Në praktikë Kosova është shtet funksional, me kufijtë e saj dhe ushtrim të pushtetit. Madje e përmendin si shembull të shtetformimit që në të ardhmen duhet ta ndjekë Palestina. Në aspektin formal Palestinën e kanë njohur më shumë shtete sesa që e kanë njohur Kosovën. Një shikim në listën e shteteve që e kanë njohur Kosovën dhe atyre që e kanë njohur Palestinën dëshmon hipokrizinë e disave prej tyre. Dëshmon se njohja është thjesht një veprim politik. Prandaj Palestinën e kanë njohur disa shtete, përfshirë edhe evropiane, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Hipokrite është edhe deklarata e një ambasadori palestinez, i cili tha se Kosovën nuk e ka njohur pasi ajo ka hapur Ambasadën në Jerusalem. Nëse kjo ka qenë vërtet arsyeja, atëherë kanë pasur plot 13 vjet për ta bërë këtë para se Kosova ta hapte këtë ambasadë
Nga Agustin Palokaj
Ditëve të fundit është përmendur shumë rasti i Kosovës kur është folur për bërjen e Palestinës shtet funksional. Madje përflitet se instituti “Toni Blair”, një organizatë e themeluar nga ish-kryeministri britanik, ka përpiluar një plan që territori i Gazës të vendoset nën një administrim ndërkombëtar gjatë së cilit do të krijoheshin strukturat e shtetit për të marrë një ditë pushtetin e plotë në një Palestinë si shtet sovran.
Kosova prej çlirimit të saj ishte e vendosur nën një administrim ndërkombëtar. Gjatë asaj periudhe paralelisht, me ndihmën ndërkombëtare, krijoi institucionet e vetadministrimit. Pastaj, përmes një procesi ndërkombëtar, të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm i OKB-së, doli propozimi për statusin e Kosovës dhe në bazë të këtij propozimi të zgjedhurit politikë të popullit të Kosovës shpallën Pavarësinë. Kjo pavarësi u njoh nga shumë shtete, por për shkak të keqpërdorimit të së drejtës së vetos nuk u njoh edhe nga Kombet e Bashkuara. E ndarë ishte edhe BE-ja, pasi pesë nga 27 vende të saja anëtare nuk e njohën Kosovën. Nuk e njohu as Serbia. Dhe mosnjohja nga Serbia u mor si arsyetim nga disa shtete për të pohuar se shpallja e pavarësisë ishte e njëanshme. Mospajtimet për Pavarësinë e Kosovës vazhdojnë, Serbia nuk e njeh dhe thotë se “nuk do ta njohë kurrë”. BE-ja nuk mund ta njohë si shtet, pasi kjo çështje, e cila i takon edhe politikës së jashtme, është në fushën ku vendoset njëzëshëm nga të gjitha vendet anëtare.
Në anën tjetër, më shumë se 150 shtete të botës tashmë e kanë njohur pavarësinë e Palestinës. Ani pse Palestina nuk i ka strukturat kryesore të shtetit të saj në të gjithë territorin që konsiderohet se do të duhej t’i takonte atij shteti.
Në praktikë Kosova është shtet funksional, me kufijtë e saj dhe ushtrim të pushtetit. Madje e përmendin si shembull të shtetformimit që në të ardhmen duhet ta ndjekë Palestina. Në aspektin formal Palestinën e kanë njohur më shumë shtete sesa që e kanë njohur Kosovën. Një shikim në listën e shteteve që e kanë njohur Kosovën dhe atyre që e kanë njohur Palestinën dëshmon hipokrizinë e disave prej tyre. Dëshmon se njohja është thjesht një veprim politik. Prandaj Palestinën e kanë njohur disa shtete, përfshirë edhe evropiane, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Hipokrite është edhe deklarata e një ambasadori palestinez, i cili tha se Kosovën nuk e ka njohur pasi kjo ka hapur Ambasadën në Jerusalem. Nëse kjo ka qenë vërtet arsyeja, atëherë kanë pasur plot 13 vjet për ta bërë këtë para se Kosova ta hapte këtë ambasadë.
Mbështetja për krijimin e shtetit të Palestinës është një qëndrim i drejtë. Dhe është mirë që për këtë nuk ka dallim as në mesin e shteteve të BE-së. As ato që nuk e kanë njohur Palestinën nuk e mohojnë se ajo duhet të jetë shtet. Vetëm duan që kjo të bëhet përmes realizimit të qëllimit të “dy shteteve”, pra Palestinës dhe Izraelit, si shtete të ndara që do të jetonin në paqe në fqinjësi të mirë mes vete.
Është interesante se asnjëherë në BE nuk është thënë në emër të gjithë BE-së se Kosova duhet të jetë shtet. Pra, duket se ka më shumë pajtim që Palestina duhet të jetë shtet sesa për atë që Kosova tashmë është shtet. Vendet si Gjermania, Kroacia, Austria, Italia dhe disa tjera që nuk e kanë njohur Palestinën thonë se do ta njohin në disa rrethana të tjera. Vendet si Spanja, Qipro apo Sllovakia nuk thonë se do ta njohin Kosovën. As BE-ja nuk thotë për shembull se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me formulën e dy shteteve.
Interesante është se Spanja ishte vendi më aktiv në BE në favor të njohjes së Palestinës ndërsa, në anën tjetër, është shteti më aktiv për ta kundërshtuar çfarëdo trajtimi të Kosovës si shtet. Argumenti i Spanjës ishte se Kosova është bërë e pavarur në mënyrë unilaterale dhe këtë nuk e ka pranuar Serbia. Ky argument u rrëzua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila dha mendimin se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe nuk e ka shkelur as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo rezolutë, në të cilën shpesh bazohet Serbia për ta kundërshtuar Pavarësinë e Kosovës, nuk e kishte vendosur statusin e Kosovës, por e kishte lënë të hapur që kjo të ndodhë përmes një procesi politik, gjë që ndodhi dhe rezultoi me pavarësi të shpallur sipas një propozimi ndërkombëtar. Spanja, sipas të njëjtit argument, do të mund të mos e njihte Palestinën pasi me një njohje të tillë nuk pajtohet Izraeli.
Ajo që në rastin e BE-së, si me Kosovën ashtu edhe me Palestinën, është e pakëndshme, është se në të dyja rastet tregon sa të thella janë ndasitë. E këto ndasi e bëjnë kredibilitetin e BE-së në skenën ndërkombëtare shumë të brishtë.
Këto ndasi do t’i shfaqin edhe para syve të botës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Njohja e Palestinës nga Britania, Kanadaja, Australia e Franca, në kohën kur Amerika fuqishëm kundërshton një gjë të tillë, dëshmoi po ashtu se sa është larguar SHBA-ja nga aleatët e deritashëm tradicionalë të saj.
Në anën tjetër, njohjet nga vendet si Franca, Spanja, Belgjika, Portugalia dhe disa vende tjera nuk do të ndryshojë asgjë në terren. Sepse Izraeli do të vazhdojë me operacionet e veta në Gazë, derisa ta ketë mbështetjen e pakusht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Njohja e shtetit të Palestinës nga disa vende evropiane nuk do ta ndryshojë këtë. Mund ta ndryshojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E SHBA-ja, në mandatin e dytë të Trumpit, thjesht nuk çan kokën për askënd.
Edhe pse numri i shteteve që e kanë njohur Palestinën është më i madh sesa i atyre që e kanë njohur Kosovën, nuk ka dyshim se Kosova është në një pozitë shumë më të mirë. Pra, Kosova është edhe shembulli më i mirë i ndërtimit të shtetit demokratik.
Jo veç Palestina,apo Kosova, por janë të gjitha vendët Myslimanë ku do në botë që nukë krijonë shtet demokratik me themel të shendoshta demokratike dotë kurrë. Po nukë e njofti Amerika Palestine ështe kotë farë.
Ti e paske kuptuar drejt.
Qartë, saktë. Po nuk ndanë islamin nga shteti nuk do bëhen kurrë. Të shkelësh me këmbë gjysmën e popullsisë (gratë) se kështu ka thënë njëri në shekullin e 6-të, do të thotë të jetosh akoma në epokën e gurit por me celular në dorë.
Ku i gjen keto krahasime idiote Kosove-Palestine mor debil katolikocentrik
gjakdhjret gerrki arrixhininji servi palestini nuk i njeh njrei ..sespe gerrku arrechinji nuk jane shtet e popull por turm keqberese ......ato 150 shete qe gjasme e kane njohur gerrku arrixhinjinjin e kane bere vetem dejure pra ne parim apo prinzip, si merre me long se mishi u mbarua. Kurse Kosoven e ka njohur si nje shtet te plot USA pra augstin gjakdhjeri heren tjeter kur te shkruash behu pak me i kamufluar ...por gjakdhjeret sot nuk ja arrijn me .....
According to the biblical account, on the succession of Solomon's son Rehoboam, the United Monarchy split into two separate kingdoms: the Kingdom of Israel in the north, containing the cities of Shechem and Samaria; and the Kingdom of Judah in the south, containing Jerusalem and the Jewish Temple. The Kingdom of Israel (Hebrew: מַמְלֶכֶת יִשְׂרָאֵל, Mamleḵeṯ Yīśrāʾēl) was an Israelite kingdom that may have existed in the Southern Levant. The first extra-biblical mention of Israel dates from the Merneptah Stele created by Pharaoh Merneptah in 1208 BC. According to the Deuteronomistic history in the Hebrew Bible, a United Monarchy or United Kingdom of Israel existed under the reigns of Saul, Ish-bosheth, David, and Solomon, encompassing the territories of both the later kingdoms of Judah and Israel. According to the biblical narrative, David of the tribe of Judah engaged in a protracted conflict with Ish-bosheth of the Tribe of Benjamin after the latter succeeded his father Saul to become the second king of an amalgamated Israel and Judah. Amidst this struggle, Yahweh had sent his prophet Samuel to anoint David as the true king of the Israelites. Following Ish-bosheth's assassination at the hands of his own army captains, David officially acceded to the throne around 1010 BCE, replacing the House of Saul with his own and becoming the Israelite third king. He was succeeded by his son Solomon, whose mother was Bathsheba. Solomon's death led to the rejection of the House of David by most of the Twelve Tribes of Israel, with only Judah and Benjamin remaining loyal: the dissenters chose Jeroboam as their monarch and formed the Kingdom of Israel in the north (Samaria); while the loyalists kept Solomon's son Rehoboam as their monarch and formed the Kingdom of Judah in the south (Judea). With the success of Jeroboam's Revolt having severed Israel's connection to the House of David, only the Judahite monarchs, except Athaliah, were part of the Davidic line. In the aftermath of the Babylonian siege of Jerusalem around 587 BCE, Solomon's Temple was destroyed and the Kingdom of Judah fell to the Neo-Babylonian Empire. Nearly 450 years later, the Hasmonean dynasty established the first independent Jewish kingdom since the Babylonian conquest, though it was not considered to be connected to the Davidic line nor to the Tribe of Judah. In Jewish eschatology, the Messiah (מָשִׁיחַ) will be a Jewish king whose paternal bloodline traces to David. He is expected to rule over the Jewish people during the Messianic Age and in the world to come. Neturei Karta (Aramaic: נָטוֹרֵי קַרְתָּא, romanized: Nāṭōrē Qartāʾ, lit. 'Guardians of the City') is a Jewish anti-Zionist organization that was founded in Jerusalem in 1938 and is primarily active in parts of Israel and the Western world. It was established by Haredi Jews originally affiliated with World Agudath Israel, which represented the most devout members of the Haredi community of the Old Yishuv. The organization's members, who adhere to stringent interpretations of Jewish religious law, are known for their religious conservatism and insular lifestyles. Neturei Karta's international political activism is rooted in its opposition to Israel's existence, which, in turn, is rooted in its members' core religious belief that the Jewish exile is to be maintained until the coming of the Messiah.
Futja Pordhes..se lirohesh !
Kjo do të thotë që Kosova është shtet sepse e deshi Amerika se po të ishte për europën akoma do ishim refugjatë në vendet e huaja. Palestina kot njihet si shtet, po nuk e njohu Amerika. Injorantët e Albinit thonë se nuk na duhet Amerika.
Ne e dime qendrimin e Europes ndaj ceshtjeve shqiptare.Ajo me shpirt eshte mbeshtetese e interesave sllavo greke Rrofte Amerika
SA KOHE QE KOSOVA NUK BEN PERPJEKJE PER TE FORMUAR ASOSACIONIN E KOMUNAVE ME SHUMICE ORTODOKSE(,SEPSE ATA JANE PO SHQIPETARE,POR NGA MYSLIMANET JU PELQEN TI QUAJNE SERBE OSE SHKIE),NUK NDRYSHON ASGJE.....POR ME ALBIN BABEN KOSOVA SHKON NE DREJTIM TE PADITUR.....