Nga Namir Lapardhaja
E gjithë përpjekja e Sali Berishës për ta përdorur PD-në si bunker kundër Prokurorisë së Posaçme, ka shkuar dëm.
Ai ka arritur vetëm ta izolojë ndërkombëtarisht, të zhbëjë vokacionin opozitar të një partie që historikisht ka përfaqësuar interesat e popullit, duke e shndërruar në një parti që përpiqet të mbrojë interesat e një njeriu dhe ka shkatërruar çdo individualitet politik brenda atij grupimi, duke e kthyer në një gazermë që i vetmi urdhër që zbatohet është “Poshtë Dumani-Free Berisha”.
Komunikimi i akuzës ditën e sotme nga SPAK tregon se, përveçse shkatërrimit të PD-së dhe mungesës së besimit se kjo forcë mund të përfaqësojë interesin e njerëzve për ndryshim, aksioni ka dështuar, ashtu siç ka dalë i gënjeshtërt premtimi për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur.
PD-ja sot është më e shpartalluar se kurrë, më e ndarë se asnjëherë dhe e pangjashme në sektarizëm.
Ai nuk ka arritur të mobilizojë demokratët, ashtu siç nuk ka arritur të trysnojë SPAK-un dhe GJKKO-në, duke e bërë kështu jo thjesht humbësin e një beteje, por të krejt luftës, për të cilën gjatë kësaj kohe u harxhuan miliona euro, u përdorën mijëra orë televizive në dispozicion dhe u keqpërdorën me qindra njerëz që edhe mund të kenë besuar në momente të caktuara tek e drejta e ‘kauzës’.
Të mos harrojmë se Berishës nuk po i komunikohet akuza si ‘lider i opozitës’.
Përkundrazi, si drejtues i asaj që ka ngelur nga PD-ja, Edi Rama ka ofruar të gjithë mundësitë për të bashkëpunuar me Berishën. E ka bërë për të amnistuar të korruptuarit, ashtu siç e bëri për të mbyllur listat e deputetëve, sepse vetëm kështu Berisha mund ta mbante të mbledhur rreth vetes grupin e deputetëve të PD-së, ngase sot është e qartë se e gjithë beteja e tyre nuk bëhet ‘për Berishën’, por që Berisha t’u sigurojë një vend në listën e sigurt të vitit të ardhshëm. Dhe pa këtë ‘dhuratë’ nga Rama, ai nuk mund t’ua mundësonte dot.
Gjithsesi, komunikimi zyrtarisht i akuzës nga SPAK-u dhe marrja e të pandehur të Berishës, është mundësia e fundit që një organizate politike i jepet për të reflektuar dhe për të gjetur forcë brenda vetes për t’u ndarë nga e shkuara dhe për të nisur një aksion politik për njerëzit dhe jo për ‘veten’.
Një pjesë e madhe e tyre nuk e bën kur u shpall “non grata” nga SHBA-të, duke iu bashkuar me shpresën se po shkonin pas më të fortit, mirëpo sot kanë mundësinë për të kuptuar se nuk paskan shkuar pas më të fortit, por pas humnerës politike, që si destinacion të vetëm ka Kurrkundistanin.
Mirë të paktën që më në fund e pranove se PD-ja ka mbrojtur interesin e Shqiparëve. Tani fol me Ramën që ti thotë Skapit që ta lirojë kreun e opozitës sepse po demton interesin e shqiptarve, kuptohet për aq kohë sa ai merr votën e tyre. Të kuptohemi që edhe Rama nuk e ka shumë të lehtë këtë punë sepse duhet me zhberë gënjeshtrën që vet e sajoj dhe duhet me i dhanë llogari Sorosit. Lere Dumanin, sepse ai është fenda tyre që e sorollasin nëper brekë.
"Lapordhaka nëpër brek.."! Ti kuptonesh qy atje tej qy je dhjerokrat i shkelqyyyyyyym, por sun kuptonet se per çfar e perdorni emrin "Soros", vetem ti, Adriatik Dhalla dhe ca koqe te tjere qe e mbajne veten per dhjerokrat e perdorin, me siguri qe ti pelqeni lugatit Sahale.
SPAK e doqePD eshte simotra e PPSH(PS).LOL..Ne fund te fundit SPAK produkt e viktime e regjimit komunist ne fuqi….. *(per dijeni, vetem titullin lexova, kaq mjafton ne tema)
"Kalec Dega"! Po ke leçitur vetem titullin, shko tek Qim Peka dhe mer racjonin e çorbes, lol.
Hu xhintao 80 vjec i braktisur nga populli shqiptar ne 92% te teritorit dhe ne 56 bashki si humbes me 14 maj 2023 ne grahmat e fundit ne politike, ne ditet e fundit te Pompeut.
KOLEC DEGA O RRACE QIR BEMAT E KETI KRIMINELI I DI GJITH BOTA PO TI DUHET TE JESH PJELL NGA FIS QIRESH
Nuk besoj qe ky nga Lapardha-ja te jet kaq idiot.