti bën mirë të mos ju bësh peshqesh shqiptarve ata të botës së përtejme, ata zoti ti ndjejë dhe t'u japi çu takon xhenehemin a xhenetin,këtë e di vetëm ai.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje