Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

2 Qershor 2026, 14:10Blog TEMA
Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

Nga Frrok Çupi 


Aq naive dhe e trullosur u shfaq, saqë iu deshën disa ditë që të gjente portën e saj. Në Vlorë, protesta nuk hyri. Nuk hyri as nga tuneli i Llogorasë. Aty mendoi se do të numërohej si në historinë e lashtë kur ushtarët dolën nga barku i Kalit. As nga deti nuk erdhi. Deti do t’i dëshmonte si natë edhe ditë.

As nga Ura e Mifolit, nga ku pat udhëtuar rrugës me baltë, Ismail Qemali, themelues i Pavarësisë së Shqipërisë.
Autobusët grek, dje, që mbanin në barqe ushtarë pa numër, kishin shkruar në ballë “Athinë- Vlorë’, por u zbrazën në Tiranë.

Grekët të vijnë andej nga s’e pret, sepse janë jo ata që janë, pat thënë vetë poeti i lashtë romak, Virgjili, diku gjysmë shekulli para Krishtit.

‘I kam frikë grekët edhe kur sjellin dhurata’, shkroi duke aluduar për Kalin e Trojës.

Edhe para selisë së Këshillit të Evropës, në pranverën e vitit 2003, u përsërit e njëjta skenë, veçse me humor. E kam përjetuar atë skenë. Greqia sapo kishte marrë kryesimin e BE. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Papandreou, vendosi në oborr statujën e Maratonomakut, dhuratë nga Greqia. ‘Të kemi frikë edhe kur grekët na sjellin dhurata!’, tha dikush në mikrofonin e mitingut. Të gjithë qeshën.

Para se të shkelnin në Bulevardin më të madh të Ballkanit, herë me emrin Musolin e herë me emrin ‘Dëshmorët e Kombit’ të Tiranës, arkitektët e Kalit që nga Athina kishin ngjizur protestën e Tiranës. Protesta duket si një pushtim civil. ‘Pushtuesi’ anëtar i NATO-s do të sundonte një anëtar tjetër të NATO-s që është Shqipëria. Shqipëria, këto vite, ka ecur shumë përpara. Është zbukuruar, është kthyer në vend turistik, është në prag të pranimit në BE, i ka qëndisur qytetet dhe traditën e vet…

Ky quhet krim i Shqipërisë, përparimi. Ata vijnë që të zhdukin krimin. Krimi ka ndodhur në Vlorë, por ‘Kali’ nuk hyri në Vlorë. Duhet marrë Troja (Tirona, thonë se ka një tingull linguistik dhe historik nga Troja). Ka dy ditë që Protesta Greke mbush sheshin e Tiranës që ka ndërtuar Musolini në vitet kur pushtonte Greqinë. Protesta bëhet për Vlorën, por endet në Tiranë. Protesta mbushet si specat dhe sponsorizohet nga Greqia, por quhet shqiptare. Një nga kriminalistët tha se aty ndodhen edhe agjentë rus. Ndoshta ka edhe iranianë, si ata që erdhën në Vlorë në vitin 1997.

Gjithçka është ‘alias’. Alias krim është vepra që po ngrihet në Vlorë, por është një nga veprat më të mëdha në Mesdhe. Investimi është mbi 4 miliardë euro. Po ta lejonte Greqia këtë ‘krim’ atëherë për nesër nuk është e sigurt se do të jetë ‘kapedane’ e turizmit. Vijnë aerobusët, që në fakt sjellin lëndën më inerte të protestës. Më parë janë bërë përllogaritjet me dinakërinë sipas Virgjilit.

Gjithçka është përllogaritur si në një skenë naive. Shiko skenën naive:
Në ballin e autobusëve shkruhet Athinë- Vlorë, dhjetëra autobusë. As s’e fshehin fare se po vijmë ‘tu vëmë në shtrungë’ vendin fqinj. Naivitet?
Në tabelën tjetër shkruhet: “Jo resortit të Zvërnecit!’. Hapur ‘jo’. Po cili je ti që i cakton punët shtetit tjetër? Budallallëk?

Ish- kryeministri grek Tsipras, djaloshi që e mbyti në borxhe Greqinë e tij aty pas viteve 2008, kërcënon që nga Athina. Një euro deputet i studiuar në Qipro si hidraulik, thërret në Parlamentin Evropian. Në mes të turmës greke në Tiranë ngrihet një parullë e madhe ‘Rroftë Çamëria!’. Kinse për të gënjyer ‘fëmijët’ sikur protesta nuk është greke.

Flet ministria e jashtme, ish kryeministri, gazetat…, por nuk flet kryeministri. Të gjithë kërcënojnë për mbylljen e investimit, por e lënë punën deri në zgrip, me naivitet. Përdorin ‘ushtarët’ që sjellin me autobusët- kuaj dhe disa shqiptarë në Tiranë.

Pse ky naivitet?
Grekët nuk janë të sigurt. Aspak të sigurt. Pasigurinë e tyre duan ta kthejnë në vlerë.

E para nuk janë të sigurt se mund të ndezin zjarrin e konfliktit në Tiranë. Vetëm Shqipëria ndodhet jashtë konfliktit në këtë rajon; vetë Greqia ka njëmijë vjet gëc- mëce me Turqinë.

E dyta, nuk janë të sigurt se kanë ndonjë të drejtë kur thonë se ‘në Zvërnec ka grekë homogjenë’. Me këtë arsyetim, nesër do të quajnë edhe Kukësin ‘grek homogjen’. Shumë prej tyre flasin greqisht; greqishten që duhet për vjeljen e qershive.

Por që të hyjnë në Vlorë e të kërkojnë ‘Greqi’ nuk janë aspak të sigurt.

E përdredhin naivitetin si një strategji për shkak të presidentit Donald Trump. Investimi i madh për Shqipërinë kryhet në ishullin e Sazanit nga Jared Kushner dhe Ivanka, dhëndër e bijë e Trump. Grekët me ‘naivitet të madh’ i bëjnë shantazh presidentit të Amerikës.

“Do të na e kalosh në Greqi investimin, apo të sjellim autobusë në Tiranë?”. Ose të paktën të flasë presidenti amerikan me presidentin e Turqisë, që ky të mos i sulmojë. Ose t’i sulmojë lehtë!

Gjithë ky naivitet mban barrë të mëdha. Dhe bulevardi i Tiranës çfarë mban kjo tokë, protestë greke!

34 Komente

  1. T
    Ton

    Kur te mbeshtet Cupi dmth punet jane keq. O Qyp na thuaj pak si eshte puna Alabarit? He te keqen...po shet ajer nga poshte po zhytet....he tu befsha...se ky padroni jot i rradhes nuk beri ndonje gje deti ne fund.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aleko

      O tone, zoteria po flet per dicka tjeter nese ke vesh te degjosh dhe mendje te kuptosh…je dakort per cfare po thot apo jo…mos u hidh dege me dege,chyn alabari ne ket diskutim,apo edhe ti jr nje grecofon i oreve te fundit…ha ha vazhdoni,vazhdoni beni punet e greqise…kane nevoje per ju…

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        Po them qe si vajten miliardat e Alabarit? Te na sqarojne si po shkon...se I falen asetin me te rendesishem ne Shqiperi. Portin e Durresit. Kaq. Zverneci nuk ka asnje rendesi para Durresit . Cupi ben patriotic. Po Greku ska ku ti coje Turistet. Nuk pranojne me shume ishuj. As ja ndjen fare. Patriotism streha maskarenjve.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vëzhguesi

        Të gjithë shitjet e apartamenteve nga viti 1993 deri më sot në gropë janë bërë për të kapur çmimin më të ulët. Se po e bleve të përfunduar me çelësa në dorë, të shkon edhe 50% më shtrenjtë.

        Përgjigjjuni
      3. T
        Teo

        Gafe te rende o Cup...do te shpallin non grata ne Greqi...

        Përgjigjjuni
        1. I
          I juaji Vini I Netës

          Cup Llulla ate do se i bie bythes 24/24

          Përgjigjjuni
        2. 1
          19

          Bravo professor po kujt I thua ishin mbledh ca pabuksa dhe me kalamaj te vegjel 3 vjec dhe u dukej sikur ca po benin po I ven minat vendit ose te ardhshmen e femijve te tyre .po ne jemi popull idjot te mysim per salen e per edin .u duket ndonje gje qe se ka ber kush ne bot te djegesh vendin tend ne pikun e turizmit .dhe kta capacul nuk e kuotojne qe bejne lojen e armikut .kijtojne se ashtu behet revolucioni .nyk u cuan per dhermiun per palasen per gjirin e lalzit per lezhen per lament qe I shteruan .per naften 2000 mije lek ushqimet ne have por Cohen per zvernecin nje kenet qe e beri enver hoxha .popull budall njerez te ceket .fillun portalet greke I lexut .shqioeria kunder trampit kunder amerikes .po kaq naive jeni mor kopuk dignity vendin tuaj per grekun e serbin.vin kosovaret me kuaj thua u be nami per nje kenet .ty te kan mar shpirtin kto 35 vjet sala dhe edi dhe sjeni ndjer as shuren nuk benit dot .cne ky inat kaq I shoejt .

          Përgjigjjuni
          1. q
            qipidhasi

            Tu shkerdhefshin 19 brezat o 19

            Përgjigjjuni
          2. h
            hila

            tu zgjate jeta o Frrok, i sakte e i vertete si gjithnji, mendje kthjellet si vendlindja, por cfare tu thuash hileqareve e qylxhijve qe u sherbejne atyre! Greku e Serbi para se sulmojne te akuzojne per ata gjana qe kan ne plan ti realizojne vete, ose qe i kan ne shpirt. Shif Salihun e tyne monster.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tol fracezi

              E ka fajin demagogu rilindjes edvin kristaq rama qe greket behen kapadainj

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gezimi

                pirdh se lirohesh o Frok! Ka zemerim popullor se nuk ka transparence nga qeveria, se nuk ka kerkese llogarie nga opozita dhe se populli po trajtohet si te ishim ne nje monarki dhe jo ne nje shtet demokratik! Dhe do apo nuk do ti, protesta do vazhdoje por jo detyrimisht per Zvernecin, pr per kapjen e shtetit nga oligarket dhe nga princi i kurorres.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  E ardhmja eshte e shqiptzreve ne Ballkan

                  Usa do duhet mbeshtese krijimin e nje aleance Turko-Usa-Albania pervte frenuar megallomanine e cmendur greke! Deri ne 2050 Greqia do behet shte me shumicen e popullsise emegrante te shekullit 21. Deri atehere BE do jete haruar se ka ekzistuar, dhe greket e rinj me ngjyre do flasin turqisht.

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    koment

                    Burre me te ndyre nuk mund te kete.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      arvanitasi

                      o koment o jashtqitje sllavo-greke-ruse

                      Përgjigjjuni
                    2. H
                      Henri

                      BOBOBOBO! Ulerim e madhe per kete Sahanlepires te paguar ! Jeni katandisur shum rende o Tema

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        H

                        Shkrim brilant Frrok,si gjithmon jan bashkuar grekrit dhe berishistet qe te ndalin zhvillimin e Shqiperise.Greqia armikja shekullore e Shqiperis edhe kur te puth te bene pis,shqiptaret e njohin mire "dashurin" greke.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nroqi

                          Nje Shqiperi e dobet vasale e Greqise,nje Shqiperi e zhvilluar e barabart me Greqin. Rama arkitekti I zhvillimit te Shqiperise eshte bere armik I Greqis dhe i belereve te saj,berishisteve.

                          Përgjigjjuni
                          1. Y
                            Y

                            Greqija dhe qeni i saj Sali haleja le te lehin, Shqiperia vetem perpara,drejt zhvillimit dhe drejt Europes.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fshatari

                              Ruaju dhuratave te Grekeve. I kemi mare ato per 30 vjet, tani eshte vone. Kalin e kemi futur ne obor. Rojet po festojne fitoren e pa aritur te hyrjes ne BE dhe populli eshte i dehur me luften Berisha Rama "O, sikur të mundja gjithçka të tregoja. Si do të ngrinit para meje si gur, por une i dënuar mes rropamës suaj moskokëçarëse monologun të thurr Ju e dini se përpara Trojës ahere, kali i drunjtë, dhuratë e grekëve u shfaq. Ky kalë në dy grupe i ndau trojanët: ta pranonin atë, ose ta flaknin sakaq. Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët mjaft më me luftë, zjarr edhe helme. Erdhi koha që shpatat ti kthejmë në parmenda armiqte ne miq erdh koha të kthejmë." Kadare

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                R

                                As Greqija dhe as bytheshituri te greku Sali ktimineli nuk e ndalin dot zhvillimin e Shqiperis,han mut kot,ju befte mire.

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  G

                                  Shqiptar,Mos harroni asnjehere te vetme krimet greke kunder shqiptareve,per kete toke dhe per kete gjuhe ka me mijra viktima.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gevedz

                                    Ç'çudit ti - G - e veten mbase - pa dashur me e dit për ju ~ e paskajshme ç'shkruaj; është se të tërë - ata - q'i besoni, n'mos jo e beson jo çdokush si gjisecili u «dha» n'islam.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. N
                                    N

                                    O Sali krimineli,Mos mbaj shpres si laraska koqet e demit,nuk te bije Greqija ne pushtet, po shqiptaret,por ata te kan bo lanet me kohe.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Skraparlliu i inatosur

                                      Eshte ne vete ky njeri qe ata mijera veta ne shesh i quan greke? Nuk me intereson fare se cfare kerkonin ata, por t''i quash te gjithe greke, me e pakta eshte maskarallek. Po Frroku ate pune ka bere gjithmone. Sic i servilosej dikur Saliut, tani i serviloset Rames. Turp, o njeri, se je dhe goxha moshuar.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. .
                                        .

                                        Goxha brumë në magje, por majaja është greke, or ti i inatosuri i Skraparit; kupton shqip?, këtë po të thotë Çupi këtu. Ani, çirruni me budallallëkun tuaj bulevardeve, se ndoshta arrini të kafshoni ndonjë gjë: "ajet".

                                        Përgjigjjuni
                                      2. T
                                        Tr

                                        Shkrim brilant e sakt njerez te paguar nga greqia drejtojne protesten antishqiptar qe nuk duan zhvillimin e Shqiperise keqardhje kush nuk kupton dhe i ndjek nga pas .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tutu

                                          O Frroq loqja .. bythlepires gjithe jeten tende nga cdo ana .. po qe se eshte si thua ti qe ajo dje eshte proteste greke dhe naive .. i bie sipas tej dhe Baton bythqirit qe jemi shtet me shumice greke .. por jo o loqe se eshte Shqiperia qe u zgjua dhe ti dali zot atdheut… nuk e shpetoni dot keshtu liderin gjithollog nderkombetar.. erdhi dita qe ti villni cdo gje qe keni vjedhur…!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. C
                                            CNN

                                            O Lok nana.. prape.ne fis u ktheve, kaq te veshtire e ke ta kuptosh se kur dalin pronare ne nje toke ne mes te asgjese edhe Argita edhe Gaz Demi do te thote se Rama dhe Berisha po ndertojne bashke dhe do tja fusin shqiptarit si gjithmone thelle ne fyt? Sigurims mbete o mjeran te çojne vetem nje zile dhe te aktivizojne

                                            Përgjigjjuni
                                            1. X
                                              XHH

                                              Sa bukur qe shkruan Te lumte dora dhe mendja Je njeri me taban Suksese Frrok Cupi

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Lezha

                                                prape flet ky qelbesira!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  P

                                                  Sali mos u mcif si skuthi,te gjithe e din se mbas kesaj gjurulldije je ti dhe miqt e tu grek Dulja,Bejleri,dhe politikanet grek qe hedhin gurin dhe fshehin doren.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    KAURRI

                                                    RROFT GREQIA

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      E vërteta

                                                      O provokator, shko bej çiçin ne vend tjeter se ketu nuk vend per gjakprishur.

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. E
                                                      E vërteta

                                                      O Frrok, qe ti je nje mbetje dhe nje vemje e ketij sistemi kjo nuk do shume mend. Qe ti je nje letyre e ketij sistemi qe nga Berisha e deri tek ky Ramsesi, kjo prape nuk do fare mend. Dhe qe ti do te perçash protesten dhe qe dole shpejt per te hedhur balte, prape nuk do shime mend per te kuptuar ato qe thashe me siper ne lidhje me ty. Ti dhe shume te tkere, ish sigurimsa te nje sistemi qe e mbyti kete shoqeri dhe kete vend jeni krimbat me te qelbur qe infektoni çdo mjedis. Ju qe i jeni lepire çdo partie e çdo qeverie partiake, jeni te marre fund dhe sa me shume te dilni, aq me shume diskriminoni dhe e peshtirosni veten tuaj ne sy te qytetareve shqiptare. Juve do t'ju vije fundi, se ky vend nuk mund te mbetet peng i nje sistemi qe i shuajti shpresen te ardhmes shqiptare. Por ajo nuk eshte shuar krejt, ka drite akpma se ne kete vend ka akoma nkerez qe e shohin driten dhe kane nje potencial te madh per te bere shume gjera te mira, me shume sesa lepirjet e ndyra per protagonizem te peshtire.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje