Si ndodhi që “Trumpistët” shqiptarë u kthyen kundër vajzës së Trump?

27 Qershor 2025, 14:50Blog TEMA

Si ndodhi që “Trumpistët” shqiptarë u kthyen

Nga Kreshnik Spahiu

Ata që e quajnë “tradhti” investimin amerikan në ishullin e Sazanit, do ta quanin akt patriotik po të ishte Berisha kryeministër.

Të jesh kundër investimeve amerikane nuk është herezi. Por të shtirresh sikur je me Trump dhe të ankohesh kundër investimeve të tij në Shqipëri, kjo është hipokrizi.

Sigurisht, euforia pas fitores së Trump po zbehet. 90% e elektoratit berishian ëndërronin që, sapo të vinte në pushtet, administrata Trump do:
• mbyllte SPAK-un,
• hiqte dekoratën Altin Dumanit,
• arrestonte Ramën,
• bënte qeveri teknike,
• hiqte “non-gratën”,
• ftonte Berishën në Amerikë.


Pas humbjes së zgjedhjeve, LaCivita iu përlau 20 milionë dollarë dhe u zhduk pa kthim. Trump ishte shpresa e fundit për ata që besuan përrallën e dy “sherifave me kapele”.

Ardhja e vajzës së Donald Trump, Ivanka, bashkë me bashkëshortin e saj në Vlorë, u shoqërua me një mori akuzash që mbushën rrjetet sociale:
• “E shitën Sazanin!”
• “Rama ortak me Trump!”
• “Tradhti kombëtare!”
• “Sazani, qendra e botës!”
• “Sazani, ishulli që mbron Mesdheun!”

Mijëra injorantë nuk kanë dijeni se:
• Greqia ka mbi 6,000 ishuj,
• Kroacia ka 1,244 ishuj.

Askush prej tyre nuk kupton sa me fat është Shqipëria që familja Trump zgjodhi një ishull të braktisur me ferra, i cili prej 35 vitesh është kthyer në një “nevojtore” e plazhistëve, krahasuar me perlat e tjera të Mesdheut.

Çudia shqiptare vjen nga ata që gjoja e quajnë veten “Trumpistë”, por brenda katër muajsh janë kthyer kundër vetë Trumpit dhe familjes së tij.
Janë të njëjtët që heshtën kur:
• Berisha i fali 6 milje det Greqisë,
• aeroporti i Rinasit iu dha një kompanie kineze,
• investitorë rusë e grekë vepronin lirshëm në Shqipëri,
• Shqipëria furnizonte Serbinë me naftë.

Sazani u nxori zbuluar fytyrën.
Ata janë më keq se gjarpërinjtë e atij ishulli të braktisur.

Duroni edhe pak javë dhe do ta akuzojnë Trump-in më të korruptuar se Soros, Biden, Macron apo edhe Meloni.
Madje shumë shpejt do të thonë:
“Rama e bleu Trump-in me dy leje ndërtimi…”

Ajo parti rrit qenie të çuditshme:
• Aty gjen “Trumpistë” që mbështesnin Iranin kur SHBA bombardoi.
• Aty gjen “Trumpistë” që janë kundër vetë Amerikës.
• Aty gjen “Trumpistë” që janë madje edhe kundër familjes Trump.

Në fakt, nëse Trump do t’i sillte në pushtet, ata do të ishin gati jo vetëm të jepnin Sazanin, por gjithë Shqipërinë – jo vetëm për Ivankën, por dhe për sekserin LaCivita, të cilit dy muaj më parë i shërbenin si kamarierë…

13 Komente

  1. S
    Shqiptar

    Bravo Kreshnik! Bjeru kokës injorantëve dhe gomerëve të shqupit.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Ore Kreshnik i maleve! Une jetoj ne SHBA dhe promoncohem po pro ose kunder Trump. Por ti ore mik fut hundet dhe ben shkrime per cdo fushe te jetes. Nuk je specialist per cdo fushe o Kreshnik i maleve. Tipik mentalitet Shqiptar! Dukesh qe nuk je integruar ne Perendim se nuk punon dhe nuk ia ke idene e jetes dhe mentalitetit! Qe ta.dish, une nuk jam me asnje pale dhe ne fakt i urrej te gjithe politikanet Shqiptare te ketyre 35.viteve

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tiranare

        Te ka pare Amerika se ti nuk shikon gje ketu. Ke bere nje koment, por nuk ke thene asgje. Ska nevoje te jesh specialist per te thene qe Sazani eshte nje ishull i braktisur pa asnje lloj vlere nga na ekonomike. Ky eshte nje shans qe duhet shfrytezuar dhe kaq. Do zoti behet.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironci

          Ti qeke nje rrot kari qe se paske shokun shko laj ndonje pjate o mavri pa ngeli Kreshniku ta komentosh ti fucking idiot Do me a favor and go fuck yourself

          Përgjigjjuni
        2. L
          Linza

          Me mire ferra se BETON ne Sazan! Ferra eshte natyrale, betoni artificial. Ferra hiqet, pastrohet pa kosto te madhe dhe mbillet bar, peme etj. Betoni jo!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ana

            Po me mire toke bujqesore e bimesi sesa ndertime pa leje e ne toke te xanun mi Lize! Harove sesi shushunjat ju turren tokave tue i grabit e tue ndertu si tmunen kollona betoni e tulla me birra? E pastaj shteti ua njofti si te tynet hajnave. Race muti!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tiranare

              Po pa beton ku do te jetosh moj Linza? Sa turiste vijne ne Shqiperi per te pare ferrat? Pa beton nuk ka zhvillim do apo nuk do ti, pavaresisht se shpesh here teprohet me ndertimet. Por nje resort modern ne Sazan eshte nje perparesi e madhe per Shqiperine, qe te vizitohet nga turiste milionere.

              Përgjigjjuni
            2. N
              Nari

              Kjo idiotja me pseudonimin Linza thote shprehjen idiote me mire ferra se beton !! Jam i sigurt se nuk e ka pare kurre Sazanin ashtu si mbi 99,99% e shqiprareve.Para viteve 90 nuk kishin shans se ishte baze ushtarake,ndersa tani jo vetem se nuk kane mundesi,por edhe po te shkosh nuk ke se cfare te besh,sepse eshte nje ishull i braktisur totalisht,pa drita e pa uje dhe asnje lloj sherbimi.Ai qe do investoje mbi 1.4 miliard dollare ,nuk do ngreje vete resorte,por do e filloje nga pastimi i tokes nga minat,kanalizimet e ujrave te zeza,furnizimi i ishullit me uje te pijshem,te cilin nuk e ka patur kurre,furnizimi me energji elektrike etj etj.E fundit por me e bukura eshte se qe nga Ilir Meta,Fatos Nano dhe Berisha ne mandatin e pare 2005-2009 u perpoqen oer ta dhene Sazanin per investim turistik kur ishin kryeministra dhe me investitore te pa perfillshem ne krahasim me dhendrin e Trampit dhe bene mender nje vere ne uje !!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Jane plehrat e Kosoves kryesisht qe perhapin keto ndyresi.

                Përgjigjjuni
                1. l
                  loni

                  Bavo Kreshnik i ke thene te gjitha.

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    loni

                    Ti Ben je nje cope idioti, qe kerkon te na e shesesh budallallekun per zgjuarsi.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Labi

                      Po kush eshte Trumpist o Kreshnik, Flamur Noka apo Saimir Korreshi, a i ke pare fshararet e PD deri dje kishin enderr te shkonin ne Tirane tani te flasin per Trumpin, Sali Berisha ka bere stan me lepuj se kshu i intereson,sa te kete te siguruar Zenin e Giten do bej gallate me ate parti,Rama po eshte me ate,badhje jane,Saliu e Zeni marrin leje ndertimi Kershniku i fut Trumpin nga mbrapa.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Katnari

                        Ti je nje m.. imadh qe e le Kuq e Zi krise by...dhe ike e ushqehesh me leket e ketyre shkrimeve qe ben. .

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje