S’bëhet shteti me Avni Rustema dhe Vasil Laçi

30 Tetor 2024, 09:31Blog TEMA
S’bëhet shteti me Avni Rustema dhe Vasil Laçi

Nga Artan Lame

E kisha bërë në mënd që vizitën e Fredi Belerit në Tiranë ta kaloja duke zënë hundët me dorë e duke shkuar tutje, po nuk qe e thënë. Nëse shkelja e Tiranës nga Beleri më prishi humorin, e bërtitura kundër tij më prishi gjakun.

Miq, shokë a të afërm të dy dëshmorëve të Peshkëpisë, i bërtitën në rrugë Belerit "Si ndihesh për Fatmir Shehun atje, si ndihesh? Po Arsen Gjinin, zoti Beleri? Turp! O rrugaç kush të futi ty deputet?”

Kësaj pyetjeje po dua t’i jap përgjigje: Ne, shqiptarët, e bëmë deputet Belerin.

Si të mos mjaftonte kjo, u lëshuan pastaj dyfekçinjtë e fb-së të thonin se duhej një Avni Rustem për ta zgjidhur këtë punë. Mua nuk më intereson fati personal i Belerit, madje nuk do më vinte mirë fare sikur të zgjidhej me Avni dëmi që ai i ka bërë këtij vëndi. Sepse kjo do tregonte që ende sot e gjithë ditën shqiptarët nuk janë në gjendje t’i zgjidhin punët tyre me shtet por me Avni.

Një popull që i zgjidh punë me Avni Rustem a me Vasil Laç, tregon që nuk ende nuk është i zoti të bëjë shtet dhe t’i zgjidhë punën me shtet. Se shteti bash për këtë punë shërben, që të na i zgjidhë punët ai e jo Avniu.

Avniu në ‘20-ën thjesht bëri atë që shteti shqiptar nuk kishte as kurajë e as fuqi ta bënte: ta zinte Esad pashanë e ta dënonte për tradhëti.

Nëse në ‘39-ën do ja kishim dalë të bënim shtet e ushtri për së mbari, nuk do kishte qenë e nevojshme pastaj të nxirrnim Vasil Laçin dy vjet më pas për të na zgjidhur hallin.

Ndaj e thashë më sipër atë llafin e rëndë që ne e bëmë deputet Belerin. Se nëse shteti i shqiptarëve do ta kishte dënuar atë kur vrau ushtarët e shtetit të shqiptarëve, sot ai do ishte ende në burgun e shqiptarëve. Madje edhe po të ishte arratisur në Greqi, po të kishim patur shtet prej vërteti, do kishte shkuar ta zinte e ta sillte në thes këtu, ashtu si ç’bënë çifutët me Ajhmanin në Argjentinë, e ta dënonin.

Po shqiptarët veç shtetin e tyre as ja kanë dalë ta ngrenë, e as ja kanë dalë të bëjnë punë.

Ne mirë që shtetin tonë s’ja dalim ta bëjmë, por kemi zell të bëhemi hyzmeqarë të hasmit për të mbaruar punët e tyre.

Kolonelin Tomson më 1914-ën që erdhi të bëjë Shqipëri, nuk e vranë armiqtë e Shqipërisë, por ca shqiptarë gjakprishur.

Edhe gjeneral Telinin që na shpëtoi kufijtë e Jugës më 1923, nuk e vranë grekërit që nuk e shihnin dot me sy, por ca të tjerë shqipo bukëshkalë.

Mund të shtoja këtu edhe Daut Hoxhën, që u bë sebep për Luftën Italo-Greke, se edhe këtë ca shqiptarë pa din e iman e vranë, për të marrë shpërblimin që kish vënë qeveria greke për kokën e tij.

Kemi nxjerrë më shumë Avninj e Vasilër kundër vetë Shqipërisë sesa për Shqipërinë.

Madje edhe Belerin kandidat për kryetar bashkie nuk e vunë grekët, por vetë shqiptarët, apo jo? Shqiptarë qenë ata që e vunë kandidat për kryetar një tjetër shqiptar që e mbante veten për grek. Se të mos u shkojë mëndja që ai është grek. Ja kam thënë në sy që grek me mbiemër Bejleri dhe nga Progonati nuk ka si të ketë! Le pastaj që s’gjen grek t’ia mbajë të kalojë kufinë e të vrasë ushtarët shqiptarë në postën e kufirit. Vetëm një shqiptar gjakprishur mund ta bëjë këtë. Dhe e bëri. Këtë meritë mos ja hiqni të paktën.

Dje vetëm dy shqiptarë kishin vendosur të harxhonin, njëri një gotë kos dhe tjetri një vezë për Belerin. Më shumë kos i jepnim komshiut kur na kërkonte dikur, sesa harxhuam dje për këtë shqiptarin gjakprishur. Por ama blejmë të gjithë flamurë me zhgabë sa herë kemi ndeshje futbolli.

Grekërit asnjëherë nuk janë përpjekur t’i bëjnë punët e tyre me grekër. S’ua ka mbajtur apo për qibarllëk, s’di ta them.

Edhe varret e Këlcyrës, me kocka grash, pleqsh e kalamajsh shqiptarë i kanë mbushur dhe, për më tepër, të mbledhura edhe nga priftër shqiptarë nëpër varrezat e Kosinës së Shqipërisë.

Dhe ju më flisni për Avni e për Vasil. Nuk zgjidhen punë e shekullit XXI me Avni e me Vasil, por me shtet e dinjitet. Hajt të bëjmë shtet e pastaj ta shihni që Avninjtë e Vasilërit do i mbeten muzeut të marrëzive shqiptare të shekullit XX.

23 Komente

  1. D
    Deda

    Perfekt , zoti Lame , i ke thënë të gjitha .

    Përgjigjjuni
    1. A
      Avnijte dhe Vasilet dalin nga populli jo nga shtet

      Sigurisht qe shteti nuk behet me Avni Rustema, por Avnijte dhe Vasilet nuk ishin pjese e shtetit or tej shkruesi Lamoshi. Ata ishin zeri i popullit qe vuante dhe qe i kish vajtur thika ne kocke. Ata ishin guximtaret qe paten kurajo te godasin ne balle (edhe pse Vasili nuk shenoj ne balle) kunder atyre qe po e shisnin vendin apo qe per para ja dhane vendin Serbise apo Italise, apo kunder pushtuesit. Politika e jote or Lamosh eshte disfatiste. Ti po thua qe mos luftoni kunder atyre qe te pushtojne dhe te shpallin pjese te mbreterise se tyre, apo kunder atyre qe falin tokat e ketij vendi dhe bejne tradheti kombetare hapur. Jo or tej, ky popull i ka mbrojtur keto toka me gjak dhe do te vazhdoj ti mbroje me tyten e pushkes!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Ajo qe po thote Lame eshte qe duhet te kete nje shtet qe ka frymen e dretesise dhe vendos drejtesine, para sesa tiu kerkojme Avni Rustemit dhe Vasil Lacit modern te bejne drejtesi per kete vend duhet te pyesim ku eshte drejtesia qe duhet te kishim, ku eshte shteti dhe drejtesia qe duhet te kishte vepruar, dhe para se ti veme pistoleten ne balle Esat Toptanit duhet tia vejne shtetit qe ben sehir edhe pse mbahet ne kembe nga populli? Pyetja eshte pse nje vrasesh shqiptaresh e per me teper ushtaresh shiptare nuk u ndeshkua asnjehere? Ku caloi shteti dhe drejtesia shqiptare? Oshte frika e Berishes dhe te tjereve nga Greqia, ishte fakti se hanin ne nje kazan se bashku apo ku eshte problemi. Keshtum para se ti kerkojme llogari Lames ndoshta duhet te reflektojme pak se cfare duhet te kishte bere shteti shqiptar, pse nuk e beri, pse nuk u ndeshkuan ata qe nuk vune drejtesine ne vend dhe ai qe vrau, cfare duhet te bejme ne te ardhmen etj etj

        Përgjigjjuni
    2. G
      Geri

      Shumë shkrim i bukur i ke thënë të gjitha,ne nuk jemi patriotë prandaj ndodh kjo gjë,ne jemi patriotë vetëm për futboll dhe jo për Shqipërinë,bravo të madhe atyre 10 personave që dolën dje . Asnjë politikan nuk e hapi gojën dje për Bejlerin turp të kenë plehrat,lëre më ato vemjet që e vunë dhe për kryetar bashkie,ja pra nuk brirë tradhëtia me sheshit nuk ka si të duket. Çdo gjë kundra interesave të Shqipërisë,del edhe flet gaz Bardhi në mbrojtje të këtij krimineli që ka vrarë dy ushtarake shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje i Moshuar

        Z.Artan Lame ju ku e fusni vehten se ke qene ne pozicione pune te vleresuara cfar merite ke per kete vend dhe PUSHTETIN ??? Dakord kur thua e vune Shqipetaret per krye bashkiak cilet Shqipetar ??? Qe ketu fillon gabimi i shtjellimit te shkrimit tend ???Percakto me emra dhe jo te pergjithesosh dhe te njollosesh te gjithe Shqipetaret e ndershem . Sa per emrin Avni Rustemi ne cdo kohe do te perseritet derisa ata pushtetare si Sali kerma apo Ilir Meta bashke me Bejlerin nje te tille duan qe tja u numeroi mu ne lule te ballit ,por nuk ka ???Mbase koha do te nxjer se boll SHIT ne kuris te ketij Populli edhe ti ke perfituar dhe demtuar ne ate profil pune . Pse se ke ngritur zerin qekur u vendosen varezat e grekerve me kocka te mbledhura ne Kelcyre qekur kisha greke genjente njerzit duke i dhene euro per ti blere per qellimet e veta ne sherbim te planit grek ???Ku ishte shteti i asaj kohe qe i dha dore te lire kriminelit Bejleri te vrase njrzit ne krye te detyres dhe te shpetoj per kaq kohe duke u shperblyer si eurodeputet nga greku dhe te gjeje kurajon te parakaloje para parlamentit Shqipetar ja ku jam dhe skeni cteme beni ???Prandaj duhej Avni Rustemi dhe ska per tju humbur emri kure ??? Po per Drogaxhijte qe lajne hesapet me njeri tjetrin kush i prodhoj ??? Artan Lame eshte teme e nxehte dhe ti nuk ja del dot nuk je nga ata burra ??Koha do tregoj plot gjera sa do navij per te vjell duke lexuar kete shkrimin tend ,Njeri me shume FYTYRA .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardani i Ri

          Z. Lame, ju përgëzoj për analizën shumë të mençur, profesionale dhe patriotike! Historikisht, armiku më i madh i Shqipërisë, kanë qënë, janë dhe, duket se do të jenë, shqipfolësit antishqiptarë.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luzati

            ky LAMJA flet per nje shtet normal civilizuar ,po pse kujton ai se kemi shtet ,akoma ne jemi 100 vjet pas EU dhe ti kerkon shtet ne kete prapambetje ,mushur me politikane te koruptuar dhe lidhur me krimin dhe ti kerkon shtet utopik.......

            Përgjigjjuni
            1. A
              Alfred Shehu Bejleri Dhionisios Beleris Mpeleris

              Telinin e vrau greku o kurve dhe ja u hodhen shqiptareve

              Përgjigjjuni
              1. k
                kirurg

                Gabimi i parë i madh yti, z. Lame (qëllimshëm apo jo?) Fillon që në përdorimin e shumësit në vend të njëjësit (ajo pakicë që kërkon të drejtën e prishjes së shtetit) dhe, së prapthi, vazhdon me njollosjen e njëjësit (Avniut, Vasilit etj.) që të mos i mbetet hatri shumësit të turmës që cilësova më lart. Ti s'je i paditur zotëri, kot të duket vetja si një Konicë i kohës sonë? E ke idenë sa përqind e shqiptarëve e shajnë deri në rrënjë Konicën e vjetër?...

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kadastrofa

                  Hajdut Muti. Akoma gjalle qenke…po sa te pacipe qe jeni qe beheni te gjalle akoma.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aliu

                    Shkrimi ka shume te verteta o Lame, po ti a nuk e fut veten tek keto shtetaret e sotem qe vetem dine te vjedhin e vrasin( jo te gjithe) si puna e ketij derdimenit qe deshin ta bejne kryetar bashkie ne Himare????!! E tregove veten kur ishe ne kadaster cfare bere ore hajn, qe te duket vetvetjaditur ,kur je vetem nje skuth dhe llapaqen I pashoq. Vertet shqiptaret ia bejne grope njeritjetrit ,por kjo ska ndodhur me ty qe meriton me shume. Kur do te shoqerosh Liken tek 313? Apo shpreson se do te te falin me patriotizmin tend te shtirur. Koha ka ardhur per ti paguar te gjitha ne nji forme ose tjeter Lamce....

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aliu

                      Shkrimi ka shume te verteta o Lame, po ti a nuk e fut veten tek keto shtetaret e sotem qe vetem dine te vjedhin e vrasin( jo te gjithe) si puna e ketij derdimenit qe deshin ta bejne kryetar bashkie ne Himare????!! E tregove veten kur ishe ne kadaster cfare bere ore hajn, qe te duket vetvetjaditur ,kur je vetem nje skuth dhe llapaqen I pashoq. Vertet shqiptaret ia bejne grope njeritjetrit ,por kjo ska ndodhur me ty qe meriton me shume. Kur do te shoqerosh Liken tek 313? Apo shpreson se do te te falin me patriotizmin tend te shtirur. Koha ka ardhur per ti paguar te gjitha ne nji forme ose tjeter Lamce....

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aliu

                        Shkrimi ka shume te verteta o Lame, po ti a nuk e fut veten tek keto shtetaret e sotem qe vetem dine te vjedhin e vrasin( jo te gjithe) si puna e ketij derdimenit qe deshin ta bejne kryetar bashkie ne Himare????!! E tregove veten kur ishe ne kadaster cfare bere ore hajn, qe te duket vetvetjaditur ,kur je vetem nje skuth dhe llapaqen I pashoq. Vertet shqiptaret ia bejne grope njeritjetrit ,por kjo ska ndodhur me ty qe meriton me shume. Kur do te shoqerosh Liken tek 313? Apo shpreson se do te te falin me patriotizmin tend te shtirur. Koha ka ardhur per ti paguar te gjitha ne nji forme ose tjeter Lamce....

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Artan

                          Shume sakte

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Emil

                            Artan Lame, pusho!Pushooo. Ç'të duhet ty që thua të vërtetën o njeri!? Shqiptarët e vërteta i tërbon..... Ti je mysliman Kolonje dhe njerëzit që ju urreni me shume në dynja janë ortodoksët kolonjarë, prandaj mos na shit patriotizëm me Avnitë dhe Vasilët. Se mund ta dish edhe gabim motivin përse duhej bërë seicili atentat, le më pastaj kur arsyeton si mami i Zeqos për Belerin e Progonit të Krujës. E di ti prezervativi " Rinia", (asnjë përdorimësh sepse çahej sapo e vendosje) si e kishte mbiemrin kryetari i një partie ekstremiste ortodokse në Greqi? Karaxhaferri.... Grekët e sotëm janë më turq sesa ta thotë truri ty, prandaj kot i shan. Shtetin ti me shokë kishit mundësi ta krijoni, të paktën fillonit, por ju ja futët me të vjedhur për qejf dhe tani shani trapin Beleri për tu dukur patriotë. Hyt rracë muti

                            Përgjigjjuni
                            1. l
                              lame nje gjiriz qe kerkon te reabilitohet

                              Perse nuk doni te pastroni gjirizin erendyre te kadastrave shqiptare, lame, qe e kini lejuar te vershoj ne brendi te gazetes suaj, duke mos botuar mendimin shqiptar te paanshem.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vlleata

                                E prisja si pësorë , si psallëm , e te porta , Bektashi . Ç'm'i'u kujtuat , -tha i motshmi i Llukanit . Dryni i kishës së Kosinës , i ri . Nul , - thiri i biri , Agroni e i ra këmbës . Arëm , po ti biesh shkëmbit e ftill Qillotë , mos shko me rrasë se t'kafshon gjarperi . Vaso , nipçja . Eh ju bëftë babagjyshi kurban ju bëftë . Arbo q'i marrose .

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  sapa

                                  Ne krahasim me ju Beleri duket engjell!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bajram Curri

                                    O Lame hajduti. Ate qe bene Avni Rustemi dhe Vasil Laci. nuk ishin marrezira, por apel per ndergjegjen kombetare kunder tradhetise dhe kolaboracionizmit. Ne rast se ti ke neveri per keta dy Heronj te Popullit, atehere ti je nje letyre e Rilindjes anarshiste qe meriton te peshtyhesh cdo dite nga pasardhesit e Deshmoreve dhe Heronjve.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ana

                                      Nuk e di a PO lexojme te njejtin artikull ne, sepse mua personalisht nuk mu duk aspak kritike ndaj dy herojnjve qe perfaqesojne denjesisht ndjenjat e nje popullit dhe deshiren per drejtesine por kritike ndaj popullit qe nuk I kerkonte llogari shtetit dhe drejtesine qe sot e kesaj dite nuk ka ndeshkuar nje kriminele, vrases por e beri kandidat per kryetar bashkie. Jemi ne vitin 2024 dhe duhet te kemi institucione qe funksionojne sic duhet dhe nese jo duhet te japin llogari, dhe ne, odrineret qe paguajme taksa per pagat e tyre duhet tiu kerkojme llogari, keshtu e kuptova une. Dhe sic e permend dikush me larte kjo llogaridhenie mund te shkoje edhe tek Lamja per kadastrat e ku di une, por drejtesia duhet vene dhe te gjithe duhet te japin llogari per te keqiat qe Kane bere, dhe te mirat qe nuk I kane bere. Per detyrat qe nuk Kane bere dhe alloshverishte qe Kane bere. Per patriotizmin e munguar dhe per tradhetine me shumice

                                      Përgjigjjuni
                                    2. P
                                      Patrioti i vockël

                                      Gjithmonë shqiptari ka luftuar kundër shqiptarit. Që më kohën e Skëndërbeut, disa sulme kundër Skënderbeut janë udhëhequr nga shqiptarët. E shkruan historia..... . Edhe mbasi u pushtua vendi. .... . Pashallarët që mbanin vendin të nënshtruar ishin shqiptarë......... .... O Lame, a mund të shpjegosh fenomenin e ndërrimit të fesë nga shqiptarët?...... Turqit pushtuan edhe Greqinë, edhe Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë, Rumaninë, Kroacinë, bile dhe Hungarinë........ . Por vetëm patriotët më të mëdhenj në botë e ndërruan fenë........ .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. h
                                        hallexhiu

                                        Po ky ka frike se mos Avni Rustemi hakmerret per tjetersim, abuzime, vonesa ne legalizime pronash nga Kadastra? Ajo fryme qe Lame futi ne Kadaster vazhdon, e ka kush ua mbulon edhe atyre qe iken edhe atyreve qe jane. Nje certifikate pronesie te riperterire kur dikysh largohet nga pronesia, nuk ta japin pa gjetur edhe nje presje e te te detyrojne te paguash.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. u
                                          une

                                          Kush e demton me shume shtetin, nje drejtor i nje agjensie shume shume te rendesishme qe ka te beje me fatin e qinndra mijera familjeve, e qe e kthen kete agjensesi ne nje piramide rushfetesh te majeme nepermjet nje ushtrie te tere sekseresh ku paguhen shuma marramendese per te fituar te drejta qe u takojne me ligj qytetareve apo nje Bejler qe sado i zi apo ibardhe qe mund te jete nuk ka ndikim ne jeten e qytatareve qe po te mos ishte media nuk do ta njihnin 99% e shqiptareve. Besimin e shqipatreve te institucionet, tek drejtesia, tek sheti i tyre, besimin se Shqiperia mund te behet dhe se e ardhmja mund te ndertohet ketu, nuk po e gerryejne bejleret por shetaret qe pasi marrin postet i kthejne vendet e punes, insitucionet dhe inggranazhet e shtetit te punojne jo per te miren e popullit efunksionimin ligjor te shtetit por te punojne per te miren e tyre personale dhe te grupit te tyre. Shteti i shqipatreve nuk vritet me pushken e supozuar te Bejlerit ne Peshkepi por ne zyrat lukspze ne qender te Tirane

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje