Shija e keqe e një marrëveshje mashtruesish

28 Gusht 2022, 12:57Blog Nga Baton Haxhiu

Shija e keqe e një marrëveshje mashtruesish

Kur në një dialog, si ky ndërmjet Albinit dhe Vuçiç-it, gjërat shkojnë keq deri në atë pikë sa nuk është e mundur që kjo të mohohet apo të fshihet, atëherë, ne që jemi në pritje mund të shtrojmë një sërë pyetjesh.

Një ndër pyetjet më të rëndomta është, kush na e ka fajin për këtë?

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të tillë, zakonisht pritet që faji t’i vihet dikujt tjetër. Natyrisht, dikujt që është jashtë grupit. Pra armiqve të jashtëm.


Në këtë rast nuk mund të jenë Borrell dhe Escobar, por as Albini dhe Aleksandri, sepse armiq dhe miq të jashtëm e të brendshëm janë krejt bashkë në këtë proces.

Atëherë, si mund ta quajnë në sytë tanë një marrëveshje që nuk është marrëveshje. Diçka që është kryer që më 2011.

Borrell e quajti “deal”. Të tjerët e quajtën sukses apo akord, VV-ja e quajti marrëveshje.

Kjo marrëveshje nuk ka asnjë shkronjë të re. Ka vetëm zotim se do të bëhet. Ashtu siç ka zotim se marrëveshjet e nënshkruara do të kryhen. Kaq e thjeshtë është gjuha!

Albini e quan marrëveshje pasi ai që në fillim ka thënë se do të bëjë dialog për dialogun. Prandaj, po lënë nam me pazotësinë dhe me shpjegimet për publikun.

Përgjigjja tjetër që ka të bëjë me këtë çështje, është vonesa dhe pse nuk janë bërë deri tash të aplikueshme. Një qartësim për ata që kanë harruar: Kosova dhe Serbia u larguan nga marrëveshjet e vogla sepse shkaktonin tension të vazhdueshëm dhe ishte betejë e pafund nervash dhe politikash të panevojshme.

Duke e parë këtë situatë me dakordësi i lanë të gjitha marrëveshjet e vogla mënjanë dhe hynë te marrëveshja përfundimtare. Kaq e thjeshtë dhe e komplikuar ka qenë situata më 2016-2017.

Duke i ditur të gjitha këto dhe duke e ditur edhe fundin, pse po keqtrajtoni qytetarët dhe po ktheheni në vitin 2011? Pse jeni kaq mashtrues dhe kaq burokratë të pamëshirshëm duke e shndërruar vitin 2011 si dështim kurse këto dakordësime formale si kjo fitore të kësaj kohe?

Nëse arrini të mashtroni kaq keq, pamëshirshëm, të gjithë ju, që merreni me këtë punë, duke mohuar kujtesën dhe marrëveshjen e vitit 2011, kini ndërgjegjen dhe na bëni nder, që së paku, mos ta bëni mashtrim publik.

Njeriu e dëshiron edhe armikun kur do që të bisedoj me të për një qëllim.

Por, në këtë histori dialogu nuk ka as mik dhe as armik.

Kjo është fatkeqësia.

Madje disa prej tyre nuk kanë as memorie të dialogut, sepse armiqësia dhe fyerjet janë kryer me kohë.

E them këtë sepse brenda zyrës së BE-së janë ofenduar dhe sharë, janë treguar cinikë duke harruar të thonë se aty kanë vajtur për të arritur një marrëveshje.

E kemi të qartë që miqësia dhe armiqësia nuk kanë vlerë në këtë grup njerëzish që përfaqësojnë popujt apo që janë ndërmjetësues qeverish.

Sepse, në të tilla situata, kur dialogohet fuqishëm për të ardhmen është shumë me rëndësi të kesh miq brenda. Miqësia është zgjedhje që krijon besim.

Edhe armiqësia është zgjedhje, gjithashtu. Por armiqësia është pasojë. Vjen nga e kaluara.

Në rastin e Kosovës dialogu është një farsë, ose thënë më butë po kalon në farsë.

Kurti, praktikisht, e ka ngrënë sapunin për djathë dhe për Albinin, është si të thuash një kapitullim i mirëfilltë përballë Serbisë.

Dialogu ka shkuar aq larg me mashtrim, brenda kësaj miqësie dhe armiqësie të munguar, sa po ndërtohet drama e panevojshme duke krijuar dramaticitet brenda takimit. Pastaj ka  mungesë ndërgjegje, dhe përkëdhelje të panevojshme për dialoguesit. Thjeshtë,  është mbushur kupa e mos seriozitetit dhe mosbesimit, sepse qytetarët duan zgjidhje dhe jo konflikt. Duan lëvizje të lirë dhe viza. Duan shkollim dhe jo thirrje për luftë. Në vend të kësaj kemi kinse dy armiq që po dialogojnë.

A mund të thoni që Albini dhe Aleksandri janë armiq?

Në asnjë mënyrë.

A mund të thoni që Lajçak dhe Escobar, janë miq me Albinin dhe Aleksandrin?

Në asnjë mënyrë.

Atëherë zgjidhjani problemin qytetarëve dhe lërini shëtitjet. Lëreni dramën. Bëni atë për çka keni qëllim. Sepse e dimë fundin. Pikë!

E vërteta jonë, vuajtja e njerëzve, kafazi në të cilin jetojmë në mënyrë të padrejtë, dhe fundi i këtij rrëfimi, është më i fortë se një dramë. Dhe këtë dramë, me paaftësi të qëllimshme e mbajnë Borrell, natyrisht Lajçak, po ashtu Escobar, duke ju lënë hapësirën e fituesit dhe humbësit në episode të caktuara.

Pyetja është sërish e njëjta.

Na iluminoni çka keni arritur sot? Sepse, nuk po kuptojmë çka?!

Apo asgjë. Një dakordim të thjeshtë për dy vite. Dhe 11 vite të humbura.

Në fakt, një konstatim është i qartë. Dje, nuk është arritur një marrëveshje e re, thjesht ka zotim se tash e tutje do të respektohet marrëveshja e vitit 2011 për “Lëvizje të Lirë” e cila parashihte që qytetarët e dy vendeve do të lëviznin nga njëri shtet në tjetrin vetëm më karta identiteti.

Po pse nuk u bë atëherë?

Sepse Serbia nuk e aplikonte ashtu si ishte arritur marrëveshja dhe u lëshonte kosovarëve edhe nga një letër të bardhë për hyrje/dalje.

Kosova nuk e bënte të njëjtin veprim.

Siç ishte shpjegimi atëherë, shteti i Kosovës kishte refuzuar të bëjë për shkak të mos detyrimit të shqiptarëve të Luginës për një letër të tillë.

Ashtu siç kishte shtyrë aplikimin e detyrimit për tabelat për shkak të shqiptarëve të Luginës.

Por, ka edhe shumë mundësi që mos të jetë bërë edhe për shkak të rebelimit që do të mund të ndodhte nga ana e serbëve të Kosovës.

Kryeministri aktual, Albin Kurti, vendosi që ta vërë në funksion këtë letër të bardhë, nëse Serbia vazhdon me të njëjtën.

Marrëveshja tashmë e arritur është që Serbia do të heq dorë nga ajo letër dhe Kosova s’do të ketë nevojë ta zbatojë fare.

Po me targat?

Me targat nuk është arritur ndonjë marrëveshje akoma. Atyre do të vazhdohet t’u vendoset ngjitës në vendet ku janë emblemat e shtetit dhe shkronjat dalluese të republikave.

Ama, Qeveria sot, po feston dhe po interpreton si detyrim të Serbisë heqjen dorë nga ajo letra e bardhë që e kishte zbatuar njëanshmërisht.

Sa keq! Në këtë akord nuk ka asgjë më shumë se sa ajo çka tre shtete të Ballkanit e kanë bërë prej kohësh.

Megjithatë, marrëveshja përfundimtare dhe reciprokisht e detyrueshme e që do të rezultonte në njohje reciproke midis dy vendeve, nuk duhet të jetë drama, por duhet të jetë prioriteti themelor i Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve për Kosovën.

Kësaj marrëveshje të mundshme i kanë paraprirë vite të tëra me dialog të udhëhequr nga BE-ja dhe në Kosovë të ndjekura nga qeveri dhe ekipe negociatore të ndryshme. Administrata e SHBA-ve disa herë ka caktuar përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, dhe Përfaqësuesin Special për dialogun Kosovë-Serbi.

Për Albin Kurtin, bazuar në atë që ai vetë ka thënë, përkundër kësaj historie intensive negociatash e diskutimesh, çdo gjë fillon nga fillimi. Në shpërfillje të plotë ndaj arritjeve të deritanishme dhe qëndrimeve të partnerëve ndërkombëtare.

“Dialogu do të filloj me dialogun, për dialogun”. Vetëm këto dy propozime konkrete plasoi Albin Kurti në këtë aspekt.

Këtë të fundit Albin Kurti do të duhet ta bëjë me Josep Borrell, Përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të BE-së.

Kur ai thotë që nuk do të  ketë marrëveshje pa dialog, ai nënkupton që çdo gjë që është dialoguar para tij është e papranueshme për të.

Edhe pse jo shumë kohë më parë ai ka qenë kundër çfarëdolloj negociatash, qoftë edhe me bashkësinë ndërkombëtare, jo më me Serbinë, dialogu më nuk kontestohet nëse ai vetë është kryeministër dhe udhëheqës i tij.

Një gjë është e sigurt, se dialogu në gjithë dramën e tij e ka korrur një sukses të pamohueshëm. Pas një kohe të gjatë ai ka nxjerrë në shesh varfërinë e të gjithë atyre që gjatë një kohe të gjatë në opozitë kishin nxjerr fuqinë në shesh, me padijen brenda.

Duke u shndërruar këta në lëkurën e qeveritarëve, të humbur, pa peshë dhe të dobët, tashmë janë imitues të asgjësë, që mbajnë peshën “patriotike” në zyrë, kurse lapsin për nënshkrimin e asociacionin e kanë në dorën e Borrell-it.

 

31 Komente

  1. P
    Punetori

    Une ,këtë Baton Haxhiun nuk e kam marre vesh asnjeherë . Ky e sorrollat dhe e sorrollat aq shume argumentin sa qe ja merr mendtë dhe argumentit edhe lexuesit .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berati

      Nuk kupton Baton Halene? Po hale more,çdo me teper? Si nuk e kupton kur i kerkon Albinit pse 11 vjet me pare nuk e beri te zbatueshme marreveshjen ? Pse? He Albin pergjigju. A nuk ishe ti 12 vjet me pare kryeminister i Serbise? Kosoves desha te them. Pse?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtesia e munguar

        O Baton llapaqeni! A mund të shkruash në radhë të parë se cfarë marrëveshje u bë pikë për pikë dhe pastaj bëj analizën tënde mbi cfare palët kanë rënë dakord. Ti ore pykë nuk je as gazetar e as analist. Je thjesht një llapaqen!

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lofata Romëo

        Bashkëpunojnë mbi kupëtimin e fjalën e dhënë mbi Diturinë e natyrës që i dallon : ji ti , se un jam gjithësesi , kam qenë e do jem , je a s'je ti . Në do ri , në do ik , ku do ti , pa më ngarë pa të ngarë e pa të marrë lejë si para se të ishim miq nên një çati , e tani më mirë të di që kam një armik si ti të ndershëm , se një mik hileqar e të pa besë hyzmetqar i tekës .

        Përgjigjjuni
        1. a
          alphazeta

          Fjalë, fjalë imzot. Dhe mllef, mllef pa fund ndaj Albinit. Boll më me përkulje para të huajve dhe Beogradit. Kurti po insiston me shumë të drejtë që Kosova të trajtohet si e barabartë me Serbinë. Por kjo nuk i pëlqen në rradhë të parë Beogradit, por edhe shumë prej ndërkombëtarëve! Të cilët ishin mësuar me udhëheqësit e mëparshëm të cilëve u tundnin prangat sa herë që ata përpiqeshin ta drejtonin kurrizin. Iu lumtë kosovarëve që kanë zgjedhur njeriun e duhur për kryeministër. Le të lehin sa të duan Haxhiu, Kimetja, Grenell, Baze dhe kompani. Dhe "Ballkoni i Hapur" në djall të vejë. Të kesh mik kryeministrin e Serbisë dhe armik atë të Kosovës?! Ky është "Ballkani i hapur"!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sadiku

            Nje shkrim pa bosht dhe, mbi te gjitha, shume konfuz.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liza

              Ky Betoni ka 50 vjet qe e levize bishtin poshte/lart, majtas/djathtas, ishte pro serb kur Kosova mbytej, me ngadale e levize bishtin kunder Serbise kur e shef qe Kosova do te clirohej, bile nganjeher shfaqet edhe si patriot, pastaj kosmopolit, me nje fjale burre Prostitute qe nderron drejtimin nga ai qe i jep me shume euro. Turp per mediat qe i japin hapesire ketj celbesire.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dhe vjen nje dite

                O Baton , ne kete Bote, njeriu mund te behet I mire ose i keq. Ti , je bere per Gjynah, thote populli yne. Pra Ti , nuk I duhesh me Askujt. Je thjesht nje “ Limon i shtrydhur”. Tani e me pas ,perpiqu te njohesh veten. E kaluara jote , si i keqperdorur, ta bene me te lehte.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  LORA

                  I ke rene pikes Z.Haxhiu.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mergimtarja

                    @LORA po lypshe me ta kafshu CICEN me dana e me ta qky PIDHIN me zhig t'kuqun. Analfabete kishe po di diqka. Albin Kurti osht Zot per Kosoven e krejt kombin shqiptar. Ja hongsh BOLET kryeministrit Kurti.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Liza

                      Ciles pike?

                      Përgjigjjuni
                    2. O
                      Open Ballkan ose New Yugoslavia

                      Abini ne takimin e pare ne Vucic e pyeti - Kur do ta njihni pavaresine e Kosoves? Dhe Sander Vucka ju pergjigj - Kurre! Pastaj miku i madh i Rames (Vucka pra, jo Albini) ju drejtua dhe mbare USA BE duke thene - Mos ejani ne Beograd per te kerkuar njohjen e Kosoves! Pra gjithcka eshte e qarte, fajin nuk e ka as Alini, as Sandri (miku i Rames) Faj e turp bashke kane keta te famshem Perendimore qe Vucka u dhjet ne koke e ata bejne gjelin maje plehut.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ani

                        O Baton...je shume I ndyre...Albinit nuk I afroheni as ke thoi...Albini I tregon popullit qe nje oolitikan Shqiptar dhe nuk korruptohet e nuk eshte I pasur....kaq mjafton..

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          E verteta

                          Albini ka gelltitur lugen e corbes ne burgjet e Serbise.Patriot me fjale antishqiptar me vepra.Kosova do narre fryme kur te iki ky marksistleninist

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Eni

                            Po po e di ti o koqe....ai nuk eshte hajdut kaq mjafton...dhe agent te jete nuk ma ndje...

                            Përgjigjjuni
                        2. E
                          ELENA GJIKA

                          NJE KRYEMINISTER SI ALBINI KOSOVA ESHTE DASHUR TA KISHTE SHUME VITE ME PARE ;FALE KOKEFORTESISE SE TIJ SERBET NUK MUNDEN TE MBAJNE ZGJEDHJE NE KOSOVE FALE KOKEFORTESISE SE TIJ SHQIPTARET E KOSOVES DO HYJNE ME LETERNJOFTIME NE SERBI REPUBLIKA E KOSOVES ;POASHTU PRITET CE MAKINAT TE KENE REGJISTRIMET RKS;E NATYRISHT CE KETO SUKSESE TE ALBINIT E PENGONE BATON STANISHIQIN OPOZITEN E KOSOVES E BESA EDHE MERO BAZEN -KOSOVA KA NJE AZEM DHE SHOTE GALICE TE RE VETEM PERPARA ALBIN DHE VJOSE -ME RECIPROCITET

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lani

                            Po po dhe ngopuni me targat e Albinit e me krenari ndërkohë që Kosoven e keni bere si kafaz nga ku s’te le kush te dalesh. Edhe standartin e jeteses po e dime. Tani ktheni dhe erresiren per mungese energjie dhe si lume ju per qeverinë tuaj të ndritur me udhëheqësin legjendar.

                            Përgjigjjuni
                            1. .
                              .

                              Nga ambasada serbe flet ti “Lani”…?

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Poli

                                Mos u be merak se dhe ju rrezikoni vizat...

                                Përgjigjjuni
                            2. P
                              Perseri une

                              Elena ke rene ne dashuri me Albinin dhe te jane errur syte. Eshte e vertete qe kosovaret do hyne ne Serbi me leter njoftim kosovar, por edhe serbet e Kosoves nuk kane pse te paraqesin leternjoftim kosovar. Mjafton letrrnjoftimi i Vuciqit….pra dashuria jote ben qe Albini te duket gjel , por ne thelb ai eshte pule ku ne kotecin e tij kendojne gjelat serbe…

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Imigranti

                                Ke zgjedhur profesion te gabuar o Baton; ti nuk je gazetar. Ti mundohesh te thuash dicka e nuk thua asgje. Ky artikull ngjan si ndonje artikull I huaj, i perkethyer shume keq!

                                Përgjigjjuni
                                1. Çekiçi

                                  Albini është legen muti Vjosa është legene muti Te dyt janë mashtrus dhe genjeshtarë Marrveshjet e te madhit HASHIM THAQI mundohen më i kapitalizu se gjoja keta i kan bërë keto marrveshje Populli nuk han bari e din kontibutin e THAQIT dhe mashtrimet dhe genjeshtrat e këtyre 2 faqezive

                                  Përgjigjjuni
                                  1. p
                                    perparimi

                                    haha or lani mos harro se nje pedagog,profesor apo mesues ne kosove ga pagen dy here me te larte se ne shqiperi

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bukurije Krasniqi

                                      Albini Kurti nuk e rruan karin per shpifjet e Bato Stanishiqit. Ai e ka perkrahjen e 60% votuesve dhe popullit te Kosoves. Per Batonin nuk ia vlen as me shpenzu kohe. Ky eshte nje spiun i sherbimit sekret serb BIA dhe kete e dine krejt Kosova. Edhe baben Fazli qelin e ka pas udbash. Per me i fsheh gjurmet e spiunazhit ne favor te Serbise, ne bashkepunim me Ramen, Batoja eshte strehu ne Shqiperi. Kush eshte sot kunder Albinit, eshte kunder Kosoves dhe me Serbine. Te vetmin "mekat" qe po e ben kryeministri Albin Kurti eshte se po e mbron shtetesine e Kosoves, e cila po sulmohet nga Serbia dhe nga shqiptaret shpirtshitur si Edi Rama, spiunat e sherbimeve te huaja si Batoni, Buzhala, Kimete Berisha, Meroja e ndonje tjeter. Robte jua shkerdhefte Kosova dhe Albin Kurti!!!!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Liza

                                        Hajde mos e tepro edhe ti, edhe une jam “fanse” e Albinit, por nuk shaj e mallkoj ata qe jane kunder tij. Nese je grua (qe une dyshoj) , eshte marre (turp) per fjalorin qe perdor, nje grua nga Kosova kurre nuk ka mundesi te jet aq e qartur nga goja, nese je burre, je vetem nje faqezi dhe as Albini as kushdo tjeter nuk ka nevoje qe ta mbrosh ti….hajt tung,

                                        Përgjigjjuni
                                      2. X
                                        Xana

                                        Na mi na Bukrë, thoi mi ta rruaj të paktën për hygjenë apo je mësum ti shkosh 33 si tepie ti llaçkë .Mos shkofshi sy qepujkë .Ah për turinjtë tuj wellcomeni Euro Lgbtqi - se koishia hoqi dorë e boni noi leckë , tungjit Bukra Krako .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Butoni

                                          Rama e qiti Batonin me sulmu Albinin dhe me mbrojt Vuqiqin. Hajt tung o Baton e rri atje me Ramen se nuk te do njeri n'Kosov

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kosovari

                                            Alpazeta qenke bythlepiresi i Kurtit ,dihet qe kjo marveshje eshte bere nga Thaci ne 2011 ,e Kurti ka qene kundra deri dhe sa qe ty djeg parlamentin ,e sot ky Kurt na thote beme marveshje ,jo mor genjeshtar qe ky popull injorant te mbeshtet ty ,bere zbatimin e marvedhjes se Thacit

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Çekiçi

                                              Ty Bukurije Krasniqi qe je pjellë e UDB dhe te gjithë familjaret i ke dhe i ke pasë në UDB krejt UÇK ti shkerdheft familjen per më ta permirsu pak gjakun e shkaut qe rrjedh në damaret e familjes tende Shkurt e shqip më te thanë ndoshta deri dikund ndoshta bëheni pak shqiptar si familje më origjinë serbo udbashe qe jeni

                                              Përgjigjjuni
                                              1. H
                                                Homer

                                                Serbia de facto e ka marr veriun tani pret de jure te tjerat jane pordhe me rigon.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Liza

                                                  Edhe Qeveria shqiptare nje kohe nuk e kontrollonte Lazaratin, sot po, nese Amerika ka rene dakord qe veriu ti jepet Serbise, ateher eshte gje tjeter, nese jo, nuk do te zgjase shume e ti lejoj Kurtit te futet atje dhe te beje dhe ta marre kontrollin me hir a me pahir….

                                                  Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje