Opozita në luftë me të gjithë, përfshirë dhe votuesin potencial!

28 Gusht 2022, 16:23Blog Nga Arbër Hitaj

Opozita në luftë me të gjithë, përfshirë dhe

U desh një ceremoni pritje dhe nderimi ndaj atletes Luiza Gega që bëri historinë jo vetëm për Shqipërinë por ndoshta edhe për Ballkanin, që të shkaktonte një uragan kritikash e fyerjesh në drejtim të saj, madje duke e quajtur edhe fajtore se takoi kryeministrin e vendit të saj! E njëjta gjë u përsërit me më pak moderim në rastin e boksierit Florian Markut. Nëse ndalemi pak në ceremonitë padyshim që ka patur elemente propagandistike. Por cili do të ishte ai kryeministër që nuk do të donte të vendoste një përqindje të rolit të tij në këto arritje?! Cili do të ishte ai sportist në çdo cep të globit që nuk do ta pranonte një nderim si ai që ju bë Gegës e Markut?! Edhe pse mund të duket anormale ka një lloj normaliteti në përpjekjen për ti shfrytëzuar këto raste nga të gjithë aktorët. 

Por, diçka të godet logjikën është qëndrimi i opozitës ose i asaj pjesë radikale të saj në shumicë. Që të kundërshtojnë qeverinë sepse nuk ka bërë sa duhet për sportin është detyrë e opozitës, por të sulmosh sportistët, qytetarët, gazetarët e lloj lloj grupesh interesi jo vetëm është një gabim, por një gafë e patolerueshme. Në fund të ditës ata janë individë që mund të kenë bindje të ndryshme nga qeveria apo përfaqësuesit e saj, por fakti që shkojnë atje është sepse po nderohen nga qeveria e Shqipërisë! Ndërsa akuzat e opozitës në bllok, i trajtojnë sikur kanë shkuar aty për Edi Ramën si individ. I njëjti refren përsëritet sapo një qytetar shpreh një pakënaqësi: mirë t’iu bëhet vetë e votuat, vjen reagimi! Në një “luftë” të ashpër me qeverinë opozita dhe qasja e tyre është intimidojë këdo që nuk mendojnë si ata, qoftë edhe votuesin tënd potencial. Kjo logjikë është ndër më skandalozet në teoritë politike, të sulmosh votuesin! 

E gjithë retorika opozitare në këto muaj të nxehtë nuk po bazohet në fakt në aleternativën përballë qeverisë, por vetëm në sulme ndaj individëve nga cilado sferë e jetës. Kjo ndodh në studio televizive, me OJF, kudo, tanimë edhe në sport ndaj kampionëve europian, togat e pushkatimit opozitar sulmojnë gjithkënd. Mungesa e një vizioni të qartë edhe në aspektet e komunikimit është mjaft e dukshme, nuk ofrohen modelet dhe arsye të qenësishme me ekipe të duhura për të ngjallur debat, por riciklohen individë që gjithë kohën janë të akuzuar për korrupsion. Madje Partia e Lirisë edhe asetin kryesor kundër korrupsionit e ka nga Partia Socialiste. Në thelb kjo qasje tregon dhe të vërtetën e madhe, hallin e madh që ka lidershipi i saj i vjetër, korrupsionin! Ndryshe nuk mund të shpjegohet në asnjë moment qasja për të krijuar armiq edhe në ushtrinë e votuesve potencial. Opozita duhet të dialogojë me qytetarët, sportistët, mësuesit, mjekët me të gjithë, përse ajo duhet të mbështetet, dhe jo ti sulmoj si të shitur te Rama! Më kujtohet viti 2013 kur doli rezultati dhe PD humbi zgjedhjet, ku pati shumë deputet që sulmuan publikisht qytetarët se nuk e meritojnë një si Berisha. Tani 9 vite më pas duket se asgjë nuk ka ndryshuar, PD është zhytur në një stanjacion jo vetëm në figura, por edhe në aksionin opozitar!

9 Komente

  1. G
    Gjeli

    Per cilen opozite e ke fjalen zotrote ? Sala me meten nuk jane opozite jane hajdute keqberes

    Përgjigjjuni
    1. U
      Une menace pour leur mode de vie criminel, de grin

      Behet fjale per opoziten celule e PPSH, kryesuar nga satrapi Edvin, mbeshtetur nga Bajromt e Erdoganit. ============================================================== lol

      Përgjigjjuni
    2. A
      Alban

      E gjitha kjo ndodh prej nje grupi haleje te partise se leshit dhe partise se preshit. (PL- PD) qe ndosin portalet dhe te gjithe rrjetet sociale duke mbrojtur bythen e sali protopapes dhe ilir monstres

      Përgjigjjuni
      1. I
        I pa emer

        Per ket opozite qe ka shqiperia me mire te veme ne krye ali baben se edhe ai do kishte vjedh me pak se keta dy hajdute qe na jane bere bashke per te fundosur edhe njehere shqiperine e ta bejne 97

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni

          Sja vlen me u marr me me saliun ai ka mbaruar si njeri

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arta

            Po ca opozite esht katandisur si biznes privat

            Përgjigjjuni
            1. K
              Klajdi

              Opozita trri tmbaj vendin aty se vec idjotsira di tboj

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luani

                Rama ka bo e vazhdo tboj plot per vendin jo si kta t opozites q kan mendjen per hajduteri

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Une menace pour leur mode de vie criminel, de grin

                  Paske pi si shume o Luan, apo ishte dopje e bardhe si xhaxhi Edi qe vetem 20% merrte! ================================================================LOL

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje