Pse nuk hyn në sy sfida e Bashkisë te PD?!

28 Shtator 2025, 18:40Blog TEMA
Pse nuk hyn në sy sfida e Bashkisë te PD?!

Nga Ben Andoni

Sot duhet të ishte emri i kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës dhe madje i gjithë shtabi i tij. Ose më saktë: Qysh ditën që Velija mori udhën e përballjes me drejtësinë, strukturat e Partisë Demokratike duhet të mendonin për alternativën e tyre. Koha po tregon se edhe protestat e vazhdueshme të opozitës më 2024 dhe bash në periudhën më të vështirë të vitit gjatë verës e kishin një qëllim: Rrëzimin e Velisë. Por sot, gati shtatë muaj më pas nga ndalimi i tij, kur Partia Socialiste ka kandidaten dhe madje edhe drejtuesit politikë, nga ana e PD-së ka një rehati dhe qetësi, sikur ta kenë pasur drejtimin e bashkisë së kryeqytetit prej kohësh. Problemi i parë statistikor që lidhet me përballjen zyrtare të vitit 2023 duket se është i pakapërcyeshëm. Votat e Këlliçit nuk mjaftojnë (100.425 votat: 34.58%); votat e Bejkos nuk ‘përfillen’ (12,398 vota: 4.27%) edhe pse u la në baltë nga të tijët (!); kurse partia e Qorrit (arriti plot 13,851 vota: 4.77 %), pjesë e partive të vogla por më shumë identitet, nuk pranon bashkëpunimin me Berishën; kandidatët e tjerë kanë peshë të papërfillshme po të ndiqet ajo logjikë elektorale. Problemi i dytë duket edhe më shqetësues. Askush nuk do të donte një fitues nga opozita nga njerëzit e saj, për shkak se ai hiqte narrativën kryesore që lidhet me qenien e Berishës në krye dhe këtë lloj status quo-je. Kryetari historik nuk mund ta udhëheqë dot fushatën në terren, kurse të tjerët fshihen pas kurrizit të tij. Berisha e justifikon lehtë humbjen, kurse për këdo tjetër është gati vrasje politike. Që do të thotë: Një fitore e një individi të PD-së ose opozitës së bashkuar do të krijonte një perceptim për mundësitë edhe pa Berishën. Askush nuk e do këtë realitet sepse nuk duan protagonistë në një hapësirë ku janë të ndara zonat e influencës dhe e dyta është se aristokracia e Opozitës është më mirë në pozitën që të kritikojë, ofendojë dhe të nëmi, në vend që të ndërtoj dhe të sfidojë. Këtë e shikon sot publiku në një fushatë të panisur për të kandiduar një emër dhe që po zgjat kaq shumë e pa sens te Partia Demokratike, por edhe amalgamën e qëndrimeve të njerëzve të saj sa i përket betejës më të afërt. (Javanews)

2 Komente

  1. V
    V

    Te pjerdhsha mu ne shkrim o Ben,si gjithmon na servir qofte me leng.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demo Krati

      Në PD janë bërë pishman që protestonin kundër Erjon Veliajt. Këlliçat protestonin,,por nuk ua merte mëndja se Erjoni do të largohej në mes të mandatit.... . Kjo e ka vënë në pozitë shumë të vështirë PD , sidomos Sali Berishën...... Ç'na u deshën neve ato protesta. Hë tani!? ....... . Dhe problemi nuk është se nuk po gjejnë kandidat.... . Problemi është humbja.... . Dhe çdo personi që Berisha e thërret, prandaj nuk pranon të kandidojë. Sepse e pret humbja........ . Dhe pikërisht, kjo garë me humbje të sigurtë, nuk i duhet Berishës....... . Rama i thotë : - Ti vodha zgjedhjet. Urdhëro, ja ku po përsëritet Tirana. Fitoje në ta mban..... . Vërtetoje se zgjedhjet parlamentare u vodhën...... . Dhe humbja më këto 6 bashki, do të jetë një problem për Berishën..... . Largimi i tij, pas kësaj, qëndron në rendin e ditës të çdo diskutimi për shpëtimin e PD.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje