
Po marr spunto nga artikulli i Edmond Arizajt, i cili me kurajo krahason gazetarinë e sotme investigative (shqiptare) me “thashetheme investigative”.
Them “me kurajo” pasi të ashtuquajturit gazetarë investigativë janë transformuar tashmë në një lloj sekti inkuizitorësh të paprekshëm, të shndërruar edhe më arrogantë se politikanët, sepse, nëse politikanët kanë gazetarët që i ndjekin e vëzhgojnë, inkuizitorët-investigativë nuk kanë askënd.
Askush nuk guxon ti sfidojë, as SPAK që do të kishte edhe material për të hetuar ndonjërin prej tyre. Nëse dikush i prek, inkuizitorët reagojnë në kope, si hijenat në savanë, duke u turrur të gjithë bashkë ndaj kundërshtarit që guxon t’i verë në diskutim. Një kope që jo rrallë gjen mbështetje edhe tek politika.
Duke abuzuar me lirinë e shtypit (dhe në emër të saj), ky sekt “gazetarësh” hipnotizon opinionin publik me rrëfimet e tyre bombastike (në web dhe fatkeqësisht dhe nëpër televizione) gati gjithnjë të bazuara mbi hipoteza personale, informacione false dhe të paplota, paragjykime politike dhe, si me të drejtë shkruan Harizaj, mbi thashetheme. Të hipnotizuar mbeten shpesh edhe kolegë të rinj të këtyre inkuizitorëve, që, të lidhur e të paguar në të zezë pas kompjuterave të mijëra portaleve, ëndërrojnë që një ditë të bëhen influentë (dhe të pasur) si ata, dhe ndërkohë nuk hezitojnë të përkufizojnë çdo broçkullë të shpikur prej “investiguesve” si “bombë” që e shpërthejnë pa asnjë vetëdije nga faqet e tyre digjitale.
Lexuesit janë të ndarë në dy kategori të mëdha: një pjesë i beson dhe shpesh ripublikon në hapsirat e veta të social media të njëjtat broçkulla, duke kontribuuar në këtë mënyrë në ndotjen e përgjithshme të së vërtetës. Një pjesë tjetër (shumica) nuk i beson dhe i konsideron palaço, por fakti që zënë kaq shumë hapsirë në botën e mediave, e bën qeshark në sytë e tyre dhe pak të besueshëm gjithë sistemin e informacionit. Pra, këta inkuizitorë pa prova dhe dokumente, janë një nga faktorët e deligjitimimit të përgjithshëm nga i cili vuan prej vitesh gazetaria shqiptare.
Lista e broçkullave të nxjerra nga këta gazetarë “super të informuar” është e pafundë. Edmond Harizaj kishte mbetur i habitur nga ato që tregohen prej javësh rreth zhdukjes së Ervis Martinajt, nga i cili, dikush ka mundur të llogarisë saktësisht edhe vlerën e pasurisë personale pa mundur të tregojë as edhe një copë dokumenti të vetëm (as ndonjë verifikim bankar), ndërsa të tjerë përshkruanin ekzekutimin dhe kasaphanën, pa qenë sigurisht të pranishëm dhe pa patur provë ende që Ervis Martinaj është vrarë në të vërtetë. Kush si unë, që vëzhgon prej vitesh këtë fenomen katastrofik për besueshmërinë e profesionit tonë, shembuj do të kishte me mijëra të tjerë, duke nisur që nga seria e telefonatave fantazmë apo sms bombastike të referuara “vetëm” 5 vite me vonesë!
Natyrisht që gazetarë seriozë ka, edhe mes gazetarëve investigativë, por mundi i tyre për të verifikuar lajmet dhe për të dokumentuar faktet para se ti publikojnë, tretet dhe zhduket në detin e gënjeshtrave eksplozive që inkuizitorët lëshojnë përditë. Të shpikësh një lajm është më pak e lodhshme se ta verifikosh, dhe e vërteta nuk është kurrë aq eksituese dhe e ekzagjeruar sa një gënjeshtër e menduar mirë.
Por, a ekziston një antidotë kundër këtij helmi vdekjeprurës për informacionin? Sigurisht që po, por me kushtin që të përfshiheni të gjithë. Drejtuesit televizivë duhet të heqin dorë nga një ngritje audience dhe të shmangin të ftojnë këta bombardues-llafesh në emisionet e tyre me kushtin që çdo fakt i referuar të jetë i dokumentuar, ndërsa sa thuhet e padokumentuar të nënvizohet si opinion personal i paverifikuar. I njëjti rregull duhet të vlejë edhe për portalet: deklarata e një gazetari nuk mund të jetë kurrë “një bombë” nëse nuk shoqërohet me një fakt që e dokumenton.
Do të mjaftonte të mos ripublikoheshin opinionet fantazioze të gazetarëve investigativë pa dokumente, për të pastruar edhe webin (të paktën portalet e besueshme dhe profesionale) nga një det idiotësish. Por natyrisht, armën më të fortë nga të gjithë e kanë lexuesit, përfshi edhe ata të social mediave: do të mjaftonte të mos klikonin këta artikuj e të ndryshojnë kanal televiziv sa herë që këta rrëfyes historish janë protagonistë pa pasur asnjë provë në dorë. Ideali është t’u bëhet bllok dhe profileve të tyre në mediat sociale.
Vorbulla e gënjeshtrave ushqehet pikërisht nga suksesi që prodhojnë. Nëse secili prej nesh do të reshtte të kontribuonte “për kuriozitet” duke ushqyer këtë sistem pervers dizinformacioni, gazetarët e rremë investigativë do të shuheshin në vetminë dhe indiferencën që meritojnë.
Bole(ino) ata jane ne terren,ti je ne zyren e kryeministrit per favore si toke, koncesione etj.Ky eshte ndryshimi....
Po në ç'mut terren janë ata mor boli, koli , a si e ke ti !? ................................. Dalin mbasi ka ndodhur ngjarja dhe flasin me siguri, sikur dinin gjithçka............. Ja psh, nesër do të ndodhë një vrasje e bujshme..... . Pse nuk del sot ajo llapa-llapa, Klodiana, apo ai kokë mishi Artani, apo ajo Anila, apo ai kokë qypi, më i informuari nga të gjithë, gazetari i Qim Pekës, si e ka ai..................... . Ndërsa nesër bëhen të gjithë ekspertë. Zenë ekranet dhe nuk pushojnë.......... . Sikur thonë, shyqyr që ndodhi ngjarja, se me çfarë do të mbulohej gjithë ajo ditë. E gjetëm punën për sot.................. Dhe kur hasmi qëlloi me plumb mbi shtëpinë e vëllait rrugaç të Klodianës, u çuan të gjithë këta të shtypit të shtypur, ....e ka bërë Edvin Rama..... si presion mbi median e menderosur....
Mal Cori, respekte. Këta nuk jane gazetarë investigativë, sepse gazetarët e vërtetë investigativë kane shumë frike nga gjyqet dhe dalin me prova të cilat i kalojne direkt prokurorisë. Këta jane vetem mashtrues investigative, qe fitojne duke votuar artikuj bombastikë, dhe duke llapur neper emisione televizive. Me shumë i besoj mashtruesit klasik Sali Berisha, se sa këtyre zorraxhinjve. Te pakten Berisha ka folur disa të verteta. Kur fliste per Klanin e Zemunit, Shullazin, dhe Hakmarrjen per Drejtesi, me vinte per të qeshur, por pastaj dolen të verteta. Natyrisht ai i pikturon sipas interesit të tij, por bemat e këtyre klaneve jane fakte. Ndersa këta gjoja gazetarë, të bejne per të vjellë, sepse ne kaq vjet nuk i kane kaluar asgje prokurorisë. Kane bere vetem llogje kavaje neper televizione.
Qenke shume trap or ( koli) ata rine ne teren thua ,po rrugeve do rine qe te kapin ndonje ,duke u thene do te shkruajme kete ,ate , dhe me pas vene gjoben ,i pari ky fshatari Artan Hoxha , e dyta ajo koke kali ,Klodiana Lala ,e disa te tjere ,
KOLI : ASNJE FAVOR NUK KA PER TOKA SEPSE GRUAJA ETIJ ESHE KUSHERIRE E DHENDRRIT TE Berishes dhe mendo sa ka dhendrri sa ka ajo,
Ketu ka te drejte. Dhe prototipi eshte Artan Hoxha, katunari nga Prishta e Skraparit qe lahet nje here ne jave.
Kur vendos keto " pseudonimet " dhe çfaq komentin tend, mendo qe mund te te identifikojne dhe te ta shkerdhejne te gjithe listen e shtepise, se ti e meriton plotesisht! Nuk mund te kesh te drejte edhe sikur ta ta " japin" te fyesh askend, nese nuk te ka cenuar personalisht!
Bravo ,po ashte dakort,ftyre nallana,anila bretkoca a po idioti hoxha dhe ato medie qe jane kthyer ne qenefe publike e servisin keto ftyra te neveritshme e nje tufe mender specilistesh qe jane perjashtuar nga funksionet shteterore e publike
????
O TALIONO PO TRE JANE MO DHE I KENI PO JU VETE ARTAN HOXHA ANILA DHE DHEMBCAKALLJA. TE TJERET I SHKOJNE NGA PAS ARTANI PO ESHTE SI BABA TAKU ME CANTEN E ZEZE SKARPARLLINJ HESAPI.
O TALIONO PO TRE JANE MO DHE I KENI PO JU VETE ARTAN HOXHA ANILA DHE DHEMBCAKALLJA. TE TJERET I SHKOJNE NGA PAS ARTANI PO ESHTE SI BABA TAKU ME CANTEN E ZEZE SKARPARLLINJ HESAPI.
O TALIONO PO TRE JANE MO DHE I KENI PO JU VETE ARTAN HOXHA ANILA DHE DHEMBCAKALLJA. TE TJERET I SHKOJNE NGA PAS ARTANI PO ESHTE SI BABA TAKU ME CANTEN E ZEZE SKARPARLLINJ HESAPI.
O TALIONO PO TRE JANE MO DHE I KENI PO JU VETE ARTAN HOXHA ANILA DHE DHEMBCAKALLJA. TE TJERET I SHKOJNE NGA PAS ARTANI PO ESHTE SI BABA TAKU ME CANTEN E ZEZE SKARPARLLINJ HESAPI.
Ndryshimi ,zoti bole(ino) eshte se ata jane ne terren,kurse ti ne zyren e KM-se per favore si :toke falas,koncesion per muze, leje ndertimi etj...
Karlo edhe me ty skuptoj nje gje ti shkruan per gazetaret investigativ dhe nuk permend emra gazetaresh ti dime edhe ne kush jane keta! Edhe ti duhet te behesh pak trim te permendesh emrat e gazetareve. Me tmerron fakti qe ju mbroni 30 vjet njeri tjetrin dhe njeher nuk nxirrni emrat e njeri tjetrit.
Agoll o se ke lexuar ndonjehere Bolinon ose se ke pare.Ai eshte i vetmi gazetar investigativ ne Shqiperi qe bene gazetari duke iu referuar fakteve dhee jo ger vereve te treshes Anila papagallja,Tan honorarit dhe Klodi kafke kalit !Ne Shqiperine e dikurme tv ka pas dhene nje film Hans Klos seri te pafundeme ku teleshikuesit ne fund te ketij seriali deklaronin se sikur te kishte zgjatur edhe dy punta Hans Klosi do kishte kapur edhe Hitlerin.Edhe keta papagejt e kazanit mediatik bejne gare kursh te thote sa me shume te paverteta duke e zgjatur e zgjatur deri sa teleshikuesi te lodhet e ti besoje si te verteta.Nese drejuesja e emisionit nuk do ta nderpriste Tanin ai me siguri qe do ta lidhte edhe thashethemin se perse u dorhoq Drejtori i pergjithshem i policise duke na renditur takimet ,ngreniet dhe oret e njeta qe kishin pire kafet pavaresisht ne vende te ndryshme.
E drejte kjo qe thoni.
Bravo
Nje bravo e madhe per Carlo Bolinon, se keta pisa gazetar e terbuan ate popull, Artan Hoxha Anila Hoxha Spartak Koka Klodiana Lala e shume te tjere nga keta te pa fytyre pasurohen nga audjeca e TV !
Cfar kari ky Kar-loja !!! Kerkon nga gazetaret investigative dokumentacion per informacionet konfidenciale, pastaj t’i botoje. Me Harizajn i lidhin dy gjera: 1) i bjen e gojore te gjatit ne forme kari qe quhet k/minister 2) marrin nga lavdia e grave Karlo nga alba malltezi dhe ky harizaj kollovaro nga manjola zeka. Ptuuuu rrace e mutit . Meshkuj kurva.
Si gjithmone Bollino, ne koke i ke rene. Perpos kesaj, elokuenca ne te shprehur, per dike qe nuk e ka shqipen gjuhe amtare, eshte fantastike. Ironikja eshte se faqe si "Tema" qe postojne shkrimet e tua, jane gjithashtu edhe faqe qe postojne keto brockullat e Artan Hoxhes dhe "kolegeve" te tij dhe ju bejne jehone, ne vend qe t'i lene te flasin me vete. Megjithate per sa kohe ka njerez si ty gazetaria shqiptare, ka akoma shprese se gjerat do te rregullohen. Shqiperia gjithmone ecen me hapin e breshkes.
Bravo z.Bollino , ne te vertete jan bere te peshtire, te neveritshem , hiqen sikur din me shume dhe nga prokurori I ceshtjes, te paket Jan ata qe meritojne respekt.
Si gjithmone super zoti Bolino. Por nje pyetje kam per ju si gazetar rrace qe je: Keta fshataret ne gazetari a nuk i kemi dhurate edhe nga ju? A nuk i punesuat ju fshataret e rrezikshme si anila basha, artan hogja, fytyra e deformuar klodi llalla e te tjere e te tjere. Pranojeni zoti Bolino, ju keni futur monstra ne gazetari. Noshta e bete me mirekuptim per te ndihmuar racen shqiptare, por kta qe permend ti nuk jane shqiptare. Jane bastarde qe nuk i do as familja e vet jo me kombi. Harrova te permend dhe krimbin Arian Cani qe e ke pas kryeredaktor e te tjera vemje. E kishit parashikuar kete kur ju i futet krimbat ne fushen fisnike te gazetarise? Pres nje pergjigje edhe pse jam i bindur qe nuk ma jep dot. Keta parazite e kane kuptuar se pa punuar fare mund te bejne leke vetem me kakerdhite e tyre.
ta jap un pergjigje plako. Keto katunaret kishin komet e shkurtra dhe urine e modhe. Ju qepen gazetaris si muti kpuces dhe ja ku jan tani. Po si cdo gjo qe sosht ne venin e vet, edhe muti shplahet. Otsh koha e ktyne tani po nuk ka me zgjat
Te lumte zotl Bolino.Shkrim i salte.
Kush flet per -Thashathemnaje - vete nona e thashathemes mediatike, ky Car Bolja e nxjerre si leshterik nga deti ne bregdetin shqiptar e i mbetur aty qe nga 1991.
Me e udhes per publikun e gjere do te ishte te publikohej lista e burimeve qe financojne pordhet-bomba-investigative dhe llapaqenet frekuente te kazanit. Ata (as emrat nuk dua t'ua permend) njihen mire dhe percmohen nga njerzit me logjike normale. Kur drejtesia te ngrihet ne kembe,keta "investigativet" do ngordhin perfare. Respekt per klasin e gazetarise qe beni z.Carlo Bollino.
Në histori ngrenë peshë edhe faktet jo të kryera. Krijojne atmosferën perreth faktit te kryer, dhe spjegojne pse- në. Por ti je "merobazetar"I pashkollë, I vetëshpallur gazetar- peshkaqen pronash publike, fondesh, tokash dhe je bere trim mbi trima: sepse ha nga dora e tiranit bojërozë -Edvin Llapa. Pse te djeg nga dosjet investiguese o makaronaxhi brekësh....ti .... vazhdon reklama per plehrat ?... oligark ne Shqiperi, pabuks ne jugun e Italisë ngelesh per cdo rast Karlo kollovari
E paske ngaterruar Carlon me Qim Peken dhe me kollovaret e tij. Nuk ke faj se keshtu eshte kur rritesh te bytha Saliut.
Karlo Karlo, mos u merzit se si Likja me Salen do ngordhin dhe keta vemje. Njerezit e thjeshte i hapin syte mire dhe e kan kriju idene e tyre se kush jane njerezit qe vlejne ne gazetari e kush eshte per kazan. Mos e ki merak
Inkuizitor/ inquisitor (latin queres-pyes) = someone who asks questions in an aggressive way, like a prosecutor in a courtroom, or a parent who wants to know everything you did last night - ne ç’kuptim eshte perdorur kjo fjale nga gazetari i purifikuar ne malin Purgator te Dantes? Harroi kohen kur Rama ishte kryetar i bashkise se Tiranes dhe Leçiani shantazhonte deri sa morri lejet e licensat qe donte toka e prona me 1€? Keta gazetare terreni te pakten hedhin hipoteza ne baze te investigimeve qe bejne e qe, sigurisht nuk ti tregojne ty qe t’i riprodhosh ne mediat e tua
Ne nje fjali te shkrimit tend, o Bolino, thua se ka edhe "gazetare-investigative serioze", por nuk na thua asnje emer. A ka mundesi te na thuash se cilet jane "seriozet", jo per gje, por t'i marrim si shembull per t'i ndjekur. Apo nuk te ben zemra, goja e kompjuteri te lavderosh ndonjerin.
Gazetarët, zoti Bollino, nuk bëjnë asgjë më shumë se politikanët. Të dy palët kanë marrë zorrën dhe vadisin gjithë ditën gënjeshtrën, si ushqimi më i mirë për stomakun e njerëzisë. Ata e dinë mirë se ky popull është mësuar të besojë vetëm gënjeshtra. Berisha është simbol i politikanit që los me të pavërteta, ose të vërteta të prodhuara artificialisht nga vet ai për interesa të çastit. Atëhere pse mos të bëjë të njëjtën gjë gazetari "investigativ" ?
Këta të ashtuquajturit gazetarë gjasme investigative z. Bolino as më shumë e as më pak janë si puna e atij policit të forcave speciale që shoqëronte e siguronte Martinajn në aktivitetin e tij kriminal , sa për ato që thonë nëpër studio , ato janë llafe pazari si me thënë shumë zhurmë për asgjë me objekt real mbrojtjen e krimit e kriminelve ,ku dhe këta janë pjesë nga që marrin kaparin e për rrjedhojë për publikun shesin pordhë syfyri sikur po shkrihen për drejtësinë e ligjin.
Ik o Carlo,je nje qelbesire qe perfiton nga nje komb i varfer fale natyres se korruptuar te KM e Qeverise aktuale.Ik se do te heqin zvarre shqiptaret e do te te marrin token qe u vodhe me firme te km-se.
Carlo, ke te drejte ne gjithcka qe shkruan, por fajin per kete situate e ke edhe ti. Ne fakt, ke fajin kryesor se nga mediat e tua kane dale gati te gjithe keta gazetare kronike
Ce botoni kete pis mafioz!
Karlo,vazhdo rripe kete komb te mjere.Parate e tua jane femijet e paveshur e te pangrene shqiptare.Vazhdo merr copa Shqiperie nga Sulltanmi dhe bej qoka si kjo per te.
Ne fillim erdhi Cosa Nostra pastaj mburoja publike e saje ,Karlot me shoke.
Bravo Bolino.Kjo eshte e verteta,e thene ne sy ktyre qelpsinave gazetare,ku gjoja sone gjithcka,e bejn prokurorin,gjykatesin,policin e gjithcka.Duhen te ndiqen penalisht nese genjejn,pra Shkurt duhet qi Nona se na can trapin,ti fillu ke Hoxha,Lala e te tj .Llapaqensia e tyre ska kufi,si ashtu dhe arroganca qe duhet prer nga kto mortje.
Keta Jane gazetare qe besojne genjeshtrat e veta qe sajojne!!! Deri ketu Ka arritur fakedemokracia dhe pislleku I fjales se lire, vetem me goje dhe Jo me koke.
FALEMINDERIT Ne fakt e kan çuar lexuesin ne paranoje, pyejtja eshte; a ka rregullator qe kontrollojne mediat?! Sigurisht qe Jo! Dhe qe ketu fillon ajo fraza qe “i q!fsha motren ketij vendi se nuk behet….(!)”
Elegancë frate .
Shkrim teper i sakte....
Shumë saktë Bolino, por të kishe folur më konkretisht, do ishte më mirë. Këta janë: Artan Hoxha i cili është pasuruar duke gjobitur kriminelët Klodiana Lala dhe Anila Hoxha, llafezane, thashethemexhije, të njëanëshme që hiqen sikur dinë gjuthçka por nuk dinë asgje. Spartak koka dhe Dorjana Bezat. Kjo biba e fundit fajëson policinë e cila “nuk sinkronizohet në terren” për t’i hyrë në tru kriminelëvë që kanë ndermend të vrasin familiarët e tyre, etj.
Un po i vë një Yll .