Tashmë nuk fshihet më që Partia Demokratike dhe aleatët e saj, po përjetojnë një krizë të fortë për gjetjen e një emri dinjitoz dhe konkurues, si kandidat në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e bashkisë Tiranë. Ndërkohë që Rama dhe PS e kanë nominuar pretendentin për postin e Erion Veliajt, kanë ngritur shtabet elektorale, e madje po punojnë në terren, PD po bën sikur konsultohet me Fatmir Mediun, Tedi Blushin e pse jo, edhe me Kujtim Gjuzin.
Pra PD po negocion me vetveten! Dy figura të spikatura të cilat e tejkalojnë popullaritetin e militantëve në kryeqytet, si Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, kanë refuzuar të futen në garë. Në këtë situatë duket sikur PD po hyn në zgjedhjet e Tiranës me zor dhe sa "për sy e faqe".
Por beteja për kryeqytetin në një kohë kur Edi Rama shfaqet si i plotfuqishëm dhe i pakonkurueshëm, ka rëndësi historike për opozitarizmin shqiptarë. Njeriu i cili rimori Partinë Demokratike me slloganin se vetëm ai mund ta rrëzojë "Regjimin e Ramës", tani ka një shans dhe një kartë, (Të fundit), të tregojë veten dhe fuqinë e PD me atë në krye.
Sali Berishës si kandidat i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës do të ishte një lëvizje e guximshme, burrështetase dhe madje "legjendare", siç është ai vetë në mendjet dhe zemrat e berishistëve. Në rradhë të parë kjo lëvizje do të interpretohet si një përpjekje e sinqertë e Sali Berishës, për të adresuar disa sfida të brendshme dhe të jashtme me të cilat po përballet opozita.
Është mënyra më e saktë dhe më e shpejtë, për të testuar mbështetjen e vërtetë që ai ka jo vetëm brenda PD, por edhe te votuesit e kryeqytetit.
Kandidimi i Berishës do të funksiononte si një referendum jozyrtar për mbështetjen që ai gëzon ende, pavarësisht humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje. Një rezultat i fortë në Tiranë do të legjitimonte pozicionin e tij si lider i padiskutueshëm i opozitës dhe do të shërbejë si një mesazh i qartë se Partia Demokratike është e bashkuar nën udhëheqjen e tij. Nga ana tjetër, një rezultat i dobët, do të krijonte presion dhe mundësinë, për ndryshime të thella brenda partisë.
Me praninë e tij, Berisha ka shansin të tregojë tani shpejt, se mund të arrijë të mobilizojë votuesit tradicionalë të djathtë dhe të tërheqë ata që janë të zhgënjyer nga figura kryesore të partisë. Janë të shumtë ata që pretendojnë se fajin për këtë katandisje të PD, e ka kushdo përveç Berishës i cili sipas tyre, punon shumë. Si kandidat për Tiranën, Berisha, ka mundësinë ta vërtetojë këtë gjë.
Betejën e tij të përditshme në konferenca me gazetarët kundër qeverisë, si kandidat për Tiranën, Berisha do të kishte mundësinë ta kthente në një aksion të vërtetë mobilizimi të partisë dhe opozitës. Ai ka një shans historik që të kthejë zgjedhjet lokale në një platformë kombëtare kundër qeverisë, duke e shndërruar betejën për bashkinë, në një betejë për fatin e vendit. Kjo do t'i jepte zë shqetësimeve për korrupsionin, varfërinë dhe problematikat e qeverisjes, dhe do të vendoste në qendër të vëmendjes përplasjen e drejtpërdrejtë të tij me Edi Ramën si kreu i një "narkoshteti", siç e akuzon çdo ditë në orën 12.30 nga selia e PD.
Gjithashtu, duke marrë përsipër sfidën për Tiranën, Berisha do të tregonte se ai nuk tërhiqet nga betejat e vështira dhe se është i gatshëm të ndeshet direkt me pushtetin. Kjo do të ndihmonte në ringritjen e imazhit të opozitës si një forcë e vendosur dhe do të shfaqej si një alternativë e fortë politike.
Edhe pse kandidimi i Berishës përmban rreziqe të larta për një humbje, një lëvizje e tillë mund t’i japë një shans të fundit opozitës për të ringjallur energjinë dhe shpresën e humbur. Përballë një kandidati kukull të Edi Ramës siç është Manastirliu, një kandidim i Sali Berishës mund të shndërrojë garën në një betejë historike, që do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e Tiranës, por edhe drejtimin e opozitës në vitet në vijim.
Berisha e ka mundësinë e artë që në fushatën për Tiranën, të krijojë një shtab elektoral me gjithë deputetët e opozitës dhe dhe ta kthejë këtë përballje, në një mundësi historike për "fillimin e fundit" të Edi Ramës. Edhe një humbje dinjitoze, do të ishte një zjarr i parë për shpërthimin e flakëve të opozitarizmit dhe të PD, të cilat aktualisht ngjajnë si të zhytura në koma. Në fund të fundit këtë "sakrificë", ai jua ka borxh ndjekësve të tij, të cilët në këto 4 vite të vështira për atë në raport me ndërkombëtarët dhe drejtësinë, vetëm jetët e tyre, nuk ja kanë dhënë ende!
Do Zoti i mer mend dhe kanditon ky komunist vrases Non Grata ? do jete nje gare e forte me Belon se kush do mare vota me shume , une jam i sigurt se komunisti vrases Non Grata nuk ja kalon , e sa per Manisterliun ajo mere mbi 200.000 vota mbi kete komunist .
Ama mendje te bukur po na jep. Saliut i ka shkuar bytha ne gardh,do kandidoi ai per Tiranen sot 82 vjec. Nuk mbrehet ne zgjedhe kau plak. Nqs ndodh vertet kjo,atehere Manastirliu do fitoi jo 60% po 99%, se nuk e do Tirana Salin. I grryhen zorret dhe u vjen per te vjell.
Dmth , ja vdekje ja liri. Pas kësaj Berisha ikën me bisht në shalë.
Berisha ishalla kandidon per bashkine e Tiranes sepse ne rradhe te pare ti nqfs.humbe zgjedhjet ty te humbe e drejta si ne parlamente po ashtu edhe bashkine nuk e mere dhe me e mira se populli shpeton prej teje se nuk bene rremujat ne parlamente provoje njehere se atehere beji te fala opozites.
Saliu nuk eshte votuar asnjehere tamam. Mos haroni qe gjithe kohes ka qene kandidat ne Kavajen heroike te derdimeneve kavajote.
ORE ME NJE MILION MALOKE QE KANE ARDHUR NE TIRANE BERISHA FITON ME SIGURI
Bufi komunist po pâte bythe futu dhe kandido ta shikoshe sa te vlen lekura......
Po pse, çfar e di toj Sali Brrishen, dem spanjoll e di toj? Se demi spanjoll terbohet e t versulet kur i tun shamin e kuqe, kurse toj do ta nersesh tuj e fut m seder qy t kandidoj per krytar bashkijet. Salija osh shum i qut, ka shum zagar t skopitun qy e adhunojn si pereni muti qy o. T ishte aq trim Salija do ish bo muti mullar m Shqypni. Ne lum na qy sun o.Trimnija nuk i shko daktorrit ene prefesorrit ati i shko kopilija, pabesija qy i ka n gen, pa lene se si del ai n mexhlis.
Interesante si zgjidhje kjo zgjedhje .nese ndodh kjo seshte cudi qe ps te rizgjedhe ramen perbaĺle tij .
Një NON GRATA i akuzuar për vjedhje mashtrim ,vrasje etj.të kandidoi për Tiranën....!!!! Një gjë është e sigurt se NOC RROKUN ka për të fituar se fatmirsisht në Tiranë ka pak shpellarë se vetëm ata e votojnë.....
Problemi nuk eshte kandidimi apo jo i Saliut....problemi eshte se..bande...qe ka ai rreth tij...jane te,,,,dale boje,,,,,bashke me te...populli i di mire se sa te "zotet" jane....Noka..Balliu...Bardhi..Topalli...Vokshi....etj etj deputete te,,,,,listes se mbyllur,,,,,,ato nuk i hyne ne pune me,,,,as dreqit,,,,e jo me popullit.....si te kandidoj si jo (Saliu)....atij i ka marre fund vlera si politikan dhe bashke me te edhe te atyre qe i mbajn "iso"....ky eshte problemi qe duket sikur Saliu e di me mire se disa gazetare apo analiste (si ky i ketij shkrimi)....qe llomotisin neper emisione politike......
Fiks fare.., megjithese jetet e tyre jane te pjerdhura
Edhe sikur vetë Çim Peka, që ka arritur të frymëzojë edhe të pafrymëzueshmin, Gimin e puros, të shkruante si ky Vladi, edhe sikur të tërë gazetarët, opinionistët e analistët, nën udhëheqjen largpamëse të Lubonjës, të zgjidhnin furçat më të mira për t'i bërë furçat më gudulisëse të egos së sëmurë Saliut, ai nuk do ta hante atë koqe ulliri, sepse e ka nuhatjen më të fortë se tl gjithë qentë së bashku që e ndjekin pas, si ata qentë e rrugëve që ndjekin mbledhësit e mberurinave te kazanët e plehrave për t'u hedhur kockat që mund të gjenden atje.
PD po të kandidojë një copë muti për Bashkinë e Tiranës, e fiton, por non grata jo.
Eh si vërtetohet thënia e popullit që qënit plak kur i vjen ngordhja shkon dhe pëshurrë në derë të (......kolbes.....)E çuditëshme se deri ku shkon fantazia e popullit ??Do të garojë Saliu thonë për bashkinë e Tiranës.Po jo more të nderuar komentues dhe qytetar mos e konsideroni Sali Berishën budalla .Ai i ka me dyshifra krimet e tija në këto 34 vjet dhe në të gjitha drejtimet ama qarrataj budall nuk është . Po pse ore nuk e di ai fundin e turpshëm të zgjedhjeve të pjesëshme ? Pra si thoni ju të verë kandidaturën dhe kur të dalë me gisht në gojë si do të justifikohet për abandonimin që do ti bënte votuesi ? Apo të pranojë jo vetëm humbjen e Tiranës por të pranojë dhe humbjen e 12majit Po pse e ha Saliu këtë koqe ulliri ? Jo more jo të gjithë mund të humbasin por Saliu jo jo jo ndryshe në opozitën bie tërmet .
E vulosi Zegjineja ne kuvend sot,ajo duke ju drejtuar deputeteve te mender PD tha: "Ju do perfundoni te gjithe si Gazi".
PD eshte bere si bashibozuket e Haxhi Qamilit,duam baben thon,pra dum Sali mutin. Ju befte mire!
O zoti Vladi! Kujdes se do dërgojë ndonjë të të rrahë pêr vdekje Saliu! Dhe kjo po të jetë me orë të mira.... Ka dhe ndryshe
Te pshurrsha PD,rrugecer te pandreqshem.
PD nuk ka asnje kandidat qe mund te garoje dhe fitoje. Per pasoje gazetari Neritan Vladi hedh kete propozim te fundit per PD, se vetem kjo kandidature i ka mbetur. E sigurte humbja e thelle edhe po te garoje SB, por duket nje variant i pamundur qe ai te pranoje. Ne keto kushte opozita, do te zgjedhi nje figure qe ti bashkoje, qe te jete e pranueshme per ta, por qe me siguri do te humbi.
Berisha kandidat kryebashkiaku? Atëhere do ja vjedhin megjithë mend votat dhe, më pas, fillon revolucioni i rradhës...
Gazetar idiot,Me berishist se berisha
aman se na u shtua. oreksi sot kur degjuam. kriminelin trimin flamur noken. kur mbajti fjalim. qe nuk e di se nga bie Dubai.
Kur shpejt te hane kokat mes tyre Velia e Rama , atehere do marre vesht kandidatin tone Tirana .
Eshte e çuditshme. Janë çue te gjithë ne PD me e shkly 400 copash Berishen, deri edhe ky vladi i nençur. I vetmi që e do me gjith zemër eshte Edi Rama. Nuk ju konvenon? Mire, bëni sikur e merrni me shaka, por Saliu është i qete me Ramen. I biri merr tendera të fortë e jo shaka, SPAK-u e ledhaton Saliun. Sala i a ka dorezue Ramës gjith PD-në. Ka më mire? Prandaj lerini prrallat. Pse të garojë Saliu? Ça mendje e bukur e ketij Neritan a si quhet ky. Dil ti i mençuri Neritan e kandido. Sa turp. Gjith ajo PD nuk ka asnji burre te dali ti veri gjoksin por kerkojnë te tallen me nje 83 vjeçar te kërrusur si Kurrizoja.
Berisha po jete si fisniku i fisnikeve Don Kishoti i Maçes kandidon per Bashkine e Tiranes por problem me veten e kam se eshte nga Vuçidoli i Tropojes ku raca e fisnikeve ka ko qe jane zhdukur si specie.
Lol Guraziu nuk asht per kyt loje.
Jo kaq të holla kunjat, more Vladi i Lurës, se nuk të marrin vesh këta fusharakët! U është trashur truni me ujë kënete, ti ke pi ujë dëbore...