Rrëfimi i një deputeti të Dibrës

11 Shtator 2025, 11:43Blog TEMA
Rrëfimi i një deputeti të Dibrës

Nga Lavdrim Krashi

Në ditën e fundit të punës si përfaqësues i Dibrës në Kuvendin e Shqipërisë për periudhën 2021-2025, u paraqita aty ku fillova para 4 vitesh, në Arrasin e vendlindjes e të Kuvendit 1920, vazhdova për t’u përshëndetur me kryetarin e Dibrës, Rahim Spahiu dhe e mbylla me kryetarin e Dibrës së Madhe, Hekuran Duka nëpërmjet të cilëve "u pëshëndeta" me të gjithë dibranët.

Detyra e anëtarit të Kuvendit është të jetë shërbëtor publik dhe të punojë përherë në interesin kombëtar e të zgjedhësve të vet, ku ai kombëtar ka prioritet, si edhe të drejtojë me shembullin e vet.

Shërbimin publik me standarting më të lartë e meritojnë të gjithë qytetarët; ata që me vullnet të lirë votojnë për një alternativë ose tjetër si dhe ata qytetarë që për arsye të ndryshme qëndrojnë larg e nuk binden  të votojnë, por që mbetet detyra jonë ti bindim.

Anëtari i Parlamentit si përfaqësues i Dibrës ka një veçori te rrallë prej të tjerëve pasi ështe përfaqësues i krejt dibranëve, ketej dhe andej kufirit administrativ të Shqipërisë. Personalisht kam përjetuar edhe faktin e të qenit përfaqësuesi i vetëm nga Diaspora jonë e madhe dhe e shkëlqyer shqiptare në botë, veçmas Komunitetit të mrekullueshëm shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, produkt i të cilit unë jam vet direkt.

Të jesh përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, sidomos i një treve me tradita si Dibra, është nder, krenari dhe privilegj që nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Vendet me standard të lartë jetese nuk janë domosdoshmërisht ata që kanë shumë burime natyrore, por ata qe i menaxhojnë më mirë ato!

Dua t’u shpreh mirënjohjen time gjithë mbështetësve të mi në këto 4 vite të shërbimit tim. U jam mirënjohës fillimisht të gjithë atyre që më besuan me votën e tyre në 2021 dhe të gjithë mbështetësve të mi përgjatë 4 viteve. E kam të qartë se të ishe mbështetësi im kishte sfidat veta. Falenderoj edhe kritikët e mi sepse unë besoj që kritika konstruktive është po aq e rëndësishme për përmirësimin dhe rritjen personale e profesionale të kujtdo, por mbi të gjitha sjell zhvillim të qënësishëm dhe mësojmë në vazhdim.

Kam kaluar reflektimet fillestare për 4 vitet. Patjetër që ka gjithmonë vend për përmirësim dhe ka momente që mund të ketë patur qasje alternative më të mira. Të gabosh është njerëzore; të pranosh dhe mësosh prej tyre është hyjnore. Kërkoj ndjesë për të metat dhe gabimet që mund të kem shfaqur. Dua të siguroj se nuk kanë qenë të qëllimshme.

Jam koshient se Dibra i kishte pasur investimet publike me shumë kursim deri në 2021 nga qeveri të njëpasnjëshme qysh prej fillimit të viteve '90 të shekullit të kaluar. Positivisht faktet tregojnë se taksapaguesi shqiptar ka investuar në Dibër në mënyrë të qënësishme keto 4 vitet e fundit. Vëmendja e aktorëve vendas dhe të huaj është shtuar dhe Dibra është tashmë vetëm pak më shumë se një orë afër Tiranës dhe ka premisa për të çliruar energji të mëdha zhvillimore të çdo dibrani.

Fjala ka peshë në Dibër. Jam krenar që kam qenë pjesë e promovimit të Dibrës, ngjarjeve, kontributeve dhe figurave të saj duke u shfaqur në media kombëtare e ndërkomëtare si edhe në rolin tim të diplomacisë parlamentare si anëtar i Komisiont të Jashtëm dhe atij të Çështjeve Europiane në Kuvendin e Shqipërisë.

Jam krenar gjithashtu që së bashku kemi qenë faktorë të rëndësishëm në sukseset zgjedhore në dy palë zgjedhje lokale në Dibër si edhe atyre të përgjithshme para pak muajsh.

Përulësisht mirënjohës familjes time, bashkëshortes dhe dy fëmijëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme dhe inkurajimin edhe në ato raste ku qasja dhe ingegriteti janë sfiduar hapur. Faleminderit familjes së madhe.

Mirënjohje për dy prindërit e mi që pasi më bënë personin që jam sot, më kanë udhëhequr nga qielli hyjnor gjithë këto vite. Jam djalë krenar për dy prindërit e mi, Mersim Krrashi dhe Dylbere Krrashi (Xhediku).

Shërbetor Publik - Vizioni, Integriteti, Ndershmëria, Objektiviteti, Llogaridhënia, Mbrojtja e Interesit Publik dhe Aftësitë Drejtuese.

3 Komente

  1. B
    Bukurie

    Krenare Dibra, krenare familja qe te rriti dhe fisi te cilit I perket, krenare familja jote bashkeshortja me dy femijet, krenare te gjithe ne emigrantet shqiptare te Britain’s Se madhe qe na perfaqsove me dinjitet , ishe deputeti dhe njeriu me I rregullt dhe mjaft I kulturuar ne ate parlalament te shpifur si askund ne bote, ti I nderuar duhet te jeshe akoma me shume krenare qe dole nga llumi dhe degjenerimi I atyre njerzeve qe vetem deputete Nuk mund ti quash . Zoti Krrashi ti je viti I nje familje te shkelqyeshem, ti je biri I Dibres qe te rriti dhe edukoi me dinjitetin e saje , ti u mundove per te dhene kontributin tend per shqiperine tone si I ri dhe I shkolluar dhe me kulture perendimi , ti e bere punen tende dhe je shembullore me I mire I asaj legjislature qe shpalose studio ne studio Idete e tua perendimore , Pa harruar si nje dibeane I zgjuar dhe me tradita patriotike nga Dibra e mencur , je krenare dhe je njeriu me I nderuar , por ne shqiperi Nuk duam njerez te tille ne shqiperi duan njerez qe kane lindur dhe Jane rritur nga korripsioni , Nuk hane ne Pune njeriu I ndershem atje por vetem batakcinjte, e mendoj se munde te te besojne ndonje ndonje dikaster si minister , por te shohim si do qofte te uroj suksese o njeri I mire ty dhe familjes tende ,duhet te jeshe I Gezuar qe e mbylle me ndere sic ti e meriton.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetar

      Qytetar i kulturuar. Qe Deputet me kulturë, njeri i i matur në dhënien e mendimeve......Bravo prindërve që të kanë edukuar.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Altin Pellumbi

        Z Krashi! Nuk ju njoh personalisht,nuk eshte e thene. Por per 4vjet veprimtari ne kuvend,prononcime e intervista ne tv e shkrime ne median e shkruar,krijova pershtypjen e nje njeriu shume te mire. Me gjate dhe bukur ka shkruajtur komentuesja me emrin Bukurie! Nuk Kam çfare te shtoje me teper ketyre rreshtave,veçse rrespektin dhe konsideraten time per Ju! Ju prifte e mbara ne jete dhe shendetin mbi te gjithe!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje