Gjërat që nuk “kuptojmë” sot me ndryshimet e shumta të Shqipërisë janë ato që na bëjnë të marrim vesh sesi shoqëria jonë nuk po orientohet e përshtatet dot me këtë masë zhvillimi të pashoq e konfuz. Ikja nga vendi është një nga pasojat.
Në Socializëm, propaganda theksonte se pushteti buron nga populli dhe i takonte aleancës së Klasës Punëtore me atë të Fshatarësisë, ndërsa Inteligjenca Popullore ishte shtresa, rrjedhur prej tyre dhe në funksion të këtyre dy shtresave. Asokohe antropologjia jonë nuk kishte ndonjë funksion të madh në dukje, sidomos në atë që mori në dekadat e fundit. Krejt ndryshe, prodhimi i njohurive të kësaj disipline në vendet e zhvilluara ndih shumë në hartimin e politikave të qeverisë. Antropologjia mund të kontribuojë ndjeshëm në të kuptuarit e kompleksitetit të ndërtimit të kombit dhe shtetbërjes, por, nëse ajo mund të ndryshojë drejtpërdrejt një komb është një çështje disi e nuancuar, referon literatura. Është e tepërt dhe jo objekt i këtij shkrimi sesi u punua për raportin e shtresave sociale dhe sesi pak e nga pak industrializimi i vendit bëri dhe zhvendosje të madhe jo thjesht konceptesh, por edhe politikash. Gjithsesi, si pasojë u shuajt krejt borgjezia e para Luftës së Dytë, njerëzit që përfaqësonin pronat e mëdha, intelektualët e njohur të para Luftës (veç atyre që e pësuan prej kolaboracionizmit dhe të tjerë kundër zgjidhjeve nga PKSH e PPSH) dhe eksperimenti social shkonte deri në ëndrrën e barazisë sublime, ku Diktatura e Proletariatit ishte një prag ku nuk kalohej aq lehtë. Përballë këtyre eksperimenteve, qindra-mijëra viktimat e kësaj kohe do e kenë të shënjuar thellë në fatin e tyre. ISKK (Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit) ka të identifikuar pushkatimin e 5.577 burrave dhe 450 grave, burgosjen për arsye politike të 10.133 burrave dhe 7.367 grave (nga të cilët 1.065 kanë vdekur gjithsej), humbjen e aftësive mendore nga torturat të 408 njerëzve, internimin për motive politike të 20.000 familjeve, nga të cilët 7.022 persona do vdisnin në zonat e internimit.
Megjithatë pas në temën tonë: shqetësimi publik është se në këtë zhvillim kaq të madh, pse shoqëria jonë po has probleme kaq të mëdha në elementet e krijimit dhe forcimit të shtetit modern shqiptar. Në Shqipëri nuk njihet meritokracia; korrupsioni është gati ligj; nuk bëhen zgjedhje normale, falë edhe manipulimit të njerëzve (lexo korrupsionin dhe nivelin gati infantil të demokracisë); shtresat sociale janë shumë likuide; klasa e re të pasurve nuk njeh më asnjë kufi; diktimi në pushtet i grupeve të ndryshme të interesit po tjetërson shumë politika që mund ta ndihnin shtetin. Ky i fundit është gati i pandjeshëm për grupet në nevojë. Rasti i fundit që flitet me kufizimin e mbështetjes së jetimëve, raste të tjera që lidhen më pasuritë publike e bën problemin të adresohet deri diku te gjetjet e antropologjisë tonë. Në Shqipëri ka ndodhur një ndryshim antropologjik i paimagjinueshëm pas viteve ’90: Është krijuar një klasë të pasurish, që pothuaj ndikojnë në gjithçka; kurse barra që bie mbi shtresën e mesme po bëhet shpesh shumë e vështirë; po humbet fshati; po zbrazen shumë zona urbane dhe niveli i varfërisë është i frikshëm. Lista është edhe më e gjatë, por që kundrohet me një lloj indiference. “Shoqëria është bërë si një masë veshtullore”, e tregonte këtë ndryshim në vendin e tij shkrimtari Claudio Magris dhe, po të shikosh Shqipërinë është e vërtetë, pasi antropologjia nuk na ndih dot përballë pushtetit të sotëm që e drejton shtetin. Jo se nuk do apo mbase nuk di, porse zhvillimi i vendit është krejt paradoksal. Po të shikosh në renditjen e të pasurve tanë, janë rreth 20 kompani, që me pak përjashtime kanë fare pak kontribute në prodhimin kombëtar. Të paktën, një rishpërndarje e të ardhurave në një formë sa më të drejtë (Të Majtët e kanë në ideologji) do të ndihte uljen e këtij polarizimi pasuror që po i bën shqiptarët të ikin pa pasur mëndje të kthehen më kurrë!! Partia Socialiste jo vetëm nuk arriti ta bënte si duhej në tre mandate, por vetëm të shikosh mënyrën sesi shpërndan lejet për investitorët strategjikë e kupton konceptin e sotëm të saj të shtetit për të ardhurat dhe menaxhimin, ndërkohë që ka rritur koston e jetesës dhe lehtëson disa grupime, që lënë shumë për të dëshiruar.
Ta vendosësh këtë barrë shqyrtimi te antropologjia është pak e tepërt, porse gjithnjë e më shumë, kjo disiplinë duhet të vendosi gishtin në plagën e vërtetë të vendit tonë, ndryshimet sociale-politike që ndihmojnë politikat ku përfitojnë shpesh e më pak njerëz, ndërsa pjesa më e madhe e shqiptarëve të thjeshtë nuk e shikon dot dhe as nuk e beson ndryshimin.
Ndërsa antropologjia mund të mos ndryshojë drejtpërdrejt një komb, ajo mund të kontribuojë ndjeshëm në kuptimin tonë të shteteve-kombe dhe të informojë përpjekjet për të promovuar ndryshime pozitive. Duke ofruar njohuri të nuancuara mbi kompleksitetin e ndërtimit të kombit dhe ndryshimeve shoqërore, antropologjia mund të ndihmojë politikëbërësit, praktikuesit dhe komunitetet të zhvillojnë strategji më efektive për adresimin e sfidave dhe mundësive të botës sonë të globalizuar, shkruan në konkluzionet e një studimi të tij Jean-Pierre Olivier de Sardan në “Anthropology and Development: Understanding Contemporary Social Change” (“Antropologjia dhe Zhvillimi: Kuptimi i Ndryshimit Social Bashkëkohor”).
Të jemi të saktë: Në literaturë, kufizimet e antropologjisë për të ndryshuar drejtpërdrejt një komb lidhen me Kompleksitetin e ndryshimeve shoqërore, që duhet thënë se në Shqipëri kanë qenë të jashtëzakonshme dhe kanë mbushur vakume jo vetëm të sistemit socialist dhe këtij të sotmit, por edhe të paraardhësve; ndërsa njihet edhe ajo që konceptohet si dinamika e pushtetit, ku antropologët e sotëm përballen me sfida në ndikimin e politikës ose praktikës, veçanërisht në kontekstet ku pushteti është i përqendruar në duart e disa individëve ose grupeve, referuar literaturës. Rasti i Shqipërisë e përshfaq hapur këtë. Sfida duket e madhe, sepse e gjithë struktura e shtetit tonë është e trandur, prej një politike që e shikon gjithnjë e më pak mirëqenien e shqiptarit të ardhshëm, ndërsa ndih momentin e të pasuruarve jo normalisht dhe të fortët. KÇKja (Kap çfarë të kapësh, që u përmend kohë më parë nga kryeministri si motiv për një shtresë jo të vogël spekulantësh) është tashmë një lloj metafore e ekzistencës së shqiptarëve të sotëm, ku antropologjia ka shumë punë për të bërë. (Homo Albanicus)
Ky qenka numri i të vrarëve! Po këta thonë 80 mijë, 100 mijë. Dhe mesa dimë rregjistrimi i të vrarëve ka filluar nga 24 maj 1944. Dmth në atë numër hyjnë edhe ballistët e vrarë në luftë, edhe kriminelët e hajdutët, që vranë për të vjedhur, edhe ata që vranë për gjakmarrje, edhe diversantët, edhe Xhevdet Mustafa..... . Pse thuhet që Shqipëria kaxqenë dikratura më e egër ne lindje kur në ish Jugosllavi kanë patur 90 mijë të vrarë nga regjimi, ndërsa në Rumani rreth 200 mijë?
Z. Andoni, Pervec se nje shkrim konfuz, duket qarte qe ke rene viktime e shifrave te Institutit te Anti-Marksizem-Leninizmit. Shifrat e perseritura nga shumekush si papagajte jane nje mashtrim olimpik. Kaq per sot.
O zot na ruaj nga keto njerez,,,,,,vetem temen kur lexoj nuk e kuotoj cfare eshte ajo fjale shqip a mund ta shpegosh.....leri te tjerat ke mungese te rende kulture dhe njihurie dhe dashuri per atdheun kjo quhet patriotizem ,,,po po po car bahet keshtu nuk ka pik dinjiteti ...ozot por kur thojn jam patriot ..
O Beni ecen vete po 3000ti vrau sala ne1997 , pastro zerin nga çorba qe ke ngrene , e more sufllaqen edhe kete here .Ju qe e mbani veten per intelektuale me duket se je mbrapa me realitetin .
Të vjen për të qeshur kur shikon ata “intelektual” që në kohën e mëparshme të bënin moral për sistemin socialist, ndërsa sot bëjnë analiza sikur sistemi kapitalist është parajsa. Të vjen për të qeshur kur këta analist apo gazetar flasin për drejtësi sociale, kur ajo është vetëm hipokrizi. Ligjin e bëjnë të pasurit, drejtësinë e jep Maliqi, i pambrojturi gjithmonë poshtërohet, dhe baballarët e kombit i lëshojnë lotët rrëke duke qënë të mallëngjyer për popullin. Unë jam një nga ata shkencëtarët e naftës, ndërmjetë gjithë atyre që u degdisën në vënde të ndryshme të botës, të atyre që pensionohen këtu me një pension qesharak kur këtij vëndi i kanë dhënë miliona Dollar. Eh, ku shkoi gjithë ajo pasuri, ku po shkon ajo pasuri?. Kur dëgjon për milionat pasuri tek politikanët, shtetarët, përfaqësuesit e drejtësisë, analistët, gazetarët, kriminelët dhe bastardët, kalon në depression. Analistët, gazetarët e vërtet duhet të përdorin kandarin e farmacisë për të gjykuar ekzistencën e drejtësisë sociale, ekzistencën e mbrojtjes së të drejtave të njëriut , të qënit të barabartë para ligjit dhe shpërndarjen e të mirave materiale në mënyrë të tillë që minimumi të siguroj dinjitetin e çdo individi.Çezarit jepi atë që i takon Çezarit. Mos bëni filozofira
Ka pasë plotësisht të drejt një ambasador i huaj kur ka thënë "nëse politikani, deputeti, qeveritari ka në dorë orën e 40 mijë eurove është hajn!". Fliste për Shqipërinë.